fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Shkenca dhe Feja

N

ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Ai që ka shkencën… nuk ka nevojë për fenë. – V. Gëte

#2. Ai që ndihmon njerëzit, ai është dhe Zoti. – Thënie angleze

#3. Ai që përmend murgun, me këtë fjalë përmbledh bestytnitë, personifikon kopracinë, mishëron hipokrizinë dhe gërsheton të gjitha të metat. Në qoftë se dëshiron t’i shprehësh të gjitha këto me një fjalë të vetme, thuaj: murg. – Xh. Bruno

#4. Ai që s’bën për asgjë, bëhet murg. – Thënie angleze

#5. Ai që sheh gjithmonë nga qielli, e thyen hundën lehtë. – Thënie gjermane

#6. As mbi tokë e as nën tokë nuk gjen as parajsë as ferr. – Thënie amerikane

#7. Atë që abati s’mund ta hajë, e flijon për të shpëtuar shpirtin e tij. – Thënie spanjolle

#8. Atje ky s’hyn djalli, dërgon murgun. – Thënie holandeze

#9. Besimi s’është fillimi, por fundi i gjithë diturive. – V. Gëte

#10. Besimi te Zoti është mosbesimi te vetja. – Thënie çeke

#11. Burgu dhe kreshma e madhe janë për të varfrit. – Thënie spanjolle

#12. Çdo gjë e hijshme, e bukur dhe ideale në këtë botë nuk është mbjellë nga perëndia, por nga njeriu dhe nga mendja e tij. – G. de Mopasan

#13. Çdo perëndi është një qenie e krijuar nga përfytyrimi, një shëmbëlltyrë e njeriut, por një figurë që njeriu e quan jashtë vetes dhe e përfytyron si një qenie të pavarur – L. Fojerbah

#14. Dembeli bëhet profet. – Thënie bullgare

#15. Demi qëllon përpara, kali-prapa, prifti nga të gjitha anët. –
Thënie gjermane

#16. Djalli është pjellë e zotit. – Thënie angleze

#17. Djalli më i keq është ai që lutet. – Thënie amerikane

#18. Djalli në pleqëri bëhet murg. – Thënie angleze

#19. Do të fitosh para lehtë, bëhu prift. – Thënie bullgare

#20. Doktrina për ekzistencën e zoitit i përket besimit dogmatik. – E. Kant

#21. Dhiata e vjetër me historinë për botën që duket qartë se është e rreme, me kullën e Babilonisë, me ylberin si shenjë paralajmëruese… dhe duke veshur zotit ndjenjat e një tirani hakmarrës nuk meriton më shumë besim se sa librat e shenjtë të indianëve ose se sa besimi i njerëzve të egër. – Ç. Darvin

#22. Është e lehtë të bëhesh hoxhë, po është vështirë të bëhesh njeri. – Thënie persiane

#23. Është marri t’u lutesh perëndive për atë që njeriu mund ta arrijë vetë. – Epikuri

#24. Fanatizmi dhe misticizmi janë armiq të shkencës, sepse ata janë errësirë dhe shkenca dritë. – V Belinski

#25. Fanatizmi është një përrallë që e ka shpikur mëria, e ka ushqyer frika dhe e ka ruajtur budallallëku. – S. Frashëri

#26. Shko në parajsë për klimën dhe në ferr për njerëzit. – M. Twain

#27. Feja e shqiptarit është shqiptaria. – P Vasa

#28. Feja është bija e paditurisë. – L. Fojerbah

#29. Feja është vetëm një fre i fortë për masat, dordoleci më i frikshëm për mendjelehtët, një perde e trashë që e pengon popuillin të shohë qartë se çfarë ndodh në tokë, duke detyruar t’i ngreje sytë nga qielli. – A. Hercen

#30. Ferri është krijuar për kureshtarët. – Thënie latine

#31. Ferrin mund ta shpikin vetëm ata njerëz dhe për ata njerëz,
që i ka pushtuar ndjenja e urrejtjes dhe e hakmarrjes. – P Lafarg

#32. Frika përpara një force të padukshme, të trilluar nga mendja ose
të përfytyruar në bazë të hamendjeve… quhet fe. – T Hobs

#33. Gëzimi është në tokë e jo në qiell. – Thënie finlandeze

#34. Gruan mbaje larg nga haxhilerët. – Thënie turke

#35. Hosanaja e manastirit është “Qoftë i lavdëruar ai që vjen
këtu me thasët plot me flori” – Thënie gjermane

#36. I biri i priftit është nipi i djallit. – Thënie bullgare

#37. lkona dhe lopata bëhen nga i njëjti dru. – Thënie boshnjake

#38. I rashë përqark gjithë botës së yjeve dhe nuk gjeta gjëkundi as më të voglën gjurmë të zotit. – La Landi

#39. I vetmi shfajësim për perëndinë është fakti se ai nuk ekziston. – Stendali

#40. Jezuiti shkonte në shkollë së bashku me djallin. – Thënie gjermane

#41. Kambana i thërret njerëzit në kishë, po vetë atje s’shkon kurrë. –
Thënie gjermane

#42. Kadiu është shurdh, myftiu i verbër, më mirë kujdesu vetë për: veten. – Thënie turke

#43. Këmbët e gjarprit, sytë e milingonës dhe bukën e hoxhës nuk i ka parë njeri. – Thënie persiane

#44. Kisha dhe taverna shpesh janë pranë. – Thënie suedeze

#45. Kryqi i shenjtë do të thotë bukë e arra, fiq të thatë e verë të ëmbël. – Thënie italiane

#46. Ku është varfëria, zoti nuk largohet kurrë. – Thënie rumune

#47. Ku shkel këmba e murgut, nuk mbin as bari. – Thënie zvicerane

#48. Kur dy vetë diskutojnë për fenë, të paktën njëri është budalla. – Thënie arabe

#49. Kur kujtoj se me çfarë egërsie na kanë sulmuar përfaqësuesit e kishës, më duket për të qeshur se si dikur edhe unë kisha ndër mend të bëhesha prift. – Ç. Darvin

#50. Kur mosbesimi kthehet në një besim, ai bëhet më pa mend
sesa një fe. – Vëllezërit Gonkur

#51. Kur murgu hap gojën, zgjat dhe dorën. – Thënie gjermane

#52. Kur sulmon qiellin, duhet të marrësh në shenjë vetë zotin. – H. de Balzak

#53. Kush s’do të punojë, bëhet prift ose murg. – Thënie gjermane

#54. Kushdo që mendohet seriozisht për fenë dhe moralin e saj të mbinatyrshëm, kushdo që me mendje të kthjellët i peshon të mirat e të metat e saj, mund të bindet që feja dhe morali i saj janë të dëmshme për njerëzimin dhe në çdo rast janë në kundërshtim me natyrën e njeriut. – P. Holbah

#55. Manastiri është ferr, ku kryemurgu është djalli, ndërsa mur-
gjit dhe murgeshat janë shpirtra të mallkuar – Thënie gjermane

#56. Mbas kryqit qëndron djalli. – Thënie franceze

#57. Me para dhe gomari bëhet prift. – Thënie bullgare

#58. Megjithëse je hoxhë, nuk di asgjë. – Thënie afgane

#59. Më afër kishës, më afër skëterrës. – Thënie gjermane

#60. Më mirë një ditë në këtë botë, se një mijë në botën tjetër. – Thënie japoneze

#61. Më parë lidhe gomarin, pastaj besoja zotit. – Thënie turke

#62. Mjaft jemi falur për perënditë: të falemi për të ndryshuar
vetveten. – T Mani

#63. Mjaft të hyjë djalli në kishë dhe ai në çast zë e predikon. – Thënie suedeze

#64. Morali mbaron atje ku fillon feja. – S. Mareshal

#65. Mos i beso atij që dëgjon dy mesha. – Thënie franceze

#66. Mos i beso kurrë pamjes së përulur të murgut, të murgeshës dhe të hipokritit. – Thënie gjermane

#67. Mos iu qa tokës, ajo është e shurdhët, mos iu qa qiellit, ai është lart. – Thënie mongole

#68. Mos u tundo nga bathët në qiell, por mblidh bathët në tokë. – Thënie kineze

#69. Mund të shëtisësh Iirisht midis gjarpërinjve, po më mirë qëndro sa më larg priftërinjve. – Thënie indiane

#70. Murgu mbetet murg çdo rrobë që të veshë. Thënie koreane

#71. Murgu nuk shkulet, po nuk e dëbove. – Thënie bullgare

#72. Murgjit dhe hipokritët janë më të këqinj se ç’duken. – Thënie franceze

#73. Ndërgjegja e murgut, kurrizi i gomarit dhe gjunjët e kurtizabes mbajnë çdo peshë. – Thënie gjermane

#74. Ndërmjet frymës fetare në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe frymës moderne mund të ketë vetëm antagonizëm. – R. Genon

#75. Në çdo besëtytni, të mençurit shkojnë pas budallenjve. – F Bekon

#76. Në çdo kishë ka tri kambana; njëra thërret: “Verë!” Tjetra: “Kush paguan?” E treta: “Fshatarët!” – Thënie gjermane

#77. Në fjalët zot e fe, shoh padije, errësirë, pranga e kërbaç
dhe s’i dua këto dy fjalë si dhe katër fjalët e tjera. – V. Belinski

#78. Në kohët e errëta popujt i drejtonin më mirë me ndihmën e fesë, sepse në një errësirë të plotë udhërrëfyesi më i mirë është i verbri: ai e dallon rrugën dhe shtegun më mirë se njerëzit me sy. Por është vërtet marrëzi që, kur ka ardhur dita, të përdoren si udhërrëfyes pleqtë e verbër. – H. Hajne

#79. Në mëngjes më mirë të takosh shejtanin se hoxhën. – Thënie arabe

#80. Në qoftë se kërkon priftin, pyet të zotin e tavernës e jo
dhjakun. – Thënie bullgare

#81. Në qoftë se mëkati i njeriut është më i fortë se mëshira e perëndisë, atëherë djalli, i cili e shkakatoi këtë mëkat, është më i fortë sesa perëndia. – O. Khajam

#82. Në rast se ferri vërtet ekziston, atëherë perëndia është një qënie e neveritshme, e urryer dhe një lloj tirani i tmerrshëm. – M. Ahundov

#83. Në rast se perëndia na ka bërë sipas shëmbëlltyrës së vet,
edhe ne mirë ia kemi shpërblyer – Volteri

#84. Nëse gjalpi duhet në shtëpi, pse të çohet në xhami? – Thënie arabe

#85. Nëse do të dish, ku ka verë të mirë, pyet ku shkojnë
priftërinjtë për të pirë. – Thënie bullgare

#86. Nuk dua ta besoj se paska Zot, kur shohim se sa fatkeqë
janë njerëzit më të mirë midis nesh. – Thënie holandeze

#87. Nuk i ka krijuar perëndia njerëzit sipas shëmbëlltyrës së vet por njerëzit e krijojnë atë sipas vetes. Zoti i muhamedanëve nuk është i njëjtë me zotin e të krishterëve. Zoti i protestantit nuk ësht si zoti i katolikut. Zoti i të rriturit dallohet nga zoti i fëmijës dhe plakut. – D. Didro

#88. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë të dhënë që te vërtetojë se ekziston jetë tjetër, sepse ajo është e pamundur dhe besimi për të vetëm sa u hedh vargonj synimeve njerëzore dhe e pengon përparimin njerëzor – A. Bebe

#89. Nuk ka pasur shpikje më të lehtë për njeriun se sa shpikja e jetës qiellore. – G. Lihtenberg

#90. Njerëzit besojnë atë që dëshirojnë. – Jul Cezari

#91. Njerëzit e varfër krijojnë shenjtorë të pasur. – Thënie gjermane

#92. Njerëzimi tashmë ndodhet në pragun e shekullit të artë, po nëse kjo është kështu, atëherë në fillim duhet vrarë kuçedra që e ruan portën dhe kjo kuçedër është feja. – A. Rasel

#93. Njeriu ndërron më lehtë fenë se sa kafenë. – Zh. Kurtlën

#94. Një gjë është e përcaktuar pa dyshim: fenë e krishterë e mohojnë më mirë njerëzit që ushqehen prej saj, se sa ata që janë të bindur për vërtetësinë e saj. – G. Lihtenberg

#95. Një popull që mendon se njerëzit i bëjnë të ndershëm feja dhe jo ligjet e mira, më duket shumë i prapambetur. – D. Didro

#96. O zot, o zot, ç’të duhet lëkura jonë? – Thënie bullgare

#97. Paragjykimi është bir i paditurisë. – U. Hazlit

#98. Parajsa është atje, ku s’ka mashtrim. – Thënie arabe

#99. Parajsa është plot me shenjtorë që nuk kanë pasur raste të mjaftueshme për të mëkatuar. – R. Xhervazo

#100. Pas shpinës së Budës jeton djalli. – Thënie japoneze

#101. Perëndia nuk mund të pajtohet me makinat, me mjekësinë
shkencore dhe me të mirën e përgjithshme. – O. Haksli

#102. Perënditë i krijojnë sherbëtorët e tyre. – Thënie japoneze

#103. Për çfarëdo që lutet njeriu, ai lutet për mrekullira. Çdo lutje fetare përmblidhet në këto fjalë: “O zot i madh, bëje që dy herë dy të mos dalin katër!” – I. Turgeniev

#104. Për profetizuesin e fatit s’ka rëndësi nëse vdes ti apo jo,
mjaft që të mbushë xhepat me para. – Thënie vietnameze

#105. Po ta ndihmonte mjekra, edhe cjapi bëhet predikues. – Thënie angleze

#106. Po të më pyesin përse në zemrën time nuk ka asnjë fe, do
të përgjigjem se e kam humbur atë për faj të fesë. – F Shiler

#107. Po të banonte në tokë perëndia, njerëzit do t’ia thyenin të gjitha dritaret. – Thënie çifute

#108. Po të prisnin dru në manastir, murgjit nuk do të jetonin aty. – Thënie gjermane

#109. Poshtë arsyeja! Kjo është baza e fesë. – P Holbah

#110. Prej fanatizmit deri te barbarizmi ka vetëm një hap. – D. Didro

#111. Priftërinjtë, kallogjerët dhe pulat gjithmonë janë të pangopur. – Thënie italiane

#112. Prifti dhe batakçiu kanë një lëkurë. – Thënie gjermane

#113. Prifti dhe djalli bëjnë një çift të bukur. – Thënie gjermane

#114. Prifti dhe murgu nuk japin, sepse kanë dy duar një për të marrë e një për të bekuar. – Thënie bullgare

#115. Prifti rrjep nga i gjalli dhe i vdekuri.
Thënie japoneze

#116. Pse ta vë kokën nën ungjill, kur e kam shëndoshë e mirë. – Thënie polake

#117. Qytetërimi nuk do ta arrijë përsosmërinë e vet deri atëherë kur guri i fundit i kishës së fundit të mos bjerë mbi kokën e priftit të fundit. – E. Zola

#118. Ruaje fëmijën të mos bjerë në pus e ti të mos thuash: Ky vullneti i perëndive. – Thënie greke

#119. Ruaju kur djalli s’duket në sytë e murgut , ai e ka në mëngë. – Thënie gjermane

#120. Ruaju prej atij që bën kryq më shumë. – Thënie bullgare

#121. Ruajuni, pula, kur dhelpra bëhet predikuese. – Thënie franceze

#122. Ruani dhëntë, kur ujku lexon predikimin. – Thënie franceze

#123. Sa më afër manastirit, aq më larg zotit. – Thënie mongole

#124. Sa më pak është i arsyeshëm një kult, aq më shumë përpiqen ta ngulitin me forcë. – Zh. Zh. Ruso

#125. Sa më shumë budallenj të ketë, aq më mirë për priftin. – Thënie gjermane

#126. Sado i rëndë të jetë thesi i priftit, atij kurrë nuk i duket plot. – Thënie franceze

#127. Secili bën ç’mundet: qentë lehin, ujqërit ulërijnë, murgjit gënjejnë. – Thënie gjermane

#128. Si është populli, ashtu janë dhe perënditë. – Thënie gjermane

#129. Si idhulli: nga jashtë shkëlqen, po brenda është bosh. – Thënie indoneziane

#130. Siç nuk ka interes në ndershmëri, ashtu nuk ka ndershmëri në fe. – Thënie angleze

#131. Shenjtorët e gdhendur si skulptura kanë pasur në këtë
botë shumë më tepër ndikim se sa shenjtorët e gjallë. – G. Lihtenberg

#132. Shërbyesit e shenjtë a nuk i ngjajnë xhonglerëve shumë të nderuar, që na thonë t’i ngremë sytë në qiell e ndërkaq na boshatisin, xhepat? – T. Kampanela

#133. Shpëtona, o zot, ditën nga pronari, natën nga murgu. – Thënie spanjolle

#134. Shumë Lutemi dhe prapë asnjë të mirë s’kemi. – Thënie angleze

#135. Te Buda shpresoi, në ferr përfundoi. – Thënie japoneze

#136. Te myslimanët dembeli është dervishi, te të krishterët prifti. – Thënie arabe

#137. Te zoti shpreso, po devenë lidhe. – Thënie persiane

#138. Tenisoni ka thënë se me lutjet fetare arrihen shumë më tepër gjëra se sa kujtojnë njerëzit, porse ai ka qenë aq i zgjuar sa nuk na e ka thënë a është fjala për gjëra të mira apo për gjëra të këqija. – S. Batler

#139. Të besosh zotin, do të thotë të mos besosh veten. – Thënie çeke

#140. Të .gjitha fetë që shohim mbi tokë na japin vetëm një
shtëllungë trillimesh e përçarjesh, që e shqetësojnë mendjen. – P. Holbah

#141. Të gjitha mjetet kulturore, të gjitha shpikjet që ka bërë njeriu për ta mbrojtur veten nga dhuna e natyrës, si për shembull rrufepritësja, besimi fetar konsekuent i ka dënuar si shkelje të pushtetit hyjnor. – L. Fojerbah

#142. Të profetizosh, do të thotë të gënjesh. – Thënie angleze

#143. Të shenjtit i luten sa të kalojnë moçalin. – Thënie spanjolle

#144. Të uriturit më mirë bukë se xhami. – Thënie arabe

#145. T’i përulesh perëndisë do të thotë t’i përulesh një trillimi, të
shpikur nga përfytyrimi i njerëzve. – P Holbah

#146. Tre janë në botë të pangopur prifti, kallogjeri dhe deti. – Thënie angleze

#147. Thesi i priftit s’ka fund. – Thënie rumune

#148. Thonë fare mirë se po të vendosnin trekëndëshat të trillonin perënditë e tyre, do ta bënin atë me tri brinjë. – Monteskje

#149. Ujku u ngop me mish dhe u bë murg. – Thënie spanjolle

#150. Ujkut po i lexonin ungjillin dhe ai thosh: “Mbaroni shpejt, se
më kaloi një tufë dhensh” – Thënie turke.

#151. Unë i thosha: “Lexo!” Ai nuk lexonte. Megjithatë u bë
hafëz (Hafëz (turqisht) njeriu që e di kuranin përmendësh.) – Thënie turke

#152. Vallë, a bëhet qeni i zi lopë e shenjtë pas haxhillëkut në
Benares. – Thënie indiane

#153. Vini re se si epokat më besimtare kanë qenë gjithmonë
epokat e krimeve të tmerrshme. – Volteri

#154. Zoti i jep bajame atij që s’ka dhëmbë. – Thënie spanjolle

#155. Zoti na dhuron atë, që e krijojmë vetë me duart tona. – Thënie angleze

#156. Zoti ndihmon më të fuqishmit. – Thënie holandeze

#157. Zhvillimi historik i fesë është zhdukja e saj graduale. – I. Diegen

Review Overview

Katalogu i fjalëve të urta:

User Rating: 4.95 ( 2 votes)

One comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)