fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Tekstet joletrare – Llojet dhe vecoritë e tyre

Më poshtë janë listuar llojet e teksteve joletrare, përkatësisht: teksti argumentues, teksti përshkrues, teksti udhëzues, teksti informues dhe vecoritë për secilin prej tyre.

Teksti argumentues.

 

Veçoritë e përmbajtjes.

  • Trajton teza për çështje të ndryshme.
  • Mbështet tezën me argumente
  • Synon të bindë marrësin për vlefshmërinë e tezës.
  • Jep qartë dhe saktë përfundimin.
  • Paraqet antitezën për ta kundërshtuar.
  • Paraqet kundërargumentet për të mbështetur antitezën.

Teknikat e tekstit argumentues.

  • Paraqet argumente që lidhen me fakte konkrete, të dhëna logjike.
  • Përdor argumente të autorëve të ndryshëm (edhe opinionet).
  • Përdor krahasimin dhe kontrastin.

Veçoritë gjuhësore.

  • Përdor teknikë të mirëorientuar (sipas fushës përkatëse).
  • Foljet në kohën e tashme, mënyra dëftore.
  • Përdorimi i lidhëzave (kundërshtore, shkakore, lejore)

Teksti informues.

 

Veçoritë e përmbajtjes.

  • Jep informacione nëpërmjet shpjegimit për një dukuri.
  • Informacioni jepet në mënyrë analitike (të detajuar).
  • Informacioni jepet në mënyrë sintetike (të përmbledhur).
  • Trajton një dukuri të cakuar.
  • Informacioni jepet sipas një rendi logjik.
  • Informacionet janë të qarta, të plota.
  • Çdo paragraf përmban një informacion.
  • Paraqitja e informacioneve është objektive.

Veçoritë gjuhësore.

  • Përdor folje në kohën e tashme.
  • Përdor lidhëza.
  • Sintaksa është e thjeshtë.
  • Leksiku është teknik.

Llojet e tekstit informues.

  • Leksioni, Intervista, Lajmi, Debati, Referati, etj.

Teksti udhëzues.

 

Veçoritë e përmbajtjes.

  • Tregon rregulla në formën e rregulloreve.
  • Jep norma, udhëzime, ligje.
  • Synon qartësi
  • Renditje

Veçoritë gjuhësore.

  • Leksiku është teknik (terminologji).
  • Përdoret veta e III.
  • Përdoren foljet modale (duhet, mund).
  • Përdoret mënyra dëftore, lidhore, urdhërore.
  • Përdoret forma joveprore.

Teksti Përshkrues

 

Veçoritë e përmbajtjes.

  • Përshkruan tiparet dalluesevendeve, objekteve, personave, kafshëve, etj.
  • Nuk përgjithëson.
  • Përshkrimi shërben:
  • Për të bindur
  • Për të informuar.
  • Për të shprehur emocionet.

Veçoritë gjuhësore.

  • Gjuha e figurshme.
  • Foljet në kohën e tashme, të pakryer dhe në të kryerën e thjeshtë.
  • Përdorimi i mbiemrave.
  • Përdoren detajet shqisore për të krijuar imazhe konkrete tek lexuesi për të transmetuar tek lexuesi në mënyrë të gjallë dhe tërheqëse idetë e autorit (e përfshin lexuesin mendërisht dhe shpirtërisht në përshkrim.)

Llojet e tekstit përshkues.

  • Teksti narrativ përshkrues.
  • Teksti përshkrues bindës.

Parafraza

Është përmbledhja e një teksti pa ndryshuar përmbajtjen.

Lloje ligjërimesh: akademik (shkencor, letrar, popullor, bisedor, gazetaresk)

Veleresimi

User Rating: 3.84 ( 70 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

3 comments

  1. Dua te jem pjese e Kurseve live per maturen shteterore

  2. Bejeni dhe per tekstin letrar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)