N
ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe F NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.
#1. Asgjë nuk mund ta ndalë kohën. – V Hygo
#2. Asnjëherë nuk do të kesh kohë për diçka, në qoftë se nuk do që të gjesh kohë. – L. da Vinçi
#3. Atë që e quajnë fillim shpesh herë është dhe fund, dhe të përfundosh diçka do të thotë ta fillosh. – T Eliot
#4. Atij që i vjen keq të ndahet me të kaluarën, ai kot përpiqet të shohë një të ardhme të ndritur e më të mirë. – D. Pisarev
#5. Brenda një dite njerëzore janë të gjitha ditët. – H. Borhes
#6. Brezat nuk duhet t’i hyjnë borxh njëri-tjetrit. – Thënie anonime
#7. Burimi i frikës ndodhet në të ardhmen dhe kush është çliruar nga e ardhmja nuk i trembet asgjëje. – M. Kundera
#8. Çasti në të cilin unë po flas ndodhet tashmë larg meje. – N. Bualo
#9. Çdo njeri, në çdo çast të jetës së tij ka me vete të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen. – O. Uajld
#10. Çdo njeri që beson në të ardhmen dhe vdes që ajo të bëhet e bukur është si një statujë e gdhendur në gur. – J. Fuçik
#11. Ç’nuk është bërë sot, nuk është bërë nesër. – V Gëte
#12. Dembelët e dinë gjithmonë sa është ora. – Thënie anonime
#13. Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet. – S. Frashëri
#14. Duhet të zgjohesh herët në qoftë se do që dita të duket e gjatë. – E. Heminguej
#15. Duke u përgatitur për të ardhmen, ktheu me mendje në të kaluarën, por vetëm për aq kohë sa i duhen edhe njeriut, i cili, kur përgatitet për të kapërcyer një hendek, tërhiqet për të marrë vrull më mirë. – A. Mickieviç
#16. E vetmja gjë e së kaluarës qendron në atë që ajo ka kaluar vërtet. – O. Uajld
#17. Edhe gjëja më e vështirë mund të bëhet shpejt, vetëm e pamundura kërkon pak kohë më shumë. – Thënie hollandeze
#18. Epoka ecën përpara, kurse çdo njeri i veçantë e nis nga e para. – V. Gëte
#19. Është vonë të hapësh pus kur gurmazin ta përvëlon etja. – Plauti
#20. Fillimi dhe mbarimi i jetës së njeriut takohen në hapat e tij. – N. Jorgaqi
#21. Fitojnë ata që e shohin qartë të ardhmen. – A. Tolstoi
#22. Fruti i fikut nuk piqet brenda orës, ai ka kohën e vet. – Epikteti
#23. Gëzimi i nesërm është nxitja e vërtetë në jetën njerëzore. – A. Makarenko
#24. Gjithë zotësia njerëzore nuk është gjë tjetër veçse një përzierje durimi dhe kohe. – O. de Balzak
#25. Gjithmonë ankohemi se kemi pak kohë, po jetojmë në mënyrë të atillë sikur kohën ta kishim me tepricë. – Thënie anonime
#26. Harresa e vdekjes është injorancë dhe mendjelehtësi. – Haidegeri
#27. Humbja e kohës është më e rëndë për atë që di më shumë. – V. Gëte
#28. Isha nuk jam, harrimin e kam si cak. – G. Dara (I riu)
#29. Jemi bijtë e kohës në të cilën rrojmë, por nuk e njohim mirë kohën tonë. – B. Paskal
#30. Jeta është si zjarri: fillon me tymin, mbaron me hirin. – Thënie arabe
#31. Ke gjithmonë mjaft kohë, kur e përdor atë siç duhet. – V. Gëte
#32. Koha dhe batica nuk pyesin për asgjë. – U. Shekspir
#33. Koha bren gjithçka. – Ovidi
#34. Koha është aleate, shoku më i mirë i të drejtit. – Pindari
#35. Koha është herë nënë, herë njerkë. – Hesiodi
#36. Koha është këshilltari më i mençur. – Plutarku
#37. Koha është njeri fisnik. – Dante
#38. Koha është një limë që punon pa zhurmë. – Thënie italiane
#39. Koha është mjeku më i mirë, por jo edhe kozmetiku më i mirë. – L. Minel
#40. Koha është mjeshtër i madh, që i rregullon mirë gjërat. – P. Korne
#41. Koha është një pseudonim i thjeshtë i vetë jetës. – A. Gramshi
#42. Koha është pasuria e vetme, për të cilën mund të tregohemi kopracë pa u turpëruar. – P. Kornej
#43. Koha është si paraja, mos e humbisni që të kini sa më shumë. – Thënie franceze
#44. Koha është si një anije që kurrë nuk e hedh spirancën. – Thënie bullgare
#45. Koha mbulon e zbulon gjithçka. – Thënie gjermane
#46. Koha ndërton një kështjellë, por edhe e shkatërron. – Thënie arabe
#47. Koha ndreq gabimin dhe pastron të vërtetën. – Thënie franceze
#48. Koha nuk i kursen gjërat që janë bërë pa të. – Thënie franceze
#49. Koha nxjerr gjithçka në dukje. – Tales
#50. Koha pjek gjithçka, koha është babai i së vërtetës. – F. Rabële
#51. Koha që shëndosh miqësitë, dobëson dashurinë. – Zh. la Bryjer
#52. Koha s’ka fare breg. Ajo rrjedh e ne kalojmë. – Lamartin
#53. Koha shëron dhimbjet dhe zënkat. – B. Paskal
#54. Koha vjen për atë që di ta presë. – Thënie anonime
#55. Koha vrapon pa u kthyer prapa. – Thënie latine
#56. Koha zbulon atë që fshehin rrudhat e dredhisë. – U. Shekspir
#57. Koha zbulon gjithçka: është Ilafazani që flet pa qenë nevoja ta pyesësh. – Euripid
#58. Kohës i duhet dhënë kohë. – M. Servantes
#59. Kujtesa është një pllakë bakri, e mbuluar me shkronja, të cilat i fshin koha pa u vënë re, në rast se herë pas here nuk i përtërin me daltë. – Xh. Lok
#60. Kur diçka që e presim prej shumë kohësh më në fund vjen, na duket e papritur. – M. Tuen
#61. Kur nuk njeh çmimin e kohës, nuk njeh lavdi. – Thënie franceze
#62. Kush ka kohë dhe pret kohën, humbet kohën e vet. – U. Shekspir
#63. Kush nuk shkon përpara, atëhere shkon prapa: gjendje të amullt ose qendrim në vend nuk ka. – V. Belinski
#64. Lëvdoje ditën kur të ngryset. – Thënie ruse
#65. Mbetet gjithnjë i ri ai që planifikon ditën e nesërme. – Thënie anonime
#66. Mblidhe kohën dhe ruaje… Një pjesë e kohës na rrëmbehet, një pjesë përsëri na shkon pa u diktuar, kurse një pjesë na ikën fare kot. Humbja më e turpshme është ajo që vjen nga pakujdesia jonë. – Seneka
#67. Mendoje vdekjen gjithmonë, që të mos fikësohesh kurrë prej saj. – Epikuri
#68. Më i pasur nga të gjithë është ai që ka guximin ta shohë të ardhmen në sy. – Thënie arabe
#69. Më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund. – Thënie gjermane
#70. Më mirë tri orë para kohe, se një minutë më vonë. – A. Grof
#71. M’i jepni mua ato njëzet vjetët tuaja nëse nuk bëni asgjë me
to. – A. dë Lakrëtelë
#72. Minutën e humbur nuk mund ta kthejë as vetë përjetësia. – F. Shiler
#73. Moda është e gjinizë femërore, prandaj ka dhe teka. – A. Veberi
#74. Moda dhjetë vjet para është e marrë, dhjetë vjet më vonë
është monotone. – R. Laveri
#75. Mos lër punën për pastaj, çdo kohë ka punën e saj. – N. Frashëri
#76. Mund të vdesë shpirti para se të vdesë trupi. Ky është dështimi i jetës së njeriut. Mund të vdes trupi para se të vdesë shpirti. Kjo është madhështia e jetës së tij. – N. Jorgaqi
#77. Ndarja e përkohshme dobëson pasionet e vogla, por shton ndjenjat e mëdha, sikurse era që fik qirinjtë, por shton flakën. – F. la Roshfuko
#78. Ne s’kemi gjë tjetër përveç kohës. – M. Servantes
#79. Në moshën e pleqërisë të gjithë ndjehen të njohur me njëri-tjetrin dhe bëhen shokë pa u njohur. – N. Jorgaqi
#80. Në qoftë se nuk mendoni për të ardhmen, do të mbeteni pa të. – Xh. Gollsuorth
#81. Në qoftë se pret minutën kur gjithçka do të jetë gati përfundimisht, atëhere asnjëherë nuk do të arrish ta fillosh diçka. – I. S. Turgeniev
#82. Nuk vlen të nxitohesh, mjafton të nisesh në kohë. – Thënie e lashtë
#83. Nxito ngadalë. – Thënie e vjetër greke
#84. Nga të gjitha gjërat është koha që na përket më pak dhe që na mungon më shumë. – Zh. Byfon
#85. Nga të gjitha shpërdorimet, ai i kohës është më i keqi. – Thënie polake
#86. Nuk gjen predikues, të cilin mund ta dëgjosh më mirë se sa kohën. – Xh. Suift
#87. Nuk ka dhimbje më të madhe sesa të kujtosh kohën e lumtur në mjerim. – Dante
#88. Nuk ka gjë më të çmueshme se koha, sepse ajo është çmimi i pëljetësisë. – B. Burdalu
#89. Një nga humbjet më të mëdha është humbja e kohës. – Zh. Byfon
#90. Një tryezë me gurë të çmuar është e vlefshme, por një çast i kohës vlen më shumë. – Thënie kineze
#91. Ora e parë e mëngjesit është timoni i gjithë ditës. – Thënie amerikane
#92. Për ndryshimin e një gjëje askush nuk është më i aftë se koha. – S. Frashëri
#93. Për realitetin e çastit mendojnë vetëm fëmijët. – H. Bël
#94. Ruajeni kohën, sepse ajo është koha prej së cilës është bërë jeta. – S. Riçardson
#95. Sa më e hidhur të ketë qenë e kaluara, aq më e ëmbël është e sotmja. – U. Shekspir
#96. Sa pak kohë u dashka për të ndryshuar gjithçka! – V. Hygo
#97. Sikur të kishim pasur kohë! Për popullin s’ka kurrë kohë më shumë se një orë. Mjerë ai në qoftë se ajo orë nuk e gjen të gatshëm për goditje dhe të armatosur me të gjitha armët e nevojshme. – B. Breht
#98. S’ka gjë që kalon aq shpejt sa koha. – Ovidi
#99. S’ka gjë më të mirë në qoftë se njeriu ikën, kur i ka thënë dhe i ka bërë tërë ato që i takonin. – N. Jorgaqi
#100. Secilës ditë i del mjaft gëzimi dhe pikëllimi i vet. – N. Jorgaqi
#101. Shpenzimi më i madh është humbja e kohës. – Teofrasti
#102. Shtyrja e afatit është vjedhje e kohës. – E. Jung
#103. Ta zgjedhësh kohën do të thotë ta kursesh atë. – F. Bekon
#104. Të gjitha epokat që shkojnë prapa dhe që po kalben janë mbushur me subjektivizëm, të gjitha epokat që shkojnë përpara kanë një drejtim objektiv. – V. Gëte
#105. Të gjitha rrjedhin, asgjë s’mbetet. – Herakliti
#106. Të jesh do të thotë të kesh qenë. – G. Hegeli
#107. Të mos e shtysh asgjë për nesër — kjo është e fshehta kryesore e atij që ia di vlerën kohës. – E. Labule
#108. Të rënkosh për një të keqe të kaluar është mjeti më i mirë për të ndjellë një tjetër. – U. Shekspir
#109. Ti nuk mund ta ndalësh ditën, por mund të mos e humbasësh atë. – Ovidi
#110. Tri gjëra nuk mund të kthehen kurrë mprapsht: fjala e thënë, shigjeta e lëshuar, dhe e kaluara. – Thënie angleze
#111. Unë nuk marr parasysh përfilljet e çastit, po ngrihem dhe vërej qindvjetët e ardhme. – N. Naço
#112. Vetëm pasi kalon rinia secilit i mbetet ajo që i takon: bukuria
e vërtetë. – N. Jorgaqi
#113. Vdekjen e konceptojmë filozofikisht, se po ta konceptonim praktikisht do të çmendeshim. – L. Tolstoi
#114. Vjen një moment që shpirti turpërohet, kur sheh trupin të
plaket e të zhbëhet dita ditës. – N. Jorgaqi