E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Procedurat e pranimit dhe regjistrimit për transferim të studimeve dhe programe të dyta studimi

Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit të kandidateve që aplikojne për transferim të studimeve dhe për program te dyte studimi, ne programet e ciklit te pare te studimeve, ne programet e studimeve me karakter profesional, si dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit të dyte, me kohe të plotë, ne institucionet e arsimit te lartë, per vitin akademik 2018-2019.

Kur fillojnë aplikimet dhe në sa degë mund të aplikoni

  1. Kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet me karakter profesional si dhe programet e integruara, aplikimet do ti kryejnë pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë, nga data 3 shtator deri në datën 14 shtator 2018.
  2. Kandidatët që aplikojnë në IAL për program të dytë studimi apo transferim studimesh kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi.

Kriteret dhe kushtet e pranimit

  1. Kandidatët që aplikojnë në IAL për program të dytë studimi apo transferim studimesh duhet të plotësojnë kriterin e Notës Mesatare të Percaktuar sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave (Mesatare VKM). Kliko këtu për të lexuar Vendimin për mesataren.
  2. Kandidatët që aplikojnë në IAL për program të dytë studimi apo transferim studimesh në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrim të plotësojnë kriterin e notës mesatare.
  3. Nuk mund të pranohen aplikime per transferime gjatë vitit akademik.
  4. Aplikimi për transferim studimesh mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njejtit cikël edhe lloj, të ndjekur nga kandidati ne IAL publike ose jopublike, vendase ose te huaja.
  5. Nuk kanë të drejtë të aplikojnë për transferim studimesh ish studentët e institucioneve të arsimit të lartë të mbylluara me Vendimin nr 539, datë 06.08.2014 të Këshillit të Ministrave. Kanë të drejtë të aplikojnë ish studentët e IAL “Justicia”, të mbyllur më datë 2.02.2018.
  6. Nuk mund të kryhen transferime studimesh nga një nivel cikli studimesh apo të Kornizës Shqiptare të Kualifikimit në një tjetër. Në këtë kuadër nuk kryen transferime nga programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional në programe të ciklit të parë “Bachelor” dhe programet të integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”.

Dokumentacionet e aplikimit dhe regjistrimit për studentët të cilët duan të transferojnë studimet

  1. Dokumentacioni që duhet të dorëzohet në sekretarinë mësimore për aplikim për transferim studimesh:
    – Kërkesa drejtuar IAL për programin e studimit në të cilin do të transferojë studimet. Kliko për të printuar formularin
    – Plani i plotë i programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse.

    – Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur.
    – Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopjen e noterizuar të deftesës së shkollës së mesme. Në mungesë të saj, duhet të paraqesë dublikatë të deftesës të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale ose listen e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit.
    – Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, pasaportë ose letërnjoftim)
    – Dy fotografi personale.
    – Kopje e mandatë-pagesës.
  2. Në momentin e regjistrimit përfundimtar me dokumentacion në IAL (pas shpalljes fitues) kandidati paraqet dhe dokumentin origjinal te çregistrimit për qëllim transferimi, nga IAL nga ku transferohet, i cili permban:
    – Emri, Atesia, Mbiemri
    – Datëlindja
    – Vendlindja;
    – Shtetësia:
    – Numri i matrikullimit që ka pasur në IAL- në përcjellëse
    – Emri i shkolles se mesme / IAL-se se kryer perpara ndjekjes se ketij programi studimi
    – ID e Matures Shtetërore /nr. Regj. te vecante
    – Numri personal i identitetit
    – Data e regjistrimit ne programin e studimit te ofruar nga IAL -ja
    – Emertimi i programit te studimit dhe Fakulteti perkates
    – Cikli dhe forma e studimi
    – Data e nderprerjes se studimeve

Dokumentacionet e aplikimit dhe regjistrimit për studentët të cilët duan të vazhdojnë një program të dytë studimi

  1. Dokumentacioni që duhet të dorëzohet në sekretarinë mësimore për aplikim për program të dytë studimi:
    – Kërkesa drejtuar IAL për prgramin e studimit në të cilin do të transferojë studimet. Kliko për të printuar formularin
    – Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të kryera më parë, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

    – Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur. (nëse kërkohet)
    – Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopjen e noterizuar të deftesës së shkollës së mesme. Në mungesë të saj, duhet të paraqesë dublikatë të deftesës të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale ose listen e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit.
    – Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, pasaportë ose letërnjoftim)
    – Dy fotografi personale.

Shpallja e listave të kandidatëve dhe fituesëve

  1. IAL shpall listat e kandidatëve aplikant për transferim studimesh dhe program të dytë studimi në vende të dukshme brenda datës 17 Shtator 2018.
  2. Listat e renditura të kandidatëve publikohen brenda datës 25 shtator 2018. Fituesi i fundit përcaktohet me vijë të kuqe në varësi të kuotave të programit përkatës. Në këtë listë bëhen me dije pikët vlerësuese për çdo kritet vlerësimi.
  3. Kandidatët kanë të drejtë ankimimi brenda tri ditëve kalendarike nda data e shpalljes së rezlutateve dhe do të marrin përgjigje nga IAL brenda dy ditëve pune nga paraqitja e kërkesës.
  4. Lista perfundimare me renditjen e kandidatëve shpallet ne faqet web zyrtare dhe ne mjediset e IAL, brenda datës 03 tetor 2018.
  5. Regjistrimi i kandidatit, i cili paraqitet personalisht ose nepërmjet personit të autorizuar prej tij kryhet pranë sekretarive mesimore nga data 06 tetor 2018 deri me date 12 tetor 2018 sipas dokumentacionit te dorëzuar ne momentin e aplikimit. Kuotat e paplotësuara plotësohen me kandidatët e renditur sipas pikeve te fituara mbas vijes se kuqe, brenda datës 18 tetor 2018.
  6. Ne te gjitha rastet, kandidati duhet te nenshkruaje deklaraten. Kliko këtu për të shkarkuar deklaratën.

_____

Materiali është përpunuar dhe shkruar nga 12vite.com
Burimi i informacionit arsimi.gov.al

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)