Ky është urdhri i publikuar nga Ministria e Arsimit rreth vitit akademik 2018 – 2019.
Data 15 Tetor 2018 shënon fillimin dhe data 30 shtator 2019 përfundimin e vitit akademik.
Udhezimi i plotë:
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutes së Republikës së Shqipërisë dhe të pikës 1 të nenit 87 të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”,
URDHËROJ:
1. Viti akademik 2018 – 2019 në institucionet e arsimit të lartë, do të fillojë në datën 15 tetor 2018 dhe do të përfundojë në datën 30 shtator 2019.
2. Periudha 24 dhjetor 2018 deri në 4 janar 2019, të jetë periudhë pushimesh për studentët.
3. Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidateve fitues, të dërgojne në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studenteve” sh. a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
4. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë.
Shkarko/Shiko udhrin e firmosur nga Ministria e Arsimit.