fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Si mund ti shikoj të gjitha degët që kam fituar? – Matura Shtetërore 2018

Deri në datën 28 gusht, aplikantët do të publikohen nga Universitetet përkatëse në formë listash të renditura ku fitues do të jenë nxënësit të cilët ndodhen sipër vijës së kuqe.

Brenda datës 30 gusht
 
kur fillojnë regjistrimet, do të hapet Këndi i Maturantit ne portalin UAlbania, ku nxënësit do të kenë mundësi ti shikojnë të radhitura të gjitha degët që kanë hedhur në aplikim. Në këtë kënd do të pasqyrohet renditja e nxënësit në degën përkatëse si dhe nëse e ka fituar atë degë ose jo. Listat dhe të dhënat do të ndryshojnë në çdo fazë.

Për tju udhëzuar se si të kuptoni mënyrën e renditjes e më pas të vendosni se kur të regjistroheni do të publikohet një video udhëzuese. (e cila do të postohet menjëherë edhe në 12vite.com)

*Update

Si do te funksionojë këtë vit? (2018)

Në mënyrë shumë të ngjashme vitin e kaluar, për maturantët e vitit 2018 do të funksionojë kështu:

Si ka funksionuar ky proces më parë? (2017)

Në Këndin e Maturantit do të keni mundësinë të vendosni ID tuaj dhe të shikoni:
– Të gjitha degët që keni fituar.
– Pikët që keni në programet ku jeni regjistruar.
– Numrin rendor, pra numrin që jeni renditur në listat e fituesve në një degë të caktuar. (i cili do te ndryshoje sa here qe ka kuota bosh)
– Numrin e kuotave që ka një çdo degë që keni aplikuar.
– Numrin e kuotave të lira në fazën e ardhme.
– Renditjen tuaj në fazën e ardhshme.
 
Gjithashtu degët do të jenë të të ngjyrosura sipas rregullave të caktuara të cilat janë të shkruara poshtë listës që do ju shfaqet, përkatësisht:
  • me ngjyrë jeshile ngjyroset dega që keni fituar dhe keni afat 48 orë që të regjistroheni.
  • me ngjyrë të kuqe ngjyroset dega që nuk e keni fituar në këtë fazë.
  • me ngjyrë të verdhë ngjyroset dega që nuk e keni fituar në këtë fazë, por që do e fitoni në fazën tjetër për shkak të kuotave të lira.
  • me ngjyrë gri nëse ngjyroset dega që nuk mund të aplikoni më, pra keni humbur të drejtat të aplikoni në të.
Deri vitin e kaluar është ndjekur kjo metodë e shpjeguar më sipër dhe shfaqet si në foton e mëposhtme.
 
KUJDES: Për këtë vit do të publikohet një tjetër video udhëzuese nga MASR e cila do të publikohet edhe ne 12vite.com. Nuk duhet të kryeni asnjë veprim pa marrë më parë udhëzimet përkatëse. 
___________________________
Materiali është shkruar nga 12vite.com

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)