fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

7. Elektrolitët – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Elektrolitët

Elektrolitë quajmë substancat të cilat në gjendje të shkrirë ose tretësirë ujore kanë aftësinë të përcjellin rrymën elektrike. Elektrolitët ndahen në: të fortë dhe të dobët.
• Elektrolitët e fortë e përcjellin mirë rrymën elektrike.
• Elektrolitet e dobët e përcjellin keq rrymën elektrike.
Substanact që nuk e përcjellin mirë rrymën elektrike quhen joelektrolitë. Aftësia e substancave për të përcjellë rrymën lidhet me shpërbashkimin elektrolitik të tyre. Shpërbashkim elektrolitik të një substance quajmë dukurinë e ndarjes së një substance në jone, kur kalon në gjendje të shkrirë ose në tretësirë ujore.

Shembull:
HCl → H+ + Cl            (elektrolit i fortë)
HNO2 → H+ + NO2    (elektrolit i dobët)
NaOH → Na+ + OH    (elektrolit i fortë)
H2O → H+ + OH–           (elektrolit i dobët)

Acidet

Acide quajmë substancat që në tretësirën ujore rrisin përqendrimin e joneve hidron (H3O+).
• Acidet në varësi të numrit të H që përmbajnë ndahen në: monobazik ose monoprotonik, bibazik ose biprotonik, tribazik ose triprotonik.
• Për nga lloji i mbetjes acide, acidet ndahen në:
a) hidëracide → acide që nuk përmbajnë oksigjen
b) oksiacide → acide që permbajnë oksigjen
• Në varësi të numrit të hidrogjeneve që përmbajnë, acidet mund të shpërbashkohen në stade ose jo. Nëse shpërbashkohen në stade, sado elektrolit i fortë të jetë në stadin e parë, në stadin pasardhës kemi të bëjmë gjithmonë me elektrolitë të dobët.

Shembull:
HNO3 → H+ + NO3
H2SO4 → H+ + HSO4      stadi I
HSO4 → H+ + SO42-        stadi II

Bazat

Bazë quajmë substancat të cilat në tretësirë ujore rrisin përqendrimin e joneve hidroksid (OH). Pavarësisht numrit të OH që përmban, një bazë shpërbashkohet gjithmonë në një stad dhe mund të jenë të forta ose të dobëta.

Shembull:
Ba(OH)2 → Ba2+ + 2OH
NH3 + H2O → NH4+ + OH

Kripë

Kripë quajmë substancat të cilat përbëhen nga kationi dhe anioni që përgjithësisht vjen nga baza që përgjithësisht është mbetja acide. Një kripë mund të jetë asnjëanëse, bazike ose acide.

Shembull:
K2SO4 → 2K+ + SO42-
Cu(OH)2CO3 → 2Cu2+ + 2OH + CO32-
KHSO4 → K+ + HSO42-
HSO4 ↔ H+ + SO42-

Reaksionet e këmbimit jonik

Reaksionet në tretësirat ujore quhen ndryshe reaksione të këmbimit jonik. Që të ndodhi një reaksion i tillë, në produktet e tij duhet të formohet ose një substancë në formë precipitati ose një elektrolit i dobët ose një substancë në gjendje të gaztë. 

Shembull:
AgNO+ NaCl → AgCl ↓ + NaNO
Ag+ + NO3 – + Na+ + Cl → AgCl ↓ + Na+ + NO3 – 

Ba(NO3)2 + K2SO4 → BaSO4 ↓ + 2KNO3
Ba2+ + NO3 – + 2K+ + SO42- → BaSO4 ↓ + 2K+ + 2NO3 –
Ba2+ + SO42- → BaSO4 ↓

USHTRIME TË ZGJIDHURA 

Ushtrimi 1: Shkruani shpërbashkimin e përbërjeve dhe përcaktoni llojin e tyre.

1. Al(OH)3 → Al 3+ + 3OH                      (bazë)

2. Mg(NO3)2 → Mg2+ + 2NO3                (kripë)

3. K2Cr2O7 → 2K+ + Cr2O72-                  (kripë)

4. H2SO3 → 2H+ + SO32-                         (acid)

5. Mg(OH)2 → Mg2+ + 2OH                   (bazë)

6. CaSO4 → Ca2+ + SO42-                      (kripë)

7. Cu3(PO4)2 → 3Cu2+ + 2PO43-           (kripë)

8. H3PO4 → 3H+ + PO43-                         (acid)

9. H2S → 2H+ + S2-                                           (acid)

10. Ba(NO2)2 → Ba2+ + 2NO2                (kripë)

Shënim: Përbërjet që kanë të pranishme grupin OH ku shpërbashkohen i quajmë baza; ato që kane jonin H+ janë acide dhe kripëra janë përberjet që ndahen në katione dhe anione. 

Ushtrimi 2: Shkruani reaksionet e këmbimit jonik.

1. FeCl2 + CuSO4 → FeSO4↓ + CuCl2
Fe2+ + 2Cl + Cu2+ + SO42- → FeSO4↓ + Cu2+ + 2Cl
Fe3+ + SO42- → FeSO4

2. CuCl2 + 2NaOH → Cu(OH)2 ↓ + 2NaCl
Cu2+ + 2Cl + 2Na+ + 2OH → Cu(OH)2↓ + 2Na+ + 2Cl
Cu2+ + 2OH → Cu(OH) 2

3. ZnS↓ + 2HCl → ZnCl2 + H2S↑
ZnS↓ + 2H+ + 2Cl → Zn2+ + 2Cl + H2S↑
ZnS↓ + 2H+ → Zn2+ + H2S↑

4. Na2CO3 + 2HCl → 2NaCl + H2O + CO2
2Na+ + CO32- + 2H+ + 2Cl → 2Na+ + 2Cl + H2O + CO2
CO32- + 2H+ → H2O + CO2

5. Fe2(SO4)3 + 6NaOH → 2Fe(OH)3↓ + 3Na2SO4
2Fe3+ + 3SO42- + 6Na+ + 6OH → 2Fe(OH)3↓ + 6Na+ + 3SO42-
2Fe3+ + 6OH → 2Fe(OH)3
Fe3+ + 3OH → Fe(OH)3↓ (forma e reduktuar pas reduktimit të joneve që janë njësoj në të dyja anët e barazimit)

6. Na2CO3 + 2HCl → 2NaCl + H2O + CO2
2Na+ + CO32- + 2H+ + 2Cl → 2Na+ + 2Cl + H2O + CO2
CO32- + 2H+ → H2O + CO2

7. CaCO3↓ + 2HNO3 → Ca(NO3)2 + H2O + CO2
CaCO3↓ + 2H+ + 2NO3 → Ca2+ + 2NO3 + H2O + CO2

CaCO3↓ + 2H+ → Ca2+ + H2O + CO2

8. 2NaNO3 + K2SO4 → Na2SO4 + 2KNO3
2Na+ + 2NO3 + 2K+ + SO42- → 2Na+ +  SO42- + 2K+ + 2NO3

Ushtrimi 3: Shkruani në formë jonike të shkurtuar barazimet e reaksioneve:

1. CaCO3 + 2HCl → CaCl2 + H2O + CO2
Ca2+ + CO32- + 2H+ + 2Cl → Ca2+ + 2Cl + H2O + CO2

2. 2KI + Pb(NO3)2 → PbI2 ↓ + 2KNO3
2K+ + 2I + Pb2+ + 2NO3 → PbI2 ↓ + 2K+ + 2NO32-

3. Na2S + 2HCl → H2S↑ + 2NaCl
2Na+ + S + 2H+ + 2Cl → H2S↑ + 2Na+ + 2Cl

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)