fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Xha Gorio – Balzak, Analize e Plote!

xha gorio balzak

Romani “Xha Gorio”, botuar për herë të parë në vitin 1834 në Paris, përbën boshtin e  Komedisë Njerëzore të Balzakut. Ai shërben si udhëkryq ku takohen disa prej heronjve kryesorë të veprës së tij. Balzaku u bë shkrimtari i parë në botë që hartoi një vepër, e cila me të gjithë përmbajtjen dhe hollësitë artistike si dhe strukturën, mbështetet në realitet. Ndaj ajo u bë dhe themeluese e epokës letrare të Realizmit.

 

Lloji dhe Periudha Letrare

Vepra e Xha Gorioit i perkët romanit të shkruar nën frymën e realizmit kritik. Realizmi kritik është drejtimi letrar, i cili ka për qëllim pasqyrimin me besnikëri të jetës, zbulimin e kontradiktave të ndryshme, por që nuk i jep atyre rrugëzgjidhjen përgjegjëse.

Tematika në romanin “Xha Gorio”

Rreziku i shkatërrimit të familjes, vë në pikëpyetje themelet e shoqërisë, ekuilibrat e së ardhmes, një mesazh aktual edhe në kohën e sotme. Kjo temë është temë universale pra, për cdo kohë e për cdo vend.

Subjekti i romanit “Xha Gorio”

Në qendër të romanit është figura e xha Gorioit, e babait fatkeq, që u sakrifikua për të bijat mosmirënjohëse. Ai është një nga personazhet baballarë më fatkeqë të letërsisë botërore, pas mbretit Lir të Shekspirit. Ai vuan nga dashuria për të bijat, të cilat nuk e përfillin as në shtratin e vdekjes. Lumturia për heroin është qoftë dhe një vëmendje mizerabël e të bijave. Por ai nuk e merr as këtë thërrime, edhe pse ka bërë gjithcka për to, deri në vetëshkatërrimin e tij të plotë.

Në fund Gorioi nuk do të vdesë, vetëm e vetëm mos tu shkaktojë dhimbje vajzave të veta. Vetëm pak para minutave të vdekjes plaku Gorio guxon të shikojë të vërtetën në sy. Gorioi i thoshte Rastinjakut të vërtetën, të cilën e ka fshehur aq gjatë jo vetëm prej të tjerëve, por edhe prej vetvetes. Heroi pranon se ato të dyja kane një zemër guri, se me para mund të blesh gjithcka madje edhe dashurinë e bijave dhe se ai i ka dhënë gjithë jetën atyre, e tani ato nuk duan t’i japin qoftë dhe një orë. Për të gjitha këto ngjarje, ai fajëson veten e tij.

Mospërfillja e vajzave nuk është thjesht ves i tyre, por ves i një shoqërie që po shkon drejt një degjenerimi moral.

Të jesh në shoqërinë e lartë aristokrate dhe të kesh turp nga babai i varfër e i paditur, është për Balzakun “Shembja e Botës”. Për të lexuar subjektin e zgjeruar, klikoni këtu.

Vendi ku zhvillohen ngjarjet:

Pensioni Voker është mjedisi kryesor ku zhvillohen ngjarjet e romanit. Ai është një hotel për të varfërit në Paris, ku vijnë të takohen njerëz të kategorive të ndryshme, të cilët vërtet s’kanë ndonjë lidhje me njëri – tjetrin, por është pensioni që ata i familjarizon. Për të depërtuar në thellësinë e këtij mjedisi balzakian, duhet të kapet një kuptim i dyfishtë i personazheve dhe i mjediseve ku ata veprojnë.  Balzaku pensionin Voker e ndan në katër kate. Në këto kate të ndryshme jetojnë personazhet e romanit në akord me vendin që zënë në shoqëri, duke u mbështetur kryesisht në gjendjen financiare.

Personazhet e romanit “Xha Gorio”

Cdo personazh sjell një temë dhe një ide të re:

  • Zonja Voker – njeriu mikroborgjez shpirtngushtë, pronaria e hotelit.
  • Bijat e Xha Gorioit: Delfina dhe Anastasia  – jeta mondane me rënien shpirtërore
  • Votreni – inteligjenca e së keqes.
  • Rastinjaku – i riu provincial që, sa më tepër ngjit shkallët e shoqerisë së lartë, aq më shumë humbet vlerat morale.
  • Xha Gorioi – babai fatkeq, që adhuron të bijat; dashuria e tij shndërrohet në një ves.
  • Bajnshon – rruga e së drejtës dhe ndershmërisë, shoku i Rostinjakut
  • De Bosua – cinizmi i shoqërisë së lartë, e afërme e Rostinjakut

Linjat e romanit “Xha Gorio”

Njëra prej qendrave është e lidhur me figurën e xha Gorioit (familja). Gorioi të gjithë pasurinë e tij ua jep të bijave, duke e martuar Anastasinë me kontin e shquar De Resto, ndërsa Delfinën me bankierin shumë të pasur, baronin De Nusingen, por të bijat kanë turp prej të atit, i kthejnë shpinën, nuk i shkojnë madje as në varrim, duke dërguar kaloshinat bosh vetëm me stemat e tyre. Kjo është vetëm njëra linjë e subjektit.

Linja tjetër merret me heroin tipik balzakian, Rostinjakun (rritja sociale, karriera). Rostinjaku ishte një djalosh i ri prej një familjeje fisnike provinciale të rënë nakti e në varfëri, i cili ka ardhur në Paris të bëjë karrierë. Me të lidhen edhe tri linja të tjera të romanit. Secila prej tyre shënjon rrugën e mundimshme të jetës për të:

  1. Votreni është njëkohësisht një personalitet enigmatik, tërheqës dhe i papranueshëm; ai propozon rrugën e krimit si mundësinë më të shpejtë të pasurimit dhe të ngritjes në pozitë shoqërore. Rastinjaku duhet të dashurohet e të martohet me Viktorinën, një vajzë krejt të pavënë re, ndërkaq qe tjetri, një njeri pa pikë lidhje me ta, do të vrasë në të njëjtën kohë, vëllain e saj, dhe vetëm atëherë ajo do të bëhet trashëgimtare e miliona frangave të të atit, Tajferit. Votreni është një filozof në mënyrën e vet. Ai e mëson Rastinjakun: “Nëse në shoqërinë e lartë nuk lëshohesh si bombë, atëherë duhet të depërtosh si epidemi.”  Rastinjaku luhatet, por nuk vendos ta pranojë ofertën. Kjo rrugë duket shumë e rrezikshmeVotrenin e ndjek dhe e arreston policia, ai del se është i arratisur nga burgjet.
  2. Rruga tjetër e mundimshme për Rastinjakun paraqitet në figurën e Bjanshonit, mjekut të shquar. Kjo është rruga e ndershme e punës në jetë, por ajo të con shumë ngadalë drejt suksesit.
  3. Rrugën e tretë ia propozon kontesha De Bosean: duhet t’i flakësh përfytyrimet romantike mbi nderin, dinjitetin, fisnikërinë, dashurinë, duhet të armatosesh me cinizëm, të veprosh nëpërmjet femrave mondane, pa iu dhënë seriozisht asnjërës prej tyre. Vikontesha e thotë këtë me dhimbje e sarkazëm, por vetë ajo nuk mundet te jetojë ashtu, prandaj dhe e braktis duke i dhënë fund jetës. Rostinjaku zgjedh këtë rrugë. Ishte Xha Gorioi që e solli atë në këtë zgjedhje, prandaj dhe romani merr këtë emër.

Vecori të krijimit

Marrëdhëniet personazh-mjedis jepen në varësi të njëri-tjetrit. Ndërmjet personazheve e mjediseve ka përplasje pasionesh dhe interesash.

Vecori të stilit të Balzakut

  • Struktura shumë-funksionale me linja paralele.
  • Personazhet rishfaqen në varësi të rimarrjes së temave dhe ideve.
  • Përshkrimi i hollësishëm.
  • Dramaciteti i theksuar që con ngjarjen në pikën kulmore.
  • Kontrasti: Tragjedi në jetë – Komedi në art.
Kjo vepër nuk ka rënë në asnjë tezë të Maturës Shtetërore për 12 vitet e fundit.

Për të parë Listën e veprave të Maturës Shtetërore 2020 së bashku me analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e letërsisë ndër vite, kliko këtu.

Review Overview

Analiza e Vepres:

User Rating: 4.3 ( 53 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)