fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

5. Lidhjet kimike dhe polariteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Lidhjet kimike

Lidhje quajmë forcat që i mbajnë atomet të bashkuara në përbërje kimike. Pavarësisht natyrës së lidhjes kimike, arsyeja që formohen është formimi i oktetit elektronik në shtresën e jashtme.
Lidhja jonike është lidhja që realizohet midis joneve me shenja të kundërta në një përbërje jonike. Lidhja jonike ka natyrë elektrostatike sepse lind nga marrëdhënia midis ngarkesave. Përgjithësisht lidhje jonike kanë kripërat dhe oksidet e mateleve tipikë. Përbërjet jonike nuk kanë molekula, por kristale në nyjet e rrjetës të së cilave janë të vendosura jonet. Formula kimike e këtyre përbërjeve nuk është formulë molekulare, por raporti më i thjeshtë i joneve në kristale dhe quhet formulë empirike.

Shembull: Lidhja jonike NaCl dhe CaF2

Që të formohen jonet dhe përbërja jonike duhet energji. Për këtë procesi i formimit të jonit pozitiv thith energji që është potencial jonizimi (I). Procesi i formimit të jonit negativ çliron energji, që është afria për elektronin (A) dhe tërheqja midis joneve të ngarkuara me enrgji çliron energji kur vendoset në nyjet e rrjetës kristalore dhe kjo quhet energji e rrjetës kristalore.
I > 0  ,    A < 0   ,     Err < 0.
Nëse | I | > | A + Err |, atëherë ∆H  > 0 ⇒ rrjeta kristalore nuk formohet.
Nëse | I | <  | A + Err |, atëherë  ∆H < 0 ⇒ rrjeta kristalore formohet.

Lidhja kovalente

Lidhja që realizohet me anë të çifteve elektronike të përbashkëta quhet lidhje kovalente. Një lidhje e tillë mund të realizohet me një çift elektronesh të përbashkët dhe quhet lidhje njëfishe, me 2 çifte elektronesh të përbashkët dhe quhet lidhje dyfishe dhe me 3 çifte elektronesh quhet lidhje trefishe. Një lidhje njëfishe është gjithmonë e tipit σ (sigma) . Një lidhje σ realizohet nga mbulimi boshtor i dy orbitaleve atomike. Orbitali molekular i formuar ndahet në dy pjesë simetrike nga boshti që kalon në dy bërthamat e atomeve që formojnë lidhjen. Një lidhje σ mund të relizohet midis dy orbitaleve s, midis një orbital s dhe p, ose midis dy orbitaleve px.
Shembulli 1:

Shembulli 2:

Shembulli 3:

Një lidhje shumëfishe realizohet me më shumë se një çift elektronik të përbashkët. Një lidhje shumëfishe ka gjithmonë vetëm një lidhje σ dhe të tjerat janë lidhjë π. Një lidhje π realizohet nga mbulimi anësor i dy orbitaleve py ose pz. Lidhja π është gjithmonë më e dobët se lidhja σ. Lidhja dyfishe përbëhet nga një lidhje σ dhe nga një lidhje π. Lidhja trefishe realizohet nga një lidhje σ dhe dy lidhje π.

Shembulli 4:

Lidhja bashkërenditëse

Lidhja bashkërenditëse është një tip i veçantë i lidhjes kovalente. Është gjithmonë lidhje njëfishe. Një lidhje bashkërenditëse realizohet midis 2 atomeve, ku njëri ka një gjendje energjitike ose orbital bosh, kurse tjetri ka çifte elektronike vetjake të paangazhuara në lidhje kimike. Gjatë formimit të kësaj lidhjeje, ky çift elektronik vetjak i njërit atom futet në gjendjen energjitike bosh të atomit tjetër. Lidhja bashkërenditëse quhet ndryshe donoro akseptore ose koordinative. Kjo lidhje është më e dobët se lidhja kovalente me çift elektronik të përbashkët. Lidhja bashkërenditëse mund të jetë brendamolekulare ose ndërmolekulare.

Shembuj:

 

Polariteti

Fortësia e një lidhjeje kimike është në përpjesëtim të zhdrejtë me gjatësinë e saj, e cila varet nga rrezet atomike. Gjatë lidhjes së atomeve me çift elektronik, jo gjithmonë atomet tërheqin në të njëjtën mënyrë. Atomi më elektronegativ tërheq më fort. Kjo bën që reja elektronike e orbitalit molekular të shformohet duke u përqendruar mbi elementin më elektronegativ. Si rezultat i kësaj, lind polariteti i lidhjes kimike dhe lidhja sillet si një dipole elektrik. Dipoli elektrik karakterizohet nga moment dipolar që është madhësi vektoriale e orientuarnga elementi më pak elektronegativ drejt atij më shumë elektronegativ. Për të përcaktuar karakterin e lidhjes kimike mbështetemi në diferencën e EN midis atomeve që formojnë lidhje kimike.

0 ≤ ∆EN ˂ 0,1     Lidhja quhet kovalente jopolare.

0 ≤ ∆EN ˂ 1,7     Lidhja quhet kovalente polare.

1,7 ≤ ∆EN            Lidhja quhet jonike.

Polariteti i një molekule përcaktohet me shumën vektoriale të polariteteve të lidhjeve kimike.
• Nëse molekula ka si atom qendror nje atom që ka në shtresën valente vetëm çifte lidhëse (Ç.L), me të njëjtin lloj atomi, atëherë molekula është jopolare.
• Nëse atomi qendror ka çifte lidhëse (Ç.L) dhe çifte vetjake (Ç.V), polariteti i molekulës është i ndryshëm nga zero, përveç rasteve kur lidhjet janë jopolare. 

USHTRIME TË ZGJIDHURA 

Ushtrimi 1: Jepen lidhjet N – H; O – O; C – F; H – F. Përcaktoni:
a) karakterin e lidhjes
b) lidhjen më polare
c) drejt cilit atom zhvendoset çifti elektronik i përbashkët

ZGJIDHJA:

∆EN N-H = 3 – 2,1 = 0, 9 →lidhje kovalente polare
∆EN O-O = 3,5 – 3,5 = 0 → lidhje kovalente jopolare
∆EN C-F = 4 – 2,5 = 1,5 → lidhje kovalente polare
∆EN H-F = 4 – 2,1 = 1,9 → lidhje jonike
 
Lidhja më polare është lidhja H – F.
Çifti elektronik i përbashkët zhvendoset drejt elementit më elektronegativ.
Shënim: Vlerat e elektronegativitetit i marrim nga tabela e sistemit periodik.

Ushtrimi 2: Rendit sipas rritjes së polaritetit të lidhjeve përkatëse këto molekula: BeI2, CaI2, MgI2 dhe BaI2.

ZGJIDHJA:

∆EN Be-I = 2,5 – 1,5 = 1
∆EN Ca-I = 2,5 – 1 = 1,5
∆EN Mg-I = 2,5 – 1,2 = 1,3
∆EN Ba-I = 2,5 – 0,9 = 1,6

Ushtrimi 3: Jepen molekulat e mëposhtme: F2, O2, HBr, N2. Tregoni:
a) Cila prej tyre është me lidhje trefishe?
b) Cila prej tyre formon dipol elektrik?
c) Në cilën molekulë lidhja midis dy atomeve është më e fortë?


ZGJIDHJA:

a) Molekula e N2 është me lidhje trefishe. N2 → N ≡ N
b) Dipol elektrik formon lidhja HBr.
c) Në molekulën e N2, lidhja midis atomeve është më e fortë.
Shënim: Forca e lidhjes është në përpjesëtim të zhdrejtë me rrezen.

Ushtrimi 4:  Janë dhënë përbërjet: O3, S8, HBr, BrCl, BrF, IBr dhe ClF. Përcaktoni:
a) Cila nga molekulat janë polare dhe cilat jopolare?
b) Cila nga molekulat diatomike ka gjatësinë e lidhjes më të madhe?
c) Në cilën nga molekulat diatomike, ∆EN ka vlerën më të madhe?

ZGJIDHJA:

a) ∆EN O-O = 3,5 – 3,5 = 0 → lidhje jopolare
     ∆EN S-S = 2,5 – 2,5 = 0 → lidhje jopolare
     ∆EN H-Br = 2,8 – 2,1 = 0,4 → lidhje polare
     ∆EN Br-Cl = 3 – 2,8 = 0,2 → lidhje polare
     ∆EN Br-F = 4 – 2,8 = 1,2 → lidhje kovalente polare
     ∆EN I-Br = 2,8 – 2,5 = 0,3 → lidhje kovalente polare
     ∆EN Cl-F = 4 – 3 = 1 → lidhje kovalente polare

b) Gjatësinë më të madhe të lidhjes e ka IBr.
Shënim: Gjatësia e lidhjes është në përpjesëtim të drejtë me rrezen.
c) ∆EN me vlerën më të madhe e ka molekula e BrF.

Ushtrimi 5: Jepen jonet [NH4+ ] dhe [BF4 ]. Shkruani formulat e strukturës për to. Përcaktoni llojet e lidhjeve që formojnë azoti dhe bori. Shpjegoni formimin e lidhjes bashkërenditëse në këto jone. 

ZGJIDHJA:

Azoti (N) duke qenë se ka një çift elektronesh të paangazhuara ia dhuron atomit të hidrogjenit (H), i cili ka një orbital bosh. Në këtë rast, azoti (N) është dhuruesi (donor), ndërsa hidrogjeni është marrësi (akceptor). Midis këtyre atomeve formohet një lidhje bashkërenditëse.

Bori (B), në ndryshim nga azoti nuk ka çift eletronesh të paangazhuar, por ka orbital bosh. Ai merr çiftin elektronik të paangazhuar të flourit (F). Në këtë rast, bori (B) është akceptori, ndersa fluori (F) është donori. Midis këtyre atomeve formohet një lidhje bashkërenditëse.

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)