fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

6. Strukturat e Ljuisit dhe forma gjeometrike – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Strukturat e Ljuisit

Strukturat e Ljuisit janë një formë skematike e shprehjes së formulave të përbërjeve duke u mbështetur në rregullin e plotësimit të oktetit elektronik. Për të ndërtuar një strukturë Ljuisi, ndjekim këto rregulla:
1. Llogarisim numrin e elektroneve valente në një përbërje me shumën e prodhimit: nr.atomesh · nr.grupi. Nëse kemi te bëjmë me jone, kësaj shume i shtohet ngarkesa e jonit kur ajo është negative (-) dhe i hiqet ngarkesa e jonit kur ajo është positive (+). 
2. Llogarisim numrin e elektroneve të përgjithshëm me shumën e: nr.H · 2 + nr. atomeve të tjerë · 8
3. Llogarisim numrin e elektroneve të lidhjeve me diferencën e: nr. e gjithsej – nr. e valente
4. Llogarisim: numri i lidhjeve = nr. e të lidhjeve / 2
5. Llogarsim: numri elektroneve jo lidhës = nr. e valente – nr. lidhjeve
6. Përcaktojmë atomin qendror dhe organizojmë atomet e tjera rreth tij.
7. Realizojmë lidhjet midis atomeve të llogaritura në piken 4.
8. Llogarisim:  ngarkesën formale të atomeve = nr. grupit – nr. lidhjeve – nr. e jolidhës

Shënim: Ngarkesa formale llogaritet : nr. grupit – nr. lidhjeve – nr. e jolidhës

Forma gjeometrike

Drejtim të lidhjes kimike quajmë drejtimin imagjinar që bashkon bërthamat e atomeve që formojnë lidhjen kimike, pavarësisht llojit të lidhjes.
Kënd të lidhjes kimike quajmë këndin e formuar midis lidhjeve që një atom formon me atomet e tjerë.

Forma gjeometrike e molekulës është trupi gjeometrik imagjinar që realizohet nga drejtimet e lidhjeve kimike brenda molekulës. Një nga teoritë që përshkruan formën gjeometrike të molekulës është teoria V.S.E.P.R ose SH.Ç.E.SH.V.
Kjo teori mbështetet në këto pika:
a. Çdo molekulë ka një atom qendror rreth të cilit orientohen atomet e tjerë.
b. Në shtresën valente të atomit qendror, çiftet elektronike të formuara, qofshin lidhës ose jolidhës orientohen në hapësirë në mënyrën më simetrike të mundshme që forcat shtytëse midis tyre të jenë minimale.
c. Një çift elektronik jolidhës shtyn më fort se një çift elektronik lidhës. Si rezultat, ndryshojnë këndet e lidhjeve dhe forma gjeometrike e molekulës.
d. Pavarësisht llojit të lidhjes që formohet midis dy atomeve një apo shumëfishe, gjithmonë llogaritet një çift lidhës për të ndërtuar formën gjeometrike .
Disa modele formash gjeomtrike janë:

1) molekulë treatomike, ku atomi qendror realizon në shtresën valente gjithsej dy çifte elektronike lidhës. Gjeometria e çifteve elektronike dhe gjeometria e molekulës është lineare. Këndi midis lidhjeve është 180°.

MgH2                   Mg → grupi II A        H → grupi I A
nr. e valent. = 1 · 2 + 2 · 1 = 2 + 2 = 4 e

     Mg → atom qendror, ka 2 Ç.L

2) molekulë katëratomike, ku atomi qendror ka në shtresën valent gjithsej 3 çifte elektronike lidhës. Si rezultat, gjeometria e molekulës dhe e çifteve elektronike është planare dhe këndi midis lidhjeve është 120°.

AlH3              Al → grupi III A            H → grupi I A
nr. e valent. = 1 · 3 + 3 · 1 = 3 + 3 = 6 e

        Al → atom qendror, ka 3 Ç.L

3) molekulë pesëatomike, ku atomi qendror ka në shtresën valente gjithsej 4 çifte lidhës. Gjeometria e çifteve elektronike dhe gjeometria e molekulës është tetraedër me atomin qendror në qendër dhe kënd të lidhjeve 109,5°.

CH4                  C → grupi IV A             H → grupi I A
nr. e valent. = 1 · 4 + 4 · 1 = 4 + 4 = 8 e

    C → atom qendror, ka 4 Ç.L

4) molekulë treatomike, ku atomi qendror ka në shtresën valente gjithsej 3 çifte elektronike: 2 çifte lidhës (ÇL) dhe 1 çift vetjak (ÇV). Gjeometria e çifteve është trekëndësh barabrinjës, kurse gjeometria e molkeluës është këndore.

PbI2              Pb → grupi IV A               I → grupi VII A
nr. e valent. = 1 · 4 + 2 · 7 = 4 + 14 = 18 e

    Pb → atom qendror, ka 3 Ç.E (2 Ç.L + 1 Ç.V)

5) molekulë katëratomike, ku atomi qendror ka në shtresën valente gjithsej 4 çifte elektronike: 3 çifte lidhës (ÇL) dhe 1 çift vetjak (ÇV). Gjeometria e çifteve elektronike është tetraedër, kurse gjeometria e molekulës është piramidë me bazë trekëndore, ku atomi qendror ndodhet në kulm të piramidës.

NH3                   N → grupi V A              H → grupi I A
nr. e valent. = 1· 5 + 3 · 1 = 5 + 3 = 8 e

    N → atom qendror, ka 4 C.E (3 Ç.L + 1 Ç.V)

 

6) molekulë treatomike, ku atomi qendror ka në shtresën valente gjithsej 4 çifte elektronike: 2 çifte lidhës (ÇL) dhe 2 çifte vetjake (ÇV). Gjeometria e cifteve është tetraedër, kurse gjeometria e molekulës është këndore.

H2O                  H → grupi I A             O → grupi VI A
nr. e valent. = 2 · 1 + 1 · 6 = 2 + 6 = 8 e

      O → atom qendror, ka 4 Ç.E (2 Ç.L + 2 Ç.V)

7) molekulë gjashtëatomike, ku atomi qendror ka në shtresën valente 5 çifte elektronike lidhëse. Forma gjeometrike e çifteve elektronike dhe e molekulës është hekzaedër (bipiramidë trekëndore). Këndet e lidhjeve në planin ekuatorial janë 120°, kurse këndet e drejtimeve të boshtit janë 90° më pak me planin ekuatorial.

PCl5              P → grupi V A                 Cl → grupi VII A
nr. e valent. = 1 · 5 + 5 · 7 = 5 + 35 = 40 e

P → atom qendror, ka 5 Ç.L

8) molekulë pesëatomike, ku atomi qendror kan në shtresën valente gjithsej 5 çifte elektronike, nga këta: 4 çifte lidhës (ÇL) dhe 1 çift vetjak (ÇV). Cifti elektronik vetjak shtrihet gjithmonë në planin ekuatorial (α = 120°). Gjeometria e çifteve elektronike është hekzaedër, kurse gjeometriae molekulës është një piramidë e shformuar me bazë trekëndore.

SF4             S → grupi VI A            F → grupi VII A
nr. e valent. = 1 · 6 + 4 · 7 = 6 + 28 = 34 e

    S → atom qendror, ka 5 Ç.E (4 Ç.L + 1 Ç.V)

9) molekulë katëratomike, ku atomi qendror ka në shtresën valente gjithsej 5 çifte elektronike. Nga këto kemi: 3 çifte lidhës (ÇL) dhe 2 çifte vetjake (ÇV). Gjeometria e çifteve elektronike është hekzaedër, kurse gjeometria e molekulës është T e shformuar.

ClF               Cl → grupi VII A                 F → grupi VII A
nr. e valent. = 1 · 7 + 3 · 7 = 7 + 21 = 28 e

       Cl → atom qendror, ka 5 Ç.E (3 Ç.L+ 2 Ç.V)

10) molekulë treatomike, ku atomi qendor ka në shtresën valente 5 çifte elektronike: 2 çifte lidhës (ÇL) dhe 3 çifte vetjake (ÇV). Gjeomteria e çifteve elektronike është hekzaedër, kurse molekula është lineare.

XeF2              Xe → grupi VIII A                F → grupi VII A
nr. e valent. = 1 · 8 + 2 · 7 = 8 + 14 = 22 e

         Xe → atom qendror, ka 5 Ç.E (2 Ç.L + 3 Ç.V)

11) molekulë shtatëatomike, ku atomi qendror ka në shtresën valente 6 çifte elektronike lidhëse. Gjeometria e çifteve elektronike dhe e molekulës është oktaedër. Këndet e lidhjeve janë 90°.

SF6               S → grupi VI A                    F → grupi VII A
nr. e valent. = 1 · 6 + 6 · 7 = 6 + 42 = 48 e

      S → atom qendror, ka 5 Ç.L

12) molekulë gjashtëatomike, ku atomi qendror ka në shtresën valente 6 çifte elektronike: 5 çifte lidhës (ÇL) dhe 1 çift vetjak (ÇV). Gjeometria e çifteve është oktaedër, kurse gjeometria e molekulës është piramidë katërkëndore me bazë të shformuar.

ClF5                  Cl → grupi VII A                 F → grupi VII A
nr. e valent. = 1 · 7 + 5 · 7 = 7 + 35 = 42 e

         Cl → atom qendror, ka 6 Ç.E (5 Ç.L + 1 Ç.V)

13) molekulë pesëatomike, ku atomi qendror ka në shtresën valente 6 çifte elektronike: 4 çifte lidhës (ÇL) dhe 2 çifte vetjake (ÇV). Gjeometria e çifteve është oktaedër, kurse gjeometria e molekulës është planare me kënd midis lidhjeve 90° (katror).

XeF4               Xe → grupi VIII A                F → grupi VII A
nr. e valent. = 1 · 8 + 4 · 7 = 8 + 28 = 36 e

   Xe → atom qendror, ka 6 Ç.E (4 Ç.L + 2 Ç.V)

USHTRIME TË ZGJIDHURA 

Ushtrimi 1: Shkruani strukturat e Ljuisit për përbërjet e mëposhtme.

H2S     H → gr. I A     S → gr. VI A

1. nr. e valent. = 2 · 1 + 1 · 6 = 2 + 6 = 8 e
2. nr. e gjithsej = 2 · 2 + 1 · 8 = 4 + 8 = 12 e
3. nr. e lidhjeve = 12 – 8 = 4 e
4. nr. lidhjeve = 4 : 2 = 2 lidhje
5. nr. ejolidhës = 8 – 4 = 4 e

H3PO4     H → gr. I A    P → gr. V A    O → gr. VI A

1. nr. e valent. = 3 · 1 + 1 · 5 + 4 · 6 = 3 + 5 + 24 = 32 e
2. nr. e gjithsej = 3 · 2 + 5 · 8 = 6 + 40 = 46 e
3. nr. e lidhjeve = 46 – 32 = 14 e
4. nr. lidhjeve = 14 : 2 = 7 lidhje
5. nr. ejolidhës = 32 – 14 = 18 e

HNO3    H → gr. I A    N → gr. V A    O → gr. VI A

1. nr. e valent. = 1 · 1 + 1 · 5 + 3 · 6 = 1 + 5 + 18 = 24 e
2. nr. e gjithsej = 1 · 2 + 4 · 8 = 2 + 32 = 34 e
3. nr. e lidhjeve = 34 – 24 = 10 e
4. nr. lidhjeve = 10 : 2 = 5 lidhje
5. nr. e jolidhës = 24 – 10 = 14 e

AsF3        As → gr. V A     F → gr. VII A

1. nr. e valent. = 1 · 5 + 3 · 7 = 1 + 5 + 21 = 26 e
2. nr. e gjithsej = 4 · 8 = 32 e
3. nr. e lidhjeve = 32 – 26 = 6 e
4. nr. lidhjeve = 6 : 2 = 3 lidhje
5. nr. e jolidhës = 26 – 6 = 20 e

H2O    H → gr. I A       O → gr. VI A

1. nr. e valent. = 2 · 1 + 1 · 6 = 2 + 6 = 8 e
2. nr. e gjithsej = 2 · 2 + 1 · 8 = 4 + 8 = 12 e
3. nr. e lidhjeve = 12 – 8 = 4 e
4. nr. lidhjeve = 4 : 2 = 2 lidhje
5. nr. e jolidhës = 8  – 4 = 4 e

HBr      H → gr. I A     Br → gr. VII A

1. nr. e valent. = 1 · 1 + 1 · 7 = 1 + 7 = 8 e
2. nr. e gjithsej = 1 · 2 + 1 · 8 = 2 + 8 = 10 e
3. nr. e lidhjeve = 10 – 8 = 2 e
4. nr. lidhjeve = 2 : 2 = 1 lidhje
5. nr. e jolidhës = 8  – 2 = 6 e

H2SO4      H → gr. I A      S → gr. VI A     O → gr. VI A

1. nr. e valent. = 2 · 1 + 5 · 6 = 2 + 30 = 32 e
2. nr. e gjithsej = 2 · 2 + 5 · 8 = 4 + 40 = 44 e
3. nr. e lidhjeve = 44 – 32 = 12 e
4. nr. lidhjeve = 12 : 2 = 6 lidhje
5. nr. e jolidhës = 32  – 12 = 20 e

BCl3        B → gr. III A     Cl → gr. VII A

1. nr. e valent. = 1 · 3 + 3 · 7 = 3 + 21 = 24 e
2. nr. e gjithsej = 4 · 8 = 32 e
3. nr. e lidhjeve = 32 – 24 = 8 e
4. nr. lidhjeve = 8 : 2 = 4 lidhje
5. nr. e jolidhës = 24  – 8 = 16 e


CH4     C → gr. IV A      H → gr. I A

 1. nr. e valent. = 1 · 4 + 4 · 1 = 4 + 4 = 8 e
2. nr. e gjithsej = 1 · 8 + 4 · 2 = 8 + 8 = 16 e
3. nr. e lidhjeve = 16 – 8 = 8 e
4. nr. lidhjeve = 8 : 2 = 4 lidhje
5. nr. ejolidhës = 8 – 8 = 0 e

C2H4       C → gr. IV A      H → gr. I A

1. nr. e valent. = 2 · 4 + 4 · 1 = 8 + 4 = 12 e
2. nr. e gjithsej = 2 · 8 + 4 · 2 = 16 + 8 = 24 e
3. nr. e lidhjeve = 24 – 12 = 12 e
4. nr. lidhjeve = 12 : 2 = 6 lidhje
5. nr. ejolidhës = 12 – 12 = 0 e

C3H4     C → gr. IV A     H → gr. I A

1. nr. e valent. = 3 · 4 + 4 · 1 = 12 + 4 = 16 e
2. nr. e gjithsej = 3 · 8 + 4 · 2 = 24 + 8 = 32 e
3. nr. e lidhjeve = 32 – 16 = 16 e
4. nr. lidhjeve = 16 : 2 = 8 lidhje
5. nr. e jolidhës = 16  – 16 = 0 e

Ushtrimi 2:  Janë dhënë përbërjet: HCN dhe SCl2.
a) Paraqitni strukturat e Ljuisit dhe llogarisni ngarkesat formale.
b) Shpjegoni shtytjen e cifteve elektronike në molekulat e këtyre përbërjeve.

HCN     H → gr. I A     C → gr. IV A    N → gr. V A

1. nr. e valent. = 1 · 1 + 1 · 4 + 1 · 5 = 1 + 4 + 5 = 10 e
2. nr. e gjithsej = 1 · 2 + 2 · 8 = 2 + 16 = 18 e
3. nr. e lidhjeve = 18 – 10 = 8 e
4. nr. lidhjeve = 8 : 2 = 4 lidhje
5. nr. e jolidhës = 10  – 8 = 2 e

ng.f. H = 1 – 1 – 0 = 0
ng.f. C = 4 – 4 – 0 = 0
ng.f. N = 5 – 3 – 2 = 0

SCl2       S → gr. VI A        Cl → gr. VII A

1. nr. e valent. = 1 · 6 + 2 · 7 = 6 + 14 = 20 e
2. nr. e gjithsej = 3 · 8 = 24 e
3. nr. e lidhjeve = 24 – 20 = 4 e
4. nr. lidhjeve = 4 : 2 = 2 lidhje
5. nr. ejolidhës = 20  – 4 = 16 e

ng.f. S = 6 – 2 – 4 = 0
ng.f. Cl = 7 – 1 – 6 = 0

Në molekulën e HCN, çifti vetjak i azonitit (N) shtyn më fort se çiftet lidhëse.
Në molekulën e SCl2, çiftet vetjake të atomeve i shtyjnë fort çiftet lidhëse.
Shënim: Çiftet vetjake shtyjnë më fort se ciftet lidhëse.

Ushtrimi 3: Shkruani strukturat e Ljuisit për molekulat e mëposhtme dhe llogarsini ngarkesat formale.

O3     O → gr. VI A

1. nr. e valent. = 3 · 6 = 18 e
2. nr. e gjithsej = 3 · 8 = 24 e
3. nr. e lidhjeve = 24 – 18 = 6 e
4. nr. lidhjeve = 6 : 2 = 3 lidhje
5. nr. ejolidhës = 18 – 6 = 12 e

ng.f. O = 6 – 2 – 4 = 0
ng.f. O = 6 – 3 – 2 = +1
ng.f. O = 6 – 1 – 6 = -1

CO2        C → gr. IV A      O → gr. VI A

1. nr. e valent. = 1 · 4 + 2 · 6 = 4 + 12 = 16 e
2. nr. e gjithsej = 3 · 8 = 24 e
3. nr. e lidhjeve = 24 – 16 = 8 e
4. nr. lidhjeve = 8 : 2 = 4 lidhje
5. nr. ejolidhës = 16 – 8 = 8 e

ng.f. C = 4 – 4 – 0 = 0
ng.f. O = 6 – 2 – 4 = 0
ng.f. O = 6 – 2 – 4 = 0

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)