fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca

Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e tjerë. Matematikisht llogaritet me numrin e elektroneve të paciftëzuara që ka një atom në shtresën e tij të jashtme elektronike. Për çdo element, numri i grupit në sistemin periodik përfaqëson numrin maksimal të elektroneve në shtresën e jashtme dhe vlerën maksimale të valencës që mund të arrijë. Çdo element arrin një vlerë valence në gjendje themelore ose normale dhe një ose disa valenca në gjendje të ngacmuar. Elementi kalon në gjendje të ngacmuar kur është duke marrë energji, elektronet e shtresës së jashtme të tij kalojnë nga një gjendje energjitike në një tjetër brenda të njëjtit nivel energjitik. Që elementi të kalojë në gjendje të ngacmuar duhet patjetër të ketë gjendje energjitike bosh brenda të njëjtit nivel energjitik. Përjashtim bëjnë N, O dhe F që nuk mund të kalojnë në gjendje të ngacmuar. Përgjithësisht në grupet A, vlera maksimale e valencës përputhet me numrin e grupit dhe të elektroneve në shtresën e jashtme, ndërsa në grupet B jo gjithmonë.

Potenciali i jonizimit (I)

Aftësia e një atomi për të dhënë elektrone nga shtresa e jashtme e tij duke u kthyer në jon pozitiv quhet veti reduktuese.
Procesi i dhënies së elektroneve quhet oksidim.
Sasia e nergjisë që thith një atom në gjendje të gaztë për të shkëputur një elektron nga shtresa e tij e jashtme duke u kthyer në jon pozitiv quhet energji jonizimi ose potencial jonizimi. Shënohet me I.
Për çdo elektron të shkëputur nga shtresa e jashtme e atomit ekziston një vlerë e potencialit të jonizimit e cila vjen duke u rritur. Jonet pozitive japin atomet e elementeve që kanë deri në 3 elektrone në shtresën e jashtme dhe ruajnë oktetin elektronik të një shtrese më brenda.

Aftësia për të dhënë elektrone dhe njëkohësisht vlera e potencialit të jonizimit (I) varen nga rrezja atomike dhe janë në përpjesëtim të zhdrejtë me të. Si rezultat në sistemin periodik, duke pasur parasysh ndryshimin e rrezes nga lart – poshtë, potenciali i jonizimit (I) zvogëlohet dhe nga e majta në të djathtë rritet. Elementët që kanë numër të vogël elektronesh në shtresën e jashtme, rreze të madhe, vlerë të vogël të potencialit të jonizimit (I) dhe veti reduktuese të forta në aktivitetin e tyre janë metale. Metalet ndodhen në rendin rritës në të majtë poshtë të sistemit periodik. Metalet tipik me oksigjenin, në mënyrë direkte ose indirekte formojnë okside bazike, të cilat nëse treten në ujë formojnë baza.

Afria për elektronin (A)

Aftësia e elementëve për të marrë elektrone duke plotësuar oktetin elektronik të shtresës së jashtme quhet veti oksiduese.
Procesi i marrjes së elektroneve quhet reduktim.
Sasia e energjisë që i duhet atomit për të marrë elektrone për t’u kthyer në jon negativ quhet afri për elektronin. Shënohet me A.
Afria për elektronin për elektronin e parë që merr një atom çlirohet (ekzotermik) dhe për elektronet e tjerë thithet (endotermik). Për çdo elektron ekziston një proces dhe një vlerë e përcaktuar.

Afria për elektronet është në përpjesëtim të zhdrejtë me rrezen atomike. Si rezultat, nëse lëvizin në sistemin periodik nga lart – poshtë afria zvogëlohet, nga e majta në të djathtë rritet. Elementët qe kane rreze të vogël, numër të madh elektronesh në shtresën e jashtme, vlerë të madhe të afrisë dhe kthehen lehtësisht në jone negative quhen jometale. Jometalet me oksigjenin formojnë okside – acide të cilat direkt ose indirekt në ujë formojnë acide.

Elektronegativiteti (EN)

Aftësia e një atomi për të tërhequr drejt vetes çiftin elektronik të përbashkët të një lidhjeje kimike matematikisht EN = I + A. Duke qenë se I dhe A janë në përpjesëtim të zhdrejtë me rrezen edhe EN  është në perpjesëtim të zhdrejtë me rrezen. D.m.th nëse lëvizim në sistemin periodik nga lart – poshtë, EN zvogëlohet, nga e majta në të djathtë rritet.
Një element me vlerë të madhe të EN-së shpreh veti jometalike. Sa më e vogël EN shpreh veti metalike.
Elementi më elektronegativ ndodhet në të djathtë lart sistemit periodik  dhe është flouri (F) & më pak EN ndodhet në të majtë – poshtë sistemit periodik dhe është franciumi (Fr).

Duke u mbështetur në vlerën e EN të elementit, ne mund të analizojmë vetitë e oksideve dhe hidroksideve që formojnë elementët. Sa më majtas dhe poshtë të jetë elementi, aq më bazik është oksidi dhe hidroksidi i tij. Sa më në qendër të sistemit periodik të afrohemi, aq më shumë dobësohen vetitë në të dyja anët aq më amfoter bëhet elementi.

USHTRIME TË ZGJIDHURA 

Ushtrimi 1: Berili hyn në grupin e metaleve apo jometaleve? Me cfarë valence paraqitet? Çfarë joni formon? Cila është formula elektronike e jonit të tij? Shkruani formulen e oksidit? Ç’karakter kimik ka oksidi i tij dhe ç’gjendje agregate ka?

ZGJIDHJE:

Be (Z = 4)       Formula: 1s22s2       Grupi → IIA
• Berili (Be) është metal, sepse mbaron me 2s2 dhe bën pjesë tek metalet.

Joni që formon: Be2+
Formula e jonit:  1s2 , sepse ka në shtresën e jashtme 2 elektrone (e= 2). 
Oksidi: BeO → ka karakter bazik, sepse është metal aktiv
Ky është një oksid në gjendje të ngurtë, sepse është metal.

Ushtrimi 2: Përcaktoni nëse natriumi është metal apo jometal, shkruani formulën elektronike të tij dhe gjeni sa valent është ky element. Çfarë joni formon? Me ç’valencë paraqitet në përbërjen e tij? Shkruani oksidin dhe ç’gjendje agregate ka?

ZGJIDHJE:

Na ( Z = 11)    Formula: 1s22s2p63s1          grupi IA
Mbaron me 3s1 dhe është element i grupit të IA. Si i tillë është metal.

Joni që formon: Na → Na+
Është njëvalent në përbërjet e tij.
Oksidi i natriumit: Na2O
Ky oksid është në gjendje të ngurtë, por i butë.

Ushtrimi 3: Jepen elementët kimikë: Cd, Hg, Zn, Si, Ge, Pb, N, Be, F dhe Li. Renditni sipas:
a) rritjes atomike të rrezes atomike;
b) potencialit të jonizimit të tyre.

ZGJIDHJE:

a) Sipas rritjes atomike të rrezes atomike:
F, N, Si, Ge, Pb, Zn, Cd, Hg, Be, Li.

b) Sipas potencialit të jonizimit të tyre:
Li, Be, Zn, Cd, Hg, Ge, Pb, Si, N, F.

Shënim:
Renditja sipas potencialit të jonizimit është e kundërta e renditjes së rrezes atomike, sepse këto janë në përpjesëtim të zhdrejtë me njëra-tjetrën. 

Ushtrimi 4: Cilën prej vlerave të mëposhtme të valencës nuk e shfaq Cl?

ZGJIDHJE:

A) I
B) III
C) VI
D) VII

Përgjigje: Klori (Cl) është grupi VII A dhe shfaq vetëm valencat I, III, V, VII. 

Ushtrimi 5: Janë dhënë elementët: Li, Ca, Be, Fe, Zn dhe Ba.
a) I vendosni sipas rrezes atomike në rritje.
b) Gjeni ngarkesat e joneve që formojnë.
c) Shkruani formulat e oksideve përkatëse.
d) Hidratet e këtyre oksideve.

ZGJIDHJE:

a) Sipas rritjes së rrezes atomike, elementët renditen:
Be, Li, Zn, Ca, Ba.

b) Ngarkesat e joneve që formojnë në bazë të valencave që kanë:
Be2+, Li+, Fe2+, Fe3+, Zn2+, Ca+, Ba2+.

c) Formulat e oksideve që formojnë: 
BeO, Li2O, FeO, Fe2O3, ZnO, CaO, BaO

2Be + O2 → 2BeO
2Li + O2 → Li2O
2Fe + O2 → 2FeO                (Fe → II valent)
4Fe + 3O2 → 2Fe2O3           (Fe → III valent)
2Zn + O2 → 2ZnO
2Ca + O2 → 2CaO
2Ba + O2 → 2BaO

d) Hidratet e oksideve të formuara:
Be(OH)2, LiOH, Fe(OH)2, Fe(OH)3, Zn(OH)2, Ca(OH)2, Ba(OH)2

BeO + H2O → Be(OH)2
LiO + H2O → LiOH
FeO + H2O → Fe(OH)2
Fe2O3 + H2O → Fe(OH)3
ZnO + H2O → Zn(OH)2
CaO + H2O → Ca(OH)2
BaO + H2O → Ba(OH)2.

Ushtrimi 6: Krahasoni rrezet e elementeve të grupit të katërt IV B: Ti (Z = 22), Zr ( Z = 40), Hf (Z = 72 ).

ZGJIDHJE:

Mqs, jemi në grupet B, praktikisht në grupin e IV B, dimë se rrezja rritet paksa kur kalojmë nga perioda e katërt në të pestë, pastaj mbetet e pandryshuar. Titani (Ti), duke qenë se ndodhet në periodën n=4, ka rreze atomike më të madhe sesa zirkoni (Zr) dhe hafniumi (HF). 
Hafniumi (Hf) duke qenë se ndodhet në periodën n= 5 dhe zirkoni në periodën n=6, nuk është se kanë ndryshim të madh në rrezen atomike. Thuajse kanë të njëjtën rreze.

Ushtrimi 7: Cili e ka rrezen më të madhe silici (Z = 14) apo squfuri (Z = 16)?

ZGJIDHJE:

Silici (Si) është grupi IV A, ndërsa squfuri (S) është grupi VI A.

Dimë se:
Kur lëvizim në grupet A, nga e majta në të djathtë brenda të njëjtës periodë, rrezja vjen duke u rritur. ➯Rreze më të madhe ka silici, sepse ndodhet më në të majtë të sistemit periodik sesa squfuri.

Ushtrimi 8: Vendosni sipas rritjes së rrezes elementët: Ga, As, Br, I dhe Ca.

ZGJIDHJE:

Renditja sipas rritjes së rrezes:
Br, I, As, Ga, Ca.

Ushtrimi 9: Klori kalon në gjendje të ngacmuar. Po flouri pse nuk kalon në gjendje të ngacmuar?

ZGJIDHJE:

F ( Z = 9)   1s22s2p5

M.q.s flouri mbaron me 2s2p5 dhe është element në periodën e dytë (n = 2), nuk e ka nënnivelin d, ndaj nuk kalon në gjendje të ngacmuar. Flouri është gjithmonë njëvalent.

 

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)