N
ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe F NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.
#1. Ai që mendon se mund të bëjë pa të tjerët, gabon rëndë, por ai që mendon se të tjerët nuk mund të bëjnë pa të, gabon edhe më rëndë. – F. La Roshfuko
#2. Ai që më tregon drejt gabimet e mia është mësuesi im, ai që më vë në dukje veprimet e mia të drejta është miku im, ai që më lajkaton është armiku im. – Siunj-Czi
#3. Ai që s’jep dhe ai që kurrë s’pranon këshilla janë të dy të pavlefshëm për miqësi. – Ovidi
#4. Armiku që falet nuk zihet mik. – A. Navoj
#5. Armiqtë i kam merituar por nuk di a i meritoj miqtë? – U. Uitman
#6. Atë çka dua unë e do ti, atë çka s’dua unë, nuk e do ti. Ja ç’është miqësia. – Salusti
#7. Atë që mund t’ua thotë armiku më i madh nuk është njësoj me atë që miqtë tuaj më të mirë flasin pas shpinës suaj. – A. de Myse
#8. Atë që njohim më pak pas vetes, është miku. – Thënie arabe
#9. Atje ku një njeri vdes, dy veta mund ta shpëtojnë njëri- tjetrin nga rreziku. – O. de Balzak
#10. Bëhu mik, por jo menjëherë. – Thënie ruse
#11. Çka nuk mund të bëjë armiku, ndonjëherë ta bën miku. – S. Frashëri
#12. Dashuria dhe miqësia janë reciproke: ato japin aq sa marrin nga njëra-tjetra. – A. Hercen
#13. Dashuria e vërtetë është e rrallë, miqësia e vërtetë është edhe më e rrallë. – F La Roshfuko
#14. Do të jesh i lumtur në prag të pleqërisë, në qoftë se i ke ruajtur miqtë. – Thënie indiane
#15. Duajini armiqtë, se ata flasin për të metat tuaja. – B. Franklin
#16. Dhurata më e bukur që kanë krijuar njerëzit pas urtësisë është miqësia. – F La Roshfuko
#17. E keqja në mes dy miqve ndahet përgjysmë, kurse e mira dyfishohet. – Thënie ruse
#18. E urrej ndihmën e miqve të vonuar – Euripidi
#19. E vetmja rrugë për të pasur një mik është të jesh mik. – R. Emerson
#20. Është e drejtë të gjykosh një njeri sipas ndikimit që ka mbi
miqtë e tij. – O. Uajld
#21. Është fatkeqësi e madhe që njeriu s’mund të jetë vetëm. – La Bryjeri
#22. Është i lumtur ai që ka gjetur një mik të denjë për këtë emër.- Menandri
#23. Farefisin na e cakton fati, kurse miqtë i zgjedhim vetë. – J. Tuvim
#24. Fati krijon miq, fatkeqësia i provon. – Seneka
#25. Fatkeqësia është ndoshta hallka më e fortë që i lidh njerëzit.- O. de Balzak
#26. Fqinji i mirë është dera e parajsës, fqinji i keq dera e ferrit. – Thënie zvicerane
#27. Goditja që të jep shoku është nga goditjet më të rënda. – Thënie orientale
#28. Gjithmonë miqësia kur nis të dobësohet e të bjerë, nis ta dyfishojë mirësjelljen ceremoniale. – U. Shekspir
#29. Ka njerëz, thotë Sokrati, që vënë të gjitha forcat e tyre për të rritur pemë që t’u mbledhim frutet, dhe të cilët merren pa zell e pa përkujdesje me atë të mirë, që është më frytdhënëse se të gjitha dhe që quhet një mik. – Ksenofoni
#30. Kali afron krahinat e largëta; fëmijët afrojnë nënat dhe baballarët, fatet e njëjta afrojnë popujt. – Thënie mongole
#31. Kalova gjithë jetën duke luftuar me vetminë. – I. Babili
#32. Kam miq që më duhen, miq që s’më peshojnë fare, miq që më kanë smirë. – Sh. Shamfor
#33. Kemi më pak miq se sa mendojmë, kurse më shumë se sa dimë. – O. Stol
#34. Këshilla e mikut është mbrojtja më e mirë kundër armikut. – U. Shekspir
#35. Kundërshtari që të zbulon të metat është më i dobishëm se miku që t’i fsheh. – L. da Vinçi
#36. Kur kërkon miq pa të meta, nuk ka miq. – Thënie arabe
#37. Kur kuvendon me shokë të mirë, të duket vetja dy herë më i zgjuar. – P Pavlen.
#38. Kur shpif për shokun tënd, shpifin për ty. – Thënie anonime
#39. Kur miqtë e mi janë qorra me një sy, unë i shoh në profil. – La Roshfuko
#40. Kur vdes një mik, vdes dhe një pjesë e shpirtit tënd. – S. Ivrini
#41. Kurrë nuk është e gjatë rruga që të shpie në shtëpinë e mikut. – Thënie anonime
#42. Kush nuk kërkon të bëjë miq, është armik i vetvetes. – Sh. Rustaveli
#43. Le të bëhet rregull se më mirë është të jesh i vetmuar se në shoqëri të keqe. – Kolinvud
#44. Lotët së bashku, gëzimi përgjysmë. – M. Gorki
#45. Lufta vë në provë trimin, zemërimi të urtin, nevoja mikun – Thënie orientale
#46. Lumturia asnjëherë nuk e ka ngritur njeriun në një lartësi tillë sa ai të mos ia ketë nevojën shokut. – Seneka
#47. Mali nuk ka nevojë për mal, por njeriu ka nevojë për njeri. – Thënie baske
#48. Mbaje të shenjtë mikun sa mban veten. – Tit Livi
#49. Mbaju rrugës së re dhe mikut të vjetër. – Thënie anonime
#50. Me shokë të mirë edhe në kohë të vështirë kalohet mirë. – Thënie greke
#51. Më e madhja lumturi e miqve të mi nuk më duket shumë; dëmi i tyre më i vogël më duket i madh. – Thënie angleze.
#52. Më mirë pa miq se me miq të ligj. – S. Dine
#53. Më shumë duhet t’i ruhemi mikut që duket se është mik se sa armikut të hapur. – Volteri
#54. Më vështirë është ta mbash miqësinë se sa ta fillosh. – Thënie anonime
#55. Mik është ai që t’i di të metat dhe prapë të do. – Thënie anonime
#56. Miku do të duhej t’i mbante dobësitë e mikut. – U. Shekspir
#57. Miku njihet në fatkeqësi, sikurse ari në zjarr. – Thënie bullgare
#58. Miku njihet që është mik. Në të keq e në rrezik. – N. Frashëri
#59. Mikut dhe peshkut pas tri ditëve fillon t’u vijë era. – Thënie angleze
#60. Miqësia është gjithnjë gjë e bukur si kur është dashuri në mes dy të rinjve, ashtu edhe kujtim dashurie në mes dy pleqve. – I. Gonçarov
#61. Miqësia është një dhuratë e privilegjuar, prej së cilës njeriu e ndien veten të dyfishuar me të gjitha virtytet. – O. Paskali
#62. Miqësia është një rrezatim i shpirtit, është diçka që e ndiejmë. Ajo nuk jepet si shkëmbim për një dhuratë tjetër – G. Grin
#63. Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët vendi, aq më shumë ndriçon. – S. Frashëri
#64. Miqësia është si pemët: kur thahet një herë, nuk gjelbëron më. – N. Hiqmet
#65. Miqësia nuk është e fortë me lajka, por me nder dhe me të vërtetë. – Thënie ruse
#66. Miqësia nuk pranon as skllavëri, as sundim. Miqësia kërkon barazi. – I.Gonçarov
#67. Miqësia shton lumturinë dhe lehtëson mjerimin, duke dyfishuar gëzimin dhe duke shpërndarë hidhërimin. – Ciceroni
#68. Miqësia shumëzon gëzimet dhe pjesëton hidhërimet. – Xh. Boni
#69. Miqtë duhen zgjedhur. – Zh. La Bryjer
#70. Miqtë e rremë na ndjekin nga pas si hije sa kohë që ne ecim në diell dhe menjëherë na largohen, sapo hyjmë në një hije. – K. Bovi
#71. Miqtë e paftuar shpesh janë të këndshëm vetëm kur ikin. – U. Shekspir
#72. Mirëkuptimi është thesar i dy miqve. – Thënie anonime
#73. Mos e kalo lumin me një shok të djallëzuar. – Thënie kineze
#74. Mos u lodh të numërosh fajet e mikut tënd, sepse këtë shërbim e bëjnë me kënaqësi armiqtë e tij. – S. Frasherl
#75. Mos u trego miqve të tu atë që armiqtë e tu nuk duhet ta dinë. – E. Shou
#76. Mos u tremb nga shuplaka e mikut, po nga lëvdata e armikut. – S. Frashëri
#77. Mund të mbështetemi në armiq për shkak të virtyteve të tyre, ndërsa në miq për shkak të të metave të tyre. – Epikteti
#78. Mungesa më e madhe në jetë është të mos kesh miq. Pa miq bota është e shkretë. – Aristoteli
#79. Natyra edhe kafshët i mëson që të njohin miqtë e vet. – U. Shekspir
#80. Në miqësi nuk ka zëvendësim. F. Shiler
#81. Në rast se ti nuk mundesh t’ia thuash drejt, haptas, madje me forcë mikut gjithçka që mendon për të, për sjelljet e tij, ose nuk e dëgjon prej tij po ashtu të vërtetën për ty, kjo do të thotë se ju nuk i besoni me të vërtetë njëri-tjetrit, nuk e kuptoni dhe nuk e respektoni njëri-tjetrin. – I. Gonçarov
#82. Nuk ka detyrim më të shenjtë se sa mikpritja dhe bujaria. – Platoni
#83. Nuk ka gjë më të rrezikshme se sa shoku injorant. – La Fonten
#84. Nuk ka kënaqësi të vërteta, pa nevoja të vërteta. – Volteri
#85. Nuk kemi lindur vetëm për veten tonë. – Ciceroni
#86. Nuk më duhet një mik, i cili pajtohet për gjithçka me mua, i ndërron mendimet sipas meje, duke më tundur kokën, sepse hija e bën këtë më mirë. – Plutarku
#87. Nuk mund të ketë miq besnikë ai që nuk është vetë i tillë. – S. Frashëri
#88. Njeriu pa shokë është si e djathta pa të majtën. – Avirserbon
#89. Njeriu për të mbrojtur nderin e tij duhet të tregohet i zoti
kundër armiqve dhe kundrejt miqve. – S. Frashëri
#90. Njeriu që jeton vetëm, ekziston përgjysmë. – P. Buast
#91. Një fqinjë i keq është një fatkeqësi, një fqinjë i mirë është
një thesar i vërtetë. – Hesiodi
#92. Një proverb thotë: “Midis miqve gjithçka është e përbashkët”. – Terenci
#93. Njihet një thënie e Katonit Plak: armiqtë keqdashës të bëjnë më shumë shërbime se sa miqtë e këndshëm, të parët shpesh thonë të vërtetën, të dytët nuk e thonë kurrë. – Ciceroni
#94. Për dy njerëz koha kalon në mënyrë mjaft të ndryshme: ajo ecën shpejt ose ngadalë sipas miqësisë që ata ndiejnë. – G. Grin
#95. Për të ekzistuar miqësitë, miqtë duhet t’i besojnë njëri-tjetrit
e për t’i besuar njëri-tjetrit duhet të jenë miq. – L. Tolstoi
#96. Për t’u bërë dy veta miq të vërtetë duhet të kenë të përbashkëta hidhërimet, frikën dhe shpresat e tyre. – S. Frashëri
#97. Plagët më sfilitëse t’i hap dora e njeriut më të dashur. – Thënie egjiptiane
#98. Po kërkove një mik besnik, përpiqu të miqësohesh me një njeri që ka pak miq. – S. Frashëri
#99. Po pate një mik, shko ta shikosh sa më shpesh, se ndryshe rruga që shpie në shtëpinë e tij, mund të zihet nga bari i keq. – Thënie gjeorgjiane
#100. Po s’pate mik, kërkoje; po e pate, ruaje. – Thënie ruse
#101. Po ta dinte çdo njeri se ç’thonë të tjerët për të në mungesë të tij, nuk do të gjendeshin dy miq në botë. – S. Frashëri
#102. Po të kesh një mik prej mjalti, mos e ha të gjithë. – Thënie arabe
#103. Që të jemi shokë të vërtetë, duhet të kemi besim te njëri-tjetri. – L. Tolstoi
#104. Qortoni miqtë tuaj fshehtazi dhe i lëvdoni haptazi. – P. Sirus
#105. Ruaju nga ai shok, që do armikun tënd. – Thënie orientale
#106. Sa më shumë i duam miqtë, aq më pak i përkëdhelim. – Molieri
#107. Sa shumë respekt e lëvdata meriton miqësia! Është ajo që i bën të lindin, i ushqen dhe i mban ndjenjat më të bukura të bujarisë, për të cilat është e aftë zemra e njeriut. – Xh. Petrarka
#108. Sado i famshëm të bëhesh, kurrë nuk mund të thuash se nuk ke nevojë për një shok të zemrës. – Thënie anonime
#109. S’ka gjë më të keqe në miqësi se sa lajka. – Thënie latine
#110. Syrin dhe mikun mjafton dhe gjëja më e vogël për t’i plagosur. – Thënie italiane
#111. Sytë e miqësisë rrallë gabojnë. – Volteri
#112. Shoku frikacak është më i rrezikshëm se armiku: armikut i ruhesh, kurse te shoku shpreson. – L. Tolstoi
#113. Shoku i keq është si hija: në dritën me diell të rri pas, në
dritën e vrenjtur e kërkon dhe s’e gjen gjëkundi. – A. Kunanbajev
#114. Shoku nuk blihet me para. – Thënie anonime
#115. Shorti na ka dhënë prindët, zgjedhja na jep miqtë. – Zh. Dëlil
#116. Tek miqtë edhe mund të vonohesh në gosti, po në fatkeqësi nxitohu. – Thënie anonime
#117. Të do ai që nuk të fal gabimet. – S. Frashëri
#118. Të gjesh të mirën tek tjetri është më vështirë se sa të gjesh të keqen. Të mirën e ndjen dhe e zbulon vetëm e mira që kemi brenda vetes. – N. Jorgaqi
#119. Të gjithë dinë të simpatizojnë me përvuajtjen e një miku, por duhet shpirt i madh që të simpatizojnë suksesin tënd. – O. Uajld
#120. Të gjithë miq, asnjë mik. – Aristoteli
#121. Të jesh shok me të gjithë ose të mos kesh asnjë shok është e njëjta gjë. – Thënie spanjolle
#122. Thelbi i vërtetë i një miqësie përbëhet nga pajtimi i plotë i vullneteve, i shijeve, i mendimeve. – Ciceroni
#123. Vetmia është më e mirë se shoku i keq. – S. Frashëri
#124. Vetë vdis, por shokun shpëtoje. – A. Suvorov
#125. Vetëm në një rast nuk duhet të kemi frikë se mos e fyejmë shokun, atëherë kur është puna për t’i thënë të vërtetën dhe në këtë mënyrë për t’i treguar besnikërinë ndaj tij. – Ciceroni
#126. Zgjidhni shokët me kujdes, sepse ka njerëz që të ngjiten si sëmundje. – M. Gorki