fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Kenget e Milosaos – Jeronim de Rada – Analize e plote!

1) Tematika tek Kenget e Milosaos

  • Tek Kenget e Milosaos kemi temen e dashurise dhe ideja qe krijohet nga kjo veper eshte se dashuria e vertete ia del te triumfoje mbi te gjitha paragjykimet, thashethemet apo edhe mbi diferencat klasore dhe te gjitha konfliktet qe keto te fundit krijojne.
  • Shpeshhere dashuria per atdheun duket sikur del mbi dashurine e Milosaos per Rinen. Ne disa kenge Rina nga dashuria e madhe i kerkon Milosaos qe te mos te shkoje ne lufte, por ai i pergjigjet se per atdheun do ta derdhe gjakun lum.
  • Ne veper shprehen dhe ide kunder pabarazise shoqerore dhe simpati per njerezit e thjeshte.
  • Vargjet e para: “Bota kish nderruar lisa…” dallohet qe De Rada e sheh jeten si nje levizje te panderprere, e cila vazhdon edhe me vdekjen.
  • Per te shpetuar dashurine e personazheve, nje termet bie ne Shkoder dhe te gjithe humbin shtepite e tyre. Ne kete menyre diferencat klasore sheshohen, por njerezit nuk ndryshojne dhe paragjykimet vazhdojne, ndaj lumturia e dy te dashuruarve nuk vazhdon gjate.

2) Plani ideor dhe konfliktet

  • Tek Kenget e Milosaos kemi temen e dashurise dhe ideja qe krijohet nga kjo veper eshte se dashuria e vertete ia del te triumfoje mbi te gjitha paragjykimet, thashethemet apo edhe mbi diferencat klasore dhe te gjitha konfliktet qe keto te fundit krijojne.
  • Shpeshhere dashuria per atdheun duket sikur del mbi dashurine e Milosaos per Rinen. Ne disa kenge Rina nga dashuria e madhe i kerkon Milosaos qe te mos te shkoje ne lufte, por ai i pergjigjet se per atdheun do ta derdhe gjakun lume.
  • Ne veper shprehen dhe ide kunder pabarazise shoqerore dhe simpati per njerezit e thjeshte.
  • Vargjet e para: “Bota kish nderruar lisa…” dallohet qe De Rada e shikon jeten si nje levizje te panderprere dhe qe vazhdon edhe me vdekjen.
  • Per te shpetuar dashurine e personazheve, nje termet bie ne Shkoder dhe te gjithe humbin shtepite e tyre. Ne kete menyre diferencat klasore sheshohen, por njerezit nuk ndryshojne dhe paragjykimet vazhdojne, ndaj lumturia e dy te dashuruarve nuk vazhdon gjate.

3) Vecorite e kompozicionit

  • Ajo perbehet nga 30 kenge te cilat nuk kane lidhje te drejtperdrejte me njera tjetren edhe pse personazhet jane te njejte.
  • Ne secilen kenge rrefehet nje ngjarje e re e cila zakonisht nuk ka lidhje me kengen paraardhese.

4) Personazhet kryesore

  • Milosao – Heroi romantik, me ide te perparuara qe vjen nga shtresa e aristokracise. Ka karakter burreror dhe eshte i dashur. Di te arsyetoje mbi ate qe ndjen dhe karakterizohet nga ndjenja e patriotizmit. Eshte i dashuruar me vajzen fshatare dhe triumfon mbi paragjykimet e shoqerise.
  • Rina – Vajze e thjeshte fshatare, shume e ndrojtur per shkak te pozites se saj dhe kultures se paket. Ajo shpeshhere bie pre e thashethemeve, por dashurine nuk mund te mos e shprehte dhe perfundimisht arrin te jete se bashku me te.
  • Zonja e Madhe – Nena e Milosaos, dallohet si patriote por edhe si paragjykuese e diferencave te shtresave te shoqerise. Ajo kundershton fort martesen e Milosaos me Rinen per shkak se kjo e fundit nuk vjen nga e njejta shtrese me ta.
  • Motra e Milosaos – nuk merr pjese shume ne veper, eshte me teper si siluete, por karakterizohet nga dashuria qe ka per vellain e saj.

 5) Vlerat dhe vecorite artistike 

  • Si poet romantik, De Rada e vendos Milosaon perballe dy detyrave. Detyren per atdheun dhe detyren qe ka perballe gruas se tij, Rines. Vete Milosao misheron heroin romantik.
  • Poeti i shfaq ndjesite e tij me anen e metaforave dhe similitudave.
  • Shpesh ne veper gjejme cifte antonimike si p.sh “e re – e mocme”.
  • Figuracioni i perdorur eshte shume i vecante sepse me anen e nje fjale, mendohen shume te tjera. Pra per ta parafrazuar duhet te shkruajme shume.
  • Menyra e rrefimit eshte shume interesante dhe jo e lodhshme.
  • Perdoret gjeresisht dialogu, pasi kjo menyre e krijon ngjarjen nga vete goja e personazheve duke e vendosur lexuesin me teper brenda vepres.
  • Stili i shkrimit te Poetit i lidh fort personazhet me natyren. Sa here qe kemi trazira midis Milosaos dhe Rines p.sh, jepet ndonje levizje e natyres, si levizje e deleve neper vathe etj.

Kjo vepër per 12 vitet e fundit ka rënë në tezën e Maturës Shtetërore këto vite:
Per te zhvilluar testin online dhe per te marre rezultatet automatikisht ne kohe reale:
Zhvillo Online Testin – 2013

Për të parë Listën e Veprave të Maturës Shtetërore 2020 së bashku me Analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.

Review Overview

Analiza e Vepres:

User Rating: 3.91 ( 89 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)