Aplikimet Raundi DYTE 2018. Meposhte do te gjeni te listuar permbledhjen e informacioneve qe duhet te dini rreth aplikimit, rezultateve, regjistrimit, cregjistrimit dhe ankimimit ne RAUNDIN e DYTE te aplikimit per te studiuar ne Universitet Publike dhe Jopublike, viti akademik 2018-2019. Ne kete permbledhje eshte perdorur termi IAL qe do te thote – Institucion i Arsimit te Larte (Universitet).
Per te pare Raundet e tjera:
Shiko udhezimet per RAUNDIN E PARE
Shiko udhezimet per RAUNDIN E TRETE
RAUNDI I DYTE
A. Si te aplikoj? Procedurat
- Ne datat 15 – 20 Shtator 2018 do te kryet aplikimi per studimet ne IAL, nepermjet formularit online (A3) ne portalin U-Albania. Aplikimi mund te behet kudo, mjafton te keni akses ne internet.
- Duhet te zgjidhni deri ne 10 (dhjete) programe studimi perfshire ketu programet ne Universitetet Publike dhe Jopublike.
- Aplikimi kryet nga maturante/kandidate te cilet:
– nuk kane arritur te aplikojne ne raundin e pare
– kane kryer procesin e aplikimit online ne raundin e pare dhe nuk jane shpallur fitues
– kane kryer procesin e aplikimit online ne raundin e pare dhe nuk kane arritur te regjistrohen
– jane cregjistruar pas perfundimit te raundit te pare. - Maturantet/kandidatet qe nuk kane paguar tarifen ne raundin e pare perpara aplikimit ne U-Albania, duhet te kryejne pagesen e tarifes prej 2000 (dymije) leke (te reja) ne zyrat e Postes ose ne bankat e Nivelit te dyte, nepermjet fatures qe e shkarkojne ne portalin U-Albania. (Kliko ketu per te pare se cfare hapash duhet te ndiqni per te printuar faturen)
- Maturantet te cilet kane aplikuar ne raundin e pare dhe do te riaplikojne nuk duhet ta paguajne tarifen.
B. Ku mund ti shoh rezultatet?
- Te gjitha IAL-te edhe ato qe zhvillojne konkurse/testime, pas llogaritjes se pikeve per cdo konkuret afishon ne mjediset publike dhe faqet zyrtare listen e fitueseve ku pas fituesit te fundit vendoset vija e kuqe.
- Brenda dates 25 Shtator 2018, te gjitha IAL-te (Universitetet) duke perfshire ato qe zhvillojne konkurse/testime do te afishojne dhe publikojne listat e renditjes se aplikanteve duke perdorur vetem ID. Gjithashtu do te ngarkohet nje kopje elektronike e tyre ne portalin U-Albania.
C. Si te regjistrohem?
- Ne datat 27 shtator deri ne 6 tetor 2018, te gjithe aplikantet te cilet jane shpallur fitues ne Raundin e dyte mund te kryejne procesin e regjistrimit me dokumentacionin ne sekretarite mesimore te IAL-ve ne programet e studimit ku deshirojne te vazhdojne studimet, nga ora 8:00 deri ne oren 16:30.
- Periudha 27 shtator deri ne 6 tetor 2018 eshte e ndare ne 5 faza 48 oreshe. Per ndjekjen e procedurave te 5 fazave 48 oreshe, do te publikohen udhezime ne faqet e Ministrise se Arsimit dhe U-Albania.
- Kur aplikanti shpallet fitues, ai duhet te regjistrohet brenda 48 oreve nga momenti kur eshte shpallur fitues. Nese nuk regjistrohet brenda ketij afati, e humbet te drejten e regjistrimit ne ate faze.
- Aplikantet fitues duhet te regjistrohen vetem ne nje program studimi pervec nxenesve dhe studenteve te shkelqyer.
- Per regjistrim duhet ky dokumentacion:
– dokument identifikimi (pasaporte ose karte identiteti). Ne dosje mbahet vetem fotokopja.
– fotokopja e noterizuar e Diplomes se Matures Shteterore se bashku me Certifikaten e notave.
– deklaraten te cilen e gjeni ne udhezimin e plote, duhet ta printoni dhe me pas ta plotesoni ne sekretarite e deges se studimit ku do te regjistroheni. (Kliko ketu per te pare/shkarkuar deklaraten) - Pas deklarates se shkruar behet regjistrimi menjehere ne portalin U-Albania dhe firmoset nga sekretarja dhe aplikanti ne dy fotokopje formulari i printuar nga sistemi, nje prej te cilave i jepet aplikantit.
- Aplikantet te cilet kane bere regjistrimin me dokumentacion dhe kane nenshkruar ne regjister, nuk kane te drejte te ndryshojne programin e studimit per kete vit akademik.
D. Si te C’regjistrohem?
- Pasi keni bere regjsitrimin, keni te drejte te cregjistroheni vetem ne daten 7 Tetor 2018. Duhet te paraqisni nje kerkese prane sekretarise mesimore ku keni bere regjistrimin duke terhequr dokumentat e dorezuara.
- Nese ky veprim nuk kryhet brenda dates se dhene, kandidati nuk ka te drejte te ndryshoje programin e studimit per kete vit akademik.
E. Si mund te paraqes nje ankese?
- Aplikantet kane te drejten e ankimimit ne IAL ne daten 26 Shtator 2018. Brenda 24 oreve nga paraqitja e ankeses, IAL shpreh vendimin lidhur me ankesen.
- Brenda dates 28 Shtator 2018 IAL-te shpallin vendimet ne forme elektronike ne U-Albania.
- Aplikantet, pavaresisht paraqitjes se ankeses, nese jane shpallur fitues mund te vijojne procedurat e aplikimit. Nese ankesa eshte pranuar duhet te cregjistrohen dhe te regjistrohen ne programin e studimit ne te cilin eshte pranuar ankimi, vetem me date 7 tetor 2018.
Per te pare Raundet e tjera:
Shiko udhezimet per RAUNDIN E PARE
Shiko udhezimet per RAUNDIN E TRETE
Udhezimi i plote i Ministrise se Arsimit, Sportit dhe Rinise: Lexo ketu
5 comments
Pingback: Aplikimi dhe Regjistrimi ne IAL, RAUNDI I PARE, Viti akademik 2018-2019
Pingback: Aplikimi dhe Regjistrimi ne IAL RAUNDI I TRETE, Viti akademik 2018-2019
Pingback: Si te shkarkoj faturen per aplikimet ne IAL ne U-Albania? (foto ilustruese)
Pingback: Rezultatet e provimeve me Zgjedhje - Matura 2018
Pingback: Rezultatet e Provime të Vjeshtës - Matura Shtetërore 2018 - 12Vite.com