fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Arti

N

ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Aftësia ende nuk është talent dhe talenti ende nuk është krijimtari. – I. Etvesh

#2. Ai kishte të huaj vetëm fytyrën krijuese. Të gjitha të tjerat i kishte të vetat. – Thenie anonime

#3. Ai që e quan të mundshme të sakrifikojë formën “në interes të idesë”, ai pushon së qeni artist, në qoftë se ka qenë i tillë më parë. – G. Plehanovi

#4. Ajo që sot nuk vlen të thuhet, ka filluar të këndohet. – P. Bomarshe

#5. Aktorët dhe kirurgët, ashtu si dhe këngëtarët e mëdhenj dhe virtuozët që me talentin e tyre dhjetëfishojnë fuqinë e muzikës, janë të gjithë heronj të çastit. – O. de Balzak

#6. Amatorizmi — paradhomë e artit. – O. Paskali

#7. Arkitektura është muzikë e ngrirë. – Gëte

#8. Arti abstrakt është si pema pa frut. – O. Paskali

#9. Arti duhet të na hapë sytë për ato ideale, që i ka krijuar vetë populli. – K. Stanislavski

#10. Arti ekziston kudo dhe do të ekzistojë gjithmonë, arti është
si ajri, si uji — arti ekziston dhe në vetë natyrën njerëzore. – C. Xavatini

#11. Arti është i gjatë, kurse jeta e shkurtër – Horaci

#12. Arti është i madh dhe i vërtetë vetëm në qoftë se atë mund ta shijojnë të gjithë. – S. Moem

#13. Arti është i përjetshëm si vetë jeta. – F Shaljapin

#14. Arti është krejt njeriu, pjesa tjetër është vetëm fantazi. – A. Frans

#15. Arti është antifat. Të gjithë llojet e arteve janë mjete për të
mbisunduar mbi fatin. – A. Mario

#16. Arti është një kërkesë për njeriun, ashtu si dhe të ngrënët e të pirët. – F Dostojevski

#17. Arti është prodhimi më fisnik i shpirtit të njeriut. – M. Kuteli

#18. Arti është rinia e dytë e njeriut. – F Shatobrian

#19. Arti është të thellohesh pa rënë në fund. – Volteri

#20. Arti është ziliqar. Ai kërkon që njeriu t’i kushtohet tërësisht. – Mikelanxhelo

#21. Arti gjithnjë i ka shërbyer shkencës mbi jetën. – L. Tolstoi

#22. Arti i madh të ngjall admirim vetëm duke të tronditur. – L. van Bethoven

#23. Arti i vërtetë i gjithë popujve e shekujve është i kuptueshëm për gjithë njerëzit. – K. Stanisllavski

#24. Arti krijon, shkenca zbulon; krijon edhe shkenca, zbulon edhe arti. – O. Paskali

#25. Arti nuk është imitim i natyrës, por është krijim i cili plotëson
dhe sipëron natyrën. – O. Paskali

#26. Arti që qëndron jashtë jetës është i destinuar të vdesë. – R. Vagner

#27. Artin e kanë kërcënuar dy përbindësha: artisti që nuk është mjeshtër dhe mjeshtri që nuk është artist. – A. Frans

#28. Artisti dhe për këtë quhet artist, i shikon objektet jo ashtu si
do ai, por si janë në të vërtetë. – L. Tolstoi

#29. Artisti i madh është gjithnjë një i plagosur i madh. – Zh. Vales

#30. Artisti i vërtetë, i cili mbi të gjitha do artin, kurrë nuk kënaqet me veten, por përpiqet të shkojë më tej. – L. van Beethoven

#31. Artisti i vërtetë krijon edhe atëherë kur kopjon. – D. Lebok

#32. Artistin e kemi të nevojshëm edhe në çastet e lumturisë më të madhe edhe në fatkeqësitë më të mëdha. – V. Gëte

#33. Asgjë nuk është më fantastike se realiteti. – F Dostojevski

#34. As ata që e duan të vërtetën, as ata që e duan të bukurën, nuk mund të merren me politikë, sepse ajo nuk merret as me të vërtetën,as me të bukurën. – A. Kamy

#35. Atje ku nuk ka një karakter të madh, nuk ka njeri të madh, nuk as artist të madh, as njeri të madh të veprimit.. Atëherë ka vetëm idhuj bosh për turmën e ulët: koha do t’i shkatërrojë ato së bashku. Nuk ka shumë rëndësi suksesi. Ka rëndësi të jesh i madh dhe jo të dukesh i tillë. – R. Rolan

#36. Ata që duan të vërtetën më shumë se bukurinë s’kanë për t’i njohur kurrë labirintet e fshehta të artit. – O. Uajld

#37. Ato që bën një mjeshtër i shkëlqyer nuk janë bërë të gjitha në mënyrë të shkëlqyer. – U. Shekspir

#38. Bukuria ashtu si urtësia parapëlqen adhuruesin e vetmuar. – O. Uajld

#39. Bukuria është një nga format e gjenisë, madje më e larta, pasi s’ka nevojë për ndonjë shpjegim. – O. Uajld

#40. Çdo artist fillon me fjalët: “Po sikur…” – K. Stanisllavski

#41. Çdo artist ka atë guxim, pa të cilin talenti nuk mund të
përfytyrohet. – V Gëte

#42. Çdo portret që pikturohet me shpirt është një portret jo i
modelit, por i artistit. – O. Uajld

#43. Çdo skulpturë flet gjuhën që i ka dhënë autori. – O. Paskali

#44. Çdo vepër e rreme, e lavdëruar nga kritikët është një portë në të cilën menjëherë sulen hipokritët e artit. – L. Tolstoi

#45. Dashuria plot pasion e artistit për ato që krijoi është vetë zemra e artit. Pa dashuri s’ka vepër arti. – L. Tolstoi

#46. Diletantët duan të kuptojnë në një çast atë që artistët e kanë menduar ditë, muaj e vite. – R. Shuman

#47. Do të ishte ideale nëse letërsia do t’i futej jetës pa ndërmjetësinë e kulturës. – A. Moravia

#48. Duaje artin. Nga të gjitha trillimet ai megjithatë gënjen më
pak. – G. Flober

#49. Duhet të ndiesh fort ti vetë, që të ndiejnë edhe të tjerët. – N. Paganini

#50. Duke qenë një përshtypje e apasionuar nga jeta, artet kanë si funksion të na vënë përballë jetës në gjendje të pasionuar. – S. Ramuz

#51. Ëndërrimi është embrioni i krijimit. Në çdo fushë të veprimtarisë njerëzore, krijuesi është ëndërrimtari. – O. Paskali

#52. Fantazia është ajo që njeriun e dallon nga kafsha. – J. Arbes

#53. Fjalët janë të lidhura me vargonj, ndërsa tingujt lumturisht janë ende të lirë. – L. van Beethoven

#54. Gënjeshtra në art zhduk të gjitha lidhjet midis fenomeneve. – L. Tolstoi

#55. Guximi në art është shpesh sinonimi i origjinalitetit. – O. Paskali

#56. Ideja politike, sikundër çdo ide tjetër ka të drejtën e qytetarisë në art. – V Korolenko

#57. Imagjinata është forcë njohëse dhe krijuese. – H. Bël

#58. Jeta është dhuntia e vërtetë e artistit. Mund të ketë poetë sa të duash, ide të bukura dhe forma fisnike: vetëm jeta është shenjë e artit. Atje ku ka njeri të gjallë, atje ka një vepër arti. – A. Syare

#59. Jeta rend më shumë se realizmi, por romantizmi gjithmonë
paraprin. – O. Uajld

#60. Jeta është e shkurtër arti është i përjetshëm. – Hipokrati

#61. Ka disa gjëra, në të cilat nuk durohet mediokriteti; poezia, muzika, piktura, fjala publike. Eshtë një dënim i vërtetë të dëgjosh recitimin e fryrë të një ligjerate të ftohtë dhe shqiptimin e vargjeve të rëndomta me gjithë fodullëkun e poetit të keq. – Zh. La Bryjer

#62. Ka pjesë aq të dobta, sa nuk kanë fuqi të largohen nga skena. – S. Ezhi Lee

#63. Këngët e poemat popullore janë historia e parë e kombeve dhe shëmbëlltyra më autentike e zakoneve të tyre. – Bler

#64. Krijimi është një luftë në mes fantazisë dhe arsyes. – G. Markes

#65. Kritiku i keq është gjithmonë më i pafytyrë se sa artisti i dobët. – K. Çapek

#66. Ku ka gëzim ka krijim. Sa më i larmishëm e më i madh të jetë krijimi, aq më i thellë është gëzimi. – Bergsoni

#67. Kujtesa është mëma e të gjithë muzave. – Eskili

#68. Kultura është vetëdije në evoluim të përhershëm. – Zh. P Sartr

#69. Kur artisti ndien të madhërishmen… arrihet monumentaliteti. – O. Paskali

#70. Kur ekzekutoj Shopenin ndiej sikur qaj për mëkate që nuk i di dhe përjetoj tragjedi që s’janë të miat. – O. Uajld

#71. Kur isha njëzet vjeç unë pranoja vetëm veten. Tridhjetë vjeç thosha: “Unë dhe Moxarti”, në dyzet vjeç-“Moxarti dhe unë”, kurse tani them vetëm “Moxarti” – Sh. Guno

#72. Kush nuk do asgjë, nuk shpreson në ndonjë gjë dhe nga asgjë nuk ka frikë, ai nuk mund të jetë artist. – A. Çehov

#73. Ligji i parë i artit është: në qoftë se nuk ke ç’të thuash,
hesht; në qoftë se ke çfarë të thuash, thuaji dhe mos gënje. – R. Rolan

#74. Magjia e artit nuk tregohet me fjalë të caktuara, me definicione, më shumë ndihet. – O. Paskali

#75. Mjerë ai artist, që përpiqet të tregojë talentin e vet dhe jo tablonë e vet! Do të ishte vërtet për të qeshur sikur gjëja më e rëndësishme e një piktori të ishte dora e tij. – R. Rolan

#76. Morali i një artisti është në forcën dhe vërtetësinë e tablosë tij. Duke pikturuar realitetin, duke depërtuar në të, duke i dhënë frynën e jetës, ai ka qenë shumë i moralshëm: ai ka qenë i vërtetë. – Zh. Barbi D’Orëvili

#77. Mos gjyko për veprat sipas përshtypjes së parë; ajo që të
pëlqen në fillim nuk është gjithnjë më e mira. – R. Shuman

#78. Mund të ketë mjeshtri pa art, por s’ka art pa mjeshtri. – O. Paskali

#79. Muzika do të ishte një art shumë i vogël nëse vetëm do të tingëllonte e nuk do të kishte një gjuhë e shenja për gjendjet shpirërore. – R. Shuman

#80. Muzika e madhe buron gjithnjë nga zemra. – M. Ravel

#81. Muzika është gjuhë botërore dhe nuk ka nevojë për përkthim, sepse i flet shpirtit. – B. Auerbah

#82. Muzika është modeli i përkryer i artit, sepse asnjëherë nuk mund të zbulojë sekretin e saj të fundit. – O. Uajld

#83. Muzika është shprehja më e lartë e çdo dijeje filozofie. Kush depërton në sensin e muzikës sime, duhet të çlirohet nga meskiniteti. – L. van Beethovën

#84. Muzikën e krijon populli, kurse ne, artistët, vetëm e aranzhojmë. M. Glinka

#85. Nderi i ushqen artet. – Ciceroni

#86. Ndjenja artistike është aq e madhe në një njeri, sa më e hollë dhe më fisnike është natyra e tij. – G. Pisa

#87. Ndjenjën e formës e shprehim dhe me artin e plastikës. Forma pasqyron idenë. – O. Paskali

#88.Ndonjëherë natyra është e thatë, po arti nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë i thatë. – D. Didero

#89.Në art për çdo njeri të talentuar ka një mijë të rëndomtë. – O. de Balzak

#90.Në një operë libreti siguron suksesin e shfaqjes së parë, muzika të shfaqjes së njëqindtë. – D. Mejerber

#91. Në të gjithë llojet e artit është e domosdoshme që njeriu të përjetojë po ato ndjenja që kërkon t’u japë të tjerëve. – Stendali

#92. Në të gjitha Ilojet e artit materializohet një koncept, një mendim, një ide. – O. Paskali

#93.Në qoftë se revolucioni mund t’i japë shpirt artit, edhe arti mund t’i japë gojë revoluvionit. – A. Llunaçarski

#94. Nëse krijimi yt nuk i pëlqen një njohësi të zot, kjo nuk është shenjë e mirë, por nëse merr lëvdatën nga një injorant, atëherë duhet flakur tej. – H. Gelert

#95. Nga të gjitha zhurmat që njeh njerëzimi, muzika është zhurma më e shtrenjtë. – T. Gotje

#96. Ngjyra në pikturë është si stili në letërsi. – D. Didero

#97. Nuk njohim asnjë botë veç asaj që gjendet në marrëdhënien me njeriun. Nuk na duhet asnjë art përveç atij që pasqyron këtë marrëdhënie. – V. Gëte

#98. Nuk vdes ai që jeton në veprat e veta. – K. Bovi

#99. Njeri i madh është ai që e bën vepër arti jetën e tij. – E. Ludovigu

#100. Njeriu, sintezë e arteve. – O. Paskali

#101. Njeriu njeriut ia jep mendimet e veta me fjalë, ndërsa me art, njerëzit i japin njëri-tjetrit ndjenjat e veta. – G. Plehanov

#102. Një art është i gjallë kur në gjirin e tij rreh një zemër njerëzore. – M. Rajnhard

#103. Një nga shkallët më të larta të lumturisë njerëzore… është arti. – O. Paskali

#104. Një sonet pa të metë vlen sa një poemë e gjatë. – N. Bualo

#105. Një vepër arti nuk mund të jetë eprore, por të mos jetë njëkohësisht një simbol dhe shprehje e përpiktë e një realiteti. – G. de Mopasan

#106. Një vepër artistike duhet të shprehë patjetër një mendim të
madh. Vetëm ajo që është serioze është e bukur. – A. Çehov

#107. Pa filozofi, artisti është vetëm një dëfryes i thjeshtë. – H. Ten

#108. Për aktorët e mirë nuk ka role të këqija. – F. Shile

#109. Për trillimin artistik mund t’i drejtohesh për ndihmë faktit,
kurse për shpirtin nuk ke kujt t’i drejtohesh. – O. Uajld

#110. Përpiquni të doni artin në veten tuaj dhe jo veten tuaj në
art. – K. Stanisllavsk

#111. Piktura është poezi që e shohim, kurse poezia është pikturë që e dëgjojmë. – L. da Vinç

#112. Piktura nuk është dekor i brendshëm. Ajo është armë për sulm dhe mbrojtje kundër armikut. – P. Pikaso

#113. Piktura, në radhë të parë, duhet të jetë solemnitet për sytë. – E. Delakrua

#114. Po nuk u bë shije dhe aspiratë e popullit, asnjë rrymë e kohës nuk mund t’u japë jetë veprave të artit. – O. Paskal

#115. Po të mos ishin poetët, piktorët, arkitektët, muzikantët të cilët zbulojnë bukurinë, bota ende do të ishte në fazën e foshnjërisë. – E. Gilvik

#116. Poetët janë shqisat, kurse filozofët intelekti i gjenisë njerëzore. – Xh. Viko

#117. Populli është gjykatësi i artit. Dhe detyra e kritikës është të
shprehë kërkesat më të larta artistike të popullit. – A. Tolstoi

#118. Që të bëhesh artist duhet të kesh një burrëri të hekurt. – A. Dovzhenko

#119. Qëllimi i artistit për të nxjerrë leverdi vetjake vret çdo vepër arti. – Stendali

#120. Realiteti është e tëra, arti është vetëm një pjesë e realitetit, është vetëm reflektim i realitetit. – N. Çernishevski

#121. Realiteti është jo vetëm më i gjallë, por dhe më i përkryer se fantazia. – N. Çernishevski

#122. Roli më i rëndësishëm në një komedi është ai i budallait dhe aktori që e luan nuk duhet të jetë budalla. – M. Servantes

#123. Rruga e suksesit në art është të jesh i guximshëm dhe sa
më modest. – I. Bergman

#124. Sakrifiko, sakrifiko gjithmonë marrëzitë e jetës për artin
tënd. – L. van Beethoven

#125. Skena nuk është vetëm vendi ku takohen të gjitha artet, por dhe arena ku arti kthehet në jetë. – O. Uajld

#126. S’ka art, ku nuk ka stil, as stil s’ka njësim dhe njësimi është
te individi. – O. Uajld

#127. S’ka art pa kuptime. – M. Prust

#128. Shiko dy herë për të parë drejt, shiko një herë vetëm për të parë bukur. – A. F. Amiel

#129. Shkolla e qytetarisë dhe e moralit të një kombi kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij. – S. Frashëri

#130. Shkenca dhe arti janë të lidhura midis tyre si mushkëritë me zemrën: në qoftë se një nga këto organe do të prishet, atëhere dhe tjetri nuk do të punojë mirë. – L. Tolstoi

#131. Talenti i vërtetë ka prirje të lindur për formë, për përmasa, dhe për ngjyrë… – V. Gëte

#132. Tek artisti gjejmë dy njerëz: poetin dhe punëtorin. Njeriu lind poet, ndërsa punëtor bëhet më vonë. – E. Zola

#133. Teatri është i mërzitshëm kur në skenë sheh jo njerëz por aktorë. – V. Kluçevski

#134. Të çojë dritë në thellësinë e zemrës së njeriut, ja detyra e
artistit. – R. Shuman

#135. Të gdhendësh një fytyrë prej mermeri do të thotë të heqësh nga një copë mermer atë që nuk ka të bëjë me këtë fytyrë. – A. Çehov

#136. Të gjitha afresket duken të mira kur nisin të ciflosen e t’u bien petat. – E. Heminguei

#137. Të gjitha fitoret në art fillojnë me ngadhënjimin mbi vetveten. – Thënie anonime

#138. Të shkruarit e një libri është një përpjekje e tmerrshme, sfilitëse, porsi një lëngatë e gjatë e një sëmundjeje plot dhimbje. – Xh. Oruell

#139. Të gjitha përpjekjet e artistit duhet të drejtohen në mënyrë të atillë që ato të jenë të kuptueshme për të gjithë. – L. Tolstoi

#140. Të shprehesh me saktësi, kjo është nisja dhe mbarimi i çdo arti. – V. Gëte

#141. Të ushtrosh lirisht talentin tënd është lumturi e vërtetë. – Aristoteli

#142. Thelbi i përbashkët i idesë me formën është aq i madh në art saqë as ideja e gabuar nuk mund të realizohet në një formë të bukur, as forma e bukur nuk mund të jetë shprehje e idesë së gabuar. – V. Belinski

#143. Themeli i jetës është dëshira e të shprehurit, ndërsa arti paraqet gjithnjë forma të ndryshme përmes të cilave një shprehje mund të arrihet. – O. Uajld

#144. Unë luftoj me të mirë e me të keqe, me të butë e me përdhunë për rolin, deri sa ky të jetë i mbushur me gjakun e me frymën time. – A. Moisiu

#145. Unë nuk e di a ka qoftë edhe një muzikant të madh, për të cilin mund të thuhej se është vjetruar. Edhe kënga më e thjeshtë, që vjen nga thellësitë e mijëvjeçarëve, është e gjallë. – A. Llunaçarski

#146. Unë nuk jam me ata që e gjykojnë vlerën e një vepre sipas numrit të vëllimeve. Për mua, artisti që ka gdhendur disa nga medaljet greke të vjetra është i njëjtë me atë që ka gdhendur një kolos. – P. Merime

#147. Vepra artistike është një copë e natyrës, e kaluar nëpër filtrin e temperamentit të artistit. – E. Zola

#148. Veprat e mëdha artistike lindin nga gëzimet e mëdha ose nga dhimbjet e mëdha. – Napoleoni

#149. Veprat e mëdha të artit prandaj dhe janë të mëdha, sepse janë të kuptueshme e të kapshme nga të gjithë. – L. Tolstoi

#150. Vetëm aktori që nuk di të gënjejë, që mobilizohet tërësisht, është i denjë për kurorë. – M. Rainhard

#151. Vetëm personalja ka forcë estetike. – H. Borhesi

#152. Vetia kryesore për çdo art është ndjenja e masës. – L. Tolstoi

#153. Violinistë të vërtetë janë ata që në violinën e vet kanë vetëm një tel. – H. Miller

#154. Vlera e artit nuk qendron në ndjenjën e së bukurës që të ngjall, por në ndikimin që njerëzit të veprojnë drejt. – S. Moem

Review Overview

Katalogu i fjalëve të urta:

User Rating: 4.95 ( 2 votes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)