N
ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe F NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.
#1. Ai që mundet, le ta bëjë, ai që s’mundet le të mësojë. – B. Shou
#2. Ai që nuk shkon në universitet si në tempullin e shkencës,
ai shkon atje si në paradhomën e karrierës. – D. Pisarev
#3. Arsimi është fytyra e mendjes. – Thënie persiane
#4. Arsimi i njerëzve duhet të nisë me fjalë të urta dhe duhet të
mbarojë me mendime. – Seneka
#5. Arti i madh për të mësuar shumë është të nisësh
menjëherë nga e vogla. – Xh. Lok
#6. As armiku më i madh nuk mund të sjellë më shumë dëm se
sa edukata, e cila gjithë jetën merret si foshnjë. – Aristoteli
#7. Ata nga të cilët ne mësojmë me të drejtë quhen mësuesit tanë, por jo kushdo që na mëson e meriton këtë emër. – V Gëte
#8. Cilido mund ta mësojë veten e tij. – M. Llomonosov
#9. Detyra më e rëndësishme e qytetërimit është të mësojë njeriun të mendojë. – T Edison
#10. Dëgjon shpesh të rinjtë që thonë: nuk dua të rroj me mendjen e botës, dua të mendoj vetë. Po përse u dashka ta mendosh diçka që tashmë e kanë menduar? Merre të gatshme dhe ec përpara. Këtu është forca e njerëzimit. – L. Tolstoi
#11. Dëshira për t’u shprehur pothuaj gjithnjë është më e fortë se dëshira për të mësuar diçka. – D. Pisarev
#12. Duhet të mësosh shumë që të dish pak. – Monteskje
#13. E gjatë është rruga e mësimit teorik, e frutshme është ajo e shembullit. – Seneka
#14. E keqja jonë është se duam të mësojmë më shumë në shkollë se në jetë. – Seneka
#15. Edukata është buka e shpirtit. – E. de Amiçis
#16. Edukata e mirë është lulja e jetës. – Thënie arabe
#17. Edukimi duhet të jetë në gjendje të bëjë edhe trupin edhe shpirtin sa më të mirë dhe sa më të bukur. – Platoni
#18. Edukimi i fëmijëve është punë dhe detyrë. – F Dostojevski
#19. Edukimi zhvillon aftësitë, por nuk i krijon ato. – Volteri
#20. Edhe edukimi, edhe arsimi janë të pandashëm. Nuk mund të edukosh pa dhënë dije dhe çdo dije vepron për edukimin. – L. Tolstoi
#21. Është më e dobishme të dish disa rregulla të urta, që mund të të shërbejnë gjithnjë, se sa të mësosh shumë gjëra që janë të padobishme. – Seneka
#22. I pamësuari është i mërzitshëm, pedanti është i padurueshëm. – Napoleoni
#23. Ku s’ka bukë, s’ka arsim, po nëse s’ka arsim s’ka as bukë. – Thënie izraelite
#24. Kur përsërit fjalët e mësuesit, nuk do të thotë se je vazhdues i mirë. – D. Pisarev
#25. Kush dëshiron të mësojë diçka e gjen mënyrën; kush nuk dëshiron të mësojë e gjen arsyen. – P. Pikaso
#26. Kushdo që lë mënjanë mësimin në rininë e tij, humbet të shkuarën dhe është i vdekur në të ardhmen. – Euripidi
#27. Mendja e arsimuar përbëhet, si të thuash, nga mendjet e gjithë shekujve të mëparshëm. – B. Fontenel
#28. Më të mirën gjë që njohu e kuptoi njeriu në jetë është të mësuarit. – N. Veqiiharxhi
#29. Mënyra më e lehtë për ta humbur besimin dhe respektin e të rinjve është dhënia e këshillave të marra. – E. Heminguej
#30. Mësimet e këqija nxjerrin qytetarë të këqij. – Thënie anonime
#31. Mësimi më i madh në këtë botë është vështirësia. – S. Frashëri
#32. Mësuesi më i mirë është përvoja. – Thënie anonirne
#33. Mësues mund të bëhen plot në jetë, por vjen një kohë që kupton se mësuesi më i mirë është jeta jote. – N. Jorgaqi
#34. Mësuesi, në qoftë se është i ndershëm, duhet gjithnjë të jetë nxënës i vëmendshëm. – M. Gorki
#35. Mëso dhe ke për të kuptuar se sa pak di. – Thënie anonime
#36. Mësojini!- kanë thënë të urtit; Fëmijët tuaj të dinë më shumë se ju, se ata janë për një kohë më tej se koha juaj. – N. Frashëri
#37. Mjekët mund të mos i pranojnë edhe njerëzit e arsimuar kurse mjekësinë mund ta mohojnë vetëm të paarsimuarit. – P Buast
#38. …Ne nuk mbjellim kripë që s’mbin, ne mbjellim farë dhe duhet ta dini se kjo farë do të mbijë. – K. Hoxhi
#39. Në qoftë se do të mësosh të vërtetën e madhe, fillo nga abeceja. – Thënie japoneze
#40. Në qoftë se duam të qytetërojmë një njeri, së pari duhet filluar nga gjyshja e tij. – V. Hygo
#41. Në botë s’ka veçse dy tipa interesantë: ata që dinë gjithçka dhe ata që s’dinë asgjë. – O. Uajld
#42. Nuk është shkolla që e shndërron jetën, por përkundrazi, jeta që krijon për vete shkollën dhe ua përshtat kërkesave e synimeve të veta. – D. Pisarev
#43. Nuk ka mjet më të mirë të çmosh një popull, se sa të vëresh
gjendjen e shkollave të tij. – Z. Jubani
#44. Nuk mësojmë për shkollën, por për jetën. – Seneka
#45. Njerëzit mësojnë duke mësuar të tjerët. – Seneka
#46. Njeriu eshtë kureshtar në atë përpjesëtim që është i arsimuar – Zh. Zh. Ruso
#47. Njeriu para së gjithash duhet të mësojë shkallën e paditurisë së tij. – S. Frashëri
#48. Njeriu që të bëhet i zoti, nuk duhet të harrojë atë që ka mësuar. – S. Frashëri
#49. Një njeri i mësuar i ka me vete gjithkund pasuritë e tij. – Fedri
#50. O burrani, përpara të derdhim dhe të përhapim përmbi tërë viset e Shqipërisë, dete, oqeane prej drite… – F. Noli
#51. Për një njeri, qoftë edhe i ditur, nuk ka asgjë përulëse po të mësojë dhe të mos jetë kokëngjeshur. – Sofokliu
#52. Provimi është e vetmja mënyrë që të mësosh diçka brenda pak ditëve. – Zh. Elgozi
#53. Puna është që gjithmonë ai nga i cili duam të mësojmë, t’i përgjigjet natyrës sonë. – V Gëte
#54. Sikur të rrija një ditë pa mësuar do ta ndieja menjëherë. Po të rrija dy ditë kishit për ta kuptuar edhe ju, kurse po të rrija tri ditë do ta merrnin vesh tërë spektatorët. – A. Rubinshtajn
#55. S’ka vlerë një nxënës që nuk ia kalon mësuesit të vet. – L. da Vinçi
#56. Studio gjithçka, jepi arsyes vendin e parë. – Pitagora
#57. Sytë dhe veshët janë dëshmitarë të këqij, nëse shpirti nuk është i arsimuar. – Herakliti
#58. Shqiptoje gjithnjë me nder emrin “mësues”, që pas emrit të prindit, është më bujari dhe më i ëmbli, me të cilin mund ta quajmë një tjetër – E. De Amiçis
#59. Të mësosh pa u munduar është e kotë, por të mësosh pa mësuar është më e rrezikshme. – Thënie nonime
#60. Të mësuarit ka qenë për mua mjeti më i mirë kundër andrallave të jetës; nuk ka pasur hidhërim të cilin të mos ma largonte një orë lexim. – Sh. Monteskje
#61. Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndriçohet me të mësuar. – N. Frashëri