Në këtë faqe ju mund të llogarisni se sa pikë mund të arrini për të studiuar në “Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja” për vitin akademik 2018 – 2019 dhe listën e pikëve të fituesëve të fundit të vitit akademik 2017-2018 për të gjitha degët e këtij universiteti.
Për të llogaritur pikët ju duhet të vendosni në llogaritësin e mëposhtëm këto të dhëna:
*Për të aplikuar në këtë Fakultet (degët e mesuesisë), Mesatarja e të gjitha viteve të shkollës së mesme se bashku me notat e provimeve të maturës duhet të jetë duke filluar nga nota 7.
Mesatarja e vitit te pare
Mesatarja e vitit te dyte
Mesatarja e vitit te trete
Provimi i matem: Provimi i detyruar i matematikes
Provimi i letersise: Provimi i detyruar i letersise
Provimi i gj. se huaj: Provimi i detyruar i gjuhes se huaj
Provimi i pare me zgjedhje: Provimi me zgjedhje i maturës
Provimi i dyte me zgjedhje: Provimi me zgjedhje i maturës
KUJDES: Llogaritesi i meposhtem mund te mos jete i sakte sepse fakulteti nuk ka specifikuar formulen ekzakte. Fakulteti i Gjuheve te Huaja ka vendosur si menyre llogaritje vetem kete fjali:
“Mesatare e thjeshtë e cila rezulton nga mbledhja aritmetike e notave të tre viteve dhe notave të marra në provimet e maturës shtetërore pjestuar me numrin në total të notave të mbledhura”
Llogaritësi i pikëve
Deget, Pikët e fituesit të fundit, Kuotat dhe Tarifat
Këto janë pikët e fituesit të fundit për cdo degë në Univeristetin e Tiranës, Fakulteti Gjuhëve të Huaja të cilët janë regjistruar në degët përkatese. Pas këtij raundi ngelën disa kuota bosh të cilat u hapën përsëri për nxënësit që aplikuan në raundet në vijim.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Dega | Tarifat | Kuotat ’18-’19 |
Fituesi i fundit
(Raundi i Pare) |
Gjuhë Angleze | 25000 Leke / Viti | 240 | 839.44 |
Gjuhë Frënge | 25000 Leke / Viti | 120 | 577.16157 |
Gjuhë Gjermane | 25000 Leke / Viti | 120 | 753.46 |
Gjuhë Italiane | 25000 Leke / Viti | 150 | 724.2941 |
Gjuhë Greke | 25000 Leke / Viti | 90 | 585.41176 |
Gjuhë Turke | 25000 Leke / Viti | 90 | 578.37255 |
Gjuhë Ruse | 25000 Leke / Viti | 80 | 558.77083 |
Gjuhë Spanjolle | 25000 Leke / Viti | 90 | 555.26316 |
Gjuhë Angeleze (Sarande) | 25000 Leke / Viti | 50 | 587.26 |
Kriteret e miratuara nga Universiteti i Tiranës, për pranimet në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2018-2019, për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja janë si më poshtë:
Mesatare e thjeshtë e cila rezulton nga mbledhja aritmetike e notave të tre viteve dhe notave të marra në provimet e maturës shtetërore pjestuar me numrin në total të notave të mbledhura