fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Lumturia

N

ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Arsyeja i duron fatkeqësitë, burrëria lufton me to dhe durimi e besimi fitojnë mbi to. – M. Sevinje

#2. A mund të kënaqet me pak ai që synon të arrijë më lart? – G. Lesing

#3. Askush nuk mund të kënaqë tërë botën dhe babanë. – La Fonten

#4. Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin të plotësojë dëshirën e tij. – S. Frashëri

#5. Duke u përpjekur për lumturinë e të tjerëve gjejmë lumturinë tonë. – Platoni

#6. Durimi është shkathtësi e të shpresuarit. – Novnarzh

#7. Fatkeqësia është një mësues i madh, që jep mësime të hidhura. – O. de Balzak

#8. Fatkeqi e do fatkeqin, i lumturi nuk e do të lumturin. – S. Frashëri

#9. Ferri është kur ke humbur çdo shpresë. – A. Kronin

#10. Gëzimi nuk qëndron te sendet, po te ne vetë. – R. Vagneri

#11. Hiqi njeriut mediokër iluzionet me të cilat jeton dhe i ke hequr lumturinë. – H. lbsen

#12. I lumtur është ai që as urdhëron e as e urdhërojnë. – V Gëte

#13. Hallet e vogla flasin, të mëdhatë heshtin. – Thënie latine

#14. Ka njerëz që ndiejnë një kënaqësi kaq të madhe kur qahen e ankohen, saqë për të mos e humbur këtë kënaqësi, janë gati t’i gjejnë vetë fatkeqësitë. – P Kalderor

#15. Kam jetuar për gëzimin, po vdes për gëzimin dhe do të ishte e padrejtë të më vinin mbi varr engjëllin e pikëllimit. – J. Fuçik

#16. Kënaqemi më pak me atë që kemi arritur se sa me atë që shpresojmë. – Zh. Zh. Rusc

#17. Kënaqësia, e çfarëdo natyre qoftë, pavarësisht se cila qenie ose cilat qenie e provojnë, është një element thelbësor çfarëdo konceptimi për normalitetin. Ajo është një formë po aq e nevojshme për intuitën morale, sa është edhe hapësira një formë e nevojshme për intuitën intelektuale. – H. Spense•

#18. Kënaqësia më e madhe dhe gëzimi më i lartë i jetës ështe ta ndiesh veten të nevojshëm e të afërt për njerëzit e tjerë. – M. Gorki

#19. Kënaqësitë mendore janë më të mëdhatë, më të thellat, më të pafundmet. – I. Pavllov

#20. Kujtimi është e vetmja parajsë nga e cila nuk mund të na dëbojnë. – Zh. Rihter

#21. Kujtimi i lumturisë nuk të sjell më lumturinë, kujtimi i dhembjes të sjell përsëri dhembje. – Xh. Bajron

#22. Kujtimi ka çaste agonie të hidhura. – Thënie anonime

#23. Kur është fjala për një njeri, duhet pritur dita e tij e fundit për ta quajtur fatlumtum. – Sofokliu

#24. Kur jemi të lumtur jemi gjithnjë të mirë, por kur jemi të mirë nuk jemi gjitnjë të lumtur. – O. Uajld

#25. Kur lumturia na vjen përpara, nuk është veshur kurrë me ato rrobe që besonim ta takonim. – H. Lapcyre

#26. Kur njeriu zhgënjehet, gjithmonë duhet të shpresojë e kur shpreson duhet të dyshojë. – G. Flober

#27. Kur perënditë duan të na dënojnë, na plotësojnë të gjitha dëshirat. – G. Uajld

#28. Kush mendon se do t’i shuajë dëshirat e veta duke i kënaqur ai i ngjan një të marri që kërkon të shuajë zjarrin me kashtë të thatë. – Thënie indiane

#29. Kush nuk di ta gëzojë lumturinë kur i vjen, nuk ka përse të ankohet kur ajo i ikën. – M. Servante

#30. Lumturia e gjen vetë rrugën te shpirti i fortë. – Thënie indiane

#31. Lumturia është e qendrueshme e ajo mund të lindë edhe nga vuajtja. Ka diçka të përbindshme në këtë aftësi të lumturisë për të gjetur ushqim kudo. – P Kase

#32. Lumturia ikën shpejt, kurse shpresa asnjëherë. – Thënie ruse

#33. Lumturia më e madhe në jetë është besimi se të dashurojnë të tjerët. – V Hygo

#34. Lumturia në pjesën më të madhe të saj përbëhet prej qetësisë dhe mendimit të lirë vetëverus. – A. Shopenhauer

#35. Lumturia nuk mund ta vërë kurrë njeriun në një lartësi të
atillë, sa të mos ketë nevojë më për të tjerët. – Seneka

#36. Lumturia nuk zbret me kanistër nga qielli. – Thënie turke

#37. Lumturia qendron dhe në gjërat e vogla. – Trilusa

#38. Lumturia ua shet njerëzve të paduruar shumë gjëra që ua dhuron njerëzve të duruar. – F Bekon

#39. Më lini të iki nga iluzioni mashtrues dhe kriminal i lumturisë!
Më jepni punën, lodhjen, dhimbjen dhe entuziazmin! – Zh. Sand

#40. Më mirë të jesh njeri i pakënaqur, se sa derr i kënaqur, më mirë Sokrat i pakënaqur, se sa budalla i kënaqur Dhe nëse budallai ose derri kanë mendim tjetër vetëm sepse njohin anën e tyre të çështjes, të tjerët i njohin të dyja anët. – Xh. Mill

#41. Më të ëmblat kënaqësi janë ato që nuk shterojnë shpresën. – Thënie anonime

#42. Ndonjëherë humbja e një shprese është më e dhimbshme se humbja e një të vërtete. – B. Holda

#43. Në çdo fatkeqësi fati gjithmonë na lë një derë të vogël për të dalë. – M. Servantes

#44. Në jetë ka vetëm një lumturi të padyshimtë: të jetosh për të tjerët. – L. Tolstoi

#45. Ne të gjithë e kërkojmë lumturinë pa e ditur se ku gjendet, ashtu si të dehurit kërkojnë shtëpinë e tyre, duke e ditur në mënyrë të turbullt. – Volteri

#46. Nuk ka kënaqësi që të krahasohet me takimin e një miku të vjetër, ndoshta me përjashtim të rastit kur bëjmë një mik të ri. – R. Kipling

#47. Nuk ka kënaqësi të vërteta, pa nevoja të vërteta. – Volteri

#48. Nuk ka qëllim më të bukur se sa të punosh që njerëzit të do të vijnë më pas, të jenë më të lumtur se sa ishim ne! – Monteskje

#49. Njerëzve u pëlqen të bisedojnë për çështjen e lumturisë. Po të paktë janë ata që marrin vesh se lumturia më e madhe është kuptimi. – K. Paustovsk

#50. Njeriu e shton lumturinë e vet në atë shkallë që u jep lumturi të tjerëve. – I. Benton

#51. Njeriu është fatkeq për aq sa është i bindur se është fatkeq. – Seneka

#52. Njeriu i gëzuar është si dielli, shndrit aty ku depërton. – Thënie turke

#53. Njeriu sa rron, shpreson. – Teokriti

#54. Njeriun e bëjnë të lumtur madhështia shpirtërore dhe pasuria mendore. – Shopenhaueri

#55. Njeriut mund t’i ndalohet çdo gjë, përveç shpresës në të ardhmen. – Gambeta

#56. Për të qenë të lumtur deri në një farë pike duhet të kemi vuajtur deri në atë pikë. – E. Po

#57. Po të mbështetej lumturia në kënaqësitë e trupit, do të thoshim se qetë janë të lumtur kur gjejnë kashtë për të përtypur. – Herakliti

#58. Po të ushtrosh gjithnjë dhuntitë e tua, ke gjetur lumturinë e
vërtetë. – Aristoteli

#59. Prirja për gëzim e shpresë është lumturi e vërtetë, prirja për
dëshpërim e frikë është fatkeqësi e vërtetë. – B. Hjum

#60. Qejfi i tepërt të topit mendjen. – Thënie franceze

#61. Që të bëhesh i lumtur duhet të besosh se lumturia është e mundur. – L. Tolstoi

#62. Sa më tepër të jetë i zhvilluar njeriu nga ana morale dhe mendore, aq më i lirë do të jetë, aq më tepër do të ketë kënaqësi në jetë. – A. Çehov

#63. Sa të kesh frymë, shpreso. – Lamartini

#64. S’është i lumtur ai që i ka ato që dëshiron, por ai që nuk dëshiron atë që s’e ka. – Thënie anonime

#65. Shpresa është ëndërr e të zgjuarve – Aristoteli

#66. Shpresa është një avans që e marrim në kurriz të fatit tonë. – T Shou

#67. Shpresa është mëngjes i mirë, por darkë e pashijshme. – F Bekon

#68. Shpresa është një mall fare i lirë për të gjithë. – Asdreni

#69. Shpresa është perëndia e fundit. – Thënie latie

#70. Shpresa është si qielli i natës pa re: nuk ka asnjë cep ku syri, që kërkon me ngulm, të mos gjejë më në fund ndonjë yll. – O.Foljo

#71. Shpresa për një gëzim është pothuaj e njëjtë me gëzimin që të jep. – U Shekspir

#72. Shpresa që na ka shoqëruar gjithë jetën, nuk na braktis as në çastin e vdekjes. – A. Pop

#73. Shpresa, sado gënjeshtare të jetë, na çon të paktën deri fund të jetës nëpër një rrugë të këndshme. – F. La Roshfuko

#74. Shpresat e gjata e dobësojnë gëzimin, ashtu si sëmundjet e gjata e dobësojnë dhembjen. – M. Sevinje

#75. Te secili prej nesh ekziston pritja të cilën e quajmë shpresë. – Platoni

#76. Të gjithë njerëzit janë njëlloj fatkeqë, po më fatkeq nga të gjithë janë ata që fatkeqësinë e mbajnë si stoli. – M. Gorki

#77. Të jesh i lumtur do të thotë të jesh i mjaftueshëm në vetvete. – Aristoteli

#78. Të ngushëlluarit është gjëja më e vështirë për njeriun, ashtu siç është të uruarit puna më e lehtë. – J. Xoxa

#79. Të jetosh në përputhje me natyrën do të thotë të plotësosh një nga kushtet themelore të lumturisë njerëzore. – Seneka

#80. Thesi i dëshirave nuk ka fund. – Thënie japoneze

#81. Vetëm njerëzit mediokër janë të kënaqur. – A. Ajnshtajn

#82. Zhgënjimi është cilësi e të dobtëve. Mos u besoni njerëzve të zhgënjyer, ata pothuaj gjithnjë janë njerëz të pafuqishëm. – G. Flober

Review Overview

Katalogu i fjalëve të urta:

User Rating: 4.9 ( 1 votes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)