fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Komedia Hyjnore – Dante Aligeri, Analiza dhe Vepra e Plote!

Njohuri mbi Dante Aligerin

Rreth periudhës kur jetonte Dante
Dante ishte poeti i fundit i Mesjetës dhe njëkohësisht poeti i parë i Kohes së Re. Vepra e tij kishte një karakter kontradiktor. Atdheu i tij ishte Italia, vendi më i përparuar i Europës mesjetare, ku më parë u zhvillua kapitalizmi, qendër e lulëzim tregtie, ku zotërimet feudale u zëvendësuan me qytete të pavarura, nga komunat republikane të cilat njihnin ose pushtetin e Papës ose pushtetin e perandorit gjerman. Ishin vite të zjarrta ku armiqësia midis komunave sillte luftra të përgjakshme. Përhapej etja për fitime. Tek të gjithë ndihej nevoja e bashkimit në një shtet të vetëm. Copëtimi i trashgueshem nga feudalizmi ishte nje pengese e madhe e zhvillimit te kapitalizmit. Problemi ishte se si duhej bashkuar vendi nen sundimin e Papes dhe Perandorit. Ne kete pike njerezit u ndane ne dy parti: ne guelfë dhe gibelinë. Lufta midis ketyre dy partive qe shume e eger ne qytetin e Firences, ne qytetet ku zhvillohej me shume tregtia, artizanati e kultura. Me 1289 Firence u be guelfe dhe qyteti me i fuqishem i Toskanes, prap paqja nuk u vendos  sepse vertet gibelinet u munden por shume ide te tyre iu nguliten njerezve ne koke. Guelifet u ndane ne te bardhe e ne te zi dmth ne perkrahes dhe kundershtare te “Rregullave te drejtesise”, qe u aprovuan me 1293 e qe perjashtonin nga pushteti fisniket. Me 1301 te bardhet perzune ne mergim te zinjte. Nuk kaloi shume kohe dhe me ndihmen e princit Karl Valua dhe Papa Bonafavit te 8 ia doli qellimit qe Firence te binte ne dore te te zinjeve. Dhe per te bardhet filluan persekutimet dhe mergimi i gjate. Ne kete atmosfere lindi dhe u rrit Dante Aligeri me 1265. Per femijerine dhe rinine e tij nuk dihen detaje…

 

Rreth jetës së Dantes
I ati i Dantes ishte jurist Aligero dhe e ema Bella. Dante ngeli shpejt jetim sepse e ema i vdiq dhe i ati u martua perseri. Ne moshen 11 vjecare e fejuan me nje vajze me te cilen me vone u martua, Xhemen. Ne moshen 9 vjec ai pa Beatriçen, qe ishte nje vjece me e vogel se ai, te cilen e pa perseri pas 9 vjetesh. Qe ne moshen 15 vjec ai  filloi te shkruante vjersha. Ishte pak i ashper ne pamje por me zemer te prekshme dhe me ndjenja te holla e te embla, qe studionte me etje dhe vullnet te madh per te pervetesuar kulturen e kohes, por qe i pelqente jeta e bukur, shoqeria e shokeve, shakate dhe dashuria. Dashuria e tij e vazhdueshme dhe frymezuese per Beatricen u kthye ne hidherim kur ne moshen 22 vjecare Beatricen e martuan me Simone de’ Barti. Ate e kishte ftuar nje shoku i tij ne dasmen e Beatriçes, pa ditur gje per ndjenjat e Dantes. E merre me mend hidherimin e tij… Pas tre vjetesh me 1290 hidherimi i tij u kthye ne deshperim, Beatriçja vdiq. Ne vepren autobiografike “Jeta e re” ai pershkruan parandjenjen e tmerrshme te vdekjes.

Ne moshen 24 vjec mori pjese ne beteje ne anen e guelfëve dhe me pas filloi te merrte pjese ne jeten aktive politike dhe shoqerore te Firences. Sidomos pas vekjes se Beatriçes u dha shume pas studimeve. Ai kishte aftesi te mrekullueshme dhe kujtese te forte. Lexoi veprat e mesjetes dhe studioi autoret e letersise antike Horacin, Ovidin, Lukanin, Seneken por mbi te gjitha Virgjilin, “Eneiden” e te cilit e dinte permendesh. Mesuesi i tij ishte Bruneto Lantini. Studioi filozofi, teologji, histori, mitologji, drejtesi, astronomi, fizike, matematike dhe kjo kulture enciklopedike do t’i hyje ne pune me vone ne vepren e tij Komedia Hyjnore.

Me 1294-1295 Dante shkroi tregimin e pare autobiografik ne historine e letersise se Europes perendimore. Me titullin “Jeta e re” ai shkruan gjithe historine e dashurise se tij me Beatriçen, te cilin e cileson si simbol i virtytit te se mires dhe u betua qe sdo fliste me per te. Vepren e tij ai ia kushtoi mikut te tij ne poezi e ne jete Guido Kavalkantit me te cilin filloi dhe rrugen e zhvillimit te poezise te stilit “te ri te embel”. Bashke u dashuruan dhe vuajten nga dashuria. Dante krijoji nje lirike te holle, reale, te thelle e te sinqerte, megjithese ai ruan karakterin abstrakt e filozofik te shkolles qe ka bere, ku dashuria toksore dhe qiellore shkrihen dhe behen nje. 

I dhene pas te bukures dhe prezent ne mbledhjet e shkrimtareve qe lexonin poezite e tyre, ai cdo vit e me shume merrte pjese aktive ne jeten e Firencës. Ne 1295 Dante ishte martuar nderkohe dhe kishte kater femije. (njera prej tyre quhej Beatriçe) Bokaçio thote: “deshira e tij ishte krejtesisht e mira e popullit”. Ai mori pjese ne korporaten e mjekeve dhe specialisteve pasi qe te merreshe me politik duhet dhe te ishe pjese e nje korporate. Detyra e tij filloi gjithnje te ngrihej derisa nje dite e derguan te Papa Bonafaci i VIII ne Rome duke perfaqesuar te bardhet, me 1301. Por ne ate kohe te zinjte pushtuan Firencen. Me 1302 ai u denua nga gjyqi me nje shume te madhe parash. Dy muaj me vone Danten e denuan me mergim te perjetshem dhe nese do ta kapnin te gjalle do e digjnin ne furren e drureve. Ky ishte nje moment tragjik per poetin pasi la femijet dhe gruan ne meshire te fatit dhe gjithe doreshkrimet e tij. Ai haset me vershtiresi te ndryshme ne udhetim, nga varferia dhe lodhja. Poeti i humb te gjitha shpresat per tu kthyer perseri ne vendin e tij. Gjate mergimit ai shkruan veprat e tij te pavdekshme. Me 1315 Danten dhe bijte e tij u denuan si rebel dhe do i prisnin koken nese do e kapnin. Por Dantja nuk u perkul.

“i drejte ne kembe, si nje kala/ qe e rrahin gjithandej erat e nuk tundet” (Purgatori, keng V. 14-15)

Me 1316 iu propozua qe te kthehej ne atdhe kundrejt nje pagese dhe qe te pranonte publikisht fajin. Ai i shkroi nje miku te tij fiorentin: “Nuk eshte kjo rruga e kthimit tim ne atdhe.. por neqoftese do te gjendej nje rruge tjeter qe te mos ishte kunder fames, kunder nderit te Dantes, kete po, me deshire do ta pranoja. E neqoftese ska nje rruge te tille per ne Firence, atehere une nuk do te hyj me kurre”.

Kur erdhi pati nje shprese se me ardhjen e Henrikut mund te kthehej prape ne Firence, por kjo shprese e braktisi dhe ai filloi perseri jeten e tij endacake. Udhetimet e shumta, takimet me njerez te ndryshem, pjesemarrja e gjalle ne jeten e vendit e bene Danten nje njeri me eksperience shume te madhe. Kjo eksperience e pasur, njohurite e thella enciklopedike dhe talentin e rralle e shkriu te “komedia” qe pas vitit 1555 e quajten “Hyjnore”. Nje burre gjeti ne Firence 7 kenget e para te “Ferrit” dhe e coi te poeti. Qe aty ai filloi te vazhdoje vepren, ku vargu i pare i Kenges se VIII nis keshtu: “Ju them, tash qe vazhdoj tregimin tim.” I perpire nga deshira per pune, Dante shfryhu gjithe pasionet e veta, sulmoi ashper armiqte e tij, u sul kunder tiraneve dhe korrupsionit te selise papenore, kunder veseve njerezore, u tregoi bashkekohesve se si duhet ndrequr njerezimi e si njerezit duhet te rrojne.

U quajt ‘komedi’ sepse perfundonte me nje fund te lumtur. Ne 1321 kur po kthehej nga Venediku u semure rende dhe me 14 shtator vdiq. 13 kenget e fundit te vepres qe mungonin, i gjeti djali i tij Jakopi.

Dante pervec “Komedi Hyjnore” dhe “Jeta e re” la nga pas edhe 6 vepra te tjera.

  1. “Rimat” – Jane disa sonete dhe balada qe i kushtohen Beatriçes, nje gruaje tjeter Monna Pietra dhe shokeve te tij. Kjo veper eshte e shkruar ne “stilin e ri te embel”. Ne gjuhen popullore.
  2. “Gostija” – perfshin kater traktate. Jane komente te kengeve te “Jeta e re”, ku poeti ia drejton masave te gjera dhe i fton ne gostine e tij ku gjellet jane kenget dhe buka komenti i tyre i gjithanshem filozofik, teologjik dhe moral.
  3. “Mbi gjuhen popullore” – ku synimi i tij ishte qe gjithe populli te kishte nje gjuhe te vetme. Ishte traktati i pare gjuhesor ne Evrope.
  4. “Monarkia” – ne kete traktat ai kishte si synim qe te bashkonte Italine dhe qe vendi te drejtohej nga nje perandor e Papa mos te hynte ne punet e shtetit por ne punet e shpirtit.
  5. “Letrat” – ku qartesohen dhe me shume idete e tij politike.
  6. “Kenget Bariotore” – e shkroi ne ditet e fundit te jetes se tij.

Komedia Hyjnore:

 

Struktura
Kjo veper u shkrua per 8 vjet. Kjo eshte nje poeme e madhe e shkruajtur e gjitha ne tercina *strofa 3 vargeshe* dhe e ndare ne tre pjese: Ferri, Purgatori dhe Parajsa. Secila prej te trejave ka nga 33 kenge + nje kenge qe e ka si hyrje ne fillim te ferrit, gjithesej ka 100 kenge.  Keto kenge permbajne 14.233 vargje njembedhjete rrokeshe.

Permbajtja

Ne gjysmen e jetes se tij rreth 35 vjec ne vitin 1300, ai humbi ne nje pyll te erret dhe ju shfaq hija e Virgjilit, derguar prej qiellit nga Beatriçja, e shpetoi duke kaluar ne nje shteg ku skalonte kemba e njeriut te gjalle.

  1. Te dy poetet Dante dhe Virgjili zbresin nen dhe, pra ne Ferr ku ka 9 rrathe dhe aty denohen mekataret. Fajet ne ferr, Dante i ndan sipas teorise se Aristotelit, ku njeriu mekaton nga shfrenimi (grykesia, koprracia, etj) dhe ketu poeti denimet i jep me te lehta, sepse jane veprime qe ne vetvete, te bera me mase nuk jane te demshme. Nga shpirtligesia (dhuna, tradhetia) ketu denimet jane me te renda sepse jane ne vetvete demprurese. Secili mekatar peson ne ferr ate qe ben ne jete. Ne fund te ferrit ishte akulli i perjetshem ku ishin mekataret me te medhenj – tradhtaret.
  2. Me pas dy poetet i ngjiten malit te Purgatorit. Ketu Dante i ndan fajet sipas teorise se Plutonit, ku njeriu mekaton nga crregullimet e dashurise. Dmth: kur dashuron dicka qe sduhet (kur njeriu do me shume vetveten, smira, kur njeri i do tjetrit te keqen, kur njeriu do te hakmerret), kur dashuron pa pasion te mire (plogeshtia), kur dashuron me pasion te tepruar (koprracia, grykesia, kur njeriu do te kenaqe me shume sec duhet gojen e vet, epshet dashurore). Te gjitha keto vese ndeshkohen ne Purgator nga 7 rrathe derisa arrihet ne parajsen tokesore. Ketu shpirtrat e te penduarve pastrohen permes vuajtjesh per te merituar pastaj lumturine e Parajses.
  3. Pas Purgatorit, vjen bashke me Beatriçen ne 9 qiej dantesk ku sundon drita e perjetshme. Qielli i pare eshte “Qielli i Henes” ku ishin shpirtrat qe ndonjehere kishin lene ne harrese kushtet fetare. “Qielli i Merkurit” ku ishin ata qe kishin bere ne toke pune te lavderueshme. “Qielli i Veneres” ishte qielli i shpirtrave dashurues. “Qielli i Diellit” ku ishin te diturit e Kishes. “Qielli i Martit” ishin luftetaret qe vdiqen per mbrojtjen e fese. “Qielli i Jovit” ku jane princat e urte e te drejte. “Qielli i Saturnit” qielli i shpitrave sodites. “Qielli i yjeve” ku ishin triumfuesi dhe ne fund “Qielli i pari levizes” qe rrethon Perendine i cili rri mbi Empirin e palevizshem, qe ka formen e nje trendafili te bardhe.

Mbas kesaj kenge triumfale, e kesaj lirike te larte, ku permes drites dhe harmonise, eshte paraqitur synimi, endrra e njeriut per nje lumturi tokesore, e ketu udhetimi ka marre fund.

Analiza

Dante ishte poet i fundit i mesjetes dhe poet i pare i kohes se re. Ai nga njera ane e shikon shpetimin e njeriut te Perendia. Por nga ana tjeter ka besim te thelle ne forcen krijuese e gjalleruese te mendjes njerezore.  Nga njera ane feja ate e meson te nenshtrohet e te meshirohet e nga ana tjeter eshte nje rebel i panenshtruar, nje kritikues i pameshirshem, qe deshiron te mbroje te miren dhe te luftoje te keqen per nje jete me te mire., te drejte dhe te lumtur. Danten e quajten “Poet me tendenciozitet te theksuar” e Komedine e quajten “Gazete fjorentine” kjo sepse Dante tregoi “gjithe thellesine shpirterore te kohes se vet”.

  • Ai kishte nje pasion te thelle politik, nje patriotizem te flakte, nje zemer mbushur plot dhimbje per atdheun e coptuar, prandaj i dedikoi dhe keto vargje:

“Orzeze Italie, mbytë ne lote e vaje/ ani e pa pilot neper stuhi/ jo zonje provincesh sje, po kuplerajë”

  • Shpirti i poetit vlon nga urrejtja kunder tiranise “se toke e Italise eshte mbulue unji me tirane”. I ngrihet kunder feudaleve:

Eja, mizeur, kete vend shiko cka e gjeti/ nga feudalet e tu.

  • Kur forcat e erreta tiranike, te mbrapshta e brutale qe kane ne dore edhe realizimet e medha qe mund te jape shkenca, orvaten sot qe te hedhin boten ne zjarrin e nje lufte te re, na vijne ndermend fjalet e Dantes: …se lufta n’shpirt tiraneve u vlon!

“Sepse kur thellesia e mendimit/ puqet me force brutale e ligesi/ asnje shperblim si mbetet njerezimit”

  • Natyren grabiqare te kapitalizmit Dantja e hetoi, me mendjen e tij gjeniale, qysh ne agimin e tij, kur dolen njerez te rinj qe kishin vetem nje qellim – fitimet e tyre:

“Njerezit e rinj, fitimet e pafund/ shfrenim, mendjemadhesi kane ngjalle ne ty/ sa qetesi, Fierence, spo gjen askund.” .. i turren qejt te vorfnit, nshort me e shkye/ kur lutet ai nder dyer per buken e thate.

  • E cfare guximi te madh duhet te kishte poeti ne ato kohe fetare, kur e mbushi Ferrin me prifte e me Pape.

“Keta qene prifterinj, qe krejt e kane te rruem/ majen e krese, e pape e kardinaj.”

  • Kisha e quante mekat etjen per te hyre ne thellesite me te fshehta te diturise, kurse Dantja shkruan: “Flaken ne shpirt nuk munden me ma shue/ boten un doja me e perpi me sy/ vese e vlere njerzore me hetue.”

Nuk fitohet gja tuj ndenje mbeshtete

Se mbi nenkrejca dhe mbi pupla tleta

Deri me sot askush lavdi ska gjete!

E po sle nam te mire cka duhet jeta?

Cduket si tymi ne ajer, si shkume mbi vale

Ai qe pa lene nje gjurme coi ditet e veta.

__

Asnje mos te harroje se eshte njeri

Ju le nuk keni per t gjalllue si shtas

Po per te ndjeke virtyt e dituni.

Dante eshte ne kete kryeveper arkitekt i perpikte, piktor dhe skulptor i perkryer, muzikant i mrekullueshem. Ai shprehet shkurt e ne menyre te sakte, zberthen ne formen me te thjeshte e njekohesisht madheshtore idete me te thella. Ai paraqet plot vertetesi psikologjine e njerezve dhe te casteve, detajet ai i merr perher nga jeta qe e rrethon. Di te krijoje po aq ne menyre te mahnitshme kuadro te gjera epike, pasazhe te holla lirike, apo skena te shkelqyeshme satirike. Gjuha e tij qe hodhi bazat e gjuhes se perbashket italiane eshte popullore, e gjalle, madheshtore dhe e kuptueshme. Megjithese shpesh alegorike.


Për 12 vitet e fundit, kjo vepër nuk ka rënë në asnjë provim të Maturës Shtetërore.

Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.
Për të parë Listën e veprave të Maturës Shtetërore 2020, kliko këtu.

Pjesa e plote e Ferrit nga Komedia Hyjnore e Dante Aligerit:

Review Overview

Analiza e Vepres:

User Rating: 3.91 ( 77 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)