fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Llogaritësi i pikëve – Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Në këtë faqe ju mund të llogarisni se sa pikë mund të arrini për të studiuar në “Universitetin e  Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë” për vitin akademik 2018 – 2019 dhe listën e pikëve të fituesëve të fundit të vitit akademik 2017-2018 për të gjitha degët e këtij universiteti.

Për të llogaritur pikët ju duhet të vendosni në llogaritësin e mëposhtëm këto të dhëna:

*Mesatarja e të gjitha viteve të shkollës së mesme sëbashku me provimet e maturës duhet të jetë minimalisht nota 6.

Mesatarja VKM:  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme se bashku me provimet e matures.
Mesatarja e Historisë:  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Historisë e tri viteve të shkollës
Mesatarja e Qytetarisë:  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Qyterarisë e tri viteve të shkollës
Mesatarja e Ekonomisë:  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Ekonomisë e tri viteve të shkollës
Mesatarja e Gjuhes se huaj:  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Gjuhës së huaj e tri viteve të shkollës
Mesatarja e Gjuhe – Letersi:  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Gjuhës Shqipe dhe Letersisë të tri viteve të shkollës

Formula e llogaritjes

Totali i pikeve = {[(Mesatarja VKM * 0.5) + (Mesatarja e Historise * 0,1) + (Mesatarja e Gjuhes se Huaj * 0,1) + (Mesatarja e Gjuhes Shqipe dhe Letersise * 0,1) + (Mesatarja e Ekonomise * 0,1) + (Mesatarja e Qytetarise * 0,1)] * 100}

Llogaritësi i pikëve

Pikët e fituesit të fundit, Tarifat dhe Kuotat

Këto janë pikët e fituesit të fundit për cdo degë në Univeristetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë të cilët janë regjistruar në degët përkatese. Pas këtij raundi ngelën disa kuota bosh të cilat u hapën përsëri për nxënësit që aplikuan në raundet në vijim.

Fakulteti i Drejtësisë

Dega Tarifat Kuotat ’18-’19
Fituesi i fundit
(Raundi i Pare)
Drejtesi 40000 Leke / Viti 700 859.19 pikë

Kriteret e miratuara nga Universiteti i Tiranës, për pranimet në ciklin e parë të studimeve për Fakultetin e Drejtësisë për vitin akademik 2018-2019, janë si më poshtë:

1.1 Nota mesatare e përgjithshme (mesatare e thjeshtë) e cila përbëhet nga nota mesatare e të gjithë viteve të shkollës së mesme (përfshirë edhe notat e provimeve të maturës shtetërore), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit.

1.2 Nota mesatare e lëndëve të mëposhtme, të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit:
a. Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 10 %
b. Histori 10 %
c. Qytetari 10%
d. Ekonomi 10%
e. Gjuhë e Huaj (e parë ) 10%

Vleresimi

User Rating: 3.42 ( 38 votes)
12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)