Në këtë faqe ju mund të llogarisni se sa pikë mund të arrini për të studiuar në “Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomise” për vitin akademik 2018 – 2019, listën e pikëve të fituesëve të fundit të vitit akademik 2017-2018, kuotat dhe tarifat për të gjitha degët e këtij universiteti.
Për të llogaritur pikët ju duhet të vendosni në llogaritësin e mëposhtëm këto të dhëna:
*Mesatarja e të gjitha viteve të shkollës së mesme së bashku me provimet e maturës duhet të jetë minimalisht nota 6.
Mesatarja VKM: Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme se bashku me provimet e matures.
Mesatarja e Matematikës: Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Matematikës e tri viteve të shkollës së mesme, perfshirë dhe provimin e maturës
Mesatarja e Ekonomisë: Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Ekonomisë e tri viteve të shkollës së mesme, perfshirë dhe provimin e maturës (nëse është dhënë si provim me zgjedhje)
Mesatarja e Fizikes: Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Fizikës e tri viteve të shkollës së mesme, perfshirë dhe provimin e maturës (nëse është dhënë si provim me zgjedhje)
Mesatarja e Gjuhës së huaj: Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Gjuhës së huaj e tri viteve të shkollës së mesme, perfshirë dhe provimin e maturës.
Formula e llogaritjes
Totali i pikeve = {[(Mesatarja VKM * 0.5) + (Mesatarja e Fizikes * 0,1) + (Mesatarja e Matematikes * 0,15) + (Mesatarja e Ekonomise * 0,15) + (Mesatarja e Gjuhes se huaj * 0,1)] * 100}
Llogaritësi i pikëve
Pikët e fituesit të fundit
Raundi i parë për vitin akademik 2017-2018
Këto janë pikët e fituesit të fundit për cdo degë në Univeristetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë të cilët janë regjistruar në degët përkatese. Pas këtij raundi ngelën shumë kuota bosh të cilat u hapën përsëri për nxënësit që aplikuan në raundet në vijim.
Fakulteti i Ekonomisë
Dega / Fakulteti | Tarifat | Kuotat ’18-’19 |
Fituesi i fundit (Raundi i Pare)
|
Administrim Biznes | 35000 Leke / Viti | 460 | 856.32 pikë |
Ekonomiks | 35000 Leke / Viti | 110 | 885.81 pikë |
Financë | 35000 Leke / Viti | 460 | 914.2 pikë |
Informatikë Ekonomike | 35000 Leke / Viti | 250 | 925.31 pikë |
Administrim Biznes (Sarandë) | 35000 Leke / Viti | 75 | 537.02 pikë |
Ky llogarites eshte 100% i bazuar ne kriteret e pranimit te cilat ka publikuar Rektorati i Universitetit te Tiranes, Fakulteti i Ekonomise.
Kriteret e miratuara nga Universiteti i Tiranës, për pranimet në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2018-2019,pë Fakultetin e Ekonomisë janë si më poshtë:
1.1 Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit.
1.2 Nota mesatare e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës shtetërore), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit:
a. Matematikë 15%
b. Ekonomi 15%
c. Fizikë 10%
d. Gjuhë e Huaj 10%