N
ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe F NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.
#1. A është e bukur e dashura apo është e dashura e bukur? – Thënie lake
#2. A mendoni ju se, po të kishte qenë Laura gruaja e Petrarkës, ai do t’i shkruante sonete gjithë jetën? – Xh. Bajron
#3. Ai që dashuron edhe kur ka uri, nuk ka oreks. – Plauti
#4. Ai që ha me uri, nuk ka rënë në dashuri. – Thënie amhave
#5. Ai që ledhaton për hir të dashurisë është i verbër. – Platoni
#6. Ai që nuk harron dashurinë e parë është më fatkeqi nga gjithë njerëzit. – A. Mickeviçi
#7. Atje ku s’ka vullnet s’ka dhe dashuri. – M. Gandi
#8. Asnjë zë nuk i shkon aq bukur dashurisë sa zëri i gruas. – N. Jorgaqi
#9. Artistët e mëdhenj kanë qenë pothuaj gjithmonë edhe të dashuruar të mëdhenj. – A. Karel
#10. Asgjë nuk e forcon dashurinë sa pengesat e pakapërcyeshme. – L. de Vega
#11. Barazia në dashuri dhe në miqësi është gjë e shenjtë. – A. Krillov
#12. Barra e vënë shtrembër mundon devenë, dashuria e madhe mundon zemrën. – Thënie mongole
#13. Besnikëria nuk ekziston, ekziston vetëm ndershmëria. – G. Markes
#14. Bien në dashuri ata që nuk e njohin njëri-tjetrin. – A. Fransi
#15. Bota urdhëron gratë, ne urdhërojmë botën, kurse gratë na urdhërojnë ne. – Katoni
#16. Bukuria është një letër rekomandimi për tek zemrat. – A. Shopenhauri
#17. Burgu më i tmerrshëm është zemra e mbyllur hermetikisht. – Papa Vojtila
#18. Burri ka aq vjet sa ndihet, gruaja ka aq sa duket. – I. Bergmani
#19. Burri që flet me fjalë shumë të mençura për dashurinë, nuk ka aq shumë dashuri. – Zh. Sand
#20. Ç’është dashuria? Dy shpirtra dhe një trup. Ç’është miqësia? Dy trupa dhe një shpirt. – A. Suvorov
#21. Ç’është dashuria? Tërë një libër në një fjalë, tërë oqeani në një pikë loti, shtatë palë qiej në një shikim, furtunë ne një psherëtimë, rrufe në një prekje, një mijë vjet në një çast. Kjo është dashuria. – Tuper
#22. Çdo grua ka nevojë për tre burra në jetë: një dashnor, një bashkëshort një baba! – Thënie anonime
#23. Çdo lot që derdh në shoqëritë e sotme gruaja e dashuruar, është një akuzë e rëndë kundër burrave. – D. Pisarev
#24. Çdo pengesë për dashurinë vetëm e forcon atë. – U. Shekspir
#25. Dashuria do ta gjejë udhën dhe aty ku ujqërit kanë frikë të gjuajnë. – Xh. Bajron
#26. Dashuria dhe arsyetimi janë dy udhëtarë që nuk banojnë në të njëjtin hotel. Kur mbërrin njëri, tjetri niset. – V. Skot
#27. Dashuria dhe prehja nuk mund të rrojnë në një zemër. E mjera rini që nuk ka veçse një zgjidhje të tmerrshme: dashuri pa prehje ose prehje pa dashuri. – P. Bomarshe
#28. Dashuria e dëlirë dhe e pakufishme lulëzon vetëm dy-tri herë brenda një shekulli si lulja aloes në ishullin Izola Bela. – O. de Balzak
#29. Dashuria e mirë kërkohet, më e mira fare lind pa e kërkuar. – U. Shekspir
#30. Dashuria e mund vdekjen, por një shprehje e vogël e keqe mund dashurinë. – Ezenbah
#31. Dashuria e parë është e rrezikshme vetëm atëherë kur është edhe e fundit. – B. Nushiq
#32. Dashuria e parë është mjaft e madhe dhe mjaft e vogël. – V Hygo
#33. Dashuria e vërtetë nuk mund të flasë, sepse ndjenja e vërtetë shprehet më shpejt me vepra se me fjalë. – U. Shekspir
#34. Dashuria është aq e fuqishme, sa na rilind edhe ne vetë. – F. Dostojevski
#35. Dashuria është çështje e ndjenjës dhe jo e dëshirës. – E. Kant
#36. Dashuria është fizikë, martesa kimi. – A. Dyma
#37. Dashuria është hapësirë dhe kohë e matur me zemër – Thënie anonime
#38. Dashuria është i vetmi pasion që paguhet me një monedhë të cilën e bën vetë. – Stendal
#39. Dashuria është i vetmi rast për t’u pjekur, për të marrë formë, për t’u bërë ti vetë një botë, nga dashuria për të qenë i dashuruar. Ajo është një kërkesë e lartë, një ambicie pa kufi, që e bën atë që dashuron një të zgjedhur i cili synon drejt detit të hapur – R. Rilke
#40. Dashuria është më e fortë se vdekja dhe se frika prej vdekjes. Vetëm ajo, vetëm dashuria mban dhe lëviz jetën. – I. Turgeniev
#41. Dashuria është një lule e bukur që duhet të keni guxim ta këpusni buzë një honi. – Stendali
#42. Dashuria është një, por jeton në dy zemra. – Thënie asiriane
#43. Dashuria është një zjarr, një parajsë, një skëterrë ku banojnë gëzimi, dhimbja dhe pendimi i hidhur. – R. Barnefilld
#44. Dashuria është një zjarr që nuk mund të fshihet në zemër të gjitha na tradhtojnë, zëri, heshtja, sytë: kush mundohet ta mbulojë e shfaq më mirë. – Zh. Rasin
#45. Dashuria është pasioni më i madh, sepse ajo pushton njëkohësisht kokën dhe zemrën. – Volteri
#46. Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra dhe e zbukuroi fantazia. – Volteri
#47. Dashuria është rruga më e shkurtër nga një zemër te tjetra: është vija e drejtë. – M. Bedel
#48. Dashuria është thesar kujtimesh. – O. de Balzak
#49. Dashuria është zjarr që i fshihet tymi dhe ne vazhdimisht bëhemi rreze e hi për të. – N. Gogol
#50. Dashuria fillon nga sytë. – Thënie anonime
#51. Dashuria jote është stolia e jetës sime. – Thënie anonime
#52. Dashuria ka dy përcjellës: mirësinë dhe dashurinë. – Dante
#53. Dashuria ka sy të tillë sa përmes tyre edhe bakri duket flori. – M. Servantes
#54. Dashuria ka shumë të fshehta… Hera-herës shfaqet papritmas, pa dyshime, plot gëzim si dita, hera-herë digjet si prushi nën hi dhe ndizet flakë në shpirt atëhere kur gjithçka është shkatërruar, hera-herë zvarriset në zemër si gjarpër, herë-herë rrëshqet pa u kuptuar. – I. Turgeniev
#55. Dashuria kërkon trëndafilat, xhelozia kërkon gjembat. – Thënie gruziane
#56. Dashuria, kur është e vërtetë, i ndryshon të dashuruarit: të ndrojturin e bën guximtar, të trashin e bën të mprehtë. Ai që bie rob i dashurisë nuk duhet t’u largohet urdhrave të saj. Kjo nuk vlen për asgjë. – Encina
#57. Dashuria lind, rron dhe vdes ndër sy. – U. Shekspir
#58. Dashura më parë dëgjohet në zë, se sa zbulohet në shikim. – O. de Balzak
#59. Dashuria nuk ka moshë. Ajo lind në çdo kohë. – Paskali
#60. Dashuria nuk sheh me sy por me shpirt. – U. Shekspir
#61. Dashurinë nuk e gjejmë kur e kërkojmë, ajo vjen tek ne kur nuk e presim. – Zh. Sand
#62. Dashuria pa miqësinë, pa shoqërinë, pa interesat e përbashkëta është e cekët. – N. A. Ostrovski
#63. Dashuria për burrin është një rast i veçantë i jetës së tij, kurse për gruan është gjithë jeta e saj. – Xh. Bajron
#64. Dashuria për çdo moshë ka vuajtjet e veta. – I. Turgeniev
#65. Dashuria për femrën është gjithnjë frytdhënëse; për burrin, sido që të jetë, madje edhe nëse i sjell vetëm vuajtje, edhe në to ka mjaft gjëra të çmueshme. – M. Gorki
#66. Dashuria përmbledh në vetvete gjithë cilësitë fisnike njerëzore. Dashuria është i vetmi pasion, që nuk njeh as të kaluar, as të ardhme. – O. de Balzak
#67. Dashuria qe origjina e botës, zot i botës, dhe të gjitha udhët ku kalon ajo, janë plot me lule dhe me gjak. – Thënie anonime
#68. Dashuria është një torturë e ëmbël, një vuajtje me bukuri verbuese, tërheqje e marrë dhe një neveritje e çmendur – K. Hamsun
#69. Dashuria që lind me vështrimin e parë është më e vështira për t’u shëruar. – Zh. La Bryjer
#70. Dashuria sheh jo me sy, por me zemër, prandaj edhe e paraqesin të verbër. – U. Shekspir
#71. Edhe një njeri të trashë dashuria do të dijë ta bëjë poet. – Euripidi
#72. Edhe në kasollen më të vogël ka vend për dy të dashuruar. – F. Shiler
#73. Është një peshë tepër e rëndë për një zemër të vetme që të vuajë për dy! – Euripidi
#74. Feja i ka bërë dashurisë një shërbim të madh duke e deklaruar mëkat. – A. Fransi
#75. Gabimet janë të mëdha kur dashuria është e vogël. – Thënie italiane
#76. Gratë e bukura nuk dyshojnë kurrë në mençurinë e tyre, kurse gratë e zgjuara dyshojnë në bukurinë e tyre. – I. Dankani
#77. Gratë na frymëzojnë dëshirën për të bërë kryevepra, por gjithmonë na pengojnë për t’i kryer. – O. Uajld
#78. Gratë janë diaj, pa të cilat jeta do të ishte ferr. – R. Xhervazo
#79. Gruaja harron më shumë se burri, por asaj i kujtohet më lehtë ajo që ka harruar. – R. da Gurmo
#80. Gruaja që të mahnit me bukurinë fizike, ecën tok me korbin. – B. Franklin
#81. Gruaja është si qyteti, është shumë lehtë ta pushtosh, dhe shumë vështirë për ta ruajtur. – Xh. Berto
#82. Gruaja është e bukur në errësirë, nga larg dhe nën ombrellë. – Thënie japoneze
#83. Grindjet e të dashuruarve janë një përtëritje e dashurisë. – Terenci
#84. Gjëja më e mençur që ka arritur njeriu është aftësia për të dashuruar gruan, për t’iu përulur bukurisë së saj, nga dashuria për gruan ka lindur gjithçka e bukur mbi tokë. – M. Gorki
#85. Gjëja më e tmerrshme nuk është t’i copëtosh zemrat por e kundërta, t’i katandisësh ato në gurë. – O. Uajld
#86. Gjëja më e trishtuar në një dashuri nuk është vetëm se kjo dashuri nuk mund të vazhdojë përjetësisht, por se harrohet shpejt edhe dëshpërimi që ka shkaktuar. – U. Folkner
#87. I dashuruari i ndrojtur nuk është kurrë i lumtur. Lumturia është shpërblim i guximit. – L. de Vega
#88. I kam rrëzuar muret me krahët e lehtë të dashurisë, sepse pengesat prej guri nuk mund ta ndalin vrullin e dashurisë. – U. Shekspir
#89. Ishte e bukur si grua e huaj. – P. Morandi
#90. Jeta është lulja, kurse dashuria nektari. – V Hygo
#91. Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë. – Thënie suedeze
#92. Jeta pa dashuri nuk është jetë, po gjëllim. Pa dashuri jeta është e pamundur dhe shpirti prandaj i është dhënë njeriut, që të dashurojë. M. Gorki
#93. Kur dashuron do që të bësh diçka, do që të sakrifikosh veten… – E. Heminguej
#94. Kur gratë humbasin dashurinë, mund të akuzojnë vetëm veten e tyre që nuk ditën ta ruanin këtë dashuri. – N. Dobrolubov
#95. Kur i themi dikujt: “Unë nuk mund të rroj pa ty”, ajo që themi në shpirt në të vërtetë do të thotë: “Unë nuk mund të jetoj po ta ndiej se ti vuan, se ti je i sëmurë ose se je në hall”. – G. Grin
#96. Kur nuk ke atë që do, duhet të duash atë që ke. – R. dë Bysi-Rabutën
#97. Kur njeriu dashuron s’ka frikë. – Thënie anonime
#98. Kur njeriu kupton pse dashuron, atëhere nuk dashuron. – Josenski
#99. Kur të vjen për gjumë nuk e zgjedh jastëkun, kur bie në dashuri nuk zgjedh bukurinë. – Thënie çeçene
#100. Kur urrej humbas diçka nga vetja… Kur dashuroj bëhem më i pasur për atë që e dua. – F. Shiler
#101. Kur zemrës së vajzës nis t’i vijë keq, atëhere kuptohet vetë se kjo është gjëja më e rrezikshme për të. – F Dostojevski
#102. Kur zien gjaku, zemra e ushqen dorëlëshuar gjuhën me betime. – U. Shekspir
#103. Kushdo dashuron atë që i mungon. – A. Shopenhauer
#104. Kush dashuron me një të parë harron me një të parë. – S. Frashëri
#105. Kush mund të tregojë se sa dashuron, ka njohur vetëm një dashuri të dobët. – F. Petrarka
#106. Kush mund të udhëheqë një grua, mund të udhëheqë një popull. – O. de Balzak
#107. Kush nuk e ka provuar se si dashuria ngjall të gjitha forcat e njeriut, ai nuk e njeh dashurinë e vërtetë. – N. Çernishevski
#108. Kush pushon së dashuruari dhe së bëri gabime, atëherë mund të varrosë veten për së gjalli. – V. Gëte
#109. “Kurrë” është më e parapëlqyera dhe më e pabesa fjalë e të dashuruarve. – N. Jorgaqi
#110. Letrat e dashurisë lexohen zakonisht vetëm nga dy veta, kurse për të tretin ato janë të padurueshme, nëse nuk janë qesharake. – I. Turgeniev
#111. Liria dhe dashuria varet nga njeriu nëse ia zgjerojnë ose ngushtojnë hapësirat njëra – tjetrës. – N. Jorgaqi
#112. Magjia e gruas së bukur nuk i takon vetëm burrit të saj. – N. Jorgaqi
#113. Martesa me mirëkuptim shpesh herë është më e suksesshme se sa ajo e krijuar me dashuri. – F. Bekoni
#114. Mësoni të dashuroni përtej vetes suaj. – F. Niçe
#115. Mos kërko mençurinë në dashuri, kur dashuria e vërtetë ka mençurinë e saj. – N. Jorgaqi
#116. Miqësia e vërtetë nuk e njeh zilinë dhe dashuria nuk i njeh nazet. – F. La Roshfuko
#117. Miqësia ndonjëherë përfundon në dashuri, po asnjëherë dashuria nuk përfundon në miqësi. – Thënie anonime
#118. Mrekullia më e madhe e dashurisë është të shërohesh nga nazet. – F. La Roshfuko
#119. Mund të bësh shumë gjëra me urrejtjen, por shumë më tepër me dashurinë. – U. Shekspir
#120. Ndarja për dashurinë është si era për zjarrin: ajo e shuan zjarrin e dobët dhe e ndez më shumë zjarrin e madh. – Vusi
#121. Në dashuri, ashtu si edhe në art, mençuria krejt e thatë, e zhveshur, është një gjë e keqe. – A. Bernshtajn
#122. Në dashuri, si dhe në art, nuk duhet lexuar ajo që e kanë thënë të tjerët, duhet thënë ajo që ndien. Dhe ai që ngutet të flasë, kur ende nuk ka çfarë të thotë, rrezikon shumë që të mos thotë asgjë asnjëherë. – R. Rolan
#123. Në dashuri ashtu si dhe në urrejtje mund të bashkohen ndjenjat më të ndryshme: vuajtja, kënaqësia, gëzimi, hidhërimi, frika, guximi, madje edhe zemërimi e urrejtja. – D. Ushinski
#124. Në dashuri, ashtu si në betejë, çdo njeri ka fatin e vet. – T. Drajzer
#125. Në dashuri, ashtu si në çdo gjë, përvoja është një mjek që vjen pas sëmundjes. – N. Lanklo
#126. Në dashuri heshtja vlen shpesh më tepër se sa një fjalim dhe në shumë raste ka një elokuencë më depërtuese se fjalët më të bukura. – B. Paskal
#127. Në dashuri mungesa e dyshimit e shpejton mashtrimin. – U. Shekspir
#128. Në dashuri nuk ka lumturi të qendrueshme e të plotë, veç- se në atmosferën e tejdukshme të sinqeritetit të përsosur. Deri sa të arrihet ky sinqeritet, dashuria nuk është gjë tjetër veçse një provë. Jetohet në pritje, puthjet e fjalët janë vetëm të përkohshme, por ky sinqeritet është i mundshëm vetëm ndërmjet ndërgjegjeve të larta e të sprovuara. – M. Meterlink
#129. Në dashurinë e parë gruaja do dashnorin, në të tjerat do dashurinë. – La Roshfuko
#130. Në se martoheni me një grua të mirë, do të jeni të lumtur, po qe se martoheni me një grua të keqe do të bëheni filozof. – Sokrati
#131. Një dashuri e tepërt nuk është e mjaftueshme. – P. Bomarshe
#132. Në dashuri të kesh, nuk është asgjë, të shijosh është e tëra. – Stendali
#133. Në dashuri të lumtur janë hyjnitë dhe në dashuri ne jemi të barabartë me perënditë. – F. Shiler
#134. Në lidhjet e zemrës, ashtu si në stinët e vitit, ciknat e para janë më të ndjeshmet. – P. Buast
#135. Në miqësi e në dashuri më shpesh jemi të lumtur për atë që nuk e dimë se sa për atë që e dimë. – F. La Roshfuko
#136. Në prani të atij ose të asaj që dashuron, meket edhe goja më e guximshme dhe mbetet e pathënë pikërisht atë që kishe aq dëshirë ta thoje. – M. Servantes
#137. Në qoftë se drita është dashuria e parë e jetës, a thua dashuria është drita e zemrës? – O. de Balzak
#138. Në qoftë se një të shëmtuar arrijnë ta duan, ajo dashuri do të jetë e pakufishme. – Zh. La Bryjer
#139. Në qoftë se vuajtjet na i shkaktojnë urrejtja dhe dashuria, atëhere nga kjo e fundit le të vijnë vuajtjet e mia. – Ereni nga Porosi
#140. Në rast se ka sa krye aq arsye, atëherë sa zemra ka, aq lloje dashurie ka. – L.Tolstoi
#141. Në rini jetojmë që të dashurojmë, në pleqëri dashurojmë që të jetojmë. – Sh. Sen Evremon
#142. Në thellësinë e të qeshurit të ftohtë mund të gjenden shkëndija të nxehta të një dashurie të fortë. – N. Gogol
#143. Në zemrën që dashuron vërtet ose xhelozia vret dashurinë ose dashuria vret xhelozinë. Krejt e kundërta ndodh me pasionin e verbër. – F. Dostojevski
#144. Në zgjedhjen e gruas ndodh si në planet ushtarake. – Midëltoni
#145. Nëse nuk të ka prekur dashuria, je duke ecur nëpër errësirë. – B. Rasell
#146. Nuk duhen harruar të dashuruarit: më mirë t’i vrasësh se sa t’i harrosh. – K. Petrovski
#147. Nuk e di a mundet një femër ta dojë një njeri të lumtur. Atij që nuk i ka ardhur pak keq për atë që do, ndoshta nuk e ka njohur dashurinë. – H. Lënorman
#148. Nuk ka dashuri të madhe përveçse nën hijen e një ëndrre të madhe. – E. Rostan
#149. Nuk ka gjë më të tmerrshme se sa të duash e të mos të të duan. – I. Turgeniev
#150. Nuk ka lumturi si dhembja që të dashurohesh e të dashurosh. – Praed
#151. Nuk ka skllav më të munduar se ai i dashurisë. – Lespenaz
#152. Ndjenjat e njerëzve që kanë pushuar së dashuruari duken gjithnjë pak qesharake. – O. Uajld
#153. Njerëzit me karakter të ulët edhe dashurinë e bëjnë sikur urrejnë – F. Dostojevski
#154. Njeriu i rregullt mund të bjerë në dashuri si i çmendur, por jo si budalla. – F. La Roshfuko
#155. Njeriu ndien lumturi të vërtetë vetëm një herë, të parën. Dashuritë që vijnë pastaj nuk janë aq të pavullnetshme. – Zh. La Bryjer
#156. Njeriu ka vetëm një dashuri të parë në jetë. – F. Dostojevski
#157. Njeriu nuk e heq dorën nga vendi ku i dhemb dhe nuk i heq sytë nga njeriu që dashuron. – Thënie tatare
#158. Njeriu që dashuron është si sholla e lagur që e kthen nga të duash. – N. Gogoli
#159. Një femër mund ta ruajë vetëm dashuria, jo dashuria që u frymëzon të tjerëve, por dashuria që ndien vetë. Vetëm diamanti mund ta gdhendë diamantin. Vetëm dashuria është aq e fortë sa të mbrojë nga dashuria. – R. de Fler
#160. O dashuri fuqiplotë, që nganjëherë kafshën e bën njeri dhe njeriun kafshë. – U. Shekspir
#161. Pa dyshim, është mjaft e rëndë kur nuk të duan më ndërsa ti vazhdon të dashurosh, por kjo nuk ka të krahasuar me rastin kur vazhdojnë të të duan, ndërsa ti nuk dashuron më. – Zh. Kurtlën
#162. Parimet njerëzore pa dashuri njerëzore janë dru të fortë, por pa lule e gjethe. – N. Jorgaqi
#163. Pak sinqeritet është gjë e rrezikshme, shumë sinqeritet një fatalitet i plotë. – O. Uajld
#164. Përjetësisht dashuria kërkon bukurinë dhe bukuria kërkon dashurinë. Kur dashurisë i mungon bukuria, ajo s’ka fytyrë, kur bukurisë i mungon dashuria ajo s’ka shpirt. – N. Jorgaqi
#165. Përse gratë e bukura martohen me burra të mërzitshëm? Sepse burrat e zgjuar nuk martohen me gra të bukura. – S. Moem
#166. Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër. – S. Frashëri
#167. Për dashurinë janë njësoj si armeni edhe turku, për zemrën janë njësoj si vajza dhe djali, për mendjen janë njësoj si fisniku dhe njeriu i thjeshtë. – Thënie arabe
#168. Për dashurinë xhelozia është shoqja më e ngushtë, por edhe armikja më e madhe, po ashtu siç ndodh me hekurin, për të cilin nuk ka gjë më të dëmshme se sa ndryshku, i cili del nga ai vetë. – Zh. Bruno
#169. Përbetimet e dashurisë nuk arrijnë në veshët e hyjnive. – Kalimaku
#170. Po të gjykohet për dashurinë nga shumica e efekteve të saj, ajo i ngjet më tepër urrejtjes se sa miqësisë. – F. La Roshfuko
#171. Poetët ngrenë lart mbi të gjitha dashurinë dhe kanë të drejtë, sepse asgjë tjetër nuk ka nevojë më shumë se dashuria për ta shndërruar në diçka që nuk është. – P. Lagerkvist
#172. Psherëtimat janë frazat më me peshë, më të bukura e prandaj edhe më të papërkthyeshme në historinë e dashurisë. – M. Safir
#173. Puna më e zakonshme për të dashuruarit është heshtja. – Thënie kurde
#174. Puthja është himni i dashurisë. – J. Masher
#175. Qesh me dashurinë, ai që nuk ka qenë brengosur kurrë prej saj. – U. Shekspir
#176. Respektin e kemi për detyrë, dashurinë e falim. – F. Bejli
#177. Sa i mjerë është fati i gruas së dashuruar ngaqë ajo nuk ka mundësi të veprojë si burrat dhe është e detyruar të presë e nënshtruar. T’i dalësh e para përballë të dashurit është një gabim që burrat rrallë ta falin. – O. de Balzak
#178. Sa më të fortë e ka njeriu karakterin, aq më pak priret ai për të qenë i paqendrueshëm në dashuri. – Stendali
#179. Sado delikat të jetë njeriu në dashuri, fal më shumë se në miqësi. – Zh. La Bryjer
#180. Secili e zbulon vetë dashurinë në këtë botë. Secili është Adam ose Evë. – N. Jorgaqi
#181. Sqarimi i dashurisë është shkatërrimi i dashurisë. – S. Bernardi
#182. S’ka dashuri zjarrin e së cilës nuk e shuan martesa. – P. Vasa
#183. S’ka mëkat më të madh se sa të detyrosh gruan të thotë të vërtetën. – A. Shopenhauer
#184. Syri zgjedh të bukurën, mendja të mirën, goja të ëmblën. – Euripidi
#185. Sytë e dashurisë janë të verbër. – Thënie arabe
#186. Shpesh bukuria e gruas rri fshehur nën qerpik dhe prej andej godet e shiton njerëzit përqark. – N. Jorgaqi
#187. Shpirti ka thesare që i zbulon vetëm dashuria. – A. Roden
#188. Shumica e grave më lehtë e kuptojnë martesën pa dashuri se sa dashurinë pa martesë. – P. Valeri
#189. Të dashurojë di jo vetëm ai që ka qejf të bërtasë për dashurinë e vet: disa e shprehin ndjenjën me fjalë e me vepra, disa vetëm me vepra dhe, ndoshta, sa më e heshtur është, aq më e fortë është. – N. Çernishevski
#190. Të dashurosh do të thotë të gjesh lumturinë tënde në lumturinë e një tjetri. – G. Lajbnic
#191. Të dashurosh do të thotë të mos jesh kurrë i kënaqur. – Thënie anonime
#192. Të dashurosh nuk do të thotë të shikosh njëri-tjetrin, por të shikoni të dy bashkë në një drejtim. – A. Sent-Ekzyperi
#193. Të dashuruarve asnjëherë nuk u ndërpritet biseda pa shkak, se flasin vetëm për vete. – P. La Roshfuko
#194. Të dashuruarve zakonisht ora u ecën përpara. – U. Shekspir
#195. Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti. – Sh. Bodleri
#196. Të duash do të thotë të japësh dhe jo të marrësh. – H. Van Dreik
#197. Të kërkosh me arsye rrugën për tek dashuria është njësoj si të kërkosh diellin me qiri. – Xh. Rumi
#198. Të ndershmit martohen shpejt, të mençurit nuk martohen kurrë. – M. Servantesi
#199. Të puthësh është si të pish ujë deti. Sa më shumë të pish, aq më shumë ndjen nevojë. – Firdusi
#200. T’i besosh sekretin gruas është njësoj si t’i fshehësh paratë nën xham. – Publie Siri
#201. Të gjithë ata që dashurojnë janë të gatshëm të dyshojnë. – M. Dira
#202. Të gjithë të dashuruarit betohen se do të bëjnë shumë më tepër se sa kanë mundësi dhe nuk kryejnë as atë që është e mundur. – U. Shekspir
#203. Të gjithë dashuritë që vijnë pas dashurisë së parë janë shëmbëllimi dhe variant të saj. – N. Jorgaqi
#204. Të fshehtën falja nënës, dashurinë gruas. – Thënie irlandeze
#205. Të pish pa etje dhe të bësh dashuri në çdo kohë, kjo është ajo që na dallon nga kafshët. – P. Bomarshe
#206. Tërë gjithësia e shkrirë në një zemër, kjo është dashuria. – V. Hygo
#207. Tragjedia e madhe e jetës nuk është se njerëzit vdesin, por se pushojnë së dashuruari. – S. Moem
#208. Unaza duhet të jetë sipas gishtit dhe i dashuri sipas shpirtit. – Thënie armene
#209. Unë mund të pendohem që kam gënjyer, që kam shkaktuar të këqija e dhimbje, por po të jem edhe në pikën e vdekjes, nuk do të pendohesha se kam dashuruar. – G. Grin
#210. Unë nuk besoj se ka gjëra aq të vështira dhe aq të rrezikshme sa një i dashuruar ose një e dashuruar vërtet të mos i marrë përsipër e të mos ua dalë mbanë. – Xh. Petrarka
#211. Unë njoh vetëm dy gjëra që fitojnë duke u vjetruar: vera dhe dashuria. – L. de Vega
#212. Urrejtjen dhe neverinë gruaja e tregon hapur, dashurinë e fsheh edhe dyzet vjet. – Thënie arabe
#213. Vdis, po mos jep puthje pa dashuri. – N. Çernishevski
#214. Vetëm ai që del nga zemra mund të arrijë te zemra. – A. dë Myse
#215. Vetëm dashuria e fortë mund t’i mënjanojë ato mosmarrëveshje të vogla, që lindin në jetesën e përbashkët. – T. Drajzer
#216. Xhelozia lind gjithmonë bashkë me dashurinë, por nuk vdes gjithmonë bashkë me të. – F. La Roshfuko
#217. Zemra dëgjon dhe pa fjalë. – T. Drajzer
#218. Zemra ka arsyet e saj që arsyeja nuk i njeh. – B. Paskal
#219. Zemërimi i të dashuruarve është si shiu i pranverës. – Thënie arabe
#220. Zëri i xhelozisë është zëri i natyrës, kërkon monogaminë. – V. Xhoberti