fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Rinia dhe Pleqëria

N

ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Ah, sikur rinia të dinte dhe pleqëria të mundte! – Thënie franceze

#2. Ai që përkujdeset për shpëtimin e të rinjve bën punën e hyjnive. – Plutarku

#3. Ajo që është pasion në rini, në pleqëri është ves. – Molieri

#4. Asgjë nuk mund të ngushëllojë ose lehtësojë hidhërimin e shkaktuar nga afrimi i pleqërisë: duhet pritur që hidhërimi të qetësohet vetë. – I. Turgeniev

#5. Ashtu si njihet dita sipas mëngjesit, edhe njeriu njihet sipas fëmijërisë. – Xh. Miltoni

#6. Atë që i bën tët eti,Ta presësh nga yt bir edhe ti. – N. Frashëri

#7. Çdo moshë ka kënaqësitë e veta, frymën e vet dhe zakonet e veta. – N. Bualo

#8. Drama e pleqërisë nuk është se njeriu plaket, por sepse mbetet i ri. – O. Uajld

#9. Druri i moçëm digjet më mirë, mbi kalin e moçëm ecet pa rrezik, librat e vjetër ke kënaqësi t’i lexosh, vera e vjetër pihet më me qejf, miqve të vjetër u besohet më shumë. – Rast

#10. Duhet vazhdimisht t’u shpjegohet të rinjve një rregull i artë me asgjë të tepërt! Sa të jetë e mundur ta ruajnë veten nga të velurit dhe neveria. – Komenski

#11. Ëndrrat dhe vitet nuk kanë moshë. – A. Pushkin

#12. Fëmija digjet një herë dhe ka frikë nga zjarri, plaku është djegur shumë herë dhe ka frikë të ngrohet. – V. Gëte

#13. Fëmijëria është parajsa e humbur. – L. Sergo

#14. Flokët e thinjur janë arkivat e së kaluarës. – E. Po

#15. I riu i pakujdesur i jep pleqërisë trupin e shkatërruar. – Thënie Iatine

#16. Jam shumë i vjetër që të qortoj për diçka dhe gjithmonë i ri që të premtoj për diçka. – V Gëte

#17. Jeta i jep çdo njeriu një dhuratë të madhe e të paçmueshme: rininë, një rini plot forca, plot ëndrra, plot aspirata dhe dëshira. – N. Ostrovski

#18. Kolla është e qeshura e plakut. – Thënie finlandeze

#19. Kur urrehet deri në moshën dyzetëvjeçare, urrehet përgjithmonë. – Konfuci

#20. Kur bredhin të rinjtë bën gaz t’i shohësh, kur vrapojnë burrat të vjen të qeshësh. – J. Xoxa

#21. Kur isha i ri kujtoja çdo gjë: edhe ato që kishin ndodhur, edhe ato që s’kishin ndodhur kurrë. Tani po plakem e së shpejti do të kujtoj vetëm të dytat. – M. Tuen

#22. Kur je tetëdhjetë vjeç, çdo moshatar është një mik. – I. Stravinski

#23. Kur njeriu e kupton se është plakur nuk jeton më me ëndrra, po me kujtime. – Zanders

#24. Kur plakesh zakonet bëhen tiranë.. – Flober

#25. Megjithëse bota shkon përpara, të rinjtë duhet gjithnjë t’ia nisin nga fillimi. – B. Rasell

#26. Meloditë e bukura luhen në violinë të vjetër. – S. Batler

#27. Kur urrehet deri në moshën dyzet vjeçare, urrehet përgjithmonë. – Konfuci

#28. Kush nuk pyet për vdekjen, nuk pyet as për kërcënimet. – P. Korn

#29. Madhështia e shpirtit shquhet më shumë se kudo në jetë. – J. de Rada

#30. Me të vërtetë, janë të lumtur njerëzit që vdesin tamam atëherë kur merr fund pjesa më e bukur e jetës së tyre. – F. Noli

#31. Më mirë i thinjur sesa i vdekur. – Anakreonti

#32. Mjerë ata njerëz, që nuk e dinë qëllimin e jetës së tyre. – B. Paskali

#33. Mos vdis para se të vdesësh. – Thënie anonime

#34. Moti i ri mos të të gjejë vetëm një mot më plak, po dhe një mot më të mençur. – F. Noli

#35. Mosha është një shkallë ku ngjitemi më këmbë dhe zbresim me kokë. – B. Franklini

#36. Në fillim fëmijët i duan prindët, duke u plakur i gjykojnë, nganjëherë i harrojnë. – O. Uajld

#37. Pleqëria është seksioni i jashtëm i purgatorit. – Lordi Cecil

#38. Rinia pa bukuri e ka shijen e saj, po bukuria pa rini nuk ka asnjë shije. – A. Shopenhaueri

#39. Drama e pleqërisë nuk rrjedh ngaqë tanimë jemi pleq, por ngaqë kemi qenë të rinj. – O. Uajld

#40. Nuk kam frikë nga vdekja, por nga pleqëria. – G. Markes

#41. Shpirti lind plak dhe bëhet i ri. Kjo është komedia e jetës. – O. Uajld

#42. Rinia është marrëzi që mund ta shërojë vetëm pleqëria. – Thënie arabe

#43. Të rinjtë do të donin të ishin besnikë, por nuk janë, pleqtë do të donin të ishin të pabesë, por nuk mundin. – O. Uajld

#44. Nuk u duhet besuar lotëve të pleqve, të grave dhe të fëmijëve. – P. Kalderoni

#45. Mua më pëlqejnë tek i riu disa tipare të mira të pleqërisë dhe tek plaku disa tipare të mira të rinisë. – Ciceroni

#46. Nata u sjell qetësi pleqve dhe shpresa të rinjve. – B. Shou

#47. Nderoje pleqërinë! Ajo është e ardhmja jote. – Thënie anonime

#48. Ndërtesa e vjetër duhet respektuar, megjithatë kushdo ka të drejtë të ndërtojë një të re. – V Gëte

#49. Në çdo moshë të jetës hyjmë si fillestarë dhe brenda saj mbledhim përvojat. – F La Roshfuko

#50. Në fëmijërinë tonë ka gjithmonë një çast kur hapet porta dhe e lë të hyjë të ardhmen. – G. Grin

#51. Në qoftë se ia di vlerën vetes në rini, pleqërinë nuk e mëshiron. – Thënie turke

#52. Në thelb pleqëria nis që atë çast kur njeriu humb aftësinë për të mësuar. – A. Grof

#53. Nuk është i trishtuar afrimi i pleqërisë, por ikja e rinisë. – A. Dymabiri

#54. Njerëzit e moshës mesatare e kanë humbur sinqeritetin e rinisë e nuk kanë arritur të fitojnë urtësinë e pleqërisë. – Thënie anonime

#55. Njeriu do të jetojë shumë, po nuk do të plaket. – S. Frashëri

#56. Njeriu është i ri përderisa dëshiron të jetë i tillë. – Takala

#57. Njeriu kur plaket rifillon jetën e foshnjërisë. – Thënie anonime

#58. Njeriu mëson në rini dhe kupton në pleqëri. – M. Eshenbah

#59. Një fëmijë ose një i ri që ecën shtrembër në rrugën e vet, për mua është shumë më i mirë se disa, që ecin drejt në rrugën e huaj. – V Gëte

#60. Pjekuria është ajo etapë e jetës kur nuk shihesh më sy më sy, por ecën krah për krah. – Thënie anonime

#61. Plak bëhesh, por i ri kurrë më. – Thënie italiane

#62. Pleqëria ashtu si fatkeqësia, nuk vjen e vetme. – Thënie vietnameze

#63. Pleqëria duhet nderuar, rinia duhet mbrojtur. – Thënie gjermane

#64. Pleqëria është e frikshme jo sepse kur vjen ajo na humbasin gëzimet, por sepse na zhduken shpresat. – Zh. Rihter

#65. Rinia është një dehje e përhershme. – S. Frashëri

#66. Rinia është e lumtur sepse ka të ardhmen. – N. Gogol

#67. Rinia shqiptare është si bari i livadhit, që i kositur lind më i gjallshëm. – Sh. Ishmi

#68. Ruaje veten që në rini. – Thënie franceze

#69. Sado gjatë të jetojë njeriu, njëzet vjetët e para janë pjesa më e gjatë e jetës së tij. – Thënie orientale

#70. Se sa është plakur, njeriu e shikon nga fytyrat e atyre që pat njohur në rini. – H. Bël

#71. Secili ka koeficentin e tij të plakjes. – B. Teisieri

#72. Të gjithë duan të rrojnë shumë, por asnjëri nuk do të jetë plak. – Xh. Suift

#73. Të jemi të gëzuar në pleqëri po aq sa edhe në rini. Rinia, ashtu si lauresha, ka këngët e mëngjesit, pleqëria ashtu si bilbili, duhet të ketë këngët e mbrëmjes. – K. Bovi

#74. Të kujdesemi që pleqëria mos të na lërë më shumë rrudha në shpirt se sa në fytyrë. – M. Montenj

#75. Të plakesh do të thotë të mos trembesh më nga e kaluara. – S. Cvajg

#76. Të rinjtë kurrë nuk e marrin me mend që dhe etrit e tyre dikur kanë qenë të rinj. – S. Ficxherald

#77. Të riun mund ta çosh në çdo rrugë, por plakun është vështirë ta kthesh nga rruga e tij. – S. Frashëri

#78. Të vjetrit besojnë në gjithçka, të moshuarit dyshojnë në gjithçka, të rinjtë dinë gjithçka. – O. Uajld

#79. Udhëtimi në rini është pjesë e arsimit, në pleqëri pjesë e përvojës. – F. Bekon

#80. Vetmia është shenja më e sigurtë e pleqërisë. – L. Ollkot

#81. Vlerën e rinisë e çmon më mirë plaku. – Thënie latine

Review Overview

Katalogu i fjalëve të urta:

User Rating: 4.9 ( 1 votes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)