Në këtë faqe ju llogarisni se sa pikë mund të arrini për të studiuar në “Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit” për vitin akademik 2018 – 2019 si dhe te shikoni listën e pikëve të fituesëve të fundit të vitit akademik 2017-2018 për të gjitha degët e këtij fakulteti.
Formula e llogaritjes
Totali i pikeve = {[(Mesatare VKM * Koeficienti i shkolles) * 0,9] + (Nota e provimit te ekonomise * 0,1)}
Koeficientet e shkolles: Kliko ketu
Llogaritësi i pikëve
Pikët e fituesit të fundit
Raundi i parë për vitin akademik 2017-2018
Këto janë pikët e fituesit të fundit për cdo degë në Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit të cilët janë regjistruar në degët përkatese. Pas këtij raundi ngelën disa kuota bosh të cilat u hapën përsëri për nxënësit që aplikuan në raundet në vijim.
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Deget | Kuotat | Fituesit e Fundit| (Raundi i Pare) |
Menaxhim Agrobiznesi | 120 | 6.31845 pikë |
Ekonomi dhe Politikë Agrare | 90 | 6.23295 pikë |
Ekonomiks i Aplikuar | 90 | 7.01955 pikë |
Informatikë Biznesi | 90 | 7.0623 pikë |
Financë Kontabilitet | 120 | 7.7634 pikë |
Menaxhim Turizmi rural | 90 | 6.16455 pikë |
Kriteret e miratuara nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, për pranimet në ciklin e parë të studimeve për Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, për vitin akademik 2018-2019, janë si më poshtë:
a. meritës së kandidatit (mesatare e shkollës së mesme të kryer sipas VKM),
b. koeficientit të përcaktuar për shkollën nga vjen (përputhshmëria me fushat dhe programet e studimit të UBT-së), c. notës për lëndën me zgjedhje si edhe
d. kuotave të paracaktuara nga UBT-ja për çdo program studimi.
Dy pikat e para a*b do te koeficentohen me 90% dhe pika c do të koeficentohet me 10%.