Ky eshte nje udhezues teknik i thjeshte i pergatitur nga 12vite.com i cili tregon te gjitha hapat qe duhet te ndermerrni per te printuar faturen e tarifes se aplikimit ne Universitetet Publike dhe Jopublike. Per te gjithe maturantet te cilet duan te aplikojne ne raundin e pare, afati i fundit per te bere pagesen eshte data 14 shtator.
Udhezimet per aplikimet ne IAL sipas raundeve i lexoni duke klikuar ne keto linke:
- Udhezimet per aplikimin ne Raundin e Pare
- Udhezimet per aplikimin ne Raundin e Dyte
- Udhezimet per aplikimin ne Raundin e Trete
*Cdo hapi shpjegues i eshte bashkangjitur nje foto ilustruese ku tregohet portali ne versionin mobile. (e njejta eshte edhe ne desktop)
- HAPI I
Duhet te hyni ne portalin e Aplikimit Universitar U-Albania. Portali: https://ualbania.arsimi.gov.al/ ku do te klikoni ne tabelen “Aplikimi A2/A3”, sic eshte paraqitur ne figure.
(klikoni mbi foto per ta pare me qarte)
- HAPI II
Do ju shfaqet nje pamje si ne figure dhe duhet te klikoni tek ikona “MATURANT“.
(klikoni mbi foto per ta pare me qarte)
- HAPI III
Pasi te klikoni ikonen “Maturant” do tju kerkohet te vendosni
– ID e Maturantit (kjo ID ju eshte dhene ne shkollen ku studioni dhe me te keni kerkuar edhe notat e provimeve).
– Nr. personal ID, pra numri i kartes se identitetit ose i pasaportes i cili fillon dhe perfundon me shkronje.
– Pasi te keni vendosur dy numrat me siper, klikoni: Identifikohu
(klikoni mbi foto per ta pare me qarte)
- HAPI IV
Kur te jeni loguar ne llogarine tuaj, do tju shfaqen:
– Kategoria e pare ku tregohen Info personale, Info kontakti dhe Info te Matures.
– Kategoria e dyte tregon faturen te cilen duhet te printoni. Klikoni tek “Printo nje kopje te fatures”
– Ne kategorine e trete do te shfaqet formulari A3 ne datat 15 Shtator – 20 Shtator.
(klikoni mbi foto per ta pare me qarte)
- HAPI V
Ne hapin e fundit do tju shfaqet fatura me kodin e aplikimit. Me ane te kesaj fature do te beni pagesen e tarifes se aplikimit per ne IAL Publike dhe Jopublike. Shuma qe duhet te paguani eshte 2000 leke (te reja) + komisioni qe ju mban banka ose posta. (zakonisht bankat kane komision me te larte). Pasi te keni bere pagesen duhet ta dorezoni ne shkolle:
– Mandatin e Pagesës
– Pjesën e dytë të Faturës.
Pas kesaj, duke filluar nga data 15 shtator keni te drejte te beni aplikimin per programet e studimit qe deshironi. Suksese!
(klikoni mbi foto per ta pare me qarte)
5 comments
Pingback: Aplikimi dhe Regjistrimi ne IAL, RAUNDI I PARE, Viti akademik 2018-2019
Pingback: Aplikimi dhe Regjistrimi ne IAL, RAUNDI I DYTE, Viti akademik 2018-2019
Pingback: Procedurat e Aplikimit dhe Regjistrimit ne IAL, RAUNDI I PARE, Viti akademik 2018 – 2019 – Universiteti.Info
Pingback: Plotesimi i formularit A2, Manual (Foto dhe Video Ilusturese) Matura 2018
Pingback: Rezultatet e provimeve me Zgjedhje - Matura 2018