Nga guri në hekur…
Epoka e Gurit
Termi Epoka e Gurit përfshin periudhën prehistorike gjatë së cilës guri është përdorur gjerësisht si material bazë për të prodhuar mjete të ndryshme të përdorimit të përditshëm. Periudha argumentohet të ketë zgjatur rreth 3.4 milion vjet, duke përfunduar në mes të viteve 6000 dhe 2000 p.e.s. Fundi i epokës lidhet me zbulimin e metalurgjisë së metaleve.
Objektet që i përkasin Epokës së Gurit përfshijnë mjetet e përdorura nga njerëzit modernë dhe paraardhësit e tyre të gjinisë Homo, dhe ndoshta edhe më herët nga pjesëtarë të gjinive Australopithecus dhe Paranthropus. Epoka e Gurit ne vetvete ndahet sipas llojit të gurit të përdorur.
Epoka e Gurit është e para periudhë në sistemin e arkeologjisë që bën ndarjen e teknologjisë parahistorike në tri periudha:
- Në Epokën e Gurit
- Në Epokën e Bronzit
- Në Epokën e Hekurit
Koha e hekurit
Koha e hekurit është një periudhë kohore e cila karakterizohet nga përdorimi i metalurgjisë së hekurit e cila ndodhi në përgjithësi pas Kohës së Bronzit. Megjithatë, afatet e Epokës së Hekurit ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga zona kulturore dhe gjeografike në fjalë. Pra, mund të konsiderohet si Prehistorike, Histori e hershme ose Histori në varësi të zonave gjeografike.
Koha e hekurit filloi rreth 1100 para Krishtit në mesdhe, afër 800 deri 700 para Krishtit në veri të Evropës[1] dhe rreth -500 në Afrikë.
Metalurgjia e hekurit kërkonte një temperaturë më të lartë se ajo e bronzit e arritshme nëpërmjet evolucionit teknologjik të furrave.
Ekzistenca e një Kohe të Hekurit është përmendur edhe tek De natura rerum nga Lukreci, por si hipotezë e thjeshtë filozofike.
Shpikja e shprehjes « koha e hekurit » është caktuar nga kërkuesi danez C. J. Thomsen. Bazohet në ide të vjetra, duke përfshirë edhe ato të historianit Lauritz Schebye Vedel Simonsen, një profesor nga Universiteti i Kopenhagës, i cili kishte parashikuar në vitin 1813 se mjetet e popujve të lashtë skandinavë ishin në fillim nga druri dhe guri para se të bëheshin nga bakri dhe hekuri ·Thomsen kishte intuitë, në 1816, për përdorimin njëpasnjëshëm të gurit, bronzit dhe hekurit nga njerëzimi, atëherë ai duhej të klasifikonte antikitetet kombëtare daneze. Ai pohon teorinë e tij të tri kohërave parahistorike — kohën e gurit, kohën e bronzit dhe kohën e hekurit —, në vitin 1836 në Ledetraad til Nordisk Oldkyndighed (Udhëzues i antikiteteve nordike).
Sot, është e njohur se kjo periudhë është pasuese, në Evropë dhe në Lindjen e mesme, e Kohës së bronzit dhe paraprin hyrjen e civilizimeve të përfshira në histori. Disa zona nuk e kanë njohur kurrë kohën e hekurit duke njohur shumë më herët disa karakteristika të një zhvillimi social dhe / ose teknika të rëndësishme. Ështe rasti për shembull i civilizimeve prekolimbiane të cilët njihnin një metalurgji të arit dhe bakrit deri në pushtimin spanjoll. Afrika, nga ana tjetër, nuk ka njohur kohën e bronzit, por direkt atë të hekurit; metalurgjia e bakrit dhe e bronzit (Ife, Benin…) është shumë posteriore.
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë