Shembull nga projekti “Hebrenjte dhe Shqiptaret”:
Studimi i fundit mbi hebrenjtë në Shqipëri ofron këndvështrime të reja të patrajtuara më parë, si për shembull, për rolin e ambasadorit të parë amerikan Herman Bernshtajn, me kombësi hebreje në Shqipëri në vitet 1930-1933, i cili përgatiti një marrëveshje, sikurse është pohuar, në bashkëpunim me ambasadorin shqiptar në Uashington, Faik Konica. Sipas studiuesit Sinani, hebrenjtë në Shqipëri nuk erdhën rastësisht. Ka pasur bisedime dy dhe shumëpalëshe me qeverinë shqiptare: “Ardhja nuk ka qenë rastësore. Qe në vitin 1932-1933 fillojnë bisedimet dy dhe shumëpalëshe me qeverinë mbretërore për të krijuar një mundësi që në Shqipëri të instaloheshin grupime të mëdha hebrenjsh të Evropës Qendrore. Këto bisedime janë bërë nga Lidhja e Kombeve, nga Komisariati i Lartë i Refugjatëve dhe nga organizata izraelite. Ka pasur edhe bisedime të nivelit dypalësh midis Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë mbretërore. Edhe këto bisedime janë bërë për të vendosur në masë hebrenj në Shqipëri. Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave shqiptare, sepse e dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte përndjekje të tyre, nuk kishte kuota pranimi, nuk kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte genocid ndaj kombeve të tjerë. Ato e dinin se shqiptarët kishin besë, se i hapnin derën mikut dhe kujtdo qe ishte në nevojë, se qeveria e tyre dëshironte përparimin e vendit dhe të ekonomisë, dhe se hebrenjtë vendas jetonin si gjithë të tjerët…
(Perpunuar nga materialet e Google dhe Wikipedia)