N
ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe F NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.
#1. A mund t’i masë gjërat ai që nuk ka masë as për veten? – Plini Plak
#2. Ai që lëvdohet vazhdimisht me meritat e paraardhësve, me këtë mënyrë e pranon se vetë është pa vlerë. – T. Tejlor
#3. Ai që është fyl, del mbi gjithë shokë. – N. Frashëri
#4. Asgjë s’i mungon lavdisë së tij, por jona pa të nuk do të ishte e plotë. – Molieri
#5. Ata që kujdesen shumë për gjërat e vogla, zakonisht
bëhen të paaftë për gjëra të mëdha. – F. La Roshfuko
#6. Ata që merren me gjëra të vogla, humbasin zotësinë për t’u
marrë me gjëra të mëdha. – S. Frashëri
#7. Autoriteti vjen nga arsyeja dhe jo arsyeja nga autoriteti; çdo
autoritet që nuk pranohet nga arsyeja mbetet i pafuqishëm. – V. Skot
#8. Dikush që shkëlqen në vendin e dytë, shquhet në vendin
e parë. – Volteri
#9. Disa njerëz u ngjajnë këngëve, një kohë u shëtit emri gojë
më gojë e pasi u kalon koha, nuk përmenden më. – S. Frashëri
#10. Fama e njerëzve të mëdhenj duhet vlerësuar sipas
mënyrës si e kanë arritur atë. – F. La Roshfuko
#11. Fama është e përhershme vetëm atëherë kur zemra mund t’i durojë e t’i hedhë kënaqësitë. – B. Paskal
#12. Fama është një luks i kushtueshëm. – A. Frans
#13. Fama në shtyp si një parzmore. – Xh. Bajron
#14. Gabimet e njerëzve me mendje të fuqishme janë të
tmerrshme, sepse bëhen mendime për shumë njerëz të tjerë. – N. Çernishevski
#15. Gjenitë dhe talentet nuk mund të krijohen, por mund të krijohet kultura dhe sa më e gjerë e demokratike të jetë ajo, aq më lehtë rriten aty talentet e gjenitë. – G. Nejgauz
#16. Gjeniu nuk është veçse një durim i gjatë. – Zh. Byfon
#17. Gjeniu nuk ka moshë, ai kapërcen gjithçka që i pengon mendjet e zakonshme. – F. La Roshfuko
#18. Idetë e mëdha lindin në shpirtrat e mëdha. – S. Frashëri
#19. Komplotet e thurura nga mendjet e ngushta kundër një njeriu që del në dritë me lavdi, vetëm e vërtetojnë gjenialitetin e tij. – Xh. Suift
#20. Largohuni nga ata, që përpiqen t’u thyejnë besimin në vetvete. Ky është tipar i njerëzve të vegjël. Njeriu i madh përkundrazi, ju ngjall besimin se mund të bëheni i madh. – M. Tuen
#21. Lavdia është dielli i të vdekurve. – O. de Balzak
#22. Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla. – O. de Balzak
#23. Lavdia është një mall pa leverdi. Kushton shtrenjtë dhe ruhet keq. – O. de Balzak
#24. Lavdia nuk mund t’i japë kënaqësi atij që nuk e ka merituar. – N. Gogoli
#25. Lavdia largohet prej atyre që kërkojnë ta arrijnë me mënyra të ulëta. – A. Dode
#26. Madhëria është me mend. Nuk me vjet e me argjend. – N. Frashëri
#27. Madhështia e vërtetë mbështetet në njohjen e forcës sate,
madhështia e rreme në njohjen e dobësive të të tjerëve. – I. Herder
#28. Mbretërit dhe princat mund të krijojnë fare mirë profesorë dhe këshilltarë të fshehtë; ata mund t’i mbulojnë me tituj dhe dekorime. Po nuk mund të krijojnë njerëz të mëdhenj, shpirtëra që ngrihen mbi plehërat e njerëzimit. – L. van Beethoven
#29. Më thuaj se çfarë ëndërron, të të them se cili je. – V. Nemiroviç-Dançenko
#30. Mos harroni se që të kryeni vepra të mëdha duhet të jeni gjithnjë të frymëzuar. – A. Sen Simoni
#31. Mund të jetë i madh vetëm kush ka zemrën të madhe. – R. Rolan
#32. Nami i mirë është si Kartagjena, që nuk ka për t’u rindërtuar së shpejti. – Xh. Bajron
#33. Në çaste të vështira lindin njerëz të mëdhenj. – V. Hygo
#34. Në gjërat e mëdha njerëzit e shfaqin veten ashtu siç u vjen
mbarë ta tregojnë, në gjërat e vogla e tregojnë veten ashtu siç janë. – S. Shamfor
#35. Në rast se unë kam parë më larg se të tjerët, kjo ka ardhur sepse kam qëndruar mbi supet e gjigantëve. – I. Njuton
#36. Ngjarjet madhore janë parë vetëm nga ata që janë ngritur shumë lart shpirtërisht. – O. Uajld
#37. Një ide që nuk është e rrezikshme as që meriton të jetë ide. – O. Uajld
#38. Nuk ka lavdi duke ndenjur në qetësi. – Dante
#39. Njerëzit e mëdhenj janë nganjëherë të mëdhenj edhe në gjërat e vogla. – L. Vovenarg
#40. Njerëzit me mendje të vockël janë të ndjeshëm ndaj fyerjeve të vockla, njerëzit me mendje të madhe i vënë re të gjitha dhe nuk fyhen për asgjë. – F La Roshfuko
#41. Njeriu i madh ecën përpara kohës së vet, i mençuri ecën krahas saj në çdo rrugë, dredharaku përpiqet ta shftrytëzojë si të mundet, budallai i zë rrugën. – E. Bauernfeld
#42. Njeriu i madh edhe hijen e ka të madhe, kurse harabelet sido që të kërcejnë, hije të madhe nuk bëjnë. – Thënie uzbeke
#43. Njeriu i madh ndodhet kudo ku përhapet lavdia e tij. – Pirro
#44. Njeriut i duhen jo tre kut tokë, as edhe një çiflig, po e gjithë bota, gjithë natyra, ku të mund të zhvillojë në hapësirat e saj dhe të shfaqë vetitë e veçoritë e shpirtit të tij të lirë. – A. Çehov
#45. Për njeriun e madh gjykojmë vetëm duke parë bëmat e tij të mëdha dhe jo gabimet e tij. – Volteri
#46. Për t’u habitur mjafton një minutë, për të bërë një gjë të habitshme duhen shumë vite. – K. Herveci
#47. Popullariteti është si rinia; kur kalon një herë, nuk kthehet më. – Petieti
#48. Popullaritetin të mos e kesh tek bashkëkohësit, por tek pasardhësit… – A. de Vinji
#49. Që të jesh i madh, duhet të kesh shpirt të madh. – L. van Beethoven
#50. Rruga e shtruar me lule kurrë nuk të çon te lavdia. – Zh. La Fonten
#51. Sa e madhe është gota e famës dhe sa e ëmbël është të
pish prej saj, por sa e rëndë është kur ajo përmbyset! – A. Dode
#52. Sa më i lartë është njeriu, aq më lehtë e godasin shigjetat e
përqeshjes, sepse shkurtabiqët është më e zorshme t’i qëllosh. – H. Hajne
#53. Sa më shumë talente ka një njeri i madh, aq më shumë ka
mundësi t’i shmangë të tjerat. – O. Haksli
#54. Shpirtrat e mëdhenj janë si majat e larta. I rreh era, i mbulojnë retë, por atje merret frymë më mirë e më fort se kudo gjetkë. Atje ajri ka një pastërti që e lan zemrën nga njollat dhe kur shpërndahen retë, zotëron mbi të gjithë gjininë njerëzore. – R. Rolan
#55. Shpirtrat e mëdhenj janë si retë: mbledhin që të derdhin. – Kalidasa
#56. Shumë më e hidhur është fama e humbur se fama e paarritur. – Thënie latine
#57. Talentet formohen në punë, karakteret në dallgët e jetës. – Thënie anonime
#58. Talentet kanë biografitë më të shkurtra. – M. Servantes
#59. Talenti punon, gjeniu krijon. – R. Shuman
#60. Të gjurmosh mendimet e njerëzve të mëdhenj është një
shkencë më vete. – A. Pushkini
#61. Unë quaj heronj ata që kanë qenë të mëdhenj në shpirt, siç ka thënë një nga më të mëdhenjtë e tyre se “nuk njoh tjetër shenjë madhështie veçse të mirës” (Beethoven). Kur karakteri s’është i fortë, s’ka njeri të madh, veç kësaj s’mund të ketë as artist të madh, as njeri të madh të veprimit, s’ka veç idhuj të varrosur në llumin e shoqërisë. – R. Rolan
#62. Vendet e larta i bëjnë njerëzit e mëdhenj edhe më të
mëdhenj, ndërsa të ulëtit edhe më të ulët. – Zh. La Bryjer
#63. Vetëm njerëzit e mëdhenj kanë të meta të mëdha. – F. La Roshfuko
#64. Vogëlsirat e jetës e terrorizojnë, e tiranizojnë njeriun që nuk sheh përtej hundës së tij, por ato janë të pafuqishme kundrejt shpirtit të njerëzve me mendime të gjera. – I. Pavllov