fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Guximi

N

ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Bëhu trim që të të respektojë gjithë bota. – Thënie anonime

#2. Burrëria fitohet nga dita në ditë në luftën këmbëngulëse me vështirësitë. – N. Ostrovski

#3. Duhet të dimë se fati fillon në liri dhe liria në trimëri. – Perikliu

#4. Është e vështirë të trembësh një zemër që nuk është e njollosur nga asgjë. – U. Shekspir

#5. Është trimëri e madhe të heshtësh në tubimin e lajkatarëve – S. Frashëri

#6. Fama është vëllai i pavdekshëm i nderit jetëshkurtër. – A. Shopenhaueri

#7. Fati ndihmon vetëm guximtarët. – Virgjili

#8. Fati vete tek i forti. – Kuint Eni

#9. Fatkeqësia i ngjan frikacakut: ajo ndjek nga pas ata që sheh se dridhen dhe ua mbath para atyre që i dalin përballë. – A. Zhyvje

#10. Frika e bën zemrën të pamëshirshme. – I. Vazov

#11. Frika është bashkudhëtare e përhershme e së padrejtës. – U. Shekspir

#12. Frika është dobësia e pranuar, e shfaqur, kurse guximi është frika e përmbajtur. – Legar

#13. Frika është motër e vdekjes. – Thënie franceze

#14. Frika nga rreziku është një mijë herë më tmerruese se vetë rreziku i pranishëm: ankthi që na shkakton parashikimin e së keqes është më i padurueshëm se vetë ajo e keqe. – D. Defo

#15. Frika ose u jep krahë këmbëve, ose i mbërthen në tokë. – M. Montenj

#16. Frikacaku bën kërcënime vetëm atëhere kur është i sigurtë se nuk i vjen rrezik. – V Gëte

#17. Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes, kurse trimat e provojnë vdekjen vetëm një herë. – U. Shekspir

#18. Guximi duhet të rrjedhë nga arsyeja dhe jo nga zemërimi që s’pyet për asgjë. – Molier

#19. Guxim, edhe një herë guxim dhe gjithmonë guxim. – Danton

#20. Guximi është fillimi i fitores. – Plutarku

#21. Guximi pa arsyen është vetëm një nga llojet e frikës. – Seneka

#22. Heroi është një njeri, i cili në çastin vendimtar bën atë që duhet bërë për interesat e shoqërisë njerëzore. – J. Fuçik

#23. Heronjtë, ashtu si veprat e artit, duken më të mëdhenj nga largësia e kohës. – P. Buast

#24. Kapedani i mirë njihet në furtunë. – Thënie anonime

#25. Këmbët e trimit janë krijuar për të qendruar, të frikacakut për të ikur. – S. Frashëri

#26. Kush fiton pa rrezik, triumfon pa lavdi. – P. Kornej

#27. Mund të bëhesh hero edhe pa qenë nevoja ta shkretosh tokën. – N. Bualo

#28. Nëna e frikacakut as nuk qan, as nuk qesh. – S. Frashëri

#29. Në fat nuk ka partner. – Thënie franceze

#30. Në qoftë se shpresa është pritja e së mirës, frika është pritja
e së keqes. – Thënie latine

#31. Nëse shkoj përpara, më ndiq, nëse vdes, më merr hakun, nëse tërhiqem, më vra. – A. de la Roshëzhakëlen

#32. Nuk është burrëri t’i heqësh një qime luanit të lidhur me zinxhir për qafe. – S. Frashëri

#33. Nuk mund ta duash as atë nga i cili ke frikë, as atë nga i cili të ka
frikë. – Ciceroni

#34. Nuk mund t’i duroj zemrat e ndrojtura që nuk guxojnë kurrë për diçka. – Molieri

#35. Njeriu nuk mund të bëhet çdo herë hero, por mund të bëhet njeri. – H. Spenser

#36. Njeri guximtar është ai që hidhet në rrezik për të vërtetën, për mbrojtjen e të dobëtit, për shpëtimin e atdheut. – L. Vagner

#37. Optimisti është njeriu që sheh zgjidhjen në çdo katastrofë, pesimisti është ai që sheh katastrofën në çdo zgjidhje. – M. Tuen

#38. Prova e parë e guximit jepet në rreziqet që na dalin përpara. – La Fonten

#39. Sa jeni shqiptarë me gjak shqiptari… lartësoni burrërinë. – Asdreni

#40. Suksesi gjithmonë është bir i guximit. – Volteri

#41. Të guxosh — ky është kushti i përparimit. – V Hygo

#42. Të jesh gjakftohtë është po aq e nevojshme sa edhe ta kesh zemrën të ngrohtë. – I. Lebok

#43. Të jesh i guximshëm do të thotë ta quash frikën të largët dhe çdo gjë që të frymëzon guxim të afërt. – Aristoteli

#44. Trim është ai që di të përballojë fatkeqësitë. – M. Marciali

#45. Trim është ai që mbron veten nga të tjerët. Burri është ai që
mbron të tjerët nga vetja. – N. Jorgaqi

#46. Trimëria në muhabet dhe eleganca në fushën e luftës s’bëjnë para. – S. Frashëri

#47. Trimëria pas lufte dhe urtia pas kuvendi nuk vlejnë asgjë. – Thënie shqiptare

#48. Trimi i mirë të vë kufinë. – Thënie shqiptare

#49. Unë besoj se të gjitha bëmat heroike janë përftuar në ajër të hapur, ashtu si dhe gjithë poezitë e lira. – U. Uitman

#50. Unë kam frikë nga frika jote. – U. Shekspir

Review Overview

Katalogu i fjalëve të urta:

User Rating: 3.46 ( 5 votes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)