fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Njeriu

N

ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Ai njeri që ka shpirt të butë e nuk di si mposhtet e keqja, ai mposhtet dhe venitet prej saj. – O. de Balzak

#2. Arrihet më shumë me anë të miqësisë e të përmbajtjes, se sa të frikës. Dhuna mund të jetë veprim mbi natyrat servile por jo mbi shpirtrat e pavarura. – B. Xhonson

#3. Askush të mos mendojë se bota vetëm atë ka pritur si shpëtimtar. – V. Gëte

#4. Burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër. – Thënie anonime

#5. Çdo bindje mund të jetë aq e fuqishme, sa t’i detyrojë njerëzit ta mbrojnë qoftë edhe me jetën e tyre. – M. Montenj

#6. Çdo gjë që është e vlefshme për njerëzit, ajo është edhe fisnike. – F. Dostojevski

#7. Çdo njeri, ashtu si hëna, ka fytyrën e vet të pasme, të cilën kurrë nuk e tregon. – M. Tuen

#8. Çdo njeri dallohet nga tjetri dhe çdo ditë dallohet nga vetja. – A. Pop

#9. Çdo njeri është një histori që nuk është e njëjtë me asnjë histori tjetër. – A. Karel

#10. Çdo njeri ka tre karaktere: atë që i veshin të tjerët, atë që i jep ai vetes dhe atë që ka në të vërtetë. – V. Hygo

#11. Çdo njeri nuk mund të bëhet hero, por mund të bëhet njeri. – H. Spenser

#12. Disa mendjeve u duhet falur origjinaliteti. – V. Gëte

#13. Është e nevojshme që shpesh herë të hymë në mes njerëzve që t’i ulim hundët krenarisë sonë. – E. de Amiçis

#14. Disa njerëz u ngjajnë këngëve bajate, dalin shpejt nga moda. – F da Roshfuko

#15. Do të ishte e padrejtë ta kalonim në heshtje një përcaktim të fshehtë por interesant që e ka dhënë me sa duket, një vajzë e vogël: “Optimisti është një njeri që të sheh në sy, pesimisti ëshlë një njeri që të sheh këmbët”. – G. Çesterton

#16. Duaj njerinë e urtësitë, Dhe njerëzinë e dituritë. – N. Frashëri

#17. Duke mos njohur asnjë perëndi, unë e bëra njeriun objekt të adhurimit tim. Natyrisht, unë munda të shoh se sa poshtë mund të bjerë ai. Por kjo vetëm më shton respektin për të, sepse lejon që të vlerësoj ato lartësi që mund të arrihen prej tij. – Xh. London

#18. Duke u bërë më të veçantë, bëhemi më universalë. – A. Zhidi

#19. Dyshimi është mjergull që shpesh herë i mbulon pamjet e bukura. – M. Ditrih

#20. Edhe njeriu më i ngadaltë, por që sheh kurdoherë qëllimin përpara, është më i shpejtë se ai që bredh pa ndonjë qëllim. – G. Lesing

#21. Është lehtë t’i thuash vetes njeri, por është zor të jesh njeri. – Thënie ruse

#22. Është më lehtë t’i njohësh njerëzit në përgjithësi, se sa njeriun në veçanti. – F. la Roshfuko

#23. Është shumë më lehtë të gabosh plotësisht se sa përgjysmë. – V Gëte

#24. Fati i njeriut është shuma e çasteve të ndritura e të zymta të tij. – V Gëte

#25. Fytyra është pasqyra e shpirtit. – Ciceroni

#26. Gjithë bota ankohen për kujtesën e vet dhe asnjëri nuk ankohet për gjykimin e vet. – F la Roshfuko

#27. Ha si të të pëlqejë, por vishu si të tjerët. – Thënie angleze

#28. Hekuri kalitet dhe bëhet çelik në zjarr, Njeriu e zbulon forcën e vet në dhimbje. – A. Konsiansë

#29. I trembet përbuzjes vetëm ai që e meriton atë. – F la Roshfuko

#30. Jepi Cezarit atë që është e Cezarit, zotit atë që është e zotit. Kjo vlen për t’i dhënë e jo për t’i marrë. – H. Hajne

#31. Jeta e shpirtit tonë përmban shumë gjëra të fshehta dhe të çuditshme, por bota njeh vetëm emrin dhe hundën tonë. – B. Paskal

#32. Jeta është e durueshme vetëm kur trupi dhe shpirti jetojnë në harmoni të përsosur, kur ka ndërmjet tyre një drejtpeshim natyror dhe kur ata të kenë respekt të ndërsjellë me njëri-tjetrin. – D. Laurens.

#33. Ka disa tela të çuditshëm në zemrën e njeriut. Ata që shpesh janë të pandjeshëm ndaj thirrjeve më të zjarrta, befas nisin të dridhen nga një fjalë e vetme. – Ç. Dike

#34. Ka njerëz që i ngjajnë zeros: ata gjithmonë kanë nevojë që të kenë përpara shifra të tjera. – O. de Balzak

#35. Ka njerëz që kurrë nuk gjykojnë se çfarë duhet të kishin bërë, por mendojnë vetëm për atë që kanë bërë, sikur mendja e tyre i ka sytë në zverk dhe sheh vetëm çfarë ka qenë prapa. – H. Filding

#36. Ka njerëz të cilët jetojnë pa asnjë qëllim. Ata nuk ecin po shkojnë nga fryn era. – Seneka

#37. Ka vetëm dy kategori njerëzish: të aftë dhe të paaftë. – B. Shou

#38. Karakteret e mira, ashtu si veprat e mira, nuk na habisin aq shumë në fillim se sa në fund. – Volter

#39. Karakteri i njeriut njihet vetëm atëhere kur bëhet epror – B. Spinoza

#40. Karakteri më i mirë njerëzor, ashtu si dhe porcelani më i mirë kinez mund të ketë të meta dhe të dy rastet unë mendoj se janë të pandreqshme, e megjithatë kjo nuk i pengon të kenë vlerën më të lartë. – H. Filding

#41. Këmisha kurrë nuk fsheh karakterin. – Thënie latine

#42. Kërkoj një njeri me emrin njeri. – Diogjeni

#43. Komplimentet dhe fyerjet e botës duhet t’i pranojmë njësoj; të parat të mos na gëzojnë, të dytat të mos na prekin. – Seneka

#44. Kur njeriu nuk e di se për në cilin liman është nisur atëhere asnjë erë nuk i fryn e mbarë. – Seneka

#45. Kur njeriu u kundërshton me këmbëngulje të gjithëve, kjo do të thotë se kundërshtimi i tij është i barabartë me zero dhe se ai nuk di e nuk kupton asgjë. – D. Pisarev

#46. Kur të njihesh me një njeri për herë të parë, kujdesu të kuptosh nëse po përpiqet të dëgjojë ato që thua apo të dëgjosh ato që thotë ai. – S. Frashëri

#47. Kush del nga furra e sprovës i pastër dhe i shndritshëm si ari, ai ka natyrën e metalit fisnik. – V Bjelinski

#48. Kush justifikohet, akuzon veten. – Thënie anonime

#49. Kush nuk turpërohet nga gabimi i tij, është dy herë fajtor. – Thënie anonime

#50. Kush s’ka ecur, nuk mund të vrapojë. – Thënie afrikane

#51. Ligji i domosdoshmërisë që herët e mëson njeriun të bëjë atë gjë e cila nuk i pëlqen për të parandaluar të keqen, e cila aq më tepër nuk do t’i vinte sipas shijes. – Zh. Zh. Ruso

#52. Mbi forcën nuk ka asgjë tjetër, veç zotësisë për të sunduar atë. – Zh. Rihter

#53. Mbillni një sjellje dhe do të korrni një zakon, mbillni një zakon dhe do të korrni një karakter, mbillni një karakter dhe do të korrni fatin. – U. Theker

#54. Me rëndësi ka qenë e do të mbetet vetëm ajo gjë, që duket jo për të mirën e një njeriu, por për të gjithë njerëzit. – L. Tolstoi

#55. Meqë njeriu nuk i bën dot të gjitha ato gjëra që dëshiron, atëhere le të dëshirojë ato gjëra që mund t’i bëjë. – Terenc

#56. Më mirë të jesh një Sokrat i pakënaqur se sa një derr i kënaqur. – J. Miele

#57. Më mirë të thyhesh se të përkulesh. – Thënie spanjolle

#58. Mos i beso kurrë njeriut deri sa të mos e shohësh të zemëruar. – Al Katap

#59. Mos kini kurrë qëllim për të qenë diçka, në qoftë se nuk jeni më parë njeri. – V Hygo

#60. Mund të pranohet dhuna njerëzore, ndërsa arsyeja çnjerëzore është e padurueshme. – O. Uajld

#61. Ne nuk njohim botë tjetër veç asaj që është e lidhur me njeriun, ne s’duam ndonjë botë të artë veç asaj që është shprehje e njeriut. – V Gëte

#62. Ndikimi i zakoneve është shumë më i gjerë se sa sundimi i natyrës. – Volteri

#63. Në kolegj më ka ndodhur të shoh të shkretë një klasë të mbushur plot e përplot me shokë anonimë dhe e kam ndier se është mbushur vetëm sapo ka hyrë profesori. Nuk është numri i qenieve të gjalla, por autoriteti i tyre që e orendon një shtëpi. – H. Bazën

#64. Në mynxyrë e në të keqe duhet durim e trimëri. Dhe në çdo kohë e në çdo vend lipset të kini njerëzi. – N. Frashëri

#65. Në natyrë ka shumë fuqi të mrekullueshme, po nuk ka fuqi më të madhe se njeriu. – Sofokliu

#66. Në qoftë se është e mundur higjiena e trupit, është e mundur edhe higjiena e mendjes dhe e karakterit. – D. Pisarev

#67. Në qoftë se nuk e di përse jeton, atëhere pranoje se ke ardhur në këtë botë për arsye demografike. – Thënie anonime

#68. Në rast se i bën dikujt një përkulje të thellë, tjetrit i ke kthyer shpinën. – Sokrati

#69. Në thelb, të gjithë jemi qenie kolektive, çfarëdo qendrimi që të marrim. – V Gëte

#70. Në zjarr, sa pak zemra i bëkërkan ballë provës! – Xh. Bajron

#71. Nëse njeriu nuk është i kënaqur me gjendjen e vet, mund te ndryshojë me dy mënyra: ose të përmirësojë kushtet e jetës, ose të përmirësojë gjendjen shpirtërore. E para nuk është gjithmonë e mundshme, e dyta është. – R. Emerson

#72. Nëse tregohesh indiferent ndaj vuajtjeve të të tjerëve, nuk e meriton emrin e njeriut. – Saadiu

#73. Nuk e kupton mirë njeriun ai që nuk di se prej njeriut varet fati i njeriut. – B. Breht

#74. Nuk është për të ardhur keq se njeriu lindi ose vdiq, se ka humbur paratë, shtëpinë, provën: të gjitha këto nuk i përkasin njeriut. Por është për të ardhur keq kur njeriu humbet pronën e tij të vërtetë, dinjitetin njerëzor. – Epikteti

#75. Nuk ka asgjë që nuk i intereson njeriut. – H. Bël

#76. Nuk ka problem njerëzor që të mos gjejë dot zgjidhje, sepse kjo zgjidhje është te ne. Por që të gjesh, ta nxjerrësh e ta zbatosh, kërkohen përpjekje me forcë e frytshmëri të veçantë, sepse është fjala për përpjekje të ndërgjegjes. – A. Sovi

#77. Nuk mund të ndreqen njerëzit, veçse duke i bërë të duken ashtu siç janë. – P Bomarshe

#78. Njerëzit bëhen qesharakë kur duan të duken ndryshe nga ç’janë. – Thënie anonime

#79. Njerëzit duhen marrë ashtu siç janë. – Plant

#80. Njerëzit e zhvilluar rrallë janë zbatues të mirë të vullnetit të huaj. – D. Pisarev

#81. Njerëzit i afron shumë më tepër karakteri sesa mendja. – E. Renan

#82. Njerëzit i mundon më shumë mendimi që kan për sendet se sa i mundojnë sendet vetë. – Epikteti

#83. Njerëzit janë si bimët, nuk rriten mirë në qoftë se nuk tregohet kujdesi i duhur. – Monteskje

#84. Njerëzit nuk shqetësohen nga sendet, por nga vlerësimet që u bëhen. – M. Aureli

#85. Njerëzit mua më pëlqejnë deri në atë çast kur duan diçka, shkojnë diku, kërkojnë një gjë… Por nëse ata shkëputen nga qëllimet e tyre dhe qendrojnë në vend, atëhere nuk janë më interesantë. – M. Gorki

#86. Njerëzit mund të ndahen në dy lloje: të parët në fillim mendojnë e pastaj flasin e veprojnë, të dytët më parë flasin e veprojnë, pastaj mendojnë. – L. Tolstoi

#87. Njerëzit që nuk kanë të meta janë të tmerrshëm, sepse nuk keni nga i kapni. – A. Frans

#88. Njerëzit turpërohen jo për të sharat që japin, por për ato që marrin. – Xh. Leopardi

#89. Njeri i zoti nuk është ai që s’ka të meta, por ai që pranon të metat e tij. – S. Frashëri

#90. Njeriu është gjithmonë fëmijë i dikujt. – P Bomarshe

#91. Njeriu është masa e të gjitha gjërave. – Pitagora

#92. Njeriu është më i fortë nga guri, më i brishtë nga lulja. – Thënie afgane

#93. Njeriu është një qenie aq e mrekullueshme, sa s’është e mundur kurrë t’i numërosh lehtë të gjitha cilësitë e tij… – N. Gogol

#94. Njeriu është si një thyesë, ku numëruesi tregon atë që është me të vërtetë dhe emëruesi atë që beson se është. Sa më i madh emëruesi aq më e vogël thyesa. – L. Tolstoi

#95. Njeriu është stolia e botës. – M. Gorki

#96. Njeriu i edukuar mirë është ai që ka durim ndaj atij që nuk është si ai. – Ç. Lajd

#97. Njeriu i fortë zakonisht vuan pa u ankuar, kurse njeriu i dobët ankohet edhe pa vuajtur. – P Buast

#98. Njeriu i vërtetë është më interesant se të gjithë heronjtë legjendarë të marrë së bashku. – F Noli

#99. Njeriu nuk është gjë tjetër veçse vargu i veprimeve të tij. – F. Hegel

#100. Njeriu pa parime dhe pa vullnet i ngjet një anijeje pa timon busull, ai e ndërron drejtimin sa herë ndryshon era. – S. Smajls

#101. Njeriu që kërkon qetësi nuk mund të jetë njeri. – Thënie kineze

#102. Një njeri i zgjuar nuk është asgjë nëse nuk i kushton zgjuarsisë energjinë e karakterit. Kush ka kandilin e Diogjenit, i duhet dhe shkopi i tij. – Sh. Shamfor

#103. Një shpirt i fortë shpëton një trup të dobët. – Hipokrati

#104. Pesimist është njeriu që nga dy të këqijat i zgjedh që të dyja. – Thënie anonime

#105. Për atë që di të vëzhgojë, çdo njeri e ka në fytyrën e vet përshkrimin e trupit e të shpirtit të tij. – A. Karel

#106. Përballimi i fatkeqësisë nuk është aq i vështirë sa përballimi i fatmirësisë së tepërt, e para na forcon, e dyta na dobëson. – S. Segyr

#107. Përherë më kujtohet ajo që s’dua e nuk mund ta harroj atë që dua. – Thënie latine

#108. Përmes vështirësive, tek yjet. – Thënie latine

#109. Po të përplaset një kokë me një libër dhe të dëgjohet tingëllimi i një ene bosh, a e ka fajin gjithmonë libri? – G. Lihtenberg

#110. Po të vësh syze të huaja, do të prishësh sytë e tu. – D. Pisarev

#111. Sa herë që njerëzit mendojnë si unë, fitoj përshtypjen se jam mashtruar. – O. Uajld

#112. Sa më lart është njeriu nga shkalla e zhvillimit mendor e moral, aq më i Iirë është dhe aq më shumë kënaqësi i jep jeta. – A. Çehov

#113. Sa më shumë duam, aq më shumë vuajmë. Shuma e dhimbjeve të mundshme për çdo shqisë është në përpjesëtim të drejtë me shkallën e përsosmërisë së tij. – A. Amiel

#114. Sa njerëz ka, aq mendje ka. – Terenci

#115. Secili është i detyruar ta njohë dinjitetin njerëzor të çdo njeriu. – E. Kanti

#116. Secili gjykon sipas shijes së vet. – Plauti

#117. Sipërfaqja më pasionante mbi tokë për ne është fytyra e njeriut. – G. Lihtenberg

#118. S’ka gjë më të tmerrshme se sa të mbetesh vetëm në mes njerëzve. – S. Cvajg

#119. Syri është i vogël, por pushton tërë botën. – Thënie anonime

#120. Shpirti i njeriut është plot nostalgji për diçka më të lartë, më të ndritur. – V Gëte

#121. Shqetësimi më fisnik i njeriut është njeriu. – G. Lesing

#122. Shumica e diskutimeve dhe e grindjeve mund të përfundonin me fjalët: syzet tuaja nuk bëjnë për sytë e mi. – P Buast

#123. Talentet formohen në qetësi, karakteret mes betejave të jetës. – V Gëte

#124. Të biesh në prehrin e zemërimit është njësoj sikur të hakmerresh kundër vetes për fajin e tjetrit. – Xh. Suift

#125. Të pakuptuar mbeten vetëm ata njerëz, të cilët ose vetë nuk dinë se çfarë kërkojnë, ose nuk vlejnë që t’i kuptojnë të tjerët. – I. Turgeniev

#126. Të pendohesh thellë do të thotë të jetosh përsëri. – Sh. Bodler

#127. Të përmendësh veprimet e këqija të të tjerëve për të përligjur veten do të thotë të lahesh me baltë. – Zh. Peti-San

#128. Të quhesh njeri është e lehtë, të jesh njeri është e vështirë. – Thënie afrikane

#129. Unë jam njeri dhe mendoj se asgjë që është njerëzore nuk duhet të më lërë indiferent. – Terenci

#130. Veprimet tona janë si fëmijët tanë, që jetojnë e veprojnë jashtë vullnetit tonë. Për më tepër, fëmijëve mund t’u marrësh frymën, kurse veprimeve kurrë. Ato kanë një gjallëri të pashkatërrueshme njëkohësisht brenda dhe jashtë nesh. – Xh. Eliot

#131. Vetëm zemrat e bukura mund të kundërshtojnë njëra- tjetrën pa pasur shenjë urrejtjeje. – P Buast

#132. Vogëlsirat e jetës e torturojnë, e tiranizojnë njeriun që nuk sheh përtej hundës së tij, por ato janë të pafuqishme kundrejt shpirtit të njerëzve me mendime të mëdha. – I. Pavllov

#133. Vuajtja në krahasim me gëzimin nuk mban maskë. – O. Uajld

Review Overview

Katalogu i fjalëve të urta:

User Rating: 4.9 ( 1 votes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)