fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Subjekti i veprës ‘Xha Gorio’ – Honore de Balzak

Këtu do të gjeni subjektin e zgjeruar të Romanit ‘Xha Gorio’. Për analizën e veprës klikoni këtu.

Zonja Voker, bijë nga familja fisnike e Konflanëve, ishte në grua plakë që zotëronte një pension familjar në rrugën Nevë-Sent-Zhenëvjevë dhe që njihej me emrin Voker i cili ishte i hapur për të gjithë, burra e gra, pleq e të rinj.

Pikërisht këtu jetonte dhe një fabrikant fidesh rreth të shtatëdhjetave me emrin Gorio, përvec tij në këtë pension jetonin dhe zonja Kutyrë e veja e një komisari e cila mbante dhe një vajzë të re me emrin Viktorinë Tajëfer të cilën e kishte bërë si vajzën e saj. Në pension jetonte dhe një plak që quhej Puare dhe një burrë rreth të dyzetave që quhej Votren, një zonjë me emrin Mishono dhe një student që jetonte në Fakultetin e Drejtësisë me emrin Eugjen de Rastinjak dhe përvec këtyre jetonin dhe shërbyesja Silvia dhe Kristofi.

Në fillim Xha Gorioi kishte marrë me qira një dhomë me hapsirë dhe të rregullt, ku ai kishte vendosur të gjitha stolitë e tij prej argjendi, vishej si një zotëri i vërtetë dhe shpeshherë vinin dhe e vizitonin dy vajza të bukura e të veshura mirë që kishin ngjallur dyshime në rradhët e qiraxhinjëve të tjerëve që kishin krijuar një përshtypje të keqe për Xha Gorioin. Me kalimin e kohës Xha Gorioi nuk kishte më aq të holla sa zotëronte në fillim kështu që filloi të shiste disa nga stolitë e tij të argjenda dhe të merrte një dhomë me qira më të ulët.

Eugjeni, një student i ri që jetonte me ato pak të ardhura që i jepte familja e tij në vit, i magjepsur nga bukuria e salloneve mondane kërkon me cdo kusht të bëhet pjesë e tyre, kështu që tetoja e tij i shkruan një letër kushërirës së tyre zonjës de Bosean e cila ishte një nga gratë më të pasura të Parisit. Eugjeni i mahnitur dhe i joshur nga luksi dhe shkëlqimet e jetës së këtyre aristokratëve bën gjithcka për t’u bërë pjesë e tyre, kështu pasi kupton se si funksionon kjo shoqëri ai i shkruan një letër së ëmës ku i kërkon t’i sigurojë një shumë të hollash që ai të vishej dhe të zinte një të dashur në këtë shoqëri. Pjesë e kësaj shoqërie ishin dhe dy vajzat e Xha Gorioit, Anastasia de Resto që ishte martuar me zotin de Resto dhe Delfin de Nysingen që ishte martuar me bankierin de Nysingen.

Eugjeni fillon të mos shkojë më në universitet, ai paraqitej atje vetëm sa për apelin dhe pastaj shkonte dhe vizitonte kushërirën e tij zonjë Bosean e cila kishte një lidhje jashtë martesore me markezin D’Azhyda. Ai mëson prej saj se si funksionon kjo shoqëri dhe integrohet në të duke u bërë pjesë e saj.

Në pension, Votreni, një kriminel që e kishte pseudonimin Trompë-la-Mori, emri i të cilit në të vërtetë ishte Zhak Kolëni e persekutonte gjithmonë Eugjenin duke i shpjeguar atij mekanizmin për të arritur majat e kësaj shoqërie, por Rastinjaku nuk e duronte dot atë. Në teatrin italian atij i bie në sy bukuria e zonjes dë Nysingen ku ai vete e prezantohet me të dhe i bënë të kuptojë që ajo i pëlqen, kështu ai fillon një miqësi me të.

Rastinjaku merr vesh që zonja dë Resto dhe Nysingen janë të bijat e Xha Gorioit dhe që atëherë midis tyre lind një miqësi e re. Rastinjaku dashurohet marrëzisht me zonjën Nysingen duke shkuar bashkë në ballo dhe teatro. Xha Gorioi i cili gjithmonë ua kishte plotësuar dëshirat vajzave të tij që në vogëli, vazhdonte të shiste edhe ato pak sende të vyera që i kishin mbetur vetëm për të plotësuar kapricot e tyre, të cilat nuk ngopeshin kurrë megjithëse ai ua kishte dhënë gjithë pasurinë që zotëronte.

Eugjeni i dehur nga kjo jetë e re që po bënte e kishte të vështirë të ndahej prej saj, kështu Xha Gorioi që kërkonte të bënte të lumtur vajzën e tij Delfinën, i blenë asaj një shtëpi ku ajo të jetojë me Rastinjakun. Ndërkohë që zonjusha Mosean bie dakord me një komisar i cili kishte rënë në gjurmët e Votrenit për të vërtetuar që ai ishte krimineli që ai dyshonte, kështu ajo do të përfitonte një shumë të hollash. Votreni i ndodhur ngushtë zbulon identitetin e tij të vërtetë dhe arrestohet, ky rrëfim i tij i habit të gjithë qiraxhinjtë e tjerë pasi nuk e njihnin si person të tillë, më shumë nga të gjithë u zhgënjyr zonja Voker, të cilën Votreni e quante mama Voker.

Xhaxha Gorioi i entuziazmuar nga dashuria e së bijës me Rastinjakun mobilon me ato pak të holla që i kanë mbetur, apartamentin e tyre dhe merr me qira një dhomë sipër shtëpisë së tyre me qëllim që ta shihte Delfinën ditë për ditë, por zonja dë Nysingen i kërkon të atit ndihmë sepse burri i saj kërkonte që t’ia merrte të gjithë pasurinë që ajo zotëronte aty, vjen dhe zonja dë Resto e dëshpëruar se ishte zhytur në borxhe për të paguar borxhet e dashnorit të saj dhe që burri e kishte zbuluar.

Të dyja motrat zihen e shajnë njëra-tjetrën dhe Xha Gorioi i ndodhur midis dy zjarreve dhe në pamundësi për të bërë asgjë për të ndihmuar vajzat e tij të dashura për të cilat ishte gati të bënte gjithcka madje dhe shpirtin e tij, ndihet keq dhe nuk ngrihet më nga shtrati.

Në këtë kohë Rastinjakut i vjen një letër nga zonja dë Bosean e cila e fton atë dhe Delfinën në ballon e saj, një ballo që Delfina e kishte ëndërruar gjithmonë. Rastinjaku shqetësohet për gjendjen shëndetësore të Xha Gorioit dhe e lë atë nën kujdesin e Bianshonit, një studenti që studionte për mjekësi. Eugjeni ia bën të ditur gjendjen e Xha Gorioit Delfinës, por ajo nuk donte të hiqte dorë nga balloja dhe e detyroi Rastinjakun të shkonte me të, ndërkohë që Anastasia kishte shkuar te Xha Gorioi për t’i kërkuar lekë për të blerë fustanin e ballos. Gjendja shëndetësore e Xha Gorioit sa vinte e përkeqësohej dhe Rastinjaku me Boiasnshonin i bënin shërbime plakut të gjorë që kishte pësuar hemorragji cerebrale.

Eugjeni lajmëroi të dyja të bijat por asnjëra nuk erdhi, ndërkohë që Xha Gorioi i thërriste e i kërkonte me ngulm. Rastinjaku i shkruajti letra vajzave të tij por ato nuk u përgjigjeshin dhe Xha Gorioi i zemëruar me to nga njëra anë i shante e i mallkonte dhe nga ana tjetër kërkonte t’u dëgjonte zërin, t’i shikonte, t’i puthte bijat e tij të dashura për të cilat u vetësakrifikua. Ai i ndodhur në këtë gjendje i quante Eugjenin dhe Bianshonin, engjëjt e tij dhe u jep atyre uratat.

Xha Gorioi vdes dhe për varrimin e tij kujdesen dy të rinjtë me të hollat e tyre sepse dhëndurët dhe vajzat e Gorioit nuk morën pjesë as në varrim. Rastinjaku në fund duke zbuluar të vërtetat e jetës së shthurur pariziane i hedh një sfidë kësaj shoqërie: “Kush do të fitojë unë apo ti!”.

Vlerëso këtë postim

User Rating: 4.08 ( 23 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)