fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Arsyeja

N

ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Absolutizimi i çdo pasioni shpie në hiç. – Sh. Bodler

#2. Ai që ka shpirt të butë dhe nuk di si mposhtet hidhërimi, ai mposhtet prej tij. – O. de Balzak

#3. Antipatia e bën më mirë analizën, por është vetëm simpatia që arrin të kuptojë. – A. Zigfrid

#4. Asgjë e madhe në botë nuk është bërë pa pasionin. – G. Hegel

#5. Asgjë nuk është në mendje, pa kaluar më parë nga ndijimet. – Xh. Lok

#6. Asgjë nuk na madhëron aq shumë sa dhimbja e madhe. – A. de Myse

#7. Asgjë nuk thahet më shpejt se lotët. – Thënie latine

#8. Asnjëherë zemërimi nuk ka dhënë këshillë të vlefshme. – Thënie greke

#9. Çdo ndjenjë që të jetë e vërtetë duhet së pari të jetë e natyrshme dhe e thjeshtë. – V Belinski

#10. Dëshpërimi është çmimi që duhet paguar kur caktojmë një qëllim të paarritshëm. Ky është një mëkat i pafalshëm, por është një mëkat në të cilin nuk bien as njerëzit vërtet të këqij, as ata të korruptuar. – G. Grin

#11. Drurin e bren krimbi, njeriun hidhërimi. – Thënie arabe

#12. Duhet të ruhesh nga mashtrimi i ndjenjave, nga gracka e tyre. – J. Kenko

#13. Dhembjet e mëdha janë të heshtura. – Thënie franceze

#14. Është e lehtë të fshehësh urrejtjen, e vështirë të fshehësh dashurinë, po më e vështirë është të fshehësh indiferencën. – T. Man

#15. Gëzimi është kalimi i njeriut nga një përsosmëri me e ulët te një më e lartë. Trishtimi është kalimi i njeriut nga një përsosmëri më e madhe te një më e vogël. – B. Spinoza

#16. Gëzimi i madh, ashtu si dhe hidhërimi i madh, nuk kanë fjalë. – H. Filding

#17. Heshtja është kasneci më i mirë i gëzimit. – U. Shekspir

#18. Hidhërimi të mëshon më fort kur të vë re se i nënshtrohesh. – U. Shekspir

#19. Karrigia e zbrazët i flet më shumë zemrës. – Thënie anonime

#20. Kot përpiqet mendja kur nuk mund të arrijë shkallën e lartë të ndjenjave të zemrës. – S. Frashëri

#21. Kujtesa është gjithnjë nën urdhrat e zemrës. – A. Rivarol

#22. Kujtimi është jeta e zemrës. – Thënie anonime

#23. Kur mendja dhe pasioni hahen në një trup të brishtë, në dhjetë herë, nëntë herë fiton patjetër pasioni. – U. Shekspir

#24. Kur të jesh i zemëruar, mendja është e turbulluar. – N. Frashëri

#25. Kush nuk e njeh brengën, nuk ka të drejtë të quhet njeri. – D. Didro

#26. Lotët nuk shërojnë, por majisin plagën. – Thënie finlandeze

#27. Lotët janë po aq ngjitës sa edhe të qeshurit. – O. de Balzak

#28. Lotët janë si shtrëngata: pas tyre njeriu gjithmonë është më i qetë. – I. Turgeniev

#29. Luftën e ka krijuar natyra, kurse urrejtjen e ka zbuluar njeriu. – K. Çapek

#30. Melankolia është një pikë loti mbi mjaltë. – R. Xhervuzo

#31. Mendimet e mëdha e kanë burimin jo aq nga mendja e madhe, se sa nga ndjenja e madhe. – F. Dostojevski

#32. Mendimet e mëdha vijnë nga zemra. – L. dë Klapje

#33. Mendja dhe zemra janë dy fusha paralele e simpatizuese: njëra nuk mund të zgjerohet pa u zmadhuar tjetra, njëra nuk mund të ngrihet pa u lartësuar edhe tjetra. – V. Hygo

#34. Më mirë të pish ujë të gëzuar, se sa të hash mjaltë të hidhëruar. – Thënie ruse

#35. Mërzia është sëmundja e të lumturve; fatkeqët që kanë një mijë halle kurrë nuk mërziten. – Sh. Dyfren

#36. Mërzinë e ka lindur përtacia. – Zh. La Bryjer

#37. Mërzitja është seriozitet i tepruar. – O. Uajld

#38. Mjaft njerëz janë si ato pemët indiane, që nën ferrat e jashtme dhe poshtë lëvores me gjemba kanë një fryt të butë e të çmueshëm të zemrës së tyre dashamirëse. – Zh. Rihter

#39. Mjafton një lot për të helmuar një gotë. – A. Pushkin

#40. Ndjenja dhe naiviteti i heshtur thonë më shumë duke thënë më pak. – U. Shekspir

#41. Ndjenja të cilën njeriu e duron më me vështirësi është mëshira, sidomos kur e meriton. Urrejtja është një nxitës, ajo të bën të rrosh, të frymëzon hakmarrjen, ndërsa mëshira të vret, ajo dobëson edhe më tej dobësinë tonë. – O. de Balzak

#42. Në një shtëpi ku ka një zemër të ngushtë, a nuk fryn përditë një erë e acartë? – O. Uajld

#43. Në qoftë se u qëndrojmë pasioneve tona, kjo vjen jo aq nga forca jonë se sa nga dobësia e tyre. – F. La Roshfuko

#44. Në qoftë se zemra dhe mendja janë të shqetësuara, atëherë çfarë kërkon më shumë? – V. Gëte

#45. Në rast se është arsyeja që e bëri njeriun, është ndjenja ajo që e drejton. – Zh. Zh. Ruso

#46. Në zemrat e njerëzve shohin më thellë ata sy, që kanë qarë më shumë. – E. Ozheshko

#47. Në zjarr hekuri bëhet çelik, në dhimbje njeriu njeh forcën e vet. – Thënie anonime

#48. Nëse dëshiron të njohësh vetveten, atëherë shiko si bëjnë të tjerët; nëse do të kuptosh të tjerët, atëherë shiko zemrën tënde! – F Shiler

#49. Nëse një ndjenjë është e natyrshme brenda meje, unë arrij në përfundimin se ajo është e natyrshme për shumicën e njerëzve të tjerë. – Ç. Dikens

#50. Nuk ka hidhërim aq të madh, sa të mos e zbutin dot as koha dhe as arsyeja. – F Rohas

#51. Nuk mund të ketë mërzitje më të madhe se sa zbavitja e zgjatur për së tepërmi. – S. Frashëri

#52. Njeriu duhet të jetë gjithmonë i gëzuar. Nëse nuk e ke gëzimin me vete, atëherë mendohu se ku ke gabuar – L. Tolstoi

#53. …Njeriu duhet të provojë ndjenja të forta që t’i zhvillohen veti fisnike, të cilat do t’i zgjeronin rrethin e jetës. – O. de Balzak

#54. Një mendim i thellë mund të kuptohet vetëm nga një njeri me ndjenja të thella. – Kolrixh

#55. Një shpirt i ndjeshëm është një e mirë që u kushton shumë atyre që e kanë. – S. Riçardson

#56. Pa entuziazëm forcat më të mira të shpirtit tonë janë në gjumë. Brenda nesh ekziston fitili që kërkon shkëndijën. – Helder

#57. Pa furtuna nuk ka truall pjellor dhe pa të natyra vyshket; pa pasione dhe kontradikta nuk ka jetë, nuk ka poezi. – V Belinski

#58. Pasionet e njeriut rrinë gjithmonë zgjuar, duke kërkuar të gjejnë prenë e vet, ndërsa arsyeja fle, deri sa ta zgjojnë. – I. Herder

#59. Pasionet janë si era që fryn velat e anijes. Është e vërtetë era disa herë e mbyt anijen, por pa atë anija nuk do të lundronte. – Volteri

#60. Pasioni është armiku i qetësisë, pa atë në jetë nuk do të ishte as arti, as shkenca. – A. Frans

#61. Pasioni është dehja e mendjes. – Sauli

#62. Pasioni i tepërt jep vuajtje. – Thënie siriane

#63. Po të niset njeriu vetëm nga ndjenjat mbetet skllav i tyre, ashtu si kafsha skllave e instinkteve të veta. – V. Belinski

#64. Rroftë njeriu, sundimtari i dëshirave të veta. Gjithë bota është në zemrën e tij, gjithë dhimbja e botës, vuajtjet e njerëzve janë në shpirtin e tij. – M. Gorki

#65. Sa e fshehtë është kjo bota e lotëve! – Sen Ekzyperi

#66. Sa më lehtë të derdhen lotët, aq më shpejt dhe thahen. – N. Gogol

#67. Sipas përcaktimit të stoikëve, mençuri do të thotë të udhëhiqesh nga arsyeja, marrëzia, përkundrazi do të thotë bindesh pasioneve. Mirëpo që jeta e njerëzve të mos jetë e mërzitshme dhe e trishtuar Jupiteri u ka dhënë më shumë ndjenjëa se arsye. – Erazmi

#68. Sytë janë dritare për në zemër. – Thënie italiane

#69. Sytë janë pasqyrë e shpirtit. – Thënie anonime

#70. Sytë pasqyrojnë mendimet dhe në mendimet duket zemra. – Thënie anonime

#71. Shpirti natyrisht, mund ta fsheh hidhërimin, por lumturinë e fshehtë nuk mund ta mbajë. – V Gëte

#72. Shpirti nuk është një kokërr mollë, atë nuk mund ta ndash! – I Turgeniev

#73. Shpirtrat e mëdhenj i kalojnë vuajtjet pa zë. – F Shiler

#74. Të gjesh shkakun e zemërimit është pothuaj njësoj si të gjesh ilaçin kundër tij. – V Belinski

#75. Të gjitha pasionet janë të mira kur i sundojmë dhe të gjitha janë të këqija kur u nënshtrohemi. – Zh. Zh. Ruso

#76. Të jeni të flaktë në punën tuaj dhe në kërkimet tuaja. – I. Pavllov

#77. Të jeni të kujdesshëm dhe gjakftohtë. Ta kesh kokën të ftohtë është po aq e nevojshme sa ta kesh zemrën të nxehtë. – D. Lebok

#78. Të thash një lot kërkon më shumë trimëri se të derdhësh një det me gjak. – Xh. Bajron

#79. Urrejtja e verbër është këshilttar i keq. – Thënie ruse

#80. Vështirë se ka në botë diçka më të madhe se zemra e njeriut të vogël. – H. Llaksnes

#81. Vuajtjet janë shkolla më e mirë shpirtërore. “Unë jam pse vuaj”. – F Dostojevski

#82. Zemërimi dhe mllefi ynë na bëjnë dëm më shumë se sa vetë shkaku që na ka zemëruar. – D. Lebok

#83. Zemërimi është arma e pafuqisë. – S. Segyr

#84. Zemërimi është fillimi i çmendurisë. – Ciceroni

#85. Zemërimi është shenjë dobësie. – A. Dymas

#86. Zemërimi gjithmonë është këshilltar i keq. – E. Zola

#87. Zemra dëgjon dhe pa fjalë. – T Drajzer

#88. Zemra e njeriut është një humnerë, së cilës, si çdo humnerë, mund t’i shohësh sipërfaqen, por fundi i saj është i paprekshëm. – Thënie anonime

#89. Zemra është një fëmijë që kujton se bëhet çdo gjë që dëshiron. – S. Frashëri

#90. Zemra është pasuri që nuk shitet dhe nuk blihet, por vetëm dhurohet. – G. Flober

#91. Zemra jeton në të sotmen, mendja në të ardhshmen, kjo është arsyeja pse ato merren vesh aq pak. – P. Buast

#92. Zemra ka arsye që arsyeja nuk i shpjegon dot. – B. Paskal

#93. Zemra nuk është çarçaf, që t’ia shtrosh kujtdo. – Thënie azerbajxhanase

#94. Zemra që është e gëzuar, kurdoherë është e gëzuar. – N. Frashëri

Review Overview

Katalogu i fjalëve të urta:

User Rating: 4.88 ( 4 votes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)