Publikohen listat e kandidatëve maturantë të cilët dëshirojnë të konkurojnë në programet e studimit të Universitetit të Arteve, për vitin akademik 2018-2019:
- Fakulteti i Muzikës
- Fakulteti i Arteve të Bukura
- Fakulteti i Artit Skenik
Ju risjellim në vëmendje që regjistrimi i kandidatëve për konkurset e pranimit bëhet pranë Sekretarive të Fakulteteve, çdo ditë nga data 11 deri më 21 Gusht 2018, nga ora 08:00 deri në oren 16:00.
Konkurrentët, pasi të kenë verifikuar emrin në listat e shpallura në UART (më lart), pajisen me mandat arkëtimi nga Drejtoria Ekonomike, prane Rektoratit të UART, në bazë të të cilit bëjnë pagesën.
Tarifa e regjistrimit e kandidatëve për të konkurruar në një nga programet e studimit në Fakultetet e UART është 5 000 (pesë mijë) lekë, dhe do të arkëtohen nëpërmjet sistemit bankar ose zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të Universitetit të Arteve.
Regjistrimi i kandidatëve bëhet duke u bazuar në listat e mësipërme, me këto dokumenta:
- Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë, fotokopje);
- Mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit për konkurrim.
Burimi i informacionit: Universiteti i Arteve