Ligji periodik i elementeve
Përsëritja periodike e shtresës së jashtme elektronike të elementeve sjell ngjashmërinë periodike te vetitë fiziko – kimike të elementeve dhe përbërjeve të tyre. Ky ligj është përmirësuar nga Mozli dhe formulohet: “Vetitë fiziko – kimike të elementeve janë funksion periodik i numrit atomik Z“.
Mbi këtë ligj është ndërtuar sistemi periodik i elementeve, i cili përbëhet:
• horizontalisht nga rreshta të quajtura perioda.
• vertikalisht nga kolona të quajtura grupe.
Elementët e një periode kanë të njëjtë numrin e niveleve të plotësuara me elektrone, por jo numrin e elektroneve në shtresën e jashtme. Kjo bën që elementët e një periode të mos kenë ngjashmëri në vetitë e tyre fiziko-kimike. Një periodë fillon me një metal tipik dhe mbyllet me një jometal tipik, përjashtuar gazet e plogëta.
Elementët e një grupi kanë të përbashkët numrin e elektroneve në shtresën e jashtme, por jo numrin e niveleve të plotësuara me elektrone. Kjo bën që elementet e një grupi të kenë ngjashmëri në vetitë e tyre fiziko-kimike. Përgjithësisht, numri i elektroneve që përmban shtresa e jashtme e elementit përfaqëson numrin e grupit.
• Nëse elementi së fundmi plotëson nënnivelin s ose p të nivelit të jashtëm, bën pjesë tek grupet A.
• Nëse elementi së fundmi plotëson nënnivelin d të nivelit fqinjë me të jashtmin, bën pjesë tek grupet B.
Shtresa e jashtme elektronike për elementët e grupit A:
ns1 → grupi I A
ns2 → grupi II A
ns2 p1 → grupi III A
ns2 p2 → grupi IV A
ns2 p3 → grupi V A
ns2 p4 → grupi VI A
ns2 p5 → grupi VII A
ns2 p6 → grupi VIII A
Shtresa e jashtme elektronike për elementët e grupit B:
(n – 1) d1 ns2 → grupi III B
(n – 1) d2 ns2 → grupi IV B
(n – 1) d3 ns2 → grupi V B
(n – 1) d4 ns2 → grupi VI B
(n – 1) d5 ns2 → grupi VII B
(n – 1) d6 ns2 → grupi VIII B
(n – 1) d7 ns2 → grupi VIII B
(n – 1) d8 ns2 → grupi VIII B
(n – 1) d9 ns2 → grupi I B
(n – 1) d10 ns2 → grupi II B
Elementët që i përkasin grupeve A, quhen elemente përfaqësues. Në to bëjnë pjesë metale dhe jometale.
Elementët që ndodhen në grupet B quhen kalimtarë ose metaloidë dhe sillen përgjithësisht në përbërjet e tyre si amfoter.
Amfoter quhen elementët, të cilët sillen në varësi të mjedisit ku ndodhen si metale ose si jometale.
Elementët f janë ata që plotesojnë nennivelin f të nivelit të tretë nga jashtë. Këta elementë quhen kalimtarë të brendshëm. Nuk formojnë grupe kimike, por formojnë dy seri homologe.
Elementët f të periodës së gjashtë ngjajnë me lantanin (elementin d që u paraprin), ndaj formojnë serinë e lantanideve.
Elementët f të periodës së shtatë ngjajnë me aktinin (elementin d që u paraprin), ndaj formojnë serinë e aktinideve.
• Rreze atomike quajmë largësinë nga bërthama deri në nivelin më të jashtëm të pltësuar me elektrone në një atom.
• Rreze të joneve pozitive (X+) quajmë largësinë nga bërthama deri në nivelin më të jashtëm të plotësuar me elektrone, pasi atomi ka larguar e– nga shtresa e jashtme duke u kthyer në jon +.
• Rreze të joneve negative (X–) quajmë largësinë nga bërthama deri në nivelin më të jashtëm të plotësuar me elektrone, pasi atomi merr e– duke u kthyer ne jon negativ.
➯ Një jon + ka rreze më të vogël se atomi përkatës.
➯ Një jon – ka rreze atomike më të madhe se atomi përkatës.
Foto ilustruese: Rrezja e një atomi, e një joni pozitiv dhe një joni negativ
• Faktorët që ndikojnë në përmasat e rrezes së atomit janë:
⇒ Numri kuantik themelor n dhe numri atomik Z .
⇒ Numri kuantik themelor n është në përpjestim të drejtë me rrezen atomike, kurse numri atomik Z është në përpjesëtim të zhdrejtë me rrezen atomike.
⇒ Duke lëvizur në sistemin periodik ne grupet A nga lart – poshtë rrezja rritet. Nga e majta në të djathtë rrezja zvogëlohet.
⇒ Për grupet B nga lart – poshtë nga perioda 4 në 5 rritet paksa pastaj mbetet e pandryshuar. Nga e majta në të djathtë, kur kalojmë nga grupi II A në grupin III B rrezja rritet; drejt të VIIIB zvogëlohet, pastaj rritet përsëri drejt II B.
Grupi I A
Grupi IA janë metalet tipik me vetitë e tyre. Përcjellin mirë nxehtësinë dhe elektricitetin. Janë shumë të ngurtë, por të butë. Priten lehtësisht me thikë. Quhen metale – alkalinë, sepse përbën oksidet dhe hidroksidet e tyre kanë veti të theksuara bazike (alkal – bazike ). Janë elementët e ekstremit në të majtë të sistemit periodik. Kanë 1 e– në shtresën e jashtme, në nënnivelin “s” dhe kthehet lehtësisht në jone me 1 ngarkesë +.
Grupi IA ns1 (I valent)
M → M+ + 1e– (oksidim)
M.q.s janë elementët me rrezen më të madhe në sistemin periodik dhe numër më të vogël elektronesh, i nënshtrohen lehtësisht procesit te oksidimit dhe janë reduktues të fuqishëm. Si rezultat i kësaj vlere I, A dhe EN janë të vogla. Duke lëvizur nga lart – poshtë brenda këtij grupi këto vlera zvogëlohen edhe më shumë duke theksuar më tej vetitë metalike. Janë metale shumë ktivë, ndaj nuk gjenden të lirë në natyrë dhe mund të ruhen në gjendje të pastër, vetëm në enë me vajguri pa qenë në kontakt me ajrin. E vetmja mënyrë gatitje e tyre është elektroliza e përbërjeve të tyre në gjendje të shkrirë. Përgjithësisht përbërjet e tyre janë të tretshme dhe janë të përhapura kudo. M.q.s janë metale shumë aktivë veprojnë në kushte normale me një gamë të gjerë substancash.
Grupi II A
Grupi IIA quhen ndryshe alkalino – tokësorë. Alkalin sepse ngjajnë me elementët e grupit IA dhe tokësorë sepse janë mjaft të përhapura në koren e tokës. Janë elemente “s”. Në gjendje normale janë 0 valent, në përbërjet e tyre janë gjithmonë në gjendje të ngurtë dhe shprehin valencën II. Kthehen lehtësisht në jone me dy ngarkesa positive. Kanë rreze të madhe dhe vlera të vogla të I –së, A dhe EN. Si rezultat I nënshtrohen lehtësisht oksidimit dhe janë reduktim të fortë. M.q.s ndodhen në të djathtë të grupit IA kanë rreze pak më të vogël se ata dhe si rezultat bën që vetitë e tyre të jenë pak më të dobëta se grupi IA. Kjo duket, sepse Be është amfoter dhe Mg metal i dobët. Për këtë arsye, as Be dhe as Mg dhe Ca deri diku me vështirësi nuk veprojnë në temperaturë të zakonshme me O2 dhe H2O. Metalet alkalino – tokësor mund të gatitet vetëm nga elektroliza e kripërave të tyre në gjendje të shkrirë.
Grupi VII A
Grupi VII A quhen ndryshe halogjenë (kripëlindës). Ndryshimi i madh në masën e tyre sjell ndryshimet e gjendjes fizike brenda grupit. Flouri (F) dhe klori (Cl) janë gaze, ndërsa bromi (Br) është lëng. Molekulat e substancave të tyre janë gjithmonë dyatomike (X2). Shtresa e jashtme e tyre është ns2p5 që d.m.th arrin valenca I, III, V , VII përveç F që nuk mund të kalojë në gjendje të ngacmuar dhe është gjithmonë një valent. M.q.s kanë 7 elektrone në shtresën e jashtme, atëherë kthehen lehtësisht në jone me një ngarkesë negative.
Duke qenë se elementët në ekstremin e djathtë të sistemit periodik kanë rreze të vogël, atëherë si rezultat kanë vlera të larta të I, A dhe EN. Të gjitha vetitë e mësipërme i bëjnë jometale tipikë që i nënshtrohen lehtësisht reduktimit dhe oksidimit të fuqishëm. Mund të veprojnë me oksigjenin duke dhënë oksideacide, mund të veprojnë me hidrogjenin duke dhënë halogjenorët e hidrogjenit, të cilat në tretësirë ujore formojnë acidet halogjenhidrik. Një veti tjetër karakteristikë e halogjeneve është që halogjeni më aktiv sposton nga përbërjet e tij halogjenin më pak aktiv.
USHTRIME TË ZGJIDHURA
Ushtrimi 1: Bazuar në sistemin periodik të elementëve kimikë dhe në njohuritë e marra tek elementët kimik: Li, Na, Cz, Fe, Cu. Përcaktoni:
a) numrin e masës;
b) numrin e protoneve të elementit kimik;
c) numrin e elektroneve të elementit kimik.
Shënim: Për zgjidhjen e ushtrimit na vjen në ndihmë tabela e sistemit periodik, në të cilën do të gjejmë numrin e masës (A) dhe numrin atomik (Z). Li A = 7 Z = 3 e– = 3 p+ = e– Na A = 23 Z = 11 e– = 11 p+ = e– Cz A = 133 Z = 55 e– = 55 p+ = e– Fe A = 56 Z = 26 e– = 26 p+ = e– Cu A = 64 Z = 29 e– = 29 p+ = e–
Ushtrimi 2: Elementi “X” ka 31 elektrone. Sa protone ka atomi? Po neutrone?
ZGJIDHJE: X = Ga Z = 31 N = A – Z Shënim: Për zgjidhjen e ushtrimit na vjen në ndihmë tabela e sistemit periodik, në të cilën do të gjejmë numrin e masës (A).
e– = 31 p+ = 31 N = 70 – 31
p+ = e– A = 70 N = 39
Ushtrimi 3: Elementi “X“, ka 3 elektrone në nivelin e tretë energjitik. Sa është vlera e numrit kuantik sekondar orbital “l”.
ZGJIDHJE: n = 3 3 elektrone në nivelin e tretë energjitik: 3s2p1
l = 0 (s) Vlera e numrit kuantik sekondar orbital “l” është: l = 0 dhe l = 1.
l = 1 (p)
Ushtrimi 4: Ç’ndryshim ka rrezja e orbitës së parë me atë të dytë?
ZGJIDHJA: Ndryshimi mes orbitës së parë me atë të dytë qendron te madhësia e rrezes. Me rritjen e nivelit energjitik rritet edhe rrezja e orbitës.
R1 < R2.
One comment
Pingback: Përgatitje për provimin e Kimisë - Matura Shtetërore - 12Vite.com