fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret

Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e tyre është: CnH2n+2O.  Grupi funksionor i etereve është lidhja eterore.
Eteret ndahen në:
a) etere të thjeshtë, kur të dyja degët e lidhura tek oksigjeni janë të njëjta
b) etere të përbërë (ose të përzierë), kur të dyja degët të lidhura tek oksigjeni janë të ndryshme

Emërtimi:
Për të përcaktuar emërtimet e etereve ndjekim këto rregulla:
1. Indetifikojmë vargun më të gjatë të lidhur tek oksigjeni për ta përdorur si varg kryesor
2. Numërtimi i vargut fillon nga ai skaj që është më afër oksigjenit
3. Vargu më i shkurtër lexohet si degë dhe emri i tij përbëhetnga numri i karboneve që ka ky varg + prapashtesën –oksi + numrin e C ku oksigjeni është lidhur në varg kryesor.
4. Pas kësaj, lexohen degëzimet e tjera të lidhura në vargun kryesor sipas rregullave që njohim
5. Ëmërtojmë vargun kryesor me emrin e hidrokarburit me të njëjtin varg
6. Emërtimi josistematik përbëhet nga fjala eter + emrat e radikaleve të lidhura tek oksigjeni duke filluar nga më i vogli.

a) metoksi-metan (eter dimetilik)

CH3 – O – CH3     

b) etoksi-1-propan (eter etilpropilik)

CH3 – CH2 – O – CH2 – CH2 – CH3     

c) etoksi-2-propan (eter etilizopropilik)

d) metoksi -1-metil-2-propan  (eter metilizopropilik)

Gatitja:

1. Eteret e thjeshtë gatiten nga eleminimi i një molekule H2O tek alkoolet.

2. Eteret e përzierë mund të gatiten me sintezën Williamson, sipas të cilës një rrjedhës i halogjenuar i alkaneve vepron me një kripë të alkooleve.

Vetitë fizike:

Eteret kanë temperaturë më të ulët shkrirje dhe vlimi  se alkoolet  me të cilët janë izomerë. Kjo sepse duke mos pasur hidrogjen të lidhur tek oksigjeni nuk formojnë lidhje hidrogjenore të molekulave të eterit me njëra – tjerën sic ndodh tek alkoolet. Janë substanca me erë karakteristike. Digjen lehtësisht. Duke qenë se kanë oksigjen në strukturën e tyre mund të formojnë lidhje hidrogjenore me ujin. Si rezultat, eteret me masë molare të vogël treten mirë në ujë. Rritja e vargut hidrokarburik ul tretshmërinë e tyre.

Vetitë kimike:

Duke qenë se eteret kanë oksigjen në skeletin e tyre karbonik, paraqesin veti të dobëta bazike, sepse oksigjeni ka dy cifte elektronike vetjake të paangazhuara të afta për të thither protone hidrogjen. Si rezultat, eteret veprojnë me acidet e forta inorganike si acide halogjenhidrik duke formuar rrjedhës të halogjenuar të alkaneve dhe alkoole.

Eteret në prani të oksigjenit të ajrit formojnë lidhje peroksidike. Kjo është një lidhje e cila këputet shumë lehtë duke cliruar energji të madhe. Për këtë arsye, eteret e vjetëruar janë shumë të rrezikshëm dhe goditja më e vogël e tyre shoqërohet me shpërthim.

USHTRIME TË ZGJIDHURA 

Ushtrimi 1: Shkruani dhe emërtoni eteret izomere me 5C.

a) metoksi-1-butan (eter metilbutilik)

b) metoksi-2-butan (eter metal (s) – butilik )

c) metoksi-1-metil-2-propan (eter metilizobutilik)

d) metoksi-2-metil-2-propan (eter metil (t) – butilik)

e) etoksi-1-propan (eter etilpropilik)

f) etoksi-2-propan (eter etil-izopropilik)

Ushtrimi 2: Cilat etere fitohen nga nxehja e metanolit me etanol? 

Nga nxehja e metanolit me etanol fitohen 3 lloje eteresh:

Ushtrimi 3: Cili eter fitohet nga klorpropani me etanolat natriumi?

Ushtrimi 4: Në një enë kimike nxehim  40g propanol në prani të H2SO4cc  për të thithur H2O. Për këtë duhen 6,2 g CaO. Llogarit sa % e alkoolit është e eterifikuar.

TË DHËNA:

\(m_{C_{3}H_{7}OH} = 40 g\)

\(m_{CaO} = 6,2 g\)

\(R = ?\)

ZGJIDHJA:

\(CaO + H_{2}O \rightarrow Ca(OH)_{2}\)

\(\frac{1 mol CaO}{1 mol H_{2}O} = \frac{56 g/mol CaO}{18 g/mol H_{2}O} = \frac{6,2 g CaO}{x g H_{2}O}\)

\(x = \frac{18 g/mol \cdot 6,2 g}{56 g/mol} = 1,99 g H_{2}O\)

\(\frac{2 mol C_{3}H_{7}OH}{1 mol H_{2}O} = \frac{2 \cdot 60g/mol C_{3}H_{7}OH}{18 g/mol H_{2}O} = \frac{x g C_{3}H_{7}OH}{1,99 g H_{2}O}\)

\(x = 2 \cdot 60g/mol \cdot 1,99g}{18 g/mol} = 13,28 C_{3}H_{7}OH \)

\(R = \frac{m_{teorike}}{m_{e dhënë}} \cdot 100 = \frac{13,28}{40} \cdot 100 = 33,21 \% \)

Përgjigje: 33,21% e alkoolit është eterifikuar.

Ushtrimi 5: Llogaritni sa gram etoksi-propan përftohet gjatë bashkëveprimit të klor-etanit me 24g propanolat natriumi.

TË DHËNA:

\(m_{C_{3}H_{7}OH} = 24 g\)

\(m_{eter} = ?\)

ZGJIDHJA:

\(C_{2}H_{5}Cl + C_{3}H_{7}ONa \rightarrow  C_{2}H_{5} – O – C_{3}H_{7} + NaCl\)

\(\frac{1 mol C_{3}H_{7}ONa}{1 mol C_{5}H_{12}O} = \frac{82 g/mol C_{3}H_{7}ONa}{ 88 g/mol C_{5}H_{12}O} = \frac{24 g C_{3}H_{7}ONa}{x g C_{5}H_{12}O}\)

\(x = \frac{88 g/mol \cdot 24g}{82 g/mol} = 25,75 g C_{5}H_{12}O}\)

Përgjigje: Masa e eterit të përftuar është 25,75 g.

Ushtrimi 6: Sa gram alkool metilik duhen për të përftuar 9,2 g eter dimetilik? Sa ujë përftohet gjatë reaksionit?

TË DHËNA:

\(m_{C_{3}OH} = ?\)

\(m_{eter} = 9,2 g\)

\(m_{H_{2}O} = ?\)

ZGJIDHJA:

Ndërtojmë raportin që të gjejmë masën e metanolit (CH3OH).

\(\frac{2 mol CH_{3}OH}{1 mol CH_{3}OCH_{3}} = \frac{2 \cdot 32g/mol CH{3}OH}{46g/mol CH_{3}OCH_{3}} = \frac{x g CH{3}OH}{9,2 g CH_{3}OCH_{3}}\)

\( x = \frac{2 \cdot 32 g/mol \cdot 9,2 g}{46 g/mol} = 12,8 g CH_{3}OH\)

Ndërtojmë raportin që të gjejmë masën e ujit (H2O).

\(\frac{1 mol CH_{3}OH}{1 mol H_{2}O} = \frac{46 g/mol CH_{3}OH}{18 g/mol H_{2}O} = \frac{9,2 g CH_{3}OH}{x g H_{2}O} \)

\(x = \frac{18 g/mol \cdot 9,2 g}{46g/mol} = 3,6 g H_{2}O\)

Përgjigje: Na duhen 12,8 g alkool metilik (metanol) dhe 3,6 g ujë.

Shihni dhe

23. Alkoolet – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Alkoolet Alkoolet përmbajnë C, H, O. Kanë si grup funksionor të tyre grupin hidroksilik (-OH). …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)