Ahmet Zogu dhe Fan Noli
- •Ahmet Zogu, formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I Skëndërbeu III Mbret i Shqiptarëve, (Lindi më 8 Tetor 1895 , në Burgajet të Matit, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV. – 9 Prill 1961. Suresnes pranë Parist), ishte politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm (30 janar 1920 – 14 nëntor, 1920), kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 – 1928) dhe mbret i shqiptarëve 1 shtator1928 – de facto 7 prill 1939 pas pushtimit italian, ndërsa de iure më 2 janar1946 pas shpalljes së Shqipërisë Republikë
- Ahmet Zogu lindi ne Burgajet me 8 tetor 1895. Mbas vdekjes se babait te tij Xhemal Pasha Zogu ai u be kryeja e shtepise se tij duke u mbeshtetur nga nena e tij, Sadije Toptani qe me pas u be nena mbretereshe. Ne kete kohe 13 vjec Ahmet Zogu behet keshtu shef i krahines se Matit. Qe i ri dergohet ne liceun Francez te Gallatasarait ne Turqi per te kryer studimet. Ne vitin 1912 Zogu largohet nga Turqia per tu kthyer ne Shqiperi, mbas lajmeve alarmante qe vinin nga vendi i tij. Ne moshen 17 vjecare Zogu rrok armet dhe ne krye te 2000 njerezve te besuar shkon e lufton per te mbrojtur Shkodren e rrethuar nga serbet e Malazezet. Megjithe moshen e re Zogu eshte i ftuar te marre pjese ne ceremonine e shpalljes se Pavaresise ne 28 nentor 1912. Zogu merr pjese ne luftimet kunder serbeve ne Kruje ku arrin nje fitore me njerezit e tij duke refuzuar ndihmen e Austro-Hungarezeve.
- Ne 1917 nje komision imperial i drejtuar nga Princi Windischgraetz dergohet ne Mat dhe i ofron Zogut graden e Kolonelitte ushtrise Imperiale dhe e fton qe te lidhet me forcat Austriake. Zogu refuzon duke u shprehur keshtu : “Austria ka ardhur ne Shqiperi si mike per te smbrapsur ushtrine serbe. Ne te njeten kohe po si mike e jona ajo nuk ka te drejten te nderhyje ne problemet tona te mbrendeshme. Shqiperia eshte nje vend neutral dhe neutraliteti i saj duhet respektuar.”
- Nen preteksin e vdekjes se Perandorit Jozef nje delegacion i kryesuar nga Zogu niset ne Austri dhe aty Zogu mbahet ne Austri nen survejim shtepiak dhe megjithe protestat e Zogut ai do te leshohej vetem mbas amnistise se 1918. Ne kete moment 1919-1920 Zogu kthehet nga ekzili i forcuar atje me pas niset me nje grup njerezish per te marre pjese ne kongresin e Lushnjes. Zogu deklaron ne kete kongres : “Ne nuk do t’ju lejome armiqeve tane te futen ne tokat tona si ne nje shtepi pa zot. Pushkeve dhe topave te tyre ne do t’ju kunderveme fortifikatat e trupave tane. I emeruar nga qeveria Delvina, minsiter i Brendeshem ne moshen 25 vjecare, Zogu arrin ne krye te tripave Shqipetare te thyeje trupat Italiane neVlore.
- Mbas doreheqjes se kryeministrit Vrioni dhe Pandeli Evangjeli, Emerohet Kryeminister dhe Komnadat i Ushtrise Shqipetare. Me 2 dhjetor 1922 ai adreson kete mesazh : Jam i bindur se qeveria e re do t’ju pergjigjet deshirave te popullit, njekohesisht deshiren e tij per te krijuar nje shtet Perendimor, plotesisht te civilizuar. Qeveria kurre nuk do te pengoje te drejtat e qytetareve dhe lirine e shtypit. Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe politika e saj duhet te jete e qarte, transparente dhe e realizueshme. Ne perkrahim shtetet feqinje dhe kerkojme qe keto shtete te respektojne plotesisht e njekohesisht pavaresine dhe suvranitetin e Shtetit tone.”
- Me 1924 perballe tensionit te krijuar nga opozita e Nolit Zogu strehoet ne Jugosllavi, ne 20 prill. Me 24 dhjetor Zogu drejto trupat cliruese dhe mberrin ne Tirane ku aklamohet nga populli. 5 janar 1925 Zogu emerohet nga Keshilli regjent i krijuar ne Lushnje, te formoje nje qeveri te re. 21 Janar Zogu paraqet nje projekt kushtetute qe e ben Shqiperine Republike. 31 Janar Zogu shpallet President i Republikes Shqipetare. 1925 mbasi mbledh 540 shefat e Krahines se Shkodres, Dibres dhe Kosoves e ju paraqet programin e tij ata i japin besen se do ta mbeshtesin dhe ti sherbejne dinjesisht. Me 1 shtator 1928 ndryshime kushtetues e Shpall Shqiperine Manarki dhe Zogun mbret i Shqipetareve. Kjo behej per ta bere Zogun mbert te shqipetareve ne Kosove dhe Çameri.
- 27 nentor 1926 dhe 21 nentor 1927 nenshkruhen dy pakte me Italine, keto pakte kane karakter politik, ekonomik dhe ushtarak me nje kohezgjatje 20 vjecare. 2 Maj 1938 Zogu 1 martohet me Zonjushen Konteshen Xheraldine Apollonin, hungareze. 5 prill 1939 Zogu therret Asamblene Kombetare per te shpallur gjendej e luftes. 7 prill Zogu largohet nga Shqiperia. Mbas ketij casti Zogu me familjen kalojne peripeci duke kaluar nga Greqia,Rumani, Poloni, vendet Balte, Suedi, Norvegji per te arritur ne France ne prill 1939 me oborrin e tij te perbere nga 60 vete. 10 maj 1940 me hyrjen e nazisteve ne France peripecite nuk mbarojne per Zogun ai detyrohet te largohet ne Orleans, Royan, Bordeaux, ST Jean de Luz ku niset per ne Angli ku mbreti George 6 i jep azil politik.
- I zhgenjyer nga mos perkrahja e perendimoreve ai largohet nga Londra ne Egjipt ne janar 1946 ku pritet nga Mbreti Faruk 1. 7 janar 1947 Zog mbas nje marveshje me Ballistet zgjidhet si President i Juntes Ushtarake dhe duke pasur si zevendes Z.Ermenji dhe Kryeziu. dhesekrater Gaji Gogo. Krijon Kompanine 4000 duke pasur qellim stervitjen e patrioteve per te rezuar qeverine komuniste. 1951 Zog shkon ne USA per te diskutaur dhe bashkepunaura me CIA per rrezzimin e qeverise koministe ne Tirane. Me urdher te Zogut Kompania 4000 shperndahet mbas disa deshtimeve dhe vrasjen e ushtareve dhe me vone u morr vesh se nje nga komandantet amerikane KIM PHILBY ishte agjent sovjetik.
- Ne 1954 Zogu largohet nga Egjipti pas renies se mbretit Farouk dhe ardhjes ne pushtet te Naserit. Zogu mberin ne Cannes ne France 5 shtator 1957 Zoguu shpall Leken Trashigimtar te Kurores Mbreterore. 9 prill 1961 Ahmet Zogu shuhet ne Spitalin e Sursnes afer Parisit ne oren 16 ne moshen 65 vjecare.
- Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati, Stiliani, ndonëse trashëgoi një pronë tokë, nuk u mor me bujqësi, po shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Filloren dhe të mesmen i bëri greqisht.
- Por me shumë ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip. Që në bankat e shkollës iu shfaqën karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë që e pengoi të emërohej mësues atë vit shkollor. Më 1900 vajti në Greqi, me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. S’i eci mbarë. Studime nuk i bëri. Atëherë u hodh në punë të tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtitës. Tek punonte atje, iu ngjall dëshira të mërej me dramaturgji.
- Më 1903 kaloi në Egjipt, ku zuri punë si mësues i greqishtes . Ndërkohë, njihet me lëvizjen kombëtare. I ndihmuar nga patriotë, nis veprimtarinë politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikë, përkthen greqisht »Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet« të Sami Frashrit. Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me cum laude në Bachelor of Arts.
- Në korrik 1913 Fan Noli shkoi për herë të parë në Shqipëri ku mbajti shërbesën e parë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në vend më 10 mars 1914, në prani të princit Vilhelm zu Vid, i cili kishte mbërritur në Durrës vetëm tri ditë më parë me një anije austro-hungareze. Në gusht 1914 Noli qëndroi për një farë kohe në Vienë, por me afrimin e reve të zeza të luftës, u kthye në Shtetet e Bashkuara në maj 1915. Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli themeloi të përmuajshmen në anglishte The Adriatic Review (Revista e Adriatikut), që financohej nga Federata për të përhapur informacion për Shqipërinë dhe për kauzën e saj. Gjashtë muajt e parë revista u botua nga Noli, ndërsa më 1919, këtë detyrë e mori në dorë Kostandin Çekrezi.
- Me fondet e Vatrës, të mbledhura nën drejtimin e Nolit, u dërguan në Paris, Londër dhe Uashington delegatë shqiptaro-amerikanë për të promovuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Një vit më pas, duke pasur parasysh rritjen e figurës së Nolit si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, ishte e logjikshme që ai të zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920.
- Gazeta The Manchester Guardian, në një koment më 23 korrik 1924, e përshkruante Nolin si një burrë që do të kishte qenë i shquar në çdo vend. Diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, mjeshtër i debatit, që prej fillimit ai la mbresa të thella në Gjenevë. Me shumë mjeshtëri, por gjithmonë me buzë në gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit të gjithë kundërshtarët e tij ballkanas. Ai është një njeri me kulturë të pamasë, që ka lexuar çdo gjë që ia vlen të lexohet në anglishte dhe frëngjishte.
- Gjatë Lëvizjes së Qershorit 1924 nuk ishte për përmbysjen me forcë që ndodhi, u vendos në krye të saj vetëm si kërkesë e krahut të të rinjve që shihnin tek ai një njeri me formim perëndimoroamerikan. Regjimi zogist i rikthyem me t’ashtuquajturën Fitoren e Legalitetit më 24 dhjetor, e dënoi me vdekje në mungesë. Programi i tij me njëzet pika për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ndër të cilat edhe reforma agrare, ishte tejet i nxituar e idealist për një vend të prapambetur pa tradita parlamentare. Më vonë ai i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”. Ishte ardhja e një delegacioni rus me në krye Arkady Krakovetsky që shqetësoi kancelaritë perëndimore deri n’atë pikë sa të mbështisnin ardhjen e Zogut me anë të 106-112 oficerëve të ish-Ushtrisë Perandorake Ruse. Sipas mendimit të A. Këlcyrës në “Shkrime për historinë e Shqipërisë” vërehet se lidhjet me Bashkimin Sovjetik ishin munduar ngaherë t’i sendërtonin, por ishte pikërisht kjo lëvizje që duhej të soste.
- Historia e 24-es, eshte keshtu me pak fjale. 1)Noli fitoi zgjedhjet 2)Zogu nuk pranoi rotacionin 3)Noli beri Revolucionin 4)Zogu mori Serbet dhe e deboi Nolin.
- Ndryshimi midis Nolit e Zogut eshte fundi. Noli vdiq si Fan Noli, ndersa Zogu vdiq si tradhetar (nuk tradhetoi popullin,tradhetoi titullin e tij si Mbret). Megjithese, Noli kishte simpatizante midis intelektualeve patriote, ishte dhe nje nga njerezit me kontradiktore ne lidhje me popullin e thjeshte, myslymanet e katoliket nuk e deshen sepse ishte prift ortodoks,ndersa ortodokset nuk e deshen sepse hoqi greqishten nga gjuha fetare…