fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Urtësia

N

ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Ai që nuk mendon, nuk jeton. – V. Hygo

#2. Ai që nuk ndërron mendje kurrë, ai ndoshta edhe nuk ka fare. – A. Moravia

#3. Ai që pranon këshilla është më i madh se ai që jep, sepse sa lehtë është të japësh këshilla, aq rëndë është t’i pranosh. – S. Frashëri

#4. Ajo që forcon mendimin është gjykimi. Mendimi i pranuar në çdo kohë pa u gjykuar nga asnjeri, kalbet shpejt. – S. Frashëri

#5. Asgjë jashtë masës. – Soloni

#6. Ai që pyet, nuk humbet kurrë. – Thënie indiane

#7. Atë që njerëzit përpiqen ta personifikojnë në fjalën “të menduarit”, është materia në lëvizje. – E. Po

#8. Atje ku nuk pasqyrohet mendimi çdo gjë është e lehtë, e parëndësishme. – L. Tolstoi

#9. Bindjet nuk formohen duke ua marrë shokëve të mirë, as duke i blerë në librari. Ato përpunohen në procesin e të menduarit vetjak. – D. Pisarev

#10. Budallai gjithnjë gjen një budalla më të madh se veten, që habitet me të. – N. Bualo

#11. Budallai i veshur mirë ndrit, por vetëm pa folur. – Thënie indiane

#12. Budallai nuk i njeh meritat e të mençurit. – Thënie greke

#13. Budallai që e pranon se është budalla, nuk është më budalla. – F. Dostojevski

#14. Budallallëkun nuk kanë mundur ta mposhtin as hyjnitë. – F. Shiler

#15. Budallenjtë grinden, të mençurit merren vesh. – Thënie anonime

#16. Budallallëku del përpara që ta shohin, mençuria rri prapa që të shohë. – K. Silva

#17. Çështjet i shtrojnë të mençurit, por vendimet i marrin budallenjtë. – Anakarsi

#18. Çdo këshillë vjen me vonesë kur vullneti ngrihet kundër arsyes. – U. Shekspir

#19. Çdo mendim është si brumi: po ta mbrujsh mirë mund të bësh gjithçka me të. – I. Turgenie

#20. Çdo njeri mund të gabojë, por vetëm budallai mund të ngulë këmbë në gabimin e vet. – Ciceroni

#21. Dëgjimi është fillimi i çdo urtësie. – Hegeli

#22. Dëshira duhet t’i bindet arsyes. – Ciceroni

#23. Dinakëria është armë e prapanikut, kurse mençuria armë e njeriut të kulturuar. – Herakliti

#24. Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend. – S. Frashëri

#25. Duhet të jesh i lehtë si zogu dhe jo si pupla. – P. Valeri

#26. E urrej atë të urtë që nuk është i urtë për vetveten. – Euripidi

#27. Edhe arsyet e mira duhet t’u lënë rrugën arsyeve më të mira.- U. Shekspir

#28. Edhe detrat më të mëdhenj e kanë fundin e tyre, ndërsa mendimi i njeriut është aq i thellë sa që është e pamundur t’ia gjesh fundin. – S. Frashëri

#29. Edhe filozofi më i zgjuar e ka të vështirë t’u përgjigjet pyetjeve budallaqe. – Hiloni

#30. Është i marrë ai që nuk di ta fshehë mençurinë. – Thënie indiane

#31. Është e vështirë t’i bindësh njerëzit që të përdorin arsyen në vend të syve. – B. Fontenel

#32. Është një çmenduri e madhe të duash të jesh i mençur vetëm ti. – F. La Roshfuko

#33. Është shumë më lehtë të hedhësh poshtë një bindje, se sa një paragjykim. – M. Eshenbah

#34. Fama është dielli i të vdekurve. Fama është helm që duhet pirë me doza të vogla. – H. Balzak

#35. Fati ndihmon mendjet e përgatitura. – L. Pastër

#36. Fjala e fundit gjithmonë i mbetet opinionit publik. – Napoleoni

#37. Forca pa mençurinë shembet nën peshën e vet. – Horaci

#38. Gjeniu është durim i mendimit të përqendruar në një drejtim të caktuar. – I. Njuton

#39. Gjenitë çajnë rrugët në shkencat, kurse njerëzit që kanë mend dhe shije i shtrojnë e i zbukurojnë ato. Përmirësimi i rrugëve duhet rekomanduar që të kalohet më mirë nga një rrugë në tjetrën. – G. Lihtenberg

#40. Gjëja më e vështirë në botë është të thuash duke e menduar atë që gjithë bota e thotë pa e menduar. – E. Shartje

#41. Gjëja më interesante është se mendja njerëzore ka kufi. Kurse budallallëku njerëzor nuk ka kufi. – A. Dyma Biri

#42. Gjërat e besuara nga shumica janë më shumë të pabesueshme. – O. Uajld

#43. Gjithçka të kërkosh e gjen, çka le pas dore e humbe. – Sofokliu

#44. Gjithkush dëgjon vetëm atë që kupton. – Plauti

#45. Heshtja e njeriut të mençur i bën më shumë dëm shoqërisë se sa të folurit e shpifarakut. – M. Gorki

#46. I mençur do të thotë të matësh kohën dhe fjalët. – La Fonten

#47. I mençuri duhet të tregohet gjakftohtë kur përpiqen ta zemërojnë dhe jo kur e kanë zemëruar. – Thënie anonime

#48. I mençuri nuk i thotë të birit mos gabo, por gabo sa më pak. – S. Frashëri

#49. I mençuri rrallë është dinak. – Thënie anonime

#50. I mençuri dhe i dituri flet vetëm atëherë, kur të gjithë për rreth tij heshtin. – Saadiu

#51. I urtë është ai që bën më parë atë punë për të cilin ka nevojë më shumë. – Gj. Qiriazi

#52. I urti kurrë nuk ngutet. – Thënie indiane

#53. I urti nuk pikëllohet nga të këqijat e tashme, por e përdor të tashmen për të parandaluar të këqija të tjera. – U. Shekspir

#54. I urti nuk pranon të jetë sot fatkeq për të qenë i lumtur nesër. – S. Frashëri

#55. Qendro i rreptë, por edhe i mençur. – A. Pushkin

#56. Ka njerëz me mendje që ndriçon dhe njerëz me mendje që shkëlqen, të parët na ndritin, të dytët na verbojnë. – M. Eshenbah

#57. Ka raste të ngatërruara në jetë, nga të cilat vetëm budallallëku mund të ndihmojë për të dalë mbanë. – F. La Roshfuko

#58. Këshillimi është busulla e zgjidhjes së punëve të vështira. – S. Frashëri

#59. Kokëfortësia në mendime, ashtu si gjaknxehtësia është tipar i sigurtë i budallallëkut. – H. de Balzak

#60. Kur dëshiron të këshillohesh me dikë për një punën tënde vetjake, atëherë më parë shih me vëmendje se si i ka rregulluar ai punët e tij vetjake. – Sokrati

#61. Kur e sheh se di ta bësh diçka, merru me diçka që ti ende nuk di ta bësh. – R. Kipling

#62. Kur gjithë bota e ka gabim, gjithë bota ka të drejtë. – P. de la Shose

#63. Kur i afrohesh qëllimit, nuk do të thotë se e ke arritur, pasi edhe kur të ka mbetur vetëm një hap, mund të ndeshesh me një humnerë që nuk e kapërcen dot. – O. Blanki

#64. Kur nuk keni argumente të shëndosha për të kundërshtuar, më mirë mos thoni asgjë. Një mbrojtje e dobët vetëm ia shton forcat armikut, kurse heshtja dëmton më pak se një përgjigje e ngathët. – K. Kolton

#65. Kur njeriu shkruan, duket menjëherë a shkruan mirë apo keq. Por kur njeriu nuk shkruan asgjë dhe rri gojëkyçur, askush në botë nuk mund ta marrë vesh a e bën ai këtë se është plot me mend apo se nuk ka mend fare. – G. Lihtenberg

#66. Kur një budalla na thotë një lëvdatë, atëhere nuk na duket më aq i trashë. – F. La Roshfuko

#67. Kur pi ujë, mendo për burimin. – Thënie kineze

#68. Kurrë mos të mendoni se tashmë i dini të gjitha. Dhe sado lart që t’ju çmojnë gjithnjë gjeni burrërinë t’i thoni vetes: unë jam i paditur. Mos e lini krenarinë t’ju pushtojë. Për shkak të saj do të këmbëngulni atëhere kur duhet të merreni vesh, do të hiqni nga një këshillë e dobishme dhe nga ndihma miqësore, do të humbisni masën e objektivitetit. – I. Pavllov

#69. Kush e ka kokën prej gjalpi nuk duhet t’i afrohet furrës. – Thënie flamande

#70. Kush nuk e respekton veten është fatkeq, por ai që është tepër i kënaqur me veten është budalla. – G. de Mopasan

#71. Kush vepron pa u menduar, ai nuk mbetet pa u dënuar. – Thënie indiane

#72. Lumi i gjatë rrjedh i qetë, i urti nuk ngre zërin. – Thënie kineze

#73. Lumi me ujë plot është i qetë, njeriu i mençur s’është fodull – Thënie mongole

#74. Llulla nxjerr nga buzët e filozofit urtësi, kurse budallait i mbyll gojën. – M. Thekerej

#75. Mburru jo me shtatin, po me mendjen. – Thënie anonime

#76. Me mendjemprehtësinë puna është si me muzikën: sa më shumë e dëgjon, aq më shumë dëshiron akorde të holla. – G. Lihtenberg

#77. Mejto pa folë, mos thuaj çdo, mejto pa bëj dhe mos u nxito. – N. Frashëri

#78. Mençuria është ngarkesa më e lehtë gjatë udhës. – Thënie anonime

#79. Mendimet, ashtu si edhe njerëzit, kanë rininë e tyre. – F. Bekon

#80. Mendimet e njerëzve janë të ngjashme me lodrat e fëmijëve. – Herakliti

#81. Mendimet e thella janë si gozhdët që ngulen në tru aq fort, sa nuk shkulen më dot. – D. Didro

#82. Mendimi është vetëm një vetëtimë në mes të natës. Por kjo vetëtimë është gjithçka.- A. Puankare

#83. Mendja e fuqishme, që ndjek qëllime praktike është mendja më e mirë mbi tokë. – V. Gëte

#84. Mendja e njeriut ka tre çelësa që hapin gjithçka: dijen, mendimin dhe përfytyrimin, e këtu përmblidhet gjithçka. – V. Hygo

#85. Mendja pa dituri nuk ka fort bukuri. – N. Frashëri

#86. Mendja prandaj është, që të arrish atë që kërkon. – F. Dostojevski .

#87. Mendja sheh, mendja dëgjon; Merr vesh ç’ke për të bërë pastaj mejtohu dhe zërë. – N. Frashëri

#88. Më i mençuri është ai i cili nuk mendon se ai mund të jetë. – N. Bualo

#89. Më të mësuarit nuk janë ata më të mençurit. – Xh. Çoser

#90. Mjekra nuk të bën filozof. – Thënie italiane

#91. Mos gjyko i zemëruar sepse do të të urrejnë. Gjyko me urtësi dhe do të të dëgjojnë. – Thënie greke

#92. Mos i thuaj gjithmonë ato që di, por ta dish gjithmonë se çfarë thua. – Klaudi

#93. Mos thuaj gjëra të mençura para një njeriu që s’të kupton. – Thënie greke

#94. Mos u përpiq të dish çdo gjë, që të mos mbetesh gjysmak. – Demokriti

#95. Mund të jemi më të zgjuar se dikush, po jo më të zgjuar se gjithkush. – V. Gëte

#96. Mund të numërohet i urtë në botë, vetëm ai që kupton shkallën e mungesës së urtësisë së tij. – S. Frashëri

#97. Nata është e butë e zemërgjerë si prehri i gjyshes, që fsheh lodrat fatkeqe të jetës. – J. Xoxa

#98. Ndonjëherë nevojitet guxim më i madh për ta ndryshuar mendimin tënd se sa për t’i qëndruar besnik. – Thënie anonime

#99. Ne i pranojmë më lehtë gabimet tona në sjellje se sa në mendime. – V Gëte

#100. Në arenën e jetës dija pa përvojën është si një njeri që sheh por ecën në rrugë të panjohur; kurse përvoja pa dije është si një i verbër që ecën në rrugën e njohur, por çdo ndryshim aty e ngatërron. – Sh. Pjerman

#101. Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend. – Thënie anonime

#102. Në qoftë se i bind njerëzit se si të mendojnë, ata të duan, në qoftë se i detyron të mendojnë, ata të urrejnë. – D. Markizi

#103. Në qoftë se e di mirë, se si duhet filluar, atëhere nuk do ta kesh vështirë as në fund. – Thënie anonime

#104. Në qoftë se një mendim nuk lind me sakrificë nuk vlen të quhet mendim. – O. Uajld

#105. Nëse e di se ku mund të gjendet një këshillë e mirë, atëhere kjo është njësoj sikur e jep vetë atë këshillë. – V Gëte

#106. Ngadhënjimi mbi të vjetrën është fillimi i urtësisë. – B. Raselli

#107. Nuk është i mençur ai, që di të dallojë të mirën nga e keqja, por ai që di të zgjedhë më të voglën nga dy të këqija. – Thënie arabe

#108. Nuk jam kaq i marrë sa të di çdo gjë. – D. Didro

#109. Nuk ka budallenj më të padurueshëm, se sa ata që nuk janë fare pa mend. – F. La Roshfuko

#110. Nuk ka armë më të fortë se logjika. – Thënie afrikane

#111. Nuk ua zë me të madhe njerëzve në qoftë se nuk pajtohen me mendimin tim, por nuk i fal në rast se nuk pajtohen me të vetin. – Sh. Talejran

#112. Njerëzit dinakë e urrejnë shkencën dhe adhurojnë primitivizmin, kurse të mençurit e shfrytëzojnë. – F. Bekon

#113. Njerëzit e edukuar nuk pajtohen me të tjerët, të mençurit nuk pajtohen me veten. – O. Uajld

#114. Njerëzit e trashë nuk janë gjithnjë të parrezikshëm: ata kanë aq zotësi sa të thonë pikërisht aq sa duhet për të fyer ose për të shpifur kundër një të afërmi. – H. Filding

#115. Njeriu është krijuar megjithatë të mendojë: këtu fshihet e gjithë krenaria e mendimit, ai prapë i lirë është. – S. Frashëri

#116. Njeriu i mençur nuk ulet nga të sharat e Ilafazanëve. – Molieri

#117. Njeriu pa mend ankohet se nuk e njohin njerëzit, njeriu me mend ankohet se nuk i njeh njerëzit. – Konfuci

#118. Njeriu që nuk ka guxim të japë gjykimin e vet është frikacak, ai që nuk dëshiron ta ketë është dembel, kurse ai që nuk ë shtë i aftë ta ketë është budalla. – N. Shellgunov

#119. Njeriu thotë pak gjëra të qendrueshme kur kërkon të thotë gjëra të jashtëzakonshme. – L. de Klapje

#120. Një budalla i ditur është më budalla se një budalla i paditur. – Molieri

#121. Një i ditur me sjellje të zvetënuara është si një i verbër që mban një fener, me të cilin ndriçon të tjerët pa mundur të bëjë dritë për veten. – Saadiu

#122. Pasi të kesh dërguar nëntë budallenj për një punë, shko dhe ti pas tyre, në mënyrë që të mos jeshë ti i dhjeti. – Thënie anonime

#123. Për mendjen e njeriut mund të gjykosh më mirë nga pyetjet e tij, se sa nga përgjigjet e tij. – Zh. Luis

#124. Përvoja është bija e mendimit, kurse mendimi është biri i veprimit. – B. Dizraeli

#125. Përvoja është fillimi i mençurisë. – Alkmani

#126. Përvoja është një mësues i rreptë, kërkon në fillim provimin, pastaj të jep mësimin. – Thënie anonime

#127. Përvoja është një mësues që të merr shumë shtrenjt për mësimet, por që të mëson më mirë se kushdo tjetër. – T Karlajl

#128. Përvoja është petku më i mirë, sepse kurdoherë pritet sipas masës. – P Reno

#129. Përvoja fitohet vetëm me veprimtari dhe përsoset me kohë. – U. Shekspir

#130. Po deshe të jesh i mençur, mësohu të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmendje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë të thuash më. – I. Lafater

#131. Qortimin nuk bën keq ta dëgjosh edhe nga një njeri që ndesh rastësisht në rrugë, kurse lëvdatën bën mirë ta dëgjosh vetëm pasi ta kesh parë njeriun nga afër. – M. Eshenbah

#132. Realizmi na mbron nga gabimet në kohën kur ndjekim synimet tona ideale. – L. Fojerbah

#133. Rruga drejt urtësisë kalon përmes vuajtjeve. – L. van Beethoven

#134. Sa më i mençur është njeriu, aq më shumë gjen njerëz origjinalë. Njerëzit e rëndomtë nuk i shohin dallimet midis njerëzve. – B. Paskal

#135. Sa shpesh e marrim për bindjen tonë një mashtrim të ndjenjave ose një shkarje të arsyes! – M. Lermontov

#136. Sëmundja pengon të shëndoshin, marrëzia mençurinë. – Thënie anonime

#137. S’ka gjë më të rrezikshme se këshilla e shoqëruar me shembull të keq. – Thënie anonime

#138. S’ka marrëzi që të mos e ketë mbështetur ndonjë filozof. – Ciceroni

#139. Sofisti është si falsifikuesi i parave; ky i dyti u prish vlerën parave, i pari prish mendjen dhe e bën të pavlefshme. Ndonjë sofist, me mendjemprehtësinë e të cilit njerëzit naivë habiten, vetëm sa tallet me ndërgjegjen njerëzore. – V. Hygo

#140. Syri mat, mendja kontrollon. – Thënie siriane

#141. Shenja e parë e një intelekti të ekuilibruar është kur njeriu merret me vetveten. – Seneka

#142. Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur – S. Frashëri

#143. Shkathtësia e mendjes mund të zëvendësojë bukurinë. – Stendali

#144. Shpesh urtësia e do që t’i trajtojmë me buzëqeshje gjërat më tronditëse dhe më tragjike. – F. Noli

#145. Shtrëngata zë në befasi atë që nuk e vë re. – Horaci

#146. Shumë gjëra ka në botë, por mua nuk më hyjnë në punë. – Sokrati

#147. …Shumë shpesh ndodh që diskuton me zjarr vetëm sepse nuk arrin të kuptosh me saktësi çfarë kërkon të vërtetojë kundërshtari. – L. Tolstoi

#148. Të dëgjosh tjetrin është një mirësjellje, të cilën njeriu i mençur shpesh ia tregon budallait, por së cilës ky i fundit kurrë nuk i përgjigjet me të njëjtën mënyrë. – P. Dekursel

#149. Të diturit flasin sepse kanë diçka për të thënë, budallenjtë sepse duan dhe ata të thonë diçka. – Platoni

#150. Të gjithë i japin këshillat falas për arsyen se askush nuk i ble. – Zh. Peti-San

#151. Të mençurit dhe të marrët nuk bëjnë dëm kurrë! Çdo dëm vjen nga gjysmakët: nga ata që nuk janë as të marrë, as të mençur. – V. Gëte

#152. Të mençurit i fshehin humbjet e veta. – Euripidi

#153. Të menduarit është themeli i çdo gjëje. – M. Aureli

#154. Të pranosh se nuk e ke pasur drejt do të thotë të bëhesh më i mençur se sa ishe. – P. Buast

#155. Të shohësh e të ndiesh do të thotë të jesh, të mendosh do të thotë të rrosh. – U. Shekspir

#156. Tre njerëz bashkë janë zoti i urtësisë. – Thënie japoneze

#157. Thashethemet dhe shpifjet nuk do të kishin aq forcë, po të mos ua shtronte rrugën budallallëku. – A. Dyma

#158. Thjeshtësia dhe natyrshmëria janë shumë herë veshja e vetme e një mendimi të thellë që mbetet brez pas brezi. – M. Kuteli

#159. Urtësia e jetës është gjithmonë më e thellë dhe më e madhe se sa urtësia e njeriut. – M. Gorki

#160 Urtësia është bijë e përvojës. – L. da Vinçi

#161. Urtësia qendron në atë që t’i njohësh aftësitë vetjake dhe të tregohesh i zoti për t’u ndalur menjëherë, sapo të arrish para diçkaje që është e tepërt për ty. – J. Kenko

#162. Urtësia s’është gjë tjetër veç një shkencë për fatin. – D. Didro

#163. Urtësia s’është kurrë e tepërt. – Plutaraku

#164. Vetëm i mendçuri është i lirë. – Ciceroni

#165. Vlera e syve është e vogël po të jetë se mendja është e verbër. – Thënie arabe

#166. Zgjuarsia duhet t’i japë jetë veprimit, pa të veprimi është i kotë. Por sa shterpë është zgjuarsia pa veprimin! – R. M. dy Gard

#167. Ziliqarët e të trashët kurrë nuk mund t’i kuptojnë shtysat nga të cilat veprojnë mendjet e ndritura, prandaj sapo u gjejnë kundërthënie të sipërfaqshme, kapen menjëherë pas tyre. – O. de Balzak

Review Overview

Katalogu i fjalëve të urta:

User Rating: 4.34 ( 6 votes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)