Aplikimet Raundi Pare 2018. Meposhte do te gjeni te listuar permbledhjen e informacioneve qe duhet te dini rreth aplikimit, rezultateve, regjistrimit, cregjistrimit dhe ankimimit ne RAUNDIN e PARE te aplikimit per te studiuar ne Universitetet Publike dhe Jopublike, viti akademik 2018-2019. Ne kete permbledhje eshte perdorur termi IAL qe do te thote – Institucion i Arsimit te Larte (Universitet).
Per te pare Raundet e tjera:
Shiko udhezimet per RAUNDIN E DYTE
Shiko udhezimet per RAUNDIN E TRETE
RAUNDI I PARE
A. Si te aplikoj? Procedurat
- Ne datat 30 korrik – 04 gusht 2018 do te kryet aplikimi per studimet ne IAL, nepermjet formularit online ne portalin U-Albania. Aplikimi mund te behet kudo, mjafton te keni akses ne internet. (Kliko ketu per te pare manualin e aplikimit)
- Aplikimi kryet nga maturante/kandidate te cilet:
– Jane pajisur me dokumentacionin ligjor te perfundimit te arsimit te mesem.
– Plotesojne kriterin e notes mesatare sipas VKM (nota 6 per te gjitha deget dhe 7 per deget e mesuesise, Kliko ketu per te pare udhezimin e plote rreth Mesatares VKM)
– Plotesojne kriteret e percaktuara nga Universitetet (Kliko ketu per Kriteret e Universiteteve Shteterore)
– Nuk rezultojne te regjistruar ne nje program tjeter studimi, me perjashtim te nxenesve dhe studenteve te shkelqyer. - Maturantet/kandidatet perpara aplikimit duhet te paguajne tarifen prej 2000 (dymije) leke (te reja) ne zyrat e Postes ose ne Bankat e Nivelit te dyte brenda datave 5 Qershor – 15 Korrik 2018, nepermjet fatures qe e shkarkojne ne portalin U-Albania. Mandatin duhet ta dorezoni ne shkolle. (Kliko ketu per te pare se cfare hapash duhet te ndiqni per te printuar faturen)
- Duhet te zgjidhni deri ne 10 (dhjete) programe studimi perfshire ketu programet ne universitetet publike ose jopublike.
- Nese nuk e plotesoni kushtin e notes mesatare sipas VKM, aplikimi juaj nuk do te pranohet.
B. Ku mund ti shoh rezultatet?
- Me date 10 gusht 2018 te gjitha IAL-te qe zhvillojne konkurse/testime pranimi do te afishojne ne mjediset e tyre dhe faqet zyrtare elektronike listat e maturanteve dhe ne periudhen 11-22 gusht 2018 do te zhvillohen konkurset e pranimit.
- Te gjitha IAL-te edhe ato qe zhvillojne konkurse/testime, pas llogaritjes se pikeve per cdo konkuret afishon ne mjediset publike dhe faqet zyrtare listen e fitueseve ku pas fituesit te fundit vendoset vija e kuqe.
- Brenda dates 28 gusht 2018, te gjitha IAL-te duke perfshire edhe ato qe zhvillojne konkurse/testime do te afishojne dhe publikojne listat e renditjes se aplikanteve duke perdorur vetem ID. Gjithashtu do te ngarkohet nje kopje elektronike e tyre ne portalin U-Albania.
C. Si te regjistrohem?
- Ne datat 30 gusht deri ne 12 shtator 2018, te gjithe aplikantet te cilet jane shpallur fitues ne Raundin e pare mund te kryejne procesin e regjistrimit me dokumentacionin ne sekretarite mesimore te IAL-ve ne programet e studimit ku deshirojne te vazhdojne studimet, nga ora 8:00 deri ne oren 16:30.
- Periudha 30 gusht deri ne 12 shtator 2018 eshte e ndare ne 7 faza 48 oreshe.
- Kur aplikanti shpallet fitues, ai duhet te regjistrohet brenda 48 oreve nga momenti kur eshte shpallur fitues. Nese nuk regjistrohet brenda ketij afati, ai e humbet te drejten e regjistrimit ne ate faze.
- Keto faza zhvillohen deri ne plotesimin e kuotave ne daten 12 shtator 2018. Nese ngelen kuota bosh, per to do te konkurohet ne fazat ne vijim pas raundit te pare.
- Per ndjekjen e procedurave te 7 fazave 48 oreshe, do te publikohen udhezime ne faqet e Ministrise se arsimit dhe U-Albania.
- Aplikantet fitues duhet te regjistrohen vetem ne nje program studimi pervec nxenesve dhe studenteve te shkelqyer.
- Per regjistrim (mund ti dorezoni personalisht ose nepermjet nje perfaqesuesi te autorizuar me prokure nga ana juaj) duhet ky dokumentacion:
– dokument identifikimi (pasaporte ose karte identiteti). Ne dosje mbahet vetem fotokopja.
– fotokopja e noterizuar diplomes se Matures Shteterore se bashku me Certifikaten e notave.
– deklaraten te cilen e gjeni ne udhezimin e plote, duhet ta printoni dhe me pas ta plotesoni ne sekretarite e deges se studimit ku do te regjistroheni. (Kliko ketu per te pare/shkarkuar deklaraten) - Pas deklarates se shkruar behet regjistrimi menjehere ne portalin U-Albania dhe firmoset nga sekretarja dhe aplikanti ne dy fotokopje formulari i printuar nga sistemi, nje prej te cilave i jepet aplikantit.
- Nese nuk regjistroheni brenda afateve humbni te drejten e aplikimit ne raundin e pare dhe keni te drejte te aplikoni ne raundin e dyte.
D. Si te C’regjistrohem?
- Pasi keni bere regjistrimin, keni te drejte te cregjistroheni vetem ne daten 13 Shtator 2018. Duhet te paraqisni nje kerkese prane sekretarise mesimore ku keni bere regjistrimin duke terhequr dokumentat e dorezuara.
- Nese ky veprim nuk kryhet brenda dates se dhene, kandidati nuk ka te drejte te ndryshoje programin e studimit per kete vit akademik.
E. Si mund te paraqes nje ankese?
- Aplikantet kane te drejten e ankimimit ne IAL ne daten 29 Gusht 2018. Brenda 24 oreve nga paraqitja e ankeses, IAL shpreh vendimin lidhur me ankesen.
- Brenda dates 31 Gusht 2018 IAL-te shpallin vendimet ne forme elektronike ne U-Albania.
- Aplikantet, pavaresisht paraqitjes se ankeses, nese jane shpallur fitues mund te vijojne procedurat e aplikimit. Nese ankesa eshte pranuar duhet te cregjistrohen dhe te regjistrohen ne programin e studimit ne te cilin eshte pranuar ankimi, vetem me date 13 shtator 2018.
Per te pare Raundet e tjera:
Shiko udhezimet per RAUNDIN E DYTE
Shiko udhezimet per RAUNDIN E TRETE
Udhezimi i plote i Ministrise se Arsimit, Sportit dhe Rinise: Lexo ketu
5 comments
Pingback: Aplikimi dhe Regjistrimi ne IAL RAUNDI I TRETE, Viti akademik 2018-2019
Pingback: Aplikimi dhe Regjistrimi ne IAL, RAUNDI I DYTE, Viti akademik 2018-2019
Pingback: Si te shkarkoj faturen per aplikimet ne IAL ne U-Albania? (foto ilustruese)
Pingback: Rezultatet e provimeve me Zgjedhje - Matura 2018
Pingback: Deklarata dhe Dokumentacioni per regjistrimet ne Universitet - 12 Vite