fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Shpallen datat e provimeve të vjeshtës – Matura shtetërore 2018

provimet e vjeshtes

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në datën 7 Maj 2018, ka shpalluar datat për provimet e sesionit të dytë pra, provimet e vjeshtës. Në këtë artikull do të gjeni te strukturara thjeshtë informacionet e publikuara nga Ministria.

Udhëzimi i Ministrisë: Kliko këtu për ta lexuar të plotë.


Datat janë si më poshtë:

  • 27 Gusht – Provimi i Gjuhës së Huaj
  • 30 Gusht – Provimi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe
  • 3 Shtator – Provimi i Matematikës
  • 7 Shtator – Provimet me zgjedhje.

Në këtë sesion mund të hyjnë nxënësit të cilët:

  • Rëzultojnë mbetës në një ose më shumë nga provimet e Maturës së sesionit të parë, të cilat zhvillohen në qershor.
  • Rëzultojnë mbetës në një ose dy lëndë të vitit shkollor 2017 – 2018 dhe i shlyejnë provimet brenda datës 22 gusht 2018.
  • Kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2017 dhe nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore.
  • Kanë përfunduar shkollën jashtë vendit dhe kanë njësuar dokumentet me Arsimin Shqiptar.

Që të marresh pjesë në këtë sesion, të katërta kategoritë e nxënësve të listuara më sipër duhet:

  • Të plotësojnë formularin A1Z. (dy kategorite e para, pra nxënës të cilët kanë qenë pjesë e Matures këtë vit 2017 – 2018)
  • Formulari i lëndëve me zgjedhje për ata nxënës të cilët nuk i përkasin maturës së viti 2017-2018 (pra i dy kategorive të fundit të përmendura më sipër), duhet të paraqiten pranë shkollave të mesme ku kanë studiuar, për të plotësuar formularin A1Z në datat: 21 – 23 Gusht.

Struktura dhe rregullorja e provimeve është e njejtë me atë të sesionit të parë në qershor.

 

Shihni dhe

Aplikimet Raundi Dyte 2018

Procedurat e Aplikimit dhe Regjistrimit ne IAL, RAUNDI I DYTE, Viti akademik 2018 – 2019

Aplikimet Raundi DYTE 2018. Meposhte do te gjeni te listuar permbledhjen e informacioneve qe duhet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)