Vëllimi përmban 16 poezi lirike, si dhe poemthin erotik “Bukuria”, vlerësuar si vellimi më i mire i Naimit. I pari qe krijoi në letërsinë shqiptare poezinë e mirëfilltë filozofike.Eshte cilesuar si poeti kombëtar shqiptar, per shkak të ndikimit qe pati tek populli. Edhe pse dy poemat e gjata janë me karakter epik, Naimi ështe poet lirik. Tematika e veprës se tij mund te ndahet sipas motiveve: meditative-flozofik, erotik dhe atdhetar.Prirjen meditative – filozofike do ta gjejmë edhe në poezite me motivet e tjera.
Nami mendonte:”Shkenca dhe filozofia zbuļojnë të vërteten dhe e verteta eshte fytyra e perëndisë”.Botëkuptimi i Naimit mendimtar është mbrujtut nga literatura fetare dhe shkencore, pa gjetur kundervënie mes te dyjave
Pranon teorínë e Darvinit(prejardhjen e njeriut) dhe La Plasit (origjina diellore e tokes) pranon elementet e krijimit te materies (zjarrin,ujin, ajrin) dhe ndikohet nga filozofet e lashtë greke në botekuptimin e tij. Krijimtaria e tij artistike perqëndrohet në keto drejtime:
- Perëndia eshte e pranishme ne gjithë poezite e ciklit. Zoti është krijues i gjithe universit dhe botes tokësore. (“Endërrimet”). Zoti eshtë i shkrirë kudo në univers (“Perendia dhe lulet”). Ketu ze fill panteizmi naimjan dhe njeriu është shfaqja më e persosur e Zotit në toke. Nga pikepamja atdhetare ai e sheh Zotin si shprehje e vellazërimit dhe bashkimit mes bashkeatdhetarëve.
- Natyra jepet në të dy rastet si natyre kozmike dhe tokesore dhe ne te dy realitetet Naimin e mahnit bukuria e përjetësia e saj.I tërë universi jepet në lëvizje permes nje cikli rethor (“Dite e re”). Kjo e ndihmon autorin te mbështese idenë se edhe periudha e Skönderbeut do të përsëritet. Dukuria e perseritjes shoqërohet me dukurinë e metempsikozös (cdo gjë që ekziston, nuk humbet por shndërrohet nga nje forme, ne nje tjeter. (“Perendia”)
Metempsikoza – ndikim lindor
Si filozof ndien fuqinë dhe pafuqinë e njeriut për te rokur gjithë natyren. Ai pohon se sa më shume te dijë njeriu, aq me shume ka nevoje te dije. Por nga ana tjetër pohon se njeriu mund ta depërtojë në te fshehtat e natyres dhe të njohë Zotin.
Gjendet qendrimi i Naimit per:
- Jetën, e cila ështe burim gazi, dashurie, lulezimi. Simbol i saj eshte pranvera, e cila përshkruhet me ngjyra të gjalla. (“Pranvera”). Shpesh giejmë te pasqyruar dhimbjen nga lumturia. (Kjo ndeshet edhe ne motivin erotik)
- Vekjen, qe shfaqet në kuptimin e humbjes se njerëzve të dashur, si dhe ne kuptimin filozofikNe rastin e pare ndeshim dhimbje e trishtim të pangushëlluar.Por në koneptin filozofik ai hedh idenë se shpirti jeton pas vdekjes.Simbol i vdekjes është dimri.Vend të rëndësishëm zë meditimi mbi kohën e shkura.Vuajtjet për kohën e djalërisë janë të dukshme. Nderkohë në këtë tip poezie gjejmë shfaqje te hedonizmit, si mënyrë për të përballuar hallet e jetës.Nga ana stilistike dialektika e meditimit në keto poezi vjen përmës kundervenieve: lulëzim/vyshkje; e zeza/e bardha; e vërteta/gënjeshtra…Kulmi i filozofise aktive te Naimi vjen te “Fjalet e qiririt” dhe “Fyelli”, ku sillet dhe simboli i poetit në shërbim te njerëzimit. Ketu shkrihet uni filozofik, me unin lirik, me ate fetar dhe naimian.Disa prej figurave: qiriri, flutura, bilbili jane te pranishme dhe në poezine e Lindjes, por mënyra se si e sjell ate Naimi e afron më pranë poezise popullore shqiptare.
Bektashizmi e ndihmon për tu shfaqur liberal dhe i emancipuar ne temat e zemrës dhe femrës.
Temat që trajton: raportet jetë – vdekje; vdekje – përjetësi; njëri – zot; poeti – frymëzimi poetik.Naimi beson që përjetësia fitohet me vepra që le pas.
Vdekja e keqja e njerëzimit <=> Rebelimin e Naimit për Zotin, por nuk e mohon ate asnjëherë.Ai e konsideron njeriun si krijesën më të mirë të zotit dhe frymzimi i tij vjen nga Zoti.
Poezia erotike
Si dhe ne poezite e grupit te pare nidihet spontaneiteti. Në këtë tip poezie ndjshmëria e tij zbërthehet përmes këndvështrimit mediativ-filozofik.
Tipari kryesor i kësaj poezie eshte karakteri sodites, mahnitja prej bukurise femërore dhe vuajtja nga dashuria.Bukuria e vashës është hyjnore dhe tokësore. Të gjitha krahasimet per vashën ai i kerkon ne bukurine qiellore; sy – yje, balli-hënëfloket-drite qiejsh. Sipas Naimit Bukuria dhe Dashuria janë në lidhje te pandashme dhe te përjetshme më njera-tjetrën. E bukura shfaqet në dy plane: filozofik dhe njerëzor, si bukuri hyjnore dhe tokesore. Edhe ketu vjen pikepamja panteiste e Naimit: bukuria është kudo në univers, aty ku gjendet, aty ku gjendet Perëndia dhe formën më të përsosur e ka te vetë njeriu.Kulmi I ndjeshmërisë naimjane arrihet kur ai pohon se është e kot ta shpjegosh dashurinë dhe bukurinë: ato mund te zotërohen vetëm me anë të ndjenjës.
Poezia atdhetare
Poezia atdhetare e Naimit u bë ushqimi kryesor i atdhetarisë. Gjejmë në të të shkrira ide iluministe, humaniste e filozofike. Kjo tematikë gjen shprehjen e vet në keto forma: Dashuria dhe malli për vendlindjen, lidhja e pashmangshme me tokën ku ke lindur, pershkrimi i bukurive të natyrës, lartësimi i jehonës që u behet ngjarjeve te ndryshme historike, deshirës per ndryshimin e giendjes,humanizmit për popullin e thjeshtë.Krenarise kombëtare.
Një pjesë e poezive u drejtohet ngjarjeve te kohes. Trajtohet keshtu fati i atdheut në ngjarjet historike-politike pas Kongresit te Berlinit. Dhe janë program i vërtetë per kohën, ku poeti kërkon të ndricojë ndërgjegjen e bashkatdhetarëve (“Shqipëria”). Në disa poezi dënohet ashper politika e shovinisteve te Ballkanit dhe hedh mesazhin e respektimit të fqinjesise ndermjet popujve ballkanike.
Atdheu sillet në kuptim universal, duke theksuar sa i rëndesishēm është ai në jetën e njerëzve.
Dashuria per atdheun njëjtësohet me dashurinë për familjen; në kuptim filozofik është dheu qe ha bijtë e vet, duke, nënvizuar përjetësine e tij. (“Atdheu”)
Vlereson ngjarje të tilla si hapja e shkolles se parë shqipe në Korcë, ku i thur himn gjuhes shqipe si shenja e parë dalluese e kombit. Ai e shpirtëzon gjuhën shqipe. (“Gjuha jone”) Këtu shpreh pikëpamje iluministe për nevojen e diturisë për ndricimin e mendjes njerëzore.
Disa poezi sjellin dëshiren per ndryshim të gjendjes (“Shpreh”; “Perse”) si dhe te (“Shkendia e dielit ndaj manushaqes”) Ndihet toni solemn përmes të cilit shpreh besimin dhe shpresen për të ardhmen. Denon tradhëtinë si mëkatin më të madh ndaj vendit. (“Tradhetaret”). Ne asnje rast nuk predikohet përqafimi i filozofise fetare ne dëm të asaj atdhetare. (“Besa dhe perendia”). Disa poezi sjellin simpatinë për njerezit e thjeshte, hedh pikepamje te barazise shoqerore dhe mëshires kristiane. Evokimi i së kaluarës vjen jo vetëm përmes figures së Skënderbeut, por edhe te Pirros, Aleksandrit te Madh, Marko Bocarit etj. Ndërkaq figura e Şkenderbeut himnizohet nën dritën e humanizmit evropian, duke e sjelle atë te persosur dhe me prejardhje hyjnore. Historia rrefehet nga pozicioni i patriotit, brenda idesë filozofike se historia do të persëritet.
Kjo vepër per 12 vitet e fundit ka rënë në tezën e Maturës Shtetërore këto vite:
Per te zhvilluar testet e fundit online dhe per te marre rezultatet automatikisht ne kohe reale:
Zhvillo Online Testin – 2010
Zhvillo Online Testin – 2008
Për të parë Listën e Veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me Analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.
One comment
Pingback: Lulet e Verës - Naim Frashëri (Analizë Letrare) - Matura Shtetërore 2024