fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’ – D. Agolli, Analiza e veprës!

Rreth prozës së Dritëro Agollit

Tregimet e hershme të Dritëroit (1931-2017) u botuan dhe u ndaluan, sepse ai solli një erë të re dhe të çuditshme në letërsinë e kohës, ku personazhet e luftës nuk shiheshin të himnizuar, por si njerëz, si gjithë të tjerët me vese që shkelnin rregullat. Më pas këto tregime u ribotuan më 1980, ndër to edhe Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo.

Romanet e Dritëroit fillojnë me “Komisari Memo” ku përsëri figura e komandantit Rrapo del në një këndvështrim të ri, e parë me një sy kritik. Po kështu edhe romani “Njeriu me top” trajton temën e luftës dhe të gjakmarrjes. “Trendafili në gotë” është roman me temë të përditshmërisë, por që nuk pati shkëlqimin e romaneve të tjerë dhe nuk i shpëtoi skematizmit të realizmit socialist.

Romani që e bëri të njohur edhe jashtë kufijve, megjithëse roman i realizmit socialist, ishte “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, roman satirik. Më pas boton romanet “Dështaku”, “Arka e djallit” etj.

Karakteristika të prozës së Dritëro Agollit:

  • proza e tij është realiste, megjithëse e mbyllur në kornizën politike të realizmit socialist
  • dallohet për skalitjen e personazheve, që janë përfaqësuese të denja të tipave të jetës dhe mendësisë shqiptare.
  • shquhet për analizën e thellë psikologjike dhe dialogun karakterizues, gjithashtu edhe për rrëfimin e natyrshëm.
  • sjell probleme të mprehta shoqërore dhe morale
  • pavarësisht ndryshimit të periudhave të letërsisë ajo që ruhet në veprën e tij është dinjiteti

Romani
“Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”

Fillimisht romani është botuar në vitin 1973 në revistën “Hosteni”, më pas u botua i plotë. I përket periudhës së dytë të Shek XX.

Agolli është i pari shkrimtar në letërsinë shqipe që krijoi një vepër me strukturë dhe përmbajtje tërësisht satirike, që godet hierarkinë e pushtetit në socializëm.

Bazohet mbi raportet e kundërshtisë midis paaftësisë dhe madhështisë.

Lloji:

‘Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo’ është cilësuar si Roman Satirik. Ai është i ndërtuar tërësisht mbi figurën e irionisë duke kaluar deri në grotesk.


Tematika:

Tema kryesore në këtë vepër është ajo e demaskimit të dy dukurive më negative të socializmit: paaftësinë e drejtuesve në pushtet dhe megalomaninë (mendjemadhësi, dëshira për fuqi), madhështinë e tyre të rreme. Kjo temë është universale, për cdo kohë e për cdo vend.


Titulli i romanit

Titulli i romanit ndërtohet mbi një kundërshti të madhe: shkëlqimi dhe rënia e personazheve.

  • shkëlqimi – vjen nga folja shkëlqej e do të thotë: që lëshon dritë të fortë e të qartë, dallohet për vetitë e mira,
    shquhet mbi të tjerët për cilësitë e larta etj.
  • rënia – vjen nga folja bie dhe do të thotë: ecje drejt shkatërrimit të përgjithshëm, ulje e shkallës së zhvillimit
    ose e vlerave morale. Kuptimisht e kundërta e shkëlqimit. E kështu, duke qenë se shkëlqimi ishte i rremë, si pasojë do të vinte rënia.
  • shoku – fjala “shok” në socializëm kishte kuptim pozitiv si nga ana morale, ashtu dhe politike. Ajo përdorej në vend të zoti/zotëri dhe kishte për funksion të jepte barazinë mes njerëzve, drejtësinë dhe humanizmin, në dallim nga një shoqëri me skllevër dhe padronë. Por në realitet kjo mbeti një utopi. Dhe, si e tillë, duke u përdorur shpesh në këtë roman merr nuanca tallëse. Në roman fjala ‘shok’ nënkupton të kundërtën e barazisë dhe respektit që përfaqëson kjo fjalë në të vërtetë, personazhi i tjetërsuar në zotëri, në epror.


Mjedisi

Zyra është pikërisht mjedisi që i bashkon të gjitha personazhet e cila shfaqet si qendra e burokracisë. Zyra është vendi që e përpunon dhe e tjetërson zyrtarin, që e kufizon dhe e mbyll nga jeta e gjallë dhe njerëzit.

 

Struktura:

Dritëro Agolli e ka shkruar këtë vepër sipas strukturimit të veprave satirike botërore. Në qendër të romanit qendron një cift heronjsh komik Zylo dhe Demka të cilët janë të pandashëm dhe nuk mund të kuptohen pa njëri – tjetrin. Kjo strukturë vihet re edhe tek Don Kishoti dhe Sanço Panço.


Anliza e personazheve:

Duke qenë se ky roman është shkruar në një formë satirike, rrjedhimisht personazhet duhet t’i shohim në dy këndvështrime: në funksionin që ata kryejnë në roman dhe në idenë që ata përfaqësojnë.

1. Shoku Zylo – është një nëpunës i lartë në ministri kohën e Socializmit, i burokratizuar, një zyrtar i mbytur në shkresurina, që i ka humbur lidhjet me jetën.  Shoku Zylo është një personazh tragjikomik:

  • Komizmi qëndron në kontraditën e karakterit të Zylos. Ai ngatërron forcën e ligjit, të përgjegjësisë e të drejtave si epror, me forcën e argumentit. Ai i jep vetes cilësi dhe vlera të pamerituara, beson verbërisht në forcën e urdhrit.
  • Tragjizmi qëndron në faktin që ai vetë është viktimë e sistemit për të cilin punon. Zylo është personazh tragjik, sepse duke ngjitur shkallët e karrierës, ai është tjetërsuar. Dëshirat dhe realet e tij asnjëherë nuk realizohen, pasi rruga që ai ndjek është e gabuar dhe kështu dështon gjithmonë njësoj si Don Kishoti.

Në roman Zylo përfaqëson paaftësinë e drejtuesve dhe madhështinë e rreme. Ai kërkon t’i japë vetes lavdi të cilën nuk e meriton, duke krijuar kështu një personalitet fals.

2. Demka – është nëpunës i thjeshtë në ministri i cili i bindet për çdo gjë Zylos. Dikur njeri me talent, por me kohë e ka lënë rrugën e suksesit individual dhe i është nënshtruar vullnetit të eprorit. Ai nuk e zotëron dinjitetin e nevojshëm për të kundërshtuar eprorin. Demka në fakt nuk ishte vetëm viktimë e burokratizimit të eprorit të vet, por edhe mbështetje e domosdoshme për fenomenin në përgjithësi, pasi vetë Demka është ai që ‘kujdeset’ për Zylon (duke i bërë gati fjalimet, etj).
Demka është personazh me dy funksione: ai është rrëfimtari dhe rrëfen në vetën e parë dhe në mënyrë ironike në të njëjtën kohë ai është “pasqyra” në të cilën shfaqet i plotë personazhi i Zylos. Në roman Demka përfaqëson zyrtarin e bindur, skllavin e eprorit. Aftësitë e tij shfrytëzohen nga eprori. Ai përfaqëson pozitën e ulet të nëpunësit të thjeshtë por talenti i të  cilit nuk vlerësohet. Vlen të përmendet dhe fakti që Demka kishte një modesti të tepruar.

3. Araniti – është një nëpunës i thjeshtë në ministri. Ai përfaqëson njeriun e drejtëpërdrejtë që guxon të zbulojë paaftësinë e eprorit. Araniti shërben si pasqyrë për paaftësinë e Zylos dhe për dobësinë e Demkës.

4. Shoku Q – është drejtues i lartë, pushtetar në socializëm. Ai përfaqëson paaftësinë dhe megalomaninë, në luftë për pushtet me Zylon.

5. Zaim Avazi, M. Krqasniqi – janë kritikë letrarë. Ata përfaqësojnë servilizmin për përfitime personale, në momentin që nuk arrinin përfitimet e kërkuara guxonin të kundërviheshin.

6. Kleopatra – është një grua e bukur, që të gjithë i vërtiten. Ajo përfaqëson gruan lajkatare dhe imponuese.

7. Adila – është gruaja e Zylos. Ajo ishte mbështetësja më e denjë e ëndrrave karrieriste të Zylos.


Karakteristikat e romanit “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”

Përmes romanit ‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’, autori me mjeshtëri të rrallë vë në lojë përmes humorit dhe ironisë konformizmin dhe servilizmin, si antivlera të pranishme në çdo shoqëri.

  • Kronikë e karrierës së palavdishme të zyrtarit të shtetit socialist dhe pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit.
  • Ironia dhe sarkazma janë figurat kryesore.
  • Romani është ndërtuar mbi dyshen Zylo-Demkë, pasi lavdia e pamerituar e shokut Zylo është fryt i punës anonime të Demkës që i përgatit të gjitha fjalimet dhe raportet me të cilat shkëlqen Zylo. Dyshja Zylo-Demkë janë në varësi të njëri-tjetrit. Mund ta paralelizojmë këtë dyshe me Don Kishotin dhe Sanço Pançon.
  • Kudo në roman mbizotëron Zyloja, i cili është një nga personazhet më të vecantë të patrajtuar më parë në letërsinë shqipe. Të gjitha personazhet janë në funksion të zbulimit të personazhit kryesor.
  • Ka një mospërputhje të madhe midis tipareve reale të karakterit të tij dhe sjelljeve të jashtme, midis dëshirave dhe rezultateve që e bëjnë atë gjithmonë komik. Kjo pasi ai e mendon veten me më shumë vlera dhe merita seç ka në të vërtetë.
  • Gjuha e romanit është e mbushur me terma zyrtare dhe me slogane publike. Shpesh ai përdor edhe shprehje pompoze, shprehje letrare që janë shenja dalluese të megalomanisë së tij. Sloganet politikë dhe frazeologjinë zyrtare, ai i përdor kudo, jo vetëm në mjedise pune, por kudo, edhe në familje, biseda intime, etj.
Kjo vepër nuk ka rënë në asnjë tezë të Maturës Shtetërore për 12 vitet e fundit.

Për të parë Listën e veprave të Maturës Shtetërore 2020 së bashku me analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e letërsisë ndër vite, kliko këtu.

Jepni vlerësimin tuaj:

User Rating: 4.57 ( 11 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)