fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Bukuria

Fjale te urta per Bukurine, Vetem ne www.alkimistet.com
Bukuria – Thenie te urta

Të gjitha këto thënie të urta janë marrë nga libri “Antologjia e Fjalës së Lirë” per qëllime edukuese. Ne kemi punuar vertet fort për të sjellë këtë katalog te stërmadh thëniesh të urta dhe na vjen keq që MOMENTALISHT KEMI BLLOKUAR KOPJIMIN pasi jemi ndeshur me një numër të madh website-sh te cilat vjedhin materialet tona dhe jo vetëm. 

Ne jemi të perkushtuar në punën tonë dhe nuk do të vjedhim asnjë material të faqeve të tjera. Ne momentin që do të kemi vizitorë të mjaftueshëm të cilët e njohin faqen tonë dhe e dinë përmbajtjen e saj, ne do ta heqim “kodin e moskopjimit”, pasi do të dihet se nga merret materiali i vertetë.  Ju faleminderit per mirëkuptimin!

NËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe F NJËKOHËSISHT. MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Arti është i bukur, por bukuria ia kalon. – Thënie anonime

#2. Arti është i bukur kur dora, koka dhe zemra punojnë së bashku. – Thënie angleze

#3. Artisti duhet ta dojë jetën dhe të na tregojë se ajo është e bukur , pa atë ne do të dyshonim. – A. Frans

#4. Aty ku janë të gjithë gungaçë, trupi i bukur duket i përçudnuar. – O. De Balzak

#5. Bukuria dhe dashuria janë dy arsyet për të jetuar. – L. Tolstoi

#6. Bukuria e realizimit varet nga qartësia e mendimit. – G. Kurbe

#7. Bukuria e trëndafilit mbi kokën e gjarprit s’është bukuri. – Thënie anonime

#8. Bukuria e vërtetë si dhe mençuria e vërtetë janë shumë të thjeshta dhe të kuptueshme për të gjithë. – M. Gorki

#9. Bukuria është diçka shtazarake në qoftë se nuk rrethohet me mençuri. – Demokriti

#10. Bukuria është e thjeshtë, jo e koklavitur, e ndryshme, jo uniform e fisnike, jo e rëndomtë, rrezatuese, e pafundme, njerëzore. – O. Paskali

#11. Bukuria është fatkeqësi e gozhduar në kockën e elefantit. – Teokriti

#12. Bukuria është shkëlqim i së vërtetës. – Platoni

#13. Bukuria është sundimi jetëshkurtër. – Sokrati

#14. Bukuria është vetëm një premtim për lumturi. – Stendali

#15. Bukuria frenon çdo zemërim. – V. Gëte

#16. Bukuria nuk qendron më lart se idetë e tjera, por ajo shkëlqen nëpërmjet syrit që është shqisa jonë më e mprehtë, shkëlqen më shumë nga të gjitha sendet e tjera. – Platoni

#17. Bukurisë së vërtetë i duhet serioziteti. – M. Gorki

#18. Çdo bukuri është ngjarje më vete. – Kaseli

#19. Çdo gjë e bukur është po aq e vështirë sa edhe e rrallë. – B. Spinoza

#20. Ç’mund të ketë shenjë më të sigurtë të barbarisë se sa mosnjohja e së bukurës? – V Gëte

#21. Çupë, në do të kesh nder mos u mburr për bukurinë. – A. Çajupi

#22. E mira qoftë gjithmonë shoqe me të bukurën. – La Fonten

#23. Edukimi i shpirtit me të bukurën është një punë e lodhshme dhe e gjatë sa dhe vetë jeta. – J. de Rada

#24. Fytyra e bukur jo gjithnjë është pasqyrë e shpirtit të mirë. – Thënie latine

#25. Gjëja e bukur jeton gjithmonë, sidomos kur bukuria është vetë e vërteta. – Xh. Kits

#26. Kush është i bukur është aq më i bukur sepse e sodisin. Po kush është i bukur dhe i mirë mbetet gjithnjë i bukur! – Sofokliu

#27. Me bukurinë ngopesh në dyzet ditë, me karakterin nuk ngopesh as në dyzet net. – Thënie turke

#28. Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur. – U. Uitman

#29. Nëse dështon, dështo përsëri, por dështo bukur. – S. Baket

#30. Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por ajo që ju pëlqen. – Thënie italiane

#31. Njerëzit çmohen nga lartësia e shpirtit, nga gjerësia e mendjes dhe bukuria e pamjes. – M. Gorki

#32. Njeriu është artist nga natyra. Ai synon të futë në jetën e vet të bukurën me këtë apo atë mënyrë. – M. Gorki

#33. Një fytyrë e bukur është më e bukur se çfarëdo shfaqje dhe harmonia më e ëmbël është tingulli i zërit të atyre që duam. – Zh. La Bryjer

#34. Një punë e bukur është më e dobishme se një mijë fjalë të bukura. – S. Frashëri

#35. Pastërtia është bukuri. – Thënie franceze

#36. Përgjithësisht që kur një gjë bëhet e dobishme, ajo punon së qeni e bukur. – T. Gotje

#37. S’ka rregull që të mos thyhet një herë për hir të së bukurës. – L. van Beethoven

#38. Shëmtia mund të pajtohet me shthurjen, kurse bukuria, vetëm me pastërtinë dhe pafajësinë. – N. Gogol

#39. Te njeriu gjithçka duhet të jetë e bukur edhe fytyra, edhe veshja, edhe shpirti, edhe mendimet. – A. Çehov

#40. Tri gjëra shtojnë kthjelltësinë e të parit: gjelbërimi, ujët që rrjedhin dhe fytyra e bukur. – Thënie orientale

#41. Vepra artistike është një burim i pashtershëm bukurie nga çdo anë që ta shohësh. – V Gëte

#42. Vetëm më e bukura mund të jetë e bukur për fëmijët. – M. Gorki

#43. Vdekja e një femre të bukur është padyshim subjekti më poetik i kësaj bote. – E. Po

Review Overview

Katalogu i fjalëve të urta:

User Rating: 2.6 ( 3 votes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)