N
ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe F NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.
#1. Ai që di s’flet, ndërsa ai që s’di flet. – Lao Ce
#2. Ai që është i mençur dhe i ditur flet vetëm atëherë kur të tjerët rreth tij heshtin. – Saadiu
#3. Ai që flet mbjell, ai që dëgjon korr. – Thënie turke
#4. Ai që flet për gjëra të cilat nuk i takojnë fare, do të dëgjojë ato që nuk i pëlqejnë. – Averroesi
#5. Ajo që është e errët në kokë, del e errët dhe në shkrim. – M. Lomonosov
#6. Ajo që është konceptuar mirë, shprehet qartë vetë dhe fjalët për ta thënë vijnë fare lehtë. – N. Bualo
#7. Arsyetimet filozofike që nuk mund të kuptohen nga çdo njeri i shkolluar, nuk e vlejnë bojën tipografike që është shpenzuar për to. – L. Byhner
#8. Ajo që mendohet qartë edhe mund të thuhet pa e përdredhur gjuhën. – L. Byhner
#9. Arti i të folurit është mësimi i parë që u jepet fëmijëve. – Plutarku
#10. Do të ishte mirë që t’u mësohej që herët si të heshtin, pasi jo rrallë pendohemi që kemi folur dhe kur kemi heshtur. – Plutarku
#11. Arti për të dëgjuar është pothuaj i njëjtë me artin për të folur bukur. – P Buast
#12. Ashtu si mund ta njohësh njeriun nga shoqëria me të cilën rri, po ashtu mund të gjykosh për të sipas gjuhës që përdor. – Xh. Suift
#13. Ata që dinë të flasin, flasin shkurt. – F. Dostojevski
#14. Atë që arrin gjuha, nuk e arrin dora. – Thënie turke
#15. Atje ku ka pak fjalë, ato kanë peshë. – U. Shekspir
#16. Atje ku nuk arrijnë argumentet, atje ato gjithmonë zëvendësohen me britma. – L. da Vinçi
#17. Besoju syve të tu dhe jo gojës së huaj. – Thënie anonime
#18. Biseda është një kënaqësi që provinca nuk e njeh. Atje njerëzit mblidhen për të ngrënë ose për të luajtur e jo për të biseduar. – F. Moriak
#19. Biseda lind nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje. – S. Frashëri
#20. Çimentoja që lidh kombet është mendimi i përbashkët. Popujt mund të shkrihen në një të vetëm atëherë kur do të kenë një gjuhë të përbashkët, kur po ato fjalë, ashtu si monedhat e mendjes do të qarkullojnë në popull dhe do të jenë pronë e përbashkët. Kurse lëvizjen e gjuhës, qarkulnmin e fjalëve, përgjithësimin e mendimit e jep para së gjithash arti, poezia, letërsia. – V. Hygo
#21. Dëshira për të treguar diçka është gjithmonë më e madhe se dëshira për të mësuar diçka. – D. Pisarev
#22. Dëshironi që t’i përvetësoni shkencat me lehtësi? Nisuni duke mësuar gjuhën amtare. – E. Bono
#23. Diplomacia është të flasësh gjëra kur s’ka gjë për të thënë dhe të heshtësh kur ka shumë gjëra për të thënë. – B. Franklin
#24. Duaje atë që të do dhe përgjigju atij që të pyet. – Thënie anonime
#25. Duaje dhe ruaje gjuhën e nënës. – Sh. Gjeçovi
#26. Duhet forcë për të qenë i përmbajtur, por nga të gjitha këto, forca më e vështirë është të mbajturit e gjuhës. – L. Tolstoi
#27. Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë. – Volteri
#28. Është e njëjta meritë si të flasësh mirë dhe të heshtësh kur është e nevojshme. – Platoni
#29. Është e lehtë të flasësh kur ke çfarë te thuash, por është e vështirë të kesh çfarë të thuash kur duhet të flasësh. – Xh. Eliot
#30. Është mirë kur dikush flet mirë, por është më mirë kur dikush dëgjon mirë. – R. Emerson
#31. Është mundim i vërtetë kur njeriu s’ka frymëzim të mjaftueshëm për të folur mirë dhe aq mend për të heshtur. – Volteri
#32. Fillimi e themeli i çdo diturie është gjuha… Ne shqiptarët, duhet ta ruajmë me kujdes gjuhën tonë, si një pishtar të denjë që të mos e shuajnë erërat armike… – J. de Rada
#33. Fjala e gjatë ka kuptim të shkurtër. – S. Frashëri
#34. Fjala e keqdashësit është si qymyri, edhe kur nuk e djeg një gjë, e nxin. – S. Frashëri
#35. Fjala e mirë çel dhe derën e hekurt. – Thënie greke
#36. Fjala e mirë dëgjohet larg. – Thënie sllovene
#37. Fjala e pathënë është e artë. – L. Tolstoi
#38. Fjala është argjend, heshtja është flori. – Thënie greke
#39. Fjala i përket përgjysmë atij që e thotë dhe përgjysmë atij që e dëgjon. – M. Montenj
#40. Fjala i takon kohës, heshtja përjetësisë. – P Merime
#41. Fjala ikën, shkrimi mbetet. – Thënie latine
#42. Fjala “nesër” është shpikur për njerëzit e pavendosur dhe për fëmijët. – I.Turgeniev
#43. Fjala shëron zemërimin. – Eskili
#44. Fjala të cilën e ke përmbajtur është robi yt; fjala që të ka shpëtuar nga goja është zoti yt. – Sh. Hafis
#45. Fjalët duhet të rriten e të zhvillohen mbi bazën e njohjes së sendeve: në rast se gojëtari nuk ka depërtuar brenda në sendet dhe nuk i ka njohur, fjalët e tij janë pa përmbajtje dhe u ngjajnë belbëzimeve të fëmijeve. – Ciceroni
#46. Fjalët e gjata nuk e shtyjnë përpara punën, ashtu si fustani i gjatë nuk të ndihmon për të ecur. – Sh. Talejran
#47. Fjalët e urta janë stoli prej pesë fjalësh, që ndrisin përjetësisht në gishtin dëftues të kohës. – A. Tenison
#48. Fjalët janë si gjethet: një pemë që bën jashtë mase gjethe, bën shumë pak fruta. – A. Pop
#49. Fjalët mund t’i ngjanin rrezeve X, po t’i përdorësh me vend, ato e bëjnë të dukshme çfarëdo gjë. – O. Haksli
#50. Fjalët në qoftë se nuk pasohen nga veprat, s’vlejnë. – Thënie anonime
#51. Fjalori është një kullotë e pasur fjalësh. – Homeri
#52. Fol dhe hesht në kohën e duhur. – Soloni
#53. Fol kur është nevoja. Pa nevojë mos hap gojë. – N. Frashëri
#54. Fol vetëm atë gjë që e ke të qartë, ndryshe hesht. – L. Tolstoi
#55. Fuqia e fjalës është e pamatë. Shpesh vetëm një fjalë e goditur ka mjaftuar për të ndalur një ushtri që kishte marrë arratinë, për ta kthyer dështimin në fitore dhe për të shpëtuar vendin. – E. Zhirarden
#56. Gojëtaria e vërtetë është të thuash atë që lidhet me çështjen dhe vetëm kaq. – F La Roshfuko
#57. Gojëtaria e zgjatur bëhet e mërzitshme. – B. Paskal
#58. Gjërat më të mëdha kanë nevojë të thuhen thjesht, ato dëmtohen nga fjalët e fryra. Gjërat më të vogla duhen thënë me fisnikëri: ato mbahen me shprehje, me tonin e me mënyrën e të thënit. – Zh. La Bryjer
#59. Gjuha është arma më e rrezikshme: plaga e shpatës shërohet më lehtë se sa plaga e fjalës. – P Kalderon
#60. Gjuha është burimi i dijes dhe fryma e kombit. – Sh. Gjeçovi
#61. Gjuha është instrument i mendimit. Ta përdorësh gjuhën si të teket është të mendosh si të teket. – A. Tolstoi
#62. Gjuha e lëvizjeve të trupit është po aq e bukur dhe ekspresive sa fjala. – V. Gëte
#63. Gjuha nuk e ka parë kurrë mendimin. – P. Valeri
#64. Gjuhën e deles haje, të njeriut mbaje. – Thënie anonime
#65. Heshtja, ngandonjëherë është më elokuente se çdo fjalë. – S. Frashëri
#66. Heshtja është pushim i shpirtit. – F. Bekon
#67. I lirë është vetëm ai, që mendon në mënyrë të pavarur dhe nuk përsërit fjalët e huaja, të cilave nuk ua merr vesh kuptimin. – B. Auerbah
#68. Ka njerëz që s’flasin kurrë për të tjerët, sepse flasin vetëm për vete. – Thënie arabe
#69. Kërkoni ata njerëz, biseda me të cilët do të vlente si një libër i mirë, dhe ata libra, leximi i të cilëve vlen si biseda me një filozof. – P. Buast
#70. Këshillat e mira vlejnë më shumë se fjalët e bukura. – Molieri
#71. Kur diskutojmë nuk duhet të nxehemi, as të mërzitemi, as ta prekim tjetrin në sedër. Kur fjalët katandisen në grindje, më mirë hesht: kjo nuk do të thotë se e ke pranuar humbjen. – Sadi-Karno
#72. Kur në këtë botë një njeri ka diçka për të thënë, vështirësia nuk është që ta bësh ta thotë, por që ta ndalosh ta thotë tepër shpesh. – B. Shou
#73. Kur nuk përgjigjesh, është dhe kjo një lloj përgjigjeje. – Thënie gjermane
#74. Kur nuk rreh fjala, as shkopi nuk ndihmon. – Sokrati
#75. Kur njeriu flet pak duket më i mënçur. – M. Gorki
#76. Kur sytë thonë një gjë dhe gjuha një gjë tjetër, atëherë njeriu me përvojë u beson më shumë të parëve. – R. Emerson
#77. Kur të flasësh mendohu mirë, kur të hash përtypu mirë. – Thënie latine
#78. Kur të shpërthen revolta në zemër, atëherë ruaje gjuhën të mos bëjë zhurmë kot. – Safo
#79. Kush di pak, kërkon të flas shumë. – Thënie anonime
#80. Kush flet-mbjell, kush dëgjon-vjel. – P. Buast
#81. Kush nuk dashuron gjuhën në të cilën krijon, nuk do të bëhet kurrë artist, madje as shkrimtar i mirë. – J. Parandovski
#82. Kush nuk di të heshtë, nuk është i zoti as të flasë. – L. Seneka
#83. Kush nuk ia di rendin heshtjes, nuk ia di rendin as fjalës… – Thënie latine
#84. Me të tjerët fol më pak, me vetveten më shumë. – Thënie ruse
#85. Me fjalë të gjithë njerëzit janë të njëjtë; vetëm veprimet i dallojnë nga njëri-tjetri. – Molieri
#86. Mendimet dhe fjalët e urta e zbukurojnë shpirtin si lulet që zbukurojnë dhomën. – E. Kapijev
#87. Mendimet më të larta gjenden në fjalët e shkurtra. – S. Frashëri
#88. Mendo para se të flasësh dhe pesho para se të veprosh. – U. Shekspir
#89. Më jepni një gjuhë të mirë t’ju jap një qytetërim fort të mirë. – K. Laibnici
#90. Më qëllo, por më dëgjo. – Themistokliu
#91. Më mirë është të heshtësh se sa të flasësh pa thënë asgjë. – Menandri
#92. Më shumë se kurrë njeriu gabohet për faj të gjuhës së vet. – Thënie arabe
#93. Mësoje fëmijën të heshtë, se për të folur do të ketë kohë të mësojë vetë. – B. Franklin
#94. Mësoje veten t’i dëgjosh me vëmendje të plotë fjalët e të tjerëve dhe hyrë sa të jetë e mundur në shpirtin e atij që të flet. – Mark Aureli
#95. Mos hesht kur flasin keq. – Thënie egjiptiane
#96. Mos u frikëso nga përbindëshi me nëntë koka, por nga njeriu me dy gjuhë. – Thënie kineze
#97. Mund të ndiejmë vetëm në gjuhën amtare, kurse mund të mendojmë dhe në ndonjë gjuhë tjetër. – T. Eliot
#98. Natyra jo më kot i ka dhënë njeriut dy vesh, dy sy e një gojë, që të dëgjojë më shumë, të shohë më shumë e të flasë më pak. – Thënie siriane
#99. Ndiq rrugën tënde dhe botën lëre të flasë. – Dante
#100. Ndryshimi në mes fjalës që duhet për atë rast dhe asaj që i afrohet është si ndryshimi ndërmjet vetëtimës dhe xixëllonjës. – M. Tuen
#101. Ne rrallë pendohemi se kemi folur pak, po shumë shpesh pendohemi se kemi folur tepër; kjo është një e vërtetë e njohur dhe e rëndomtë, të gjithë e dinë, por askush nuk e zbaton në praktikë. – Zh. La Bryjer
#102. Në botë nuk ka gjë më të fortë dhe më të padurueshme se fjala. – I. Turgeniev
#103. Në botë nuk ka torturë më të madhe se tortura me fjalë. – Nadson
#104. Në traditën kulturore shqiptare ka një mendim të tillë: me fjalën e mirë do të ma bësh shpirtin për vete, me fjalën e keqe vetëm do të më largosh nga vetja. – R. Qosja
#105. Në rast se ajo që doni të thoni nuk është më e bukur se heshtja, atëhere heshtni. – Thënie arabe
#106. Nën zgjedhën e varfërisë gjuha e njeriut mbetet në vargonj. – Theognisi
#107. Nëse heshtja u ka hije të mençurve, aq më shumë u ka hije budallenjve. – L. Tolstoi
#108. Ngjeshja i jep forcë gjuhës. Ka shprehje të cilat kanë vetitë e rrezeve të diellit: sa më të përqendruara janë, aq më fort djegin. – R. Souti
#109. Nuk duhet ta pushtosh bisedën sikur e ke tokën e babait, nga e cila ke të drejtë ta dëbosh tjetrin; përkundrazi, përpiqu që secili të ketë radhën e vet në bisedë, ashtu si dhe në gjithçka tjetër. – Ciceroni
#110. Nuk ka gjë më të vështirë në botë se sa mjeshtëria e fjalëve. – M. Gorki
#111. Nuk mund të flasë mirë ai që nuk di të heshtë. – Pitagora
#112. Njerëzit mësojnë si të flasin, kurse kryesorja është të mësojnë si dhe kur duhet të heshtim. – L. Tolstoi
#113. Njerëzit ndahen në dy grupe: disa mendojnë përpara dhe pastaj flasin e veprojnë, kurse të tjerët flasin e veprojnë përpara e pastaj mendojnë. – L. Tolstoi
#114. Njerëzit që kanë pak punë janë llafazanë të mëdhenj; sa më pak mendon njeriu, aq më shumë flet. – Monteskje
#115. Njerëzit që kanë shumë për të thënë flasin pak. – U. Shekspir
#116. Njerëzit u ngjasojn fjalëve: po të mos i veshin në vendin e duhur, e humbasin kuptimin. – P. Buast
#117. Njeriu me mendje të shkurtër e ka gjuhën e gjatë. – Thënie kineze
#118. Njeriu mëson të flasë shumë shpejt, por të heshtë shumë vonë. – Thënie anonime
#119. Njeriut i duhen dy vjet për të mësuar që të flasë dhe gjashtëdhjetë vjet që të mësojë të heshtë. – L. Fojtvanger
#120. Një fjalë e mirë mund të ngrohë tre muaj dimri. – Thënie japoneze
#121. Një fjalë e parëndësishme e thënë me vend është më mirë se një ligjeratë e thënë pa vend. – S. Frashëri
#122. Një fjalë e mirë të ngroh edhe në ngricë, kurse një fjalë e keqe të jep të ngjethura edhe në vapë. – Thënie kineze
#123. Një i urtë ka thënë se nuk ishte penduar kurrë për një heshtje, por, përkundrazi, shumë herë për të thënat. – Talesi
#124. Një mendim i bukur e humbet gjithë vlerën kur shprehet keq, ndërsa kur përsëritet na ngjall mërzi. – Volteri
#125. Një popull nuk shkatërrohet deri sa flet, mendon dhe ndien gjuhën e vet amtare. – L. Vukçeviç
#126. Një shoqëri zbulohet përmes pamjes së gjuhës. – A. Rembo
#127. Njësia e gjuhës është njësia e kombit. – A. Xhuvani
#128. Oratori duhet të ketë parasysh tri gjëra: çfarë flet, kujt i flet dhe si flet. – Ciceroni
#129. Papagallët mund t’i pengoni në qoftë se i kapni për sqepi. – M. Tuen
#130. Paqartësia shpesh vjen po aq nga fjalët e shumta, sa edhe nga shkurtësia e tepruar – Zh. Dalamber
#131. Për atë që di shumë është fatkeqësi nëse nuk di të mbajë gjuhën, ai është si një fëmijë që ka në duar një thikë të mprehtë. – Kalimaku
#132. Përdorimi është gjykatësi epror, është rregulli dhe ligji më i lartë i gjuhës. – Horaci
#133. Plumbi vret një, fjala vret njëqind e një. – Thënie shqipe
#134. Puna e gjuhës është punë e shenjtëruar. – K. Kristoforidhi
#135. Qartësia e mendimit dhe qartësia e shprehjes zakonisht ndeshen së bashku. – T. Makolej
#136. Retorika është një kopësht, i cili jep më shumë lule se fruta. – P Dekursel
#137. Ruaju nga fjala e shpejtë. – Thënie anonime
#138. Sa më i prapë dhe i pafrutshëm apo i pavlefshëm të jetë njeriu, aq më tepër i vrazhdë dhe i hidhur është goja e tij. – Seneka
#139. Sado që janë të shkurtra fjalët “po” dhe “jo”, ato kërkojnë të mendohesh seriozisht për t’i thënë. – Pitagora
#140. Sikur të gjithë ata që flasin t’i peshojnë fjalët, ari do të ishte shumë i lehtë. – Thënie arabe
#141. S’ka fjalë më të keqe se sa fjala e mirë e folur pa vend. – S. Frashëri
#142. S’ka në botë gjë më të fortë e më të dobët se sa fjala. – I. Turgeniev
#143. Stili nuk është gjë tjetër, veçse rregulli dhe lëvizja që u japim mendimeve tona. – Zh. L. Byfon
#144. Shigjeta plagos trupin, fjala shpirtin. – Thënie anonime
#145. Shumë fjalë nuk tregojnë mençuri. – Thënie anonime
#146. Ta begatojmë gjuhën dhe kombin tonë me kulturë dhe qytetërim. – P. N. Luarasi
#147. Të dish të dëgjosh është një art më vete. – Thënie greke
#148. Të dish shumë gjuhë do të thotë të kesh shumë çelësa për një dry. – Volteri
#149. Të falem ty, o gjuhë e fisit tim. – M. Kuteli
#150. Të flasësh shumë e të thuash shumë nuk është e njëjta gjë. – Sofokliu
#151. Te budallenjtë është gjuha që i prin mendimit. – Isokuti
#152. Telegrami është e vetmja gjë ku numërohen fjalët në vend të veprave. – Likoku
#153. Unë nuk pohoj se fjalët nuk mund të jetojnë në vetvete. Por një ndërthurje e qëlluar e fjalëve bën që të lindë diçka e gjallë, ashtu si toka, klima dhe një lëndë, të bashkuara siç duket, na japin një rrap. Fjalët janë si lëndët. Secila prej tyre e vetme nuk na jep një rrap, por po të mbillni një numër të mjaftueshëm, herët a vonë pa dyshim do të fitoni një rrap. – U. Folkner
#154. Urtësia e vërtetë shprehet me pak fjalë. – L. Tolstoi
#155. Urtësia është çmimi që njeriu i kushton jetës së tij, që të dëgjojë e të mos flasë. – D. Larsoni
#156. Vetia e oratorit të mirë është të heshtë kur nuk e dëgjojmë me mëndje. – M. Luter
#157. Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës. – S. Frashëri
#158. Vritmëni, po ma ruani gjakun se do t’u duhet nipërve dhe stërnipërve tuaj të shkruajnë gjuhën shqipe. – P. N. Luarasi
#159. Zëri është një fytyrë e dytë. – Zh. Boër
#160 Zëri nuk mashtron kurrë. Veshi muzikor i gjykon njerëzit sipas zërit. Duhet të dish të dëgjosh. Fytyra rrëgullohet. Gjestet llogariten. Madje edhe vështrimin tënd mund ta trillosh. Kurse zëri nuk mashtron edhe kur vetë fjalët mashtrojnë. – A. Syare