
Lista e veprave për Maturën Shtetërore 2027, sipas programit orientues zyrtar të QSHA-së (Qendra e Shërbimeve Arsimore) për vitin shkollor 2026 – 2027. Shkarko programin orientues zyrtar (PDF).
Këto janë veprat letrare nga të cilat do të merren fragmentet e pjesës së letërsisë në provimin e detyruar “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi”. Më poshtë janë listuar të gjitha veprat së bashku me analizat përkatëse. Mjafton të klikoni mbi një analizë dhe do të drejtoheni menjëherë te analiza që kemi përgatitur për çdo vepër.
Lista e vitit 2027 është e njëjtë me atë të vitit 2026 – nuk është shtuar dhe nuk është hequr asnjë vepër.
*Udhëzime:
1) Gjithmonë në teste ka të paktën një ushtrim në të cilin kërkohet shpjegimi ose/dhe identifikimi i figurave stilistike. Për t’u njohur me to, klikoni këtu “Figurat Stilistike – Llojet dhe Shpjegimet e tyre“.
2) Për të bërë një përgatitje sa më të mirë, këshillohet të zhvilloni provimet që kanë rënë ndër vite. Për t’i shkarkuar ose zhvilluar online klikoni këtu: Provimet e detyruara të “Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë” ndër vite – Matura Shtetërore.
Pjesa e letërsisë zë afërsisht 40% të testit dhe të vlerësimit të tij.
DRAMË
Eskili “Prometeu i mbërthyer” (tragjedi)
Analiza e veprës: “Prometeu i mbërthyer”
Shekspir “Hamleti” (tragjedi)
Analiza e veprës: “Hamleti”
Gëte “Fausti” (tragjedi)
Analiza e veprës: “Fausti”
PROZË
Hygo “Katedralja e Parisit” (roman)
Analiza e veprës: “Katedralja e Parisit”
Balzak “Xha Gorio” (roman)
Analiza e veprës: “Xha Gorio”
Franc Kafka “Metamorfoza” (novelë)
Analiza do të jetë online së shpejti
Albert Kamy “I huaji” (roman)
Analiza e veprës: “I huaji”
Migjeni “Novelat e qytetit të veriut” (vëllim në prozë)
Analiza do të jetë online së shpejti
Dritëro Agolli “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (roman)
Analiza e veprës: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Ismail Kadare “Pallati i ëndrrave” (roman)
Analiza e veprës: “Pallati i ëndrrave”
POEZI
Cikli i Kreshnikëve
Analiza do të jetë online së shpejti
Homeri “Iliada” (poemë)
Analiza e veprës: “Iliada”
Dante Aligeri “Ferri” (Komedia Hyjnore)
Analiza e veprës: “Ferri”
De Rada “Këngët e Milosaos” (poemë)
Analiza e veprës: “Këngët e Milosaos”
N. Frashëri “Lulet e verës” (vëllim poetik)
Analiza e veprës: “Lulet e verës”
Lasgush Poradeci “Ylli i zemrës” (vëllim poetik)
Lexo: Lirika e Lasgush Poradecit (analiza e plotë e “Yllit të zemrës” së shpejti)
Migjeni “Vargjet e lira” (vëllim poetik)
Analiza e veprës: “Vargjet e lira”
Azem Shkreli “Lirikë me shi” (vëllim poetik)
Analiza do të jetë online së shpejti
Si është ndërtuar testi (sipas programit orientues 2027)
- Një test i përbashkët dhe i detyruar për “Gjuhë shqipe” dhe “Letërsi”.
- Pjesa e parë: një tekst jo letrar i panjohur (përshkrues, rrëfyes, informues ose argumentues), me pyetje për të lexuarit, gramatikën, drejtshkrimin dhe pikësimin – afërsisht 40%.
- Pjesa e dytë: fragmente nga veprat e listës më sipër – afërsisht 40%.
- Pjesa e tretë: ese (përshkruese, rrëfyese, argumentuese ose shpjeguese), tema e së cilës mund të lidhet me njërën nga pjesët e mësipërme – afërsisht 20%.
- Pyetjet: me alternativa, e vërtetë/e rreme, me plotësim, me përgjigje të shkurtër dhe të zgjeruar.
Drejtimet e tjera
- Gjimnazi gjuhësor (Gjuhët e huaja): e njëjta listë me 18 vepra. Programi (PDF)
- Arsimi profesional, artistik dhe sportiv: 11 vepra – Cikli i Kreshnikëve, “Iliada”, “Ferri”, “Hamleti”, “Katedralja e Parisit”, “Lulet e verës”, “Metamorfoza”, “Ylli i zemrës”, “Novelat e qytetit të veriut”, “Vargjet e lira”, “Pallati i ëndrrave”. Profesional (PDF) · Artistik dhe sportiv (PDF)
- QBNND (Teknologji dhe TIK): 8 vepra – Cikli i Kreshnikëve, “Iliada”, “Hamleti”, “Katedralja e Parisit”, “Lulet e verës”, “Novelat e qytetit të veriut”, “Vargjet e lira”, “Pallati i ëndrrave”. Programi (PDF)
Burimi: QSHA, Programi orientues për Maturën Shtetërore 2027 – Gjuhë shqipe dhe letërsi.
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë