N
ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe F NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.
#1. A mund ta ndiejë veten të qetë një satirik, kur sheh gungaçin që i ka hipur devesë? – Plauti
#2. Ai që është poet në njëzet vjeç nuk është poet, por është njeri; ai që është poet pas njëzet vjeç, atëhere është poet. – Sh. Pegy
#3. Ai që kërkon të kuptojë një shkrimtar, duhet të shkojë në atdheun e tij. – V. Gëte
#4. Ai që nuk pret të lexohet nga një milion lexues, ai nuk duhet të shkruajë asnjë radhë. – V. Gëte
#5. Ai që s’ka pasur përkorë, s’ka ditur kurrë të shkruajë. – N. Bualo
#6. Arti i të shkruarit është art i të shkurtuarit. – A. Çehov
#7. Arti letrar përbëhet nga dy pjesë të dallueshme: vëzhgim dhe shprehje. – O. de Balzak
#8. Bota e veprës letrare është një gënjeshtër e mrekullueshme. – Stendali
#9. Çdo njeri i madh ose i vogël mund të jetë poet, në qoftë se në veprimtarinë e tij sheh idealin. – H. lbsen
#10. Çdo shkrimtar në një farë mase paraqet në veprat e tij vetveten, shpesh edhe kundër vullnetit të vet. – V. Gëte
#11. Çdo talent ka nevojë të ushqehet me dije dhe vetëm ato i japin mundësi të shpalosë forcat. – V Gëte
#12. Çdo vepër që nuk ka një diell të brendshëm, por synon vetëm të sjellë kënaqësi dhe të dëshmojë për një mendje të shkathët e të aftë, duhet të vlerësohet si vepër e zbrazët dhe e paarrirë. – J. de Rada
#13. Disa shkrimtarë më tepër ke dëshirë t’i kujtosh se sa t’i rilexosh. – Zh. Rostan
#14. Duhet shkruar shumë, po duhen botuar vetëm gjërat më të mira. – Zh. Renar
#15. Duhet të të digjet shpirti zjarr që t’u thuash diçka të tjerëve. – E. Pelin
#16. Duke mësuar jetën e një autori, mund të kuptosh më mirë veprat e tij. – F Noli
#17. E vërteta, arsimimi dhe përmirësimi i njerëzimit duhet të jenë qëllimet kryesore të shkrimtarit. – G. Lihtenberg
#18. Edhe Homerin e mirë nganjëherë e zë gjumi. – Horaci
#19. Është e lehtë ta kritikosh një autor, por është e vështirë ta çmosh. – L. Vovenarg
#20. Fjala gjendet gjithmonë, po të zotërosh idenë. – G. Flober
#21. Frymëzimin s’e shes, ndërsa dorëshkrimin pse jo! – A. Pushkin
#22. Gjuha është arma e letrarit, ashtu si pushka arma e ushtarit. Sa më e mirë është ajo, aq më i fortë është luftëtari. – M. Gorki
#23. Historia është një roman që ka qenë në të vërtetë, romani është një histori që mund të ishte në të vërtetë. – Vëllezërit Gonkur
#24. Ideja juaj, cilado qoftë ajo, është gënjeshtër në qoftë se
qëndroni larg nga jeta. – A. Barbys
#25. Jeta i ngjan një romani më shpesh se sa romanet tona jetës. – Zh. Sand
#26. Jupiteri vdes dhe himni i poetit mbetet. – Xh. Karduçi
#27. Ka vepra të cilat nuk mund t’i quash të këqija e megjithatë ato nuk vlejnë fare. Ato nuk vlejnë fare sepse u mungon fare përmbajtja, por ato nuk janë të këqija, sepse autorët e tyre kanë krijuar një formë elegante. – V Gëte
#28. Kur e keni mbaruar një artikull me ndjenjën e kënaqësisë, atëhere duhet ta nisni ta shkruani. Në atë çast keni arritur një përfytyrim të qartë e logjik se çfarë do të thoni në të me të vërtetë. – M. Tuen
#29. Kur krijoni, kryesorja është zotësia për të duruar. – A. Çehovi
#30. Kur shkruan, lexon dy herë. – Thënie latine
#31. Lavdia ose merita e disa njerëzve është që të shkruajnë mirë, kurse e disa të tjerëve që të mos shkruajnë fare. – Zh. La Bryjer
#32. Letërsia është mendimi që bashkohet me bukurinë në dritë. – Sh. dy Bo
#33. Letërsia nuk bën asgjë tjetër, veçse formulon kërkesat e ndërgjegjes njerëzore e shoqërore dhe i paraqet ato. – S. Shçedrin
#34. Lexoni ata autorë, që shkruajnë mirë. që të mësojnë të flasësh mirë. – Volter
#35. Ligji i parë i artit është: në qoftë se nuk ke çfarë të
shkruash, hesht. Në qoftë se ke ç’të thuash, thuaje dhe mos gënje. – R. Rolani
#36. Literatura shkencore i shpëton njerëzit nga padituria, letërsia artistike nga banaliteti dhe vrazhdësia. – N. Çernishevski
#37. Meqë poezia është shprehje e shoqërisë, edhe ajo u nënshtrohet ndryshimeve që vazhdimisht shoqërojnë zhvillimin e saj. – V Dorsa
#38. Mjaft shkrimtarë të mirë punojnë me zell duke e lënë veten pa gjumë që t’ua dhurojnë atë të tjerëve. – M. Safir
#39. Mund të marrësh hua ashtu si bleta, pa dëmtuar njeri dhe jo
si miza e dheut që e vjedh të plotë kokrrën e grurit. – A. Frans
#40. Ndjenja e gjallë e realitetit dhe aftësia për të shprehur atë — a çfarë bën poeti. – V. Gëte
romani
#41. Ne habitemi kur lexojmë kryeveprat e vjetra dhe shohim se ndjenja të holla, të brishta, poetike, për të cilat ne besojmë se janë të rralla sot i kanë pasur njerëz shumë shekuj më parë. – N. Barre
#42. Nervi i poezisë jeton në zemrat e të gjithë njerëzve. – Karlajv
#43. Në fjalët e urta të një populli shfaqen gjenia, shpirti dhe
karakteri i tij. – F Bekon
#44. Në qoftë se poezia nuk vjen ashtu si bulëzon gjethja në dru, më mirë të mos vijë fare. – Zh. Kita
#45. Në qoftë se jam mjek, më duhen të sëmurët dhe spitalet, në qoftë se jam shkrimtar atëhere më duhet të jetoj në mes popullit. – A.Çehov
#46. Në sajë të shkrimtarit artist, njerëzit mësohen t’i afrohen jetës si luleve,zogjve fëmijëve dhe varfanjakëve. – M. Nekse
#47. Ngjeshja e skajshme e materialit… ja se çfarë ka rëndësi për
krijimin e veprës letrare. – M. Nekse
#48. Nuk duhet shteruar tema deri në atë pikë sa lexuesit mos t’i mbetet asgjë në pjesë. Nuk është puna që ta bësh lexuesin të lexojë, por që ta bësh të mendojë. – Sh. Monteskje
#49. Nuk është jeta që ecën sipas teorive letrare, por është letërsia që ndryshon sipas drejtimit të jetës. – N. Dobrolubov
#50. Nuk ka gjë më të rrallë se sa një komedi e bukur. – F. Shlegel
#51. Një bindje e gjallë më ka bërë kurdoherë gojëtar dhe gjithmonë kam shkruar pa kujdes e keq kur nuk kam qenë i bindur thellë. – Zh. Zh. Ruso
#52. Një pikë bojë mjafton për të zgjuar mendime në miliona njerëz. – Zh. Bajron
#53. Një stil i mirë, së fundi, është si një rreze drite që hyn nëpër dritaren time në çastet kur shkruaj dhe që ia detyron qartësinë e vet të pastër shkrirjes së të shtatë ngjyrave nga të cilat përbëhet. Stili i thjeshtë i ngjet qartësisë së bardhë. – A. Frans
#54. Një shkrimtar mund të jetë i të gjithëve vetëm po qe se me peshën e mendimit të popullit të tij arrin të zbulojë të vërtetën njerëzore. – N. Bël
#55. Një talent i madh mund të bëjë shumë kur kapet pas temave që i përshtaten natyrës së tij. – V. Gëte
#56. Para se ta qortojmë shkrimtarin për paqartësi, duhet të shqyrtojmë mendjen tonë, se mos është aty shkaku i të moskuptuarit. Në muzg edhe shkronjat e mëdha mezi lexohen. – V. Gëte
#57. Përpara se të merrni të shkruani, mësoni të mendoni. – N. Bual
#58. Për të shkruar që të prekësh të tjerët, duhet diçka më
shumë se sa lotët dhe hëna. – G. Lihtenberg
#59. Përkthyesit janë si mblesët: ata u këndojnë hireve të ndonjë bukurosheje, lavdërojnë meritën e saj dhe ngjallin një pasion të papërmbajtur për veprën origjinale. – V. Gëte
#60. Përralla është një urë që të çon drejt së vërtetës. – Thënie Anonime
#61. Po heq vështirësi të mëdha: po dramatizoj gjëra të thjeshta! – O. de Balzak
#62. Poetët e mëdhenj ashtu si malet e larta, kanë jehonë të shumëfishtë. Këngët e tyre përsëriten në të gjitha gjuhët, sepse emrin e tyre e kanë të gjithë në gojë. – V. Hygo
#63. Poetët janë të lindur, oratorët janë të bërë. – Ciceroni
#64. Poetët kanë fuqinë të ngrejnë dhembjet e veta në art, ku në të gjithë gjejnë dhembjet tona. – M. Kuteli
#65. Poeti duhet të dijë thelbin substancial të epokës dhe të popullit. – F Hegel
#66. Poeti e rikrijon fjalën. Fjala e poetit është një fjalë e re si
pjesë përbërëse e një uniteti të gjallë, që është vepra poetike. – O. Paskal
#67. Poeti i madh shkruan kohën e tij. – T. Eliot
#68. Poetit (veç ndikimit qytetërues) i bie barra t’i ngrejë ngjarjet politike kur ato e meritojnë, në lartësinë e ngjarjeve historike. Për këtë duhet që poeti të hedhë mbi bashkëkohësit atë vështrim të qetë, që historiani hedh mbi të kaluarën. – V Hygo
#69. Poezia duhet të jetë udhëheqëse lufte dhe lumturie, armë në duart e luftëtarit të popullit dhe flamur në duart e lirisë. – J. Ricos
#70. Poezia është gjuha amtare e racës njerëzore. – Helder
#71. Poezia është tregim për kohën dhe veten. – V Majakovski
#72. Poezia… fluturon mbi vendet dhe shekujt. Ajo jep atë çast sublim, kur njeriu ngrihet mbi veten dhe jetën. – M. De Stal
#73. Poezia nuk është te forma e mendimeve, por te vetë , mendimet. Poezia është gjithçka e çiltër dhe shpirtërore në çdo gjë. – V Hygo
#74. Poezia përjetëson gjithçka është më e mirë dhe më e bukur në këtë botë. – P. Sheli
#75. Publiku i keq dëshiron gazeta të këqija. – H. Ibsen
#76. Qartësia është mirësjellja e njeriut që merret me shkrime letrare. – Zh. Renar
#77. Që ta përshkruash mirë një udhëtim, duhet të kesh cilësitë
e letrarit e të artistit ose të jesh artist me ndjenjë letrare. – T Gotje
#78. Që të arrihet suksesi i plotë, duhet që me bukurinë e stilit të bashkohen ide të shquara. Pa këto vepra letrare nuk mund t’i qëndrojë provës së kohës. – K. Helveci
#79. Qëllimi epror i romancierit është të na bëjë të ndjeshëm për
shpirtin njerëzor, të na bëjë ta njohim e ta duam në madhështinë dhe në mjerimin e tij, në fitoret e në dëshirat e tij. – Zh. Dyame
#80. Rima është vetëm një skllave dhe duhet vetëm të bindet. – N. Bualo
#81. Stili është si hunda, nuk gjen dy të barabartë. – B. Shou
#82. Stili për shkrimtarin, ashtu si dhe për piktorin, nuk është
çështje teknike, por çështje e botëvështrimit. Ai është zbulimi i dallimeve cilësore që ka në mënyrën se si na shfaqet bota. – M. Prust
#83. Shënojeni diçka aty për aty: një shënim vlen sa një barrë kujtimesh. – R. Emerson
#84. Shkencëtari e vë re pikën e lotit, analizon me saktësi vëllimin e ujit dhe të kripës që përmban. Poeti, artisti e di fshehtësinë e këtij loti., njeh historinë e tij, njeh shkaqet nga të cilat ai u shtrëngua të rrjedhë nga syri. – Pudemeipitan
#85. Shkrimtarët më të mirë janë gjithnjë të rreptë ndaj vetes. Unë i ripunoj veprat e mia aq shumë, gjersa filloj të kuptoj se po i prish. – L. Tolstoi
#86. Shkrimtari duhet të lëvizë, të vërejë dhe të heshtë. – E. Heminguej
#87. Shkrimtarët dhe artistët nuk bien nga qielli si bora, as shkelin nëpër re, po jetojnë në mes betejave të stuhishme të popullit të tyre, të kohës së vet. – F. Mering
#88. Shkrimtari duhet të shkruajë shumë, por nuk duhet të ngutet. – A. Çehov
#89. Shkrimtari ka vetëm një mësues: vetë lexuesit. – N. Gogol
#90. Shkrimtari mesatar mendon se shkruan në mënyrë hyjnore, i miri beson se shkruan me arsye. – Zh. La Bryjer
#91. Shkrimtari nuk duhet të jetë Robinson… duhet të jetojë
jetën, të thërrasë, të qeshë, të shajë e të zihet, të dashurojë. – M. Gorki
#92. Shkrimtari nuk duhet të përshkruajë ndjenja që nuk i jeton e i provon. – A. Çehov
#93. Shkrimtarit nuk i ka hije heshtja. – H. Bël
#94. Shkrimtar origjinal është jo ai, që nuk imiton asnjë tjetër, por ai të cilin asnjë nuk e imiton dot. – A. Shatobrian
#95. Shkurtësia është motra e talentit. – A. Çehov
#96. Shpirti i poezisë kompozohet nga mundimi i thellë i filozofit
dhe nga gëzimi i fëmijës para figurave të larmishme. – F. Grillparxer
#97. Talenti letrar është aftësia për ta thënë ose për ta shprehur
mirë diçka, që i patalentuari e thotë dhe e shpreh keq. – F. Dostojevski
#98. Të bisedosh me shkrimtarët e shekujve të tjerë është pothuaj njësoj si të udhëtosh. – R. Dekart
#99. Të dish të shkruash vargje nuk do të thotë ende se je poet:
të gjitha raftet e librave janë të mbushura me prova të kësaj
të vërtete. – V Belinski
#100. Të gjitha gjinitë janë të mira, përveç të mërzitshmes. – Volter
#101. Të gjitha komeditë përfundojnë me dramë. – Xh. Bajton
#102. Të jesh shkrimtar do të thotë të kuptosh se në thelb nuk di
asgjë, po synon të dish gjithçka. – M. Nekse
#103. Të merresh me poezi është një punë e kotë, po qe se si
poet i shmangesh punës. – A. Pushkin
#104. Të njohësh thellë dhe të mëshirosh bukur. – T Man
#105. Të shkruash nuk është kurrë vonë. Dyzetvjetori është mosha e vjetër e rinisë, ndërsa pesëdhjetëvjetori është rinia e moshës së vjetër. – M. Servantes
#106. Të vërtetën artistike shkrimtari e krijon ashtu siç bën mjaltin
bleta: ajo merr nga pak prej çdo luleje, po merr atë që duhet. – M. Gorki
#107. Thjeshtësia, larkonizmi dhe qartësia janë përsosmëria e formës së artit dhe kjo arrihet me prirje e punë të madhe. – L. Tolstoi
#108. Unë bëra zbulimin se është më lehtë kur harton diçka duke e nxjerrë subjektin nga koka, sesa të kthesh në formë letrare tragjedinë jetësore që takohet për ditë. – M. Nekse
#109. Unë jam poet, dhe kjo më bën interesant. – V Majakovski
#110. Unë udhëhiqem vetëm nga ky rregull: të jem i qartë. Në qoftë se nuk do të jem i qartë, atëhere e gjithë bota ime do të asgjësohet. – Stendal
#111. Vargjet kudo kanë qenë fëmijët e parë të gjeniut dhe mësuesit e parë të gojëtarisë. – Volteri
#112. Vepra klasike është libër që ka gjithmonë diçka për të thënë. – I. Kalvino
#113. Vetëm mendja mundet ta ushqejë për një kohë të gjatë një mendje tjetër, në vetmi nuk mund të krijohet për një kohë të gjatë. – Stendal
#114. Zogjtë që kanë më shumë ngjyra në pendë, këndojnë më keq, po kështu është edhe me njerëzit dhe mos kërkoni mendime të thella në stilin plot lajle e lule. – G. Lihtenberg
#115. Zotësia më e madhe për shkrimtarin është zotësia për të
fshirë atë që ka shkruar. – Dostojevski
#116. Zjarri krijues më i mirë është ai, në të cilin mund të djegësh
çdo dorëshkrim. – B. Shou