fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Jeta dhe Vdekja

N

ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Ajo që na e bën fisnike një gjë është pavdekësia e saj. – L. da Vinçi

#2. Ajo që është e bukur te jeta dhe te të gjitha Ilojet e jetës, është vazhdimësia e saj. – S. F Ramuz

#3. Ai që nuk e çmon jetën, në të vërtetë edhe nuk e meriton. – L. da Vinçi

#4. Asnjëherë numri i ditëve të jetuara nuk na bën të pranojmë se mjaft kemi jetuar. – Seneka

#5. Ashtu si poezia, skulptura dhe piktura, edhe jeta ka kryeveprat e saj të çmuara. – O. Uajld

#6. Besoji jetës, ajo të mëson më shumë se çdo libër. – V Gëte

#7. Besojnë se unë jam pesimist, por ata që nuk e dinë se unë kërkoj para së gjithash lumturinë, gëzimin e shenjtë për të jetuar, ata nuk më njohin fare dhe as më kuptojnë fare. Çdo gjë që është e trishtuar më duket e dyshimtë. – Zh. Grin

#8. Bestytnia është poezia e jetës. – V Gëte

#9. Bota ndahet lehtë nga ata që kanë filluar të ndahen prej saj. – Thënie persiane

#10. Çdo njeri është i rëndësishëm pasi të ketë humbur jetën. – T. Hobs

#11. Ç’është jeta? Një ndeshje e përjetshme në mes ëndrrës dhe realitetit. – N. Gogol

#12. Duhet dashuruar, duhet urryer, duhet luftuar, duhet që njeriu të vlojë përbrenda. Kjo mund ta bëjë jetën të hidhur, por pa këtë, e gjithë jeta është një kotësi. – V. Gëte

#13. Duhet ngrënë për të jetuar e jo të jetosh për të ngrënë. – Sokrati

#14. E errët është i dashur mik, çdo teori dhe i gjelbër druri i lumtur i jetës. – V. Gëte

#15. Edhe njeriu më i ngadalshëm, i cili nuk e humbet qëllimin
nga sytë, ecën më shpejt se sa ai që ecën në jetë pa qëllim. – G. Lesing

#16. Është më mirë që të vdesësh një herë se sa të vdesësh gjithë jetën pak nga pak. – Ezopi

#17. Është shumë më mirë të nisësh të jetosh, se sa të vendosësh të vdesësh. – Zh. O. Lametri

#18. Frika e vdekjes është në përpjesëtim të zhdrejtë me jetën e bukur. – L. Tolstoi

#19. Gjëja që njerëzit duan ta ruajnë më shumë dhe ndërkaq e ruajnë më pak është jeta e tyre vetë. – Zh. La Bryjer

#20. Hiqni prej zemrës suaj dashurinë e të bukurës dhe kini për të parë se do të hiqni gjithë kënaqësinë e jetës. – Zh. Zh. Ruso

#21. Ideja themelore e së mirës është pra që të mbrosh jetën, ta përkrahësh, të duash që ta ngresh në vlerën e saj më të lartë, ndërsa e keqja është ta zhdukësh jetën, ta dëmtosh, ta pengosh që të lulëzojë. – A. Shvajcer

#22. Janë disa momente në jetë për të cilat do të zëvendësoni tërë pjesën e pajetuar të jetës sonë. – Xh. Bajron

#23. Jeta duhet ndërtuar në një mënyrë të tillë që çdo çast të jetë i rëndësishëm. – I. Turgeniev

#24. Jeta duhet përzier shpesh që të mos thartohet. – M. Gorki

#25. Jeta është e gjatë kur është e plotë. Le të masim jetën me veprat dhe jo me kohën. – Seneka

#26. Jeta është e përhershme, ajo ecën në rrugën e vet, prodhon për vete dhe asgjëson format e konsumuara, pa i ardhur keq për to. – A. Hercen

#27. Jeta është e shkurtër, po mërzia e gjatë. – Zh. Renar

#28. Jeta është e thellë si oqeani i pasosur dhe shumë mrekulli
ruhen në thellësitë e saj të pagjurmuara. – V. Belinski

#29. Jeta është e vështirë sidomos njëqind vjetët e para. – Thënie anonime

#30. Jeta është një aventurë e guximshme ose asgjë. – H. Keler

#31. Jeta është një përshtatje e vazhdueshme e marrëdhënieve të brendshme me marrëdhëniet e jashtme. – H. Spenser

#32. Jeta është një punë e vështirë dhe duhet mësuar si një mjeshtëri. – O. de Balzak

#33. Jeta është një vizatim ku nuk mund të përdorni gomën për ta fshirë. – I. Bergman

#34. Jeta është përpjekje, në përpjekje është lumturia. – Gonçarov

#35. Jeta është shumë e rëndësishme, po të flasësh seriozisht
për të. – O. Uajld

#36. Jeta i ngjan një shfaqjeje shpesh aty njerëz mjaft të këqij
zënë vendet më të mira. – Pitagora

#37. Jeta ikën, kush nuk ecën me të, mbetet i vetmuar. – M. Gorki

#38. Jeta ime e jashtme dhe e brendshme varet nga puna e bashkëkohësve të mi dhe e paraardhësve të mi, kurse më duhet të përpiqem që t’u jap po në atë masë që kam marrë dhe vijoj të marr. – A. Ajnshtajn

#39. Jeta jonë është një luftë për t’iu përshtatur mjedisit, por sidomos për ta zotëruar atë e për të mos e lënë të zotërohemi prej tij. – A. Gramshi

#40. Jeta kurrë nuk tepron. – N. Hiqmet

#41. Jeta krijon rregullin e jo rregulli jetën. – Sen-Ekzyperi

#42. Jeta matet jo me gjatësinë e saj, por me mënyrën se si e kemi përdorur. – M. Montenj

#43. Jeta me turp është më e keqe se sa vdekja me nder. – Thënie latine

#44. Jeta, nëse di ta përdorësh, zgjat shumë. – Seneka

#45. Jeta nuk është veçse një stafetë që e marrim, e shpiem përpara dhe e dorëzojmë. – O. Paskali

#46. Jeta nuk u jepet lëmoshë njerëzve. – M. Gorki

#47. Jeta pa dobi është baraz me vdekjen para kohe. – V Gëte

#48. Jeta pa parime është si një anije pa drejtues. – M. Gandi

#49. Jeta përbëhet nga puna dhe fjala; kush i ka në rregull këto
dy anë të jetës,mund të thotë se ka jetuar. – S. Frashëri

#50. Jetë nuk janë ditët që keni kaluar, por ditët të cilat na kanë mbetur në kujtesë. – P. Pavlenko

#51. Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë. – Thënie angleze

#52. Ka njerëz të cilët jetojnë pa asnjë qëllim. Ata nuk ecin vetë, por shkojnë andej nga i shtyn era. – Seneka

#53. Kam trajtat e jetës sime dhe brenda tyre rroj. – M. Kuteli

#54. Kupa e jetës do të ishte e ëmbël sa të velte, po të mos
binin në të disa lot të hidhur. – Pitagora

#55. Kur ecën me shkop, kërkon ndihmë nga vdekja. – Thënie turke

#56. Kur linde ti qave, por qeshën të tjerët: jeto në mënyrë që, kur të vijë vdekja ti të shkosh i qeshur dhe të tjerët të qajnë për ty. – Thënie orientale

#57. Kush ka vuajtur nuk harron. – Ciceroni

#58. Kush kërkon të rrojë për të tjerët, nuk duhet të shpërfillë
jetën e vet. – Zh. Gyjo

#59. Kush nuk digjet, nxihet. Ky është një ligj. Le të rrojë flaka e jetës. – N. Ostrovski

#60. Ndërsa kafsha kruspullohet në errësirë kur i vjen vdekja, njeriu kërkon dritën. Ai kërkon të vdesë me të, në këtë element të vetin, sepse hijet e zeza nuk janë elementi i tij. – G. Grin

#61. Ndërsa ne e shtyjmë jetën për më vonë, ajo na ikën për fare. – Seneka

#62. Ne nuk mund të shkëpusim asnjë fletë nga jeta jonë,
donëse fare lehtë mund ta hedhim në zjarr gjithë librin e saj. – Zh. Sand

#63. Ne jetojmë me të vërtetë për veten tonë vetëm atëherë kur
jetojmë për të tjerët. – L. Tolstoi

#64. Në jetë duhet vepruar si reja mbi det, që pi ujë të njelmët
dhe lëshon shiun me ujë të ëmbël. – Thënie indiane

#65. Në kontrast me vdekjen ngrihet në mënyrë madhështore shpirti që dashuron. – V. Gëte

#66. Në rast se ankohesh kaq shumë nga kjo botë, nuk të
detyron njeri të jesh banor i saj. – Platoni

#67. Nëse nuk jam ajo që dua të jem, ajo që dua jo si dëshirë ose si projekt, por me gjithë zemër, me gjithë forcat e mia, në gjithë veprimet e mia, atëhere unë nuk jam. Në thelbin e qënies sime ka një vullnet dhe një dashuri për të qenë, ose ndryshe nuk ka asgjë. – M. Blondel

#68. Nuk duhet vajtuar vdekja që pavdekësia e ndjek nga pas. – Ciceroni

#69. Nuk është e tmerrshme të vdesësh, e tmerrshme është të mos jetosh. – A. Barbys

#70. Nuk është vdekja e keqe, por afrimi i saj. – Kuint Eni

#71. Nuk na duhen fjalët: vetë jeta flet për ne. – M. Gandi

#72. Nuk vlen asgjë ai njeri, që për shkaqe të forta largohet nga jeta. – Epikuri

#73. Njeriu vdes edhe duke jetuar. – L. Van Bethoven

#74. Njerëzit janë fatkeqë kur jetojnë vetëm për veten e tyre. – L. Tolstoi

#75. Njerëzit vdesin që të rrojë njerëzimi. – V Belinski

#76. Njeriu i lirë nuk mendon për asgjë aq pak sa për vdekjen dhe urtësia e tij është jo në mendimet që i përkasin vdekjes, por jetës. – B. Spinoza

#77. Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë. – S. Frashëri

#78. Njeriu nuk rron dy herë, por ka shumë nga ata që nuk dinë të rrojnë as një herë. – F Rykert

#79. Oh, sa bukur do të ishte ta jetoja jetën një mijë herë. – L. van Bethoven

#80. O shpirti im, mos kërko jetën e amshuar, Por shtero fushën e gjërave të mundshme. – Pindari

#81. Pak njerëz kujdesen të bëjnë një jetë të rregullt, por shumë dëshirojnë të jetojnë gjatë. – A. Frans

#82. Pavdekësia është të punosh për një vepër të përjetshme. – E. Renan

#83. Për të kryer gjëra të mëdha duhet të jetosh sikur nuk do të vdesësh kurrë. – L. dë Klapje

#84. Pjesët dramatike të natyrës janë gjithmonë të reja, sepse kurdoherë dalin spektatorë të rinj. Jeta është krijimi i saj më i mrekullueshëm, kurse vdekja dëshmon se ajo ka shumë jetë. – V. Gëte

#85. Po të mos ishte vdekja, a nuk do të ishte një vdekje jeta? – S. Frashëri

#86. Sa bukur është kur njeriu jeton i tëri dhe jo vetëm me një pjesë të tij. – E. Remark

#87. Si dita e shfrytëzuar mirë që dhuron gjumë të këndshëm,
ashtu dhe jeta e shfrytëzuar mirë dhuron vdekje të qetë. – L. da Vinçi

#88. Si përrallat, ashtu dhe jeta nuk çmohen nga gjatësia, por nga përmbajtja. – Seneka

#89. Shpesh për të jetuar duhet më shumë burrëri se sa për të vdekur. – A. Alfieri

#90. Të gjitha ndryshimet, edhe ato më të dëshiruarat, kanë melankolinë e tyre, sepse ajo që braktisim është një pjesë jona; Duhet të vdesësh për një jetë që të hysh në një jetë tjetër. – A. Frans

#91. Të jetosh do të thotë të dëbosh fuqitë e errëta nga vetvetja. – H. Ibsen

#92. Të plakesh nuk është mirë, por kjo është e vetmja mënyrë deri më tani që të jetosh gjatë. – Sen Bëvi

#93. Të vdekurit nuk turpërohen. – Thënie ruse

#94. Të vdesësh, të vdesësh… Të vdesësh nuk është asgjë. Prandaj fillo të jetosh. Kjo është një gjë më pak e përçudë dhe është më e gjatë. – Zh. Anuil

#95. Tronditjet e mëdha të jetës na shërojnë nga frikërat e vogla. – O. de Balzak

#96. Unë kam zbuluar formulën e urtësisë të jetës. Ajo shprehet kështu: x=A+B+C ku x = suksesi në jetë, A = puna, B = shprehja, pushimi, C= mbajtja e gjuhës midis dhëmbëve. – A. Ajnshtajn

#97. Vdekja është gjumë pa ëndrra. – Napoleoni

#98. Vdekja është një gjë e vjetër, por për çdo njeri është e re. – I Turgeniev

#99. Vdekja nuk është e vërteta e fundit. Ajo mund të na duket e zezë, ashtu si qielli na duket i kaltër, por ajo nuk na e nxin dot jetën, ashtu si kaltërsia e qiellit nuk i prek krahët e zogut. – R. Tagora

#100. Vdis në atë mënyrë që vdekja jote të sjellë dobi. – D. Furmanov

#101. Vetëm ai që harrohet vdes. – Thënie anonime

#102. Vetëm ai që nuk kërkon shumë nga jeta ka të drejtë të
ankohet nga jeta e keqe. – H. Grei

#103. Ai që vdes dhe vepra i mbetet është i përjetshëm. – Lao Ce

Review Overview

Katalogu i fjalëve të urta:

User Rating: 4.9 ( 1 votes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)