fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Libri

N

ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Ai nxirrte vazhdimisht shënime dhe gjithçka që lexonte e kalonte nga një libër në tjetrin, duke lënë anash kokën e tij. – G. Lihtenberg

#2. Ai që është mik me librin, s’ka nevojë për zotin. – Thënie anonime

#3. Ai që krijoi abetaren na ka dhënë në duar fillin e mendimeve
tona dhe çelësin e natyrës. – A. Rivard

#4. Ai që lexon di shumë, por ai që lexon e vrojton di edhe më
shumë. – A. Dyma

#5. Ai që nuk di të lexojë në mes rreshtave, kurrë s’do të jetë në gjendje t’i shijojë në të vërtetë librat. – M. Shvab

#6. Arsyeja përse njerëzit mbajnë mend aq pak nga ajo që lexojnë është se fare pak mendojnë vetë. – G. Lihtenberg

#7. Asnjë libër nuk është aq i keq sa të mos mësosh diçka prej tij. – Thënie spanjolle

#8. Ashtu si ata që hanë shumë nuk janë më të shëndetshëm se ata që hanë vetëm atë që është e nevojshme, ashtu dhe dijetarë të vërtetë janë jo ata që lexojnë shumë, por ata që lexojnë atë që është e dobishme. – Aristoteli

#9. Atje ku digjen librat, në fund digjen dhe njerëzit. – H. Haine

#10. Autori e krijon librin, shoqëria e pranon atë ose e hedh poshtë. Krijuesi i librit është autori, krijuesi i fatit të tij është shoqëria. – V. Hygo

#11. Biblioteka publike është një tryezë e shtruar e ideve, ku çdo njeri është ftuar dhe gjen atë ushqim që kërkon; ajo është një magazinë rezervash, ku disa njerëz kanë vënë mendimet dhe zbulimet e tyre dhe të tjerët i bëjnë të dobishme për vete. – A. Hercen

#12. Bota është një libër i bukur, por ai u shërben pak atyre që
nuk dinë të lexojnë. – Thënie italiane

#13. Çfarë vlere ka një letër për atë që nuk ka mendjen e vet? A i
vlen pasqyra një të verbri? – Thënie indiane

#14. Disa i çmojnë librat nga vëllimi, sikur të jenë shkruar për të ushtruar krahët dhe jo mendjen. – B. Grasian

#15. Disa libra nuk janë shkruar për të na mësuar diçka, por për të na treguar se autori ka qenë njeri i ditur. – V. Gëte

#16. Dy zbulimet më të mëdha të njerëzimit janë: shtypshkronja që ndihmon përhapjen e librave dhe televizioni që e shkëput njeriun nga leximet. – Zh. Elgozi

#17. Edhe libri është si fëmija, do kohën e vet për të lindur. Të gjithë librat e shkruar shpejt, brenda disa javëve, më bëjnë të mendoj keq për autorët e tyre. Një grua e ndershme dhe e shëndoshë nuk i nxjerr në dritë fëmijët para nëntë muajve. – H. Hajne

#18. Është barbarizëm të mos e dallosh veprën e shkëlqyer. – V. Gëte

#19. Fol jo për atë që ke lexuar, por për atë që ke kuptuar. – Thënie azerbajxhanase

#20. I mirë është ai libër, ku autori thotë atë që duhet dhe ashtu
si duhet. – Aristoteli

#21. Jeta ime është kërkimi i diturisë. Libra, gjithnjë libra. – N. Ostrovski

#22. Ka libra të cilët mjaftojnë t’i ngjërosh, ka të tillë që më mirë është t’i gëlltitësh, dhe vetëm disa të paktë e vlen t’i përtypësh e t’i tretësh. – F Bekon

#23. Ka libra që lexohen, ka libra që të vënë në mendime, ka libra që ruhen në zemrën e kombit. – L. Leonov

#24. Ka shumë njerëz në bibliotekat e të cilave, ashtu si mbi shishet e farmacisë, mund të ngjitësh mbishkrimin: “Vetëm për përdorim të jashtëm”. – A. Dode

#25. Kam tetëdhjetë vjet që lexoj dhe akoma nuk u mësova të lexoj. – Gëte

#26. Ka shumë njerëz që lexojnë vetëm për të mos menduar. – G. Lihtenberg

#27. Kija frikën njeriut që ka lexuar vetëm një libër. – Thënie anonime

#28. Kur je i lumtur, libri të zbukuron; kur je i mjerë, të ngushëllon. – Thënie ruse

#29. Kur leximi ju lartëson shpirtin dhe ju ngjall ndjenja fisnike e burrërore, mos kërkoni arsye të tjera për të çmuar atë vepër, ajo është e mirë dhe e ka shkruar një mjeshtër – Zh. La Bryjer

#30. Kur lexojmë një libër, ndjenja e së vërtetës na thotë: “Kjo është gënjeshtër”! sa herë ndeshim diçka të padrejtë. Në rast se kjo ndjenjë flet shumë shpesh dhe u flet të gjithëve, do të thotë se ai libër nuk ka e nuk do të ketë asnjë vlerë. E fshehta e suksesit të përhershëm është në vështirësinë. – O. de Balzak

#31. Kur lexon për herë të parë një libër të mirë sikur ke fituar një mik të madh të shpirtit; po ta rilexosh, sikur je takuar përsëri me mikun e vjetër. Kur sa mbaron së lexuari sikur ndahesh prej mikut me të cilin nuk e di në se do të takohesh përsëri. – Thënie kineze

#32. Kur një libër ju pëlqen gjithnjë e më tepër me kalimin e viteve, kjo është shenjë e sigurtë se ai është i mirë. – G. Lihtenberg

#33. Kur s’ke fqinjë me mend, atëherë bisedo me librin. – Thënie anonime

#34. Leximi e bën njeriun të qartë, biseda e bën të shkathët nga goja dhe të shkruarit e bën të përpiktë – F. Bekon

#35. Leximi – ja, ky është mësimi më i mirë. Të shkosh pas gjurmëve të mendimit të një njeriu të madh – kjo është shkenca më e dobishme. – A. Pushkini

#36. Leximi i librave të mirë është si një bisedë me njerëzit e ndershëm të shekujve të kaluar…të cilët na japin mendimet e tyre më të mira. – R. Dekart

#37. Leximi i librave më të mirë na zbulon mendimet që janë të fshehura në shpirtin tonë. – Sh. Pjermen

#38. Leximi për trurin është si ushtrimi për trupin. – A. Stal

#39. Leximi ushqen mendjen. – Seneka

#40. Lexo përherë shkrimtarë të verifikuar dhe nëse ke dëshirë t’u drejtohesh të tjerëve, kthehu prapë atyre të parëve. – Seneka

#41. Librat duhet të ndjekin shkencat dhe jo e kundërta. – F. Bekon

#42. Librat e këqij mund të na prishin po ashtu si shokët e këqij. – H. Filding

#43. Librat janë anije të mendimit që enden nëpër dallgët e kohës dhe e bartin barrën e tyre të çmueshme nga një brez te tjetri. – F Bekon

#44. Librat janë fëmijë të heshtjes. – M. Prusti

#45. Librat janë testamenti i një brezi për brezin tjetër këshilla e plakut që po vdes për të riun, që po nis të jetojë, urdhri që jep roja i cili e lë detyrën për rojën që i zë vendin. – A. Hercen

#46. Librat janë mendje të balsamosura. – Thënie anonime

#47. Librat janë si miqtë duhet të jenë të mirë, por pak. – J. Strindberger

#48. Librat mbledhin margaritarët e mendimit njerëzor dhe ua japin njerëzve. Ne kthehemi në një grusht hi, kurse librat ashtu si monumentet prej guri e metali ruhen ndër shekuj! – Ajbek

#49. Librat ndriçojnë shpirtin, lartësojnë, forcojnë dhe plotësojnë njeriun, zgjojnë në të aspirata më të mira, mprehin mendjen dhe zbusin zemrën e tij. – U. Thekerej

#50. Librat nuk janë mobilje, por asgjë më e mirë se ato nuk e mobilon shtëpinë. – H. Besheri

#51. Libri ëndërron. Libri është i vetmi objekt pa shpirt që mund të ketë ëndrra. – E. Floino

#52. Libri është testamenti shpirtëror që një brez i lë një tjetri, këshillat e një zemre që po venitet, një zemreje të re. E tërë jeta e njerëzimit është shprehur në librat; fiset, njerëzit dhe shtetet janë zhdukur, por libri ka mbetur. Ai është program i së ardhmes. Le të hyjmë me nderim në këtë tempull. – A. Hercen

#53. Libri është mësues pa shpërblim. – A. Navoi

#54. Libri i mirë ashtu si shoqëria e mirë, edukon e fisnikëron ndjenjat dhe doket. – N. Pirogov

#55. Libri i mirë është dhuratë, është testament i autorit për gjininë njerëzore. – A. Edison

#56. Libri i mirë është si një kopsht që njeriu e mban në xhep. – Thënie arabe

#57. Libri më i mirë është ai që çdo lexues, mendon ta shkruajë vetë. – A. Paskal

#58. Libri mund të jetë mrekullia më e ndërlikuar dhe më e madhja nga të gjitha mrekullitë që ka krijuar njeriu në rrugën e tij drejt kulturës. – M. Gorki

#59. Libri nuk është tërë njeriu, por ajo që është më e mira te
njeriu i çasteve të zgjedhura. – M. Selimoviq

#60. Libri që ka një rëndësi kaq të madhe për njeriun, mbetet pa gojë jo vetëm për atë që nuk di të lexojë, por edhe për atë që pasi e Iexon frazën në mënyrë mekanike, nuk mund të nxjerrë nga gërma e vdekur mendimin e gjallë. – K. Ushinski

#61. Mos e çmo librin nga kapaku dhe njeriun nga veshja, se kapakun e lidh mjeshtri, kurse kostumin e bën rrobaqepësi. – I. Ivanoviç-Zmaj

#62. Mos lexo shumë Iibra, po lexo shumë. – Thënie anonime

#63. Në jetë kam pasur vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë:
librin. – Volteri

#64. Nëse lexojmë një libër të vjetër, është njëlloj sikur të lexonim gjithë kohën prej ditës kur libri është shkruar – L. Borhes

#65. Nuk mjafton gjysma e jetës për të shkruar një libër të mirë dhe gjysma tjetër për ta ndrequr. – Zh. Ruso

#66.Njerëzit pushojnë së menduari kur pushojnë së lexuari. – D. Didro

#67. Njeriu i kohës së sotme që qëndron përpara Himalajave të bibliotekave, ndodhet në situatën e kërkuesit të arit, i cili duhet të zbulojë grimca ari në mes togjeve me rërë. – S. Vavillov

#68. Njeriun mund ta njohësh sipas librave që lexon. – S. Smajls

#69. Njeriu nuk bëhet i mirë, i mençur dhe i ditur në qoftë se shumë, po në rast se lexon shumë shpesh gjëra të mira. – M. Luter

#70. Një libër është i mirë kur autori aty shpreh vetëm atë që duhet dhe ashtu si duhet. – Aristoteli

#71. Për librin e mirë duhet të jenë edhe lexuesit të mirë. – V. Hygo

#72. Për të shkruar një libër të mirë, duhet vetëm të rrokësh penën, ta lyesh me bojë dhe të derdhësh shpirtin në letër. – K. Berne

#73. Për të treguar të këqijat e një stofi të keq, thonë se duket tejpërtej. Për mua, mund të thuhet e njëjta gjë edhe për disa libra, të të cilët lexuesi e gjen fundin që sapo lexon faqen e parë. – H. Filding

#74. Për të zbatuar në praktikë një mendim të lexuar nga një libër ndonjëherë duhet të kesh aftësi shpikëse jo më të vogël se sa autori i atij mendimi. – Stendali

#75. Po lexoja një libër shumë të mërzitshëm dhe më zuri gjumi. M’u bë në ëndërr sikur po e lexoja atë libër dhe më zuri gjumi. Kjo gjë m’u përsërit tri herë. – H. Hajne

#76. Po të më vinin te këmbët kurorat e gjithë mbretërive të botës në vend të librave të mi dhe të dashurisë për të lexuar, unë do t’i flakja të gjitha. – F. Fenelon

#77. Prej shekujsh libri rrit njeriun. – Thënie anonime

#78. Sa e madhe ishte habia ime kur ndjeva se pothuaj çdo libër sikur hap para meje dritaren në një botë të re, të paparë, e cila më rrëfen për njerëzit, për ndjenjat dhe mendimet, marrëdhëniet që unë nuk i kisha parë, nuk i dija. – M. Gorki

#79. Sa më shumë të lexosh, aq më pak do të imitosh. – Zh. Renar

#80. Sa më tepër kam lexuar aq më shumë librat më kanë bashkuar me botën dhe aq më të qartë e më të rëndësishme ma kanë bërë jetën. – M. Gorki

#81. Shkenca e librit nuk mund të jetë e plotë pa shkencën e jetës. – V Belinski

#82. Shkenca është në librat dhe në punën vetjake të pavarur për përvetësimin e dijenive nga librat dhe nga jeta. – N. Çernishevski

#83. Shpjegimet bëjnë që të humbasësh kohë dhe letër, ngadalësojnë veprimin dhe më në fund të mërzitin. Më e mira është të lexosh me vëmendje. – M. de Asis

#84. Shtëpia pa libra është si trupi pa shpirt. – Ciceroni

#85. Shumë libra të mirë ka në botë, por këta libra bëhen të mirë
vetëm për ata njerëz që dinë t’i lexojnë. – D. Pisarev

#86. Të jesh në mes librave është njësoj sikur të jesh në mes njerëzve, mund të biesh në shoqëri të mirë ose në shoqëri të keqe. – Helvecius

#87. Të lexosh gjithçka nuk është aspak e nevojshme. Duhen lexuar vetëm ato që u përgjigjen kërkesave që kanë lindur në shpirtin tënd. – L. Tolstoi

#88. Të lexosh libra të zgjedhur keq është më keq dhe sjell më tepër dëm se sa mos të lexosh asgjë fare. – V. Belinski

#89. Të lexosh pa u menduar është njësoj si të hash pa e tretur. – E. Bork

#90. Unë jam pjesë e çdo gjëje që kam përjetuar në jetë, pjesë dhe e asaj që kam lexuar. – A. Tenison

#91. Vetëm ai që nuk lexon asgjë, nuk mendon për asgjë. – D. Didro

Review Overview

Katalogu i fjalëve të urta:

User Rating: 3.25 ( 15 votes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)