fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Humanizmi dhe Rilindja Evropiane – Projekt në Histori

Humanizmi dhe Rilindja Evropiane

Humanizmi

Humanizmi (lat. humanitas – njerëzia) është një filozofi etike dhe një botëkuptim, që drejtohet nga interesat, vlerat dhe dinjiteti në veçanti të njerëzve. Ai bazohet nga thirrja e cilësive botërore njerëzore, veçanërisht arsyes, historisë së përbashkët, përvojës dhe besimit. Toleranca (durueshmëria), paqja dhe liria e ndërgjegjes janë parimet më të rëndësishme për jetesën e përbashkët njerëzore.

Historia e humanizmit

Shoqëria evropiane filloi të ndryshojë që në shekullin XIV. Këto ndryshime u bënë më të mëdha e të thella në shekujt XVXVI.

Më parë jeta e njeriut ishte nën ndikimin e fesë kristiane. Kisha kishte autoritet mbi çdo gjë : mbi shkencën, artin dhe vete jetën e njeriut. Ajo dhe librat me shenje u mësonin besimtareve së çdo gjë, lufta sëmundja, fatkeqësitë e natyrës dhe gëzimet e jetës, pra e mira dhe e keqja vinin nga dëshira e Zotit. Jeta e vërtete është ajo qiellore dhe jo jeta në tokë. Gjatë shekullit të XV, feudalët e pasur filluan ti shkëputen këtyre shikimeve, që bënin jetën më të keqe e të varur, duke shikuar mënzra se si ta jetojmë jetën me më shumë luks, gj që solli në një botkuptim të ri shoqëror, humaniymi, ku njeriu e jo zoti ishte në qendër të vemendjes.

Shkrimtaret e mendimtarët e shekullit XIV filluan të shkëputen nga këto mësime. Ata studiuan artin dhe kulturën e vjetër greke e romake. Ky qytetërim vlerësonte jetën tokësore dhe bukuritë e saj, si dhe njeriun me aftesite e tij mendore e fizike. Kjo kulturë e re u quajt letërsi humane prandaj shkrimtaret, artistet e mendimtarët që studionin veprat e klasikeve dhe gjuhen greke e latine u quajtën humaniste dhe i gjithë shekulli XIV u quajt periudha e humanizmit.

 HUMANISTËT MË TË SHQUAR SHQIPTARË DHE VEPRAT E TYRE

 

1.Marin Barleti (rreth 1460 Shkodër – 1512-1513) ishte humanist i shquar, historian, i pari autor i njohur dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë së vjetër shqiptare, teolog dhe prift katolik. Për jetën e tij dihet fort pak. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për rrethimin e parë nga i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun “nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s’mund të shkruaj pa lot në sy”. Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik me 1504. Këtu plotësoi kulturën e tij humaniste dhe u bë një njohës i thellë i letërsisë klasike dhe i gjuhës latine, në të cilën shkruajti veprat e veta; filloi të japë leksione. Në mjedisin e të mërguarve të shumtë shqiptarë, mjaft nga të cilët kishin qenë bashkëluftëtarë të Skënderbeut, fitoi njohuri të gjera për epokën e heroit dhe luftën e madhe të popullit shqiptar për liri, të cilat i zgjeroi edhe me të dhënat e literaturës. Koncepti i lartë i Marin Barletit për historinë e vërteton atë si një mendimtar të shquar, tek i cili kleriku zhduket prapa humanistit; historia për të ishte fryt i veprimit të njerëzve dhe jo të fuqive hyjnore. Veprën e vet ai e mendonte si një përmendore që ia kushtonte luftës për liri të atdheut dhe popullit të vet; ajo nuk do të kishte një funksion thjesht estetik, por do t’i shërbente së vërtetës, si mësuese e jetës, që do t’i mësonte njerëzit për «të hapur sytë e për të drejtuar si duhet punët e njerëzimit. «Historia e Skënderbeut» e Barletit u bë burimi më i rëndësishëm, nga ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e luftërave të lavdishme të popullit tonë nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe frymëzoheshin për përpjekjet e tyre për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë. Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë.

2. Marin Beçikemi (1468-1526) i lindur në Shkodër, ai studioi e dha mësim në Raguzë të Dalmacisë, në Breshja të Italisë së Veriut, dhe u shqua si Profesor i retorikës në Universitetin e Padovës. La shkrime të ndryshme në gjuhën latine, shkrimet e tij u përdorën si tekste edhe në “Scuola degli Albanesi”,- ku për njëfarë kohe ishte dhe mësues. Me 1503 botoi në Venedik një “Panegjitik” me interes për historinë e Shkodrës dhe për dëshmitë që autori sjell mbi qëndresën e saj kundër osmanëve, në të dy rrethimet e viteve 1474 e 1478. Këto ngjarje, ku të afërmit e tij morën pjesë, ai i ka jetuar si fëmijë. Vepërza ka ndonjë të dhënë me interes edhe për Skënderbeun, si edhe për historinë e mëparshme të Shkodrës. Autori është një stilist i zoti. Me “Pangjirinkun” e tij Beçikemi, si edhe Dhimitër Frângu e Marin Barleti, u bëri jehonë përpjekjeve të shqiptarëve për të hequr qafe zgjedhjen turke dhe u shërbeu atyre perpjekjeve. Dhimitër Frângu lindi në qytetin e Drishtit më 1443 afër Shkodre; vdiq më 1525, në moshën 82 vjeçare. U shkollua si klerik katolik, profesion që e ushtronte gjatë gjithë jetës së tij. Dh. Frângu u lidh ngushtë me heroin shqiptar Skënderbeun dhe e shoqëroi atë në udhëtimin që bëri gjatë vitit 1466-1467 në Romë e në Napoli, që në moshën 16-vjeçare u vu në shërbim të tij. Dhimitër Frângu qé kushëri nga nëna me dukët e Drishtit, me Pal A. Engjëllin arqipeshkev i Durrësit (14171469), prelat kishtar, humanist i shquar dhe krahu i djathtë e bashkëpunëtor e diplomat i Skenderbeut, me vllaun e tij Pjetër A. Engjëllin (1443-1512), një ndër kapedanët e sprovuar të Heroit. Duhej të ishte në marrdhënie me Barletin, ndofta edhe me Marin Beçikemin, që jetonin edhe ato në atë kohë në Venedik. Të vetmen vepër që shkroi, ai ia kushtoi figurës së Skënderbeut “Komentar për punët e osmanëve dhe të zotit Gjergj Skënderbeut, princi i Epirit. Dëshmitar i ngjarjeve të mëdha që përjetoi populli shqiptar në luftrat kundër pushtuesve osmanë në shek. XV, njeri i mbruajtur me kulturën humaniste, Dhimitër Frangu na paraqitet me veprën e tij si një historian i aftë, me origjinalitetin e tij, i saktë në datime e vende ngjarjesh, me një stil të pëlqyeshëm, me mendime e shprehje të qarta dhe terheqëse për lexuesin shqiptar dhe të huaj. Biri i Pjetër Engjëllit, Pali, i lindur në Venedik, ma vonë shuguruar prift, njeri me kulturë humaniste, autor i disa librave fetarë, qe emëruar famullitar në Briana, ku do të zëvendsonte kushëririn e tij Dhimiter Frangun pas vdekjes së tij, më 1525. Në Briana ai gjeti dorëshkrimin latinisht të Dhimitër Frangut, e përktheu në italisht dhe e botoi në Venedik më 1539 nën këtë titull: “Comentario de le cose de’ Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d’ Epyro” (Komentar i të bëmave të Turqve dhe i Z. Gjergj Skanderbegut, princ i Epirit). Vepra u botua pa emër të autorit, nuk dihet perse, dhe pa vend botimi (dihet se në Venedik), Në gjuhën italiane ajo qe ribotuar më 1540, 1541, 1545 etj. Ajo u ribotua së bashku me veprën “Dell’ assedio di Scutari” (Mbi rrethimin e Shkodrës) të Marin Barletit dhe në permbledhjen e Francesco Sansovino-s më 1564 etj. Në mesin e shekullit XVI ajo u përkthye e u botua edhe në frëngjisht (Paris, 1544) dhe në anglisht (Londër, 1562). Është një vepër me theks të fortë patriotik, që njohu 17 ribotime në Itali, pra një sukses të ndjeshëm, duke u përkthyer edhe në frëngjisht, anglisht e rumanisht më vonë.[1] Duke menduar se dorëshkrimi i Dhimiter Frangut është krijuar pas daljes në dritë të veprës madhore të Marin Barletit për Skenderbeun (1508-1510), disa studiues të

3. Eshtë menduar se vepra e Dh. Frangut është një permbledhje e shkurtër e veprës barletiane, po në fakt vepra e Dh. Frangut ka merita të veçanta si vepër origjinale, me të dhëna të reja, me datime më të sakëta, me një qendrim më realist në pershkrimin e betejave dhe të numrit të pjesëmarrsve në to etj. Pra ajo konsiderohet një burim autentik i pavarur. Dh. Frangu na e jep të saktë daten e kthimit të Skenderbeut në Krujë, daten e vdekjes së Heroit, 17 janar 1468 (jo 1467!). Është për të ardhur keq se vepra e Dhimiter Frangut nuk është përkthyer shqip. Më 1992 atë e përktheu studiuesi i palodhur shkodran Zef. M. Harapi, po ajo mbeti dorëshkrim. Në Buletinin e Institutit Pedagogjik Shkodër më 1967 dhe 1968 janë përkthyer e botuar vetem fragmente Gjon Gazulli (Mendohet të jetë nga Mirdita, ose Zadrima e Shkodrës, 1400 – Republika e Raguzës, 19 shkurt 1465) prift shqiptar dominikan, humanist, matematikan, astronom ndër më të shquarit të kohës (njihet edhe si Gjon Gazuli, Gjin Gazulli dhe Johan Gazuli) ishte diplomat në shërbim të Skënderbeut e ambasador i tij në Raguzë. Gjoni ishte vëllau i Pal Gazullit dhe Andrea Gazullit. Në dokumentet e kohës : “Johannes Gini Gazulo, artium doctor, astronomus praeclarissimus” (Gjon Gjin Gazulli, doktor i shkencave dhe astronom shumë i çmuar) që edhe profesor i Universitetit Al’Bo’ të Padovës, ku sot gjindet fakulteti i juridikut. Gjon Gàzulli ka qenë një ndër figurat më të shquara të shkencës europiane të shekullit të XV. Veprimtaria e tij shtrihet në atë hark kohor që lidh dy prej epokave më në shenjë të kohës: humanizmit dhe Rilindjes Europiane. Duke marrë parasysh shtrirjen e veprimtarisë së tij: astronomi, matematikë, fizikë, filozofi, diplomaci, arte, mund të thuhet pa frikë se ai ka qenë një enciklopedi e kohës së vet. Padyshim, dy degët ky ai shkelqeu ma shumë janë astronomia dhe diplomacia. Që të mund të hidhet dritë mbi jetën dhe vepren e tij, është e domosdoshme të gjurmohen arkivat e kohës: të Padovës, të Budapestit, të Venecias, e sidomos të Raguzës (Dubrovniku i sotem – ku ai jetoi e punoi më gjatë). Janë veçanërisht me vlerë seritë e mëposhtme arkivore: Diversa Notarie; Acta Consilii Rogatorum; Acta Consilii Minoris; Lettere et commissione Levantis; Testamenta Notarile etj. Aleksi Andrea (Durrsaku, 1425-1505) lindi në Durrës, ishte veprues i zellshëm në arkitekturë, njëherësh ishte piktor dhe skulptor që la gjurmë në kohën e rilindjes dalmatine. Karakteristikë e Aleksi Andreas ishte që në punimet e tia, shënonte mbishkrimin në të cilin shkruhej origjina e tij. Që në rini shkoi në Split të Dalmacisë dhe aty studioi pranë skulptorit Mark Troja. Është autor i statujave të lozhës së tregtareve në Ankonë të Italisë, i 1454 afreskeve në një kishe të ishullit Arabe të Dalmacisë. Kryevepra e tij mbahet Pagëzimorja e Trogirit.

Vlerësimi i projektit

User Rating: 3.13 ( 25 votes)

Shihni dhe

Ahmet Zogu dhe Fan Noli – Projekt në Histori

 Ahmet Zogu dhe Fan Noli •Ahmet Zogu, formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I Skëndërbeu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)