fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Iliada – Homeri, Analize e plote e vepres!

1) Tematika e veprës Iliada

  • Tema kryesore tek Iliada është konflikti midis Akilit dhe Agamemnonit. Vepra fillon me rrëfimin e grindjes së Akilit me kryekomandantin Agamemnon, duke i cuar grekët në një humbje të sigurtë dhe përfundon kur zgjidhet ajo. Kujtojmë vargjet e para “Këndo hyjneshë merine e Akil Pelidit…”. Gjithashtu si temë kryesore mund të themi që është edhe lufta Greko-Trojane. Kjo luftë zgjati 10 vjet, por në Iliadë rrëfehen vetëm 51 ditët e fundit. Gjatë këtyre 51 ditëve, Homeri tregon të gjithë historinë e nisjes së luftës e deri tek përfundimi saj.
  • Dëshira për kthimin në shtëpi – Nëntemë – Ndodh 7 herë në poemë. Të gjithë kërkojnë kthimin në shtëpi pas një lufte rraskapitëse dhjetë vjecare. Por askush nuk mund të kthehet pa qënë fitimtar për shkak të kohës që kanë shpenzuar dhe se Agamemnoni kërkon ta fitojë luftën me cdo kusht.
  • Lavdia – Nëntemë – Nëse për disa grekë, kthimi në shtëpi ishte ajo që kërkonin p.sh.: Odisea, për disa të tjerë lavdia ishte qëllimi kryesor. P.sh: Akili duhet të zgjidhte midis dy fateve. Të kthehej në shtëpi dhe të harronte lavdinë, duke patur një jetë të gjatë dhe të lumtur, ose të luftonte përkrah grekëve dhe të vdiste në luftë, por me një shpërblim më të madh, lavdi të përjetshme. Këtu ai tregon edhe dëshiren e përjetshme të njeriut për të lënë gjurmë në jetën e vet.
  • Respekti dhe nderi – Nëntemë – Problemet e grekëve filluan me sjelljen e turpshme e jo mbretërore Agamemnonit i cili i bëri ata të mos respektonin Akiliin, duke i marrë Briseisin, të cilën vetë Akili e kishte fituar si cmim lufte. Kjo bëri që Akili të mbante qëndrim duke mos hyrë në luftë dhe për shkak të këtij vendimi qindra grekë vdiqën në betejë.
  • Zemërimi – Nëntemë – Një nga cështjet kryesore është zemërimi i Akilit. Vetë Iliada nis duke treguar zemërimin e tij. Në fakt kjo duket dy herë në poemë. Herën e parë, kur Agamemnoni i tregon Akilit që ai nuk duhet ta kundërshtonte (pasi Akili e quajti lakmitar) duke i marrë cmimin që e kishte fituar vetë. Akili u zemërua aq shumë sa u betua që nuk do të hynte në luftë dhe shkoi tek e ëma e tij. Zeusi favorizoi Trojanët dhe për shkak të këtij vendimi te Akilit qindra grekë vdiqën nga betejat. Por kur Hektori vrau Patroklin dhe grekët po pësonin disfata të shumta, zemërimi i Akilit rikthehet përsëri. Ai shkon për të kërkuar hakmarrje ndaj Hektorit që i vrau shokun. Kjo ishte dhe pika e kthimit për grekët, të cilët fituan përsëri epërsinë mbi trojanët.
  • Fati – Nëntemë – Një nga cështjet që trajtohet qartë nga Homeri është Fati, si dicka e paracaktuar. Askush nuk e di se kush e paracaktoi fatin e heronjve të veprës, por dicka është e sigurtë, që personazhet e pranojnë heroikisht fatin e tyre. Edhe pse ata e dinë që do të vdesin, ata vazhdojnë dhe luftojnë trimërisht. Të gjithë pranojnë fatin e tyre, madje edhe Zeusi, i cili e ka mundësinë të ndryshojë fatin, e pranon atë duke humbur djalin e tij të vdekshëm, Sarpedonin.
  • Dashuria – Nëntemë – Prej dashurisë së Paridit me Helenën, që lindi si vullnet i Afërdites, nisi edhe lufta. Në fakt as Paridi, as Helena nuk kanë faj. Dashuria e tyre për njëri-tjetrin ishte e pastër, por ajo u keqpërdor si motiv nga Agamemnoni për të pushtuar Trojën.
  • Familja dhe Atdheu – Nëntemë – Hektori mbron njëkohësisht dhe familjen dhe atdheun. Ai nuk mund të mos luftojë, pasi nëse vendi i tij pushtohet, atëherë të njëjtin fat do të ketë edhe familja e tij. Megjithatë kur Andromaka i kërkon të mos luftojë, ai shprehet se nuk mund të durojë shikimet e grave të cilat kanë humbur burrat dhe femijët e tyre në luftë, pra vihet re dhe trimëria e tij.

2) Plani ideor dhe konfliktet

  • Konflikti kryesor që shtjellohet te Iliada nuk është ai midis Trojanëve dhe Grekëve, por është ai midis Agamemnonit dhe Akilit. Iliada rrëfen këtë konflikt dhe përfundon kur merr fund ky konflikt. Kënga e parë nis me thënien: “Këndo hyjneshë, merinë e Akil Pelidit”.
  • Në cdo nëntemë të paraqitur më lart shtjellohet një ide. Ideja përcaktohet nga ngjarjet që ndodhin në Iliadë. Për shembull: tek dashuria midis Paridit dhe Helenës themi që edhe pse ajo u paragjykua shumë, ata ja dolën të ishin bashkë.

3) Vecoritë e kompozicionit

  • Iliada është këngë epike dhe ngjason me tekstin tregimtar pasi rrëfen ngjarje, aventura dhe në organizimin e tyre si këngë ngjajnë si roman.
  • Ajo përbëhet nga 24 këngë ku në secilën prej tyre rrëfehet një ngjarje e caktuar.
  • Në vepër marrin pjesë elementë fantastikë si: perenditë dhe gjysmë-perenditë.
  • Edhe pse kemi elemente fantastike, aty përsëri shohim se njerëzit sillen si të barabartë me hyjnitë, madje herë pas here edhe i sfidojnë ata.
  • Perenditë janë më afër natyrës njerëzore, në dallim nga mitologjia fetare që mbizotëron sot për shembull.
  • Ngjarjet ndodhin në dy hapësira të ndryshme duke ndërvepruar me njëra-tjetrën, pra ndodhin dhe në Tokë me njerëzit dhe në Qiell me Perenditë.

4) Personazhet kryesore

  • Agamemnoni – Mbreti i Mikenës, lider i Grekëve.
  • Akili – Komandant i Mirmidonëve, gjysmë-perëndi, djalë i Thetës dhe i Peleut.
  • Odisea – Mbreti i Itakes, komandant i lartë grek.
  • Menelau – Burri i Helenës dhe Mbret i Spartës, njëkohësisht dhe vëllai i Agamemnonit.
  • Patrokli – Shoku më i ngushtë i Akilit.
  • Hektori – Biri i Mbretit Priam dhe heroi më i madh i Trojës.
  • Priami – Mbreti i vjetër i Trojës.
  • Paridi – I dashuri i Helenës dhe njëkohësisht i quajtur si shkaktar i luftës.
  • Sarpedoni – Djali i Zeusit që vritet nga Patrokli.
  • Helena – Vajza e Zeusit, gruaja e Menelaut, e dashura e Paridit.
  • Andromaka – Gruaja e Hektorit.
  • Zeusi – Zota kryesore e 12-ëshes, luajti rol neutral.
  • Afërdita – Perëndesha e dashurisë dhe bukurisë, ajo nisi të ashtuquajturën molla e sherrit.

 5) Vlerat dhe vecoritë artistike 

  • Iliada ka kuptimin e “Këngës së Ilionit”, pasi emri i vjetër i Trojës ishte Ilion.
  • Iliada përbëhet nga 24 këngë me gjithsej 15,693 rreshta.
  • Konsiderohet si tragjedia e parë për shkak se ngjarja ka karakter tragjik.
  • Iliada është e shkruar në vargje të lira ndaj dhe quhet poemë. Vargjet ndërtohen nga 18 rrokje në greqishten homeriane.
  • Figuracioni i përdorur është shumë i vecantë sepse me anën e një fjale, mendohen shumë të tjera. Përshkrimi i personazheve për shembull ,bëhet duke treguar qartë se ata kanë fuqi të jashtëzakonshme dhe shihen si heronj (mbreti kreshnikëve, shpirtra burrëror fatosash etj).
  • Mënyra e rrëfimit është shumë interesante pasi kalon nga e tashmja në të shkuarën dhe më pas në të ardhmen, në menyrë që rrëfimi të jetë i plotë dhe tërheqës.
  • Përdoret gjerësisht dialogu, pasi kjo mënyrë e krijon ngjarjen nga vetë goja e personazheve duke e bërë poetin të luajë një rol asnjëanës (e distanacon atë).
  • Në përshkrim përdoren gjerësisht mbiemrat p.sh Pelidi (Akil Pelidi), Atridi (Agamemnon Atridi). Këto nuk janë mbiemrat e tyre të vërtetë, pasi Grekët e vjetër nuk kishin mbiemra. Ata identifikohen nga emrat e etërve të tyre. Pra, p.sh.: Pelidi do të thotë Peleu + idi (biri i tij).

Review Overview

Analiza e Vepres:

User Rating: 3.91 ( 151 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

5 comments

  1. me shum materila ju luutem

  2. Duhen me shume materiale plotesuese. Analizimi I librit ka te beje edhe me pyetje te ndryshme drejtuar librit te cilat mund ti gjeni ne intervista, website ose edhe nga lexuesit, pra duke e bere update informacionin here pas here ne baze te pyetjeve qe ju drejtohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)