Në këtë faqe ju mund të llogarisni se sa pikë mund të arrini për të studiuar në “Universitetin e Mjekësisë, Tiranë” për vitin akademik 2018 – 2019, listën e pikëve të fituesëve të fundit të vitit akademik 2017-2018, kuotat dhe tarifat për të gjitha degët e këtij universiteti.
1) Mesatarja qe duhet te plotesoni per te konkuruar ne Universitetin e Mjekesise:
| Dega | Mesatarja e pranimit sipas VKM |
| Mjekesi e pergjithshme | Mesatarja ≥ 8.5 |
| Farmaci | Mesatarja ≥ 8.5 |
| Stomatologji | Mesatarja ≥ 8.5 |
| Shendet publik | Mesatarja ≥ 8 |
| Infermieri e Përgjithshme | Mesatarja ≥ 7.5 |
| Teknikë Laboratori | Mesatarja ≥ 7.5 |
| Fizioterapi | Mesatarja ≥ 7.5 |
| Mami | Mesatarja ≥ 7.5 |
| Logopedi | Mesatarja ≥ 7.5 |
| Teknikë Imazherie | Mesatarja ≥ 7.5 |
2) Për të llogaritur pikët ju duhet të vendosni në llogaritësin e mëposhtëm këto të dhëna (kriteret e publikuara nga universiteti):
Mesatarja e tri viteve: Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme.
Mesatarja e Kimise: Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Kimisë (perfshire lenden e thelluar apo lende te tjera ekuivalente me kimine) e tri viteve të shkollës së mesme.
Mesatarja e Biologjise: Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Biologjisë (perfshire lenden e thelluar apo lende te tjera ekuivalente me biologjine) e tri viteve të shkollës së mesme.
Mesatarja e Fizikes: Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Fizikës (perfshire lenden e thelluar apo lende te tjera ekuivalente me fiziken) e tri viteve të shkollës së mesme.
Provimi i matem: Nota e provimt te detyruar te matematikes.
Provimi i letersise: Nota e provimt te detyruar te letersise.
Provimi i gj. se huaj: Nota e provimt te detyruar te gjuhes se huaj.
Provimi i pare me zgjedhje: Nota e provimit me zgjedhje.
Koeficienti i provimit te pare: Koficienti i lëndës me zgjedhje në maturën shtetërore
Provimi i dyte me zgjedhje: Nota e provimit me zgjedhje.
Koeficienti i provimit te dyte: Koficienti i lëndës me zgjedhje në maturën shtetërore
Koeficienti i shkolles: Koeficienti i shkollës së mesme.
3) Koeficientet e lendeve me zgjedhje:
- lëndët bërthamë Kimi, Fizikë, Biologji e kane koeficientin =1.15
- lëndët e thelluara Kimi, Fizikë, Biologji e kane koeficientin =1.25
- të gjithë lëndët e tjera e kane koeficientin =1
4) Koeficientet e shkollave
- Gjimnaz, Seksioni Dy Gjuhesh shqip-frengjisht, Seksioni Dy Gjuhesh shqip-italisht, Seksioni Dy Gjuhesh shqip-gjermanisht e kane koeficientin = 1,4
- te gjitha shkollat e tjera e kane koeficientin = 1
SHENIM: Nota e lendës “Shkenca natyrore” e kurrikulës bërthamë, llogaritet si notë per Kiminë, Biologjinë dhe Fizikën
5) Formula e llogaritjes
Totali i pikeve ={(Mesatarja e tre viteve * 35) + [(Mesatarja e kimise * 10) + (Mesatarja e Biologjise * 10) + (Mesatarja e Fizikes * 10) ] + [Provimi i gjuhes se huaj + Provimi i letersise + Provimi i matematikes + (Provimi i pare me zgjedhje * Koeficienti i provimit) + (Provimi i dyte me zgjedhje * Koeficienti i provimit)]/5 * 35)}* Koeficienti i shkolles * 100
Llogaritesi i pikeve
Vendosni notat me dy shifra pas presjes ne llogaritesin automatik te meposhtem per te pare totalin e pikeve qe keni grumbulluar. Per cdo paqartesi ose veshtiresi ju lutemi te na shkruani ne faqen tone ne facebook: 12vite.com
Pikët e fituesit të fundit, Kuotat dhe Tarifat.
Këto janë pikët e fituesit të fundit për cdo degë në Univeristetin e Mjekësisë Tiranë, të cilët jane regjistruar në degët përkatese. Pas këtij raundi ngelën disa kuota bosh të cilat u hapën përsëri për nxënësit që aplikuan në raundin në vijim.
Universiteti i Mjekesise, Tirane
| Dega | Tarifat | Kuotat ’18-’19 | Fituesi i fundit (Raundi 1) |
| Mjekesi e pergjithshme | 45000 Leke / Viti | 260 | 139094.2 pikë |
| Farmaci | 45000 Leke / Viti | 100 | 134161.53 pikë |
| Stomatologji | 45000 Leke / Viti | 100 | 136797.5 pikë |
| Infermieri e Përgjithshme | 40000 Leke / Viti | 240 | 124306.47 pikë |
| Teknikë Laboratori | 40000 Leke / Viti | 50 | 130291.23 pikë |
| Fizioterapi | 35000 Leke / Viti | 50 | 129941.93 pikë |
| Mami | 35000 Leke / Viti | 32 | 122349.03 pikë |
| Logopedi | 35000 Leke / Viti | 20 | 132313.3 pikë |
| Teknikë Imazherie | 35000 Leke / Viti | 50 | 130551.17 pikë |
| Shendet Publik | 35000 Leke / Viti | 18 | 130291.23 pikë |
Ky llogarites eshte 100% i bazuar ne kriteret e pranimit te cilat Universiteti i Mjekesise, Tirane ka publikuar ne daten: 31.01.2018 nga Rektorati i Universitetit.
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë